-
VIDEO
Kërkuan pavlefshmërinë e mandatit të Xhaçkës, Berisha: Gjyqtarët e Kushtetueses të gjykojnë nesër me paanësi
Sali Berisha nuk ndal akuzat ndaj ministres Olta Xhaçka se po shkel ligjin pasi bashkëshorti i saj është investitor strategjik dhe se ka konflikt interesi që të qëndrojë në detyrë. Berisha akuzon qeverinë që ndikon mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe i bën thirrje që të gjykojnë me paanësi në seancën e nesërme dhe të shpallë pavlefshmërinë e mandatit të Xhaçkës.
-
VIDEO
Grupi i Alibeajt u tërhoq nga bashkimi i 2 statuteve, Berisha: AliBasha tallet me veten, pranuan Kuvendin e 11 dhjetorit! S'mund të bëhen palë në proces
“Komenti im, AliBasha tallet me veten e tij. Kur dëgjova që AliBasha deklaronte se unë zvarrit në një kohë kur ishte avokat i tyre që në 4 seanca dhe gjykata përdorte si pretekst mungesën e avokatit të tyre në 4 seanca, është të tallesh me veten. Vendimi i gjykatës së Tiranës është i prerë i cili automatikisht duhej regjistruar në regjistrin e partive politike dhe shoqatave pranë gjykatës. Edi Rama ka marrë peng vendimin e gjykatës de nuk lejon regjistrimin. AliBasha apo quaje si të duash në asnjë vend të botës, askush veç në drejtësinë e Ramës s’mund të bëhet palë në një proces ku nuk ka qenë palë. Kjo ndodh për herë të parë në historinë e botës dhe është absolutisht i pavlerë. AliBasha ka të drejtë të shkojë në gjykatën e fatit dhe për cdo objekt, dokument, provë, të hapë një proces të ri por jo të bëhet palë në një proces ku nuk ishte. AliBasha de facto pranoi Kuvendin e 11 dhjetorit por zbaton urdhrat e Ramës”, tha Berisha.
-
VIDEO
Inceneratori i Tiranës/ Kryemadhi: Shqiptarët paguajnë 29 euro për ton për të groposur mbetjet! SPAK të reagojë, të ndërpresë pagesat nga Bashkia
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një bashkëbisedime me gazetarët ka publikuar një material ku sipas saj vërtetohen shkeljet e aferës së inceneratorit të Tiranës. Ajo kërkoi që organet e drejtësisë të ndërpresin pagesat për këtë incenerator.
-
VIDEO
Grupi i Alibeajt kërkesë Gjykatës: Apeli të përshpejtojë gjykimin të vendimit të Zhukrit për vulën e PD
Pasi gjykata pranoi pushimin e çështjes për bashkimin e dy statuteve të PD-së, grupi i Enkelejd Alibeajt ka paraqitur një tjetër kërkesë në Gjykatën e Apelit. PD e Alibeajt kërkon që të përshpejtohet gjykimi për ankimin që PD ka bërë mbi vendimin e Agron Zhurit për t’i dhënë vulën e partisë Sali Berishës.
-
VIDEO
Përçarja në PD, Gështenja në Report Tv: Të ulemi në bisedime, nuk është zgjidhje shkarkimi i Alibeajt
Deputeti Lefter Gështenja thotë se bashkimi i Partisë Demokratike nuk mund të vijë përmes iniciativa të tikla, siç mori Ervin Salianji për shkarkimin e kreut të grupit. I ftuar në Report Tv, Gështenja thotë se ka ende mundësi për të ulur në bisedime të gjithë deputetët me njëri-tjetrin dhe për të arritur një zgjidhje.
-
VIDEO
Grupi i Alibeajt tërhiqet nga ankimi për bashkimin e 2 statuteve: Mban peng gjykimin e vendimit të Zhukrit për vulën e PD! Apeli të vendosë para 14 majit
Tashmë Gjykata e Tiranës ka vetëm një çështje për të zgjidhur, luftën për vulën e PD. Grupi i Enkelejd Alibeajt ka hequr dorë nga ankimimi për bashkimin e 2 statuteve të Kuvendit të 17 Korrikut dhe 18 Dhjetorit në mënyrë që t’i hapet rrugë gjykimit të vendimit të Agron Zhukrit për vulën e PD.
-
VIDEO
Amnistia fiskale dhe mijërat eurot e gjetura në shtëpinë e pastrueses (16 janar 2023)
Amnistia Fiskale për të cilët mazhoranca po i bën të gjitha përpjekjet për ta miratuar sipas anëtarit të Kryesisë së Partisë Demokratike Eno Bozdo do të dëmtojë imazhimin e sistemit bankar në Shqipëri, i cili madje mund të ketë edhe penalizime. I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet’ të gazetarit Ilir Babaramo në Report Tv Bozdo deklaroi se për bankat shqiptare masat mund të ishin njëlloj sikur të largoheshin nga sistemi SËIFT. Gjetja e qindra mijëra eurove në shtëpinë pastrueses Rozeta Dobi, dhe fakti se një pjesë e konsiderueshme e tyre janë ‘pa pronar’ ishte temë diskutimi në emisionin “5 pyetje” të gazetarit Ilir Babaramo.
-
VIDEO
Amnistia Fiskale e Qeverisë, Enno Bozdo në ‘5 pyetjet’: Bankat e nivelit të dytë, të ekspozuara! Institucionet ndërkombëtare mund t’i penalizojnë, sikur t’i heqin nga SWIFT
Amnistia Fiskale për të cilët mazhoranca po i bën të gjitha përpjekjet për ta miratuar sipas anëtarit të Kryesisë së Partisë Demokratike Eno Bozdo do të dëmtojë imazhimin e sistemit bankar në Shqipëri, i cili madje mund të ketë edhe penalizime. I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet’ të gazetarit Ilir Babaramo në Report Tv Bozdo deklaroi se për bankat shqiptare masat mund të ishin njëlloj sikur të largoheshin nga sistemi SËIFT.
-
VIDEO
Debati për emrin e Ballkanit, Rama: Nëse 'Ballkan' do të thotë “mal”, atëherë 'Mali Hapur' nuk është keq! Plasari: Emri i rajonit u vendos nga një budalla
Në vigjilje të 555-vjetorit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, ku organizua një bisedë me të rinj dhe studiues, kryeministri Rama u shpreh se është e pashmangshme që në të ardhmen të kemi një rishkrim dhe një rilexim të historisë. Kreu i qeverisë nuk i kurseu edhe komentet për ballkanin e hapur, ku tha se nëse termi Ballkan është mal, është herë është krijuar një “mal i hapur”.
-
VIDEO
Amnisti fiskalë këtë sesion? Erisa Xhixho në Report Tv: Rama po dëmton interesat e vendit, promovon pastrimin e parave! Dëmtohet rruga drejt BE
Amnistia fiskale, një projektligj të cilin mazhoranca duket e vendosur ta miratojë, për deputetin e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho është një kokëfortësi e Ramës për të incentivuar krimin përmes pastrimit të parave. Në një intervistë në Report Tv Xhixho nënvizon me bindje se një nismë e tillë e përfunduar me sukses do ta dëmtonte rëndë integrimin evropian të vendit.
-
VIDEO
Akuzat e politikës për magjistratët/ Metani në ‘Kontrast’: Drejtësia nuk bëhet me deklarata! Drejtohuni ILD (16 janar 2023)
Mes akuzave nga opozita për gjyqtarë dhe prokurorë që shkelin ligjin, Inspektori i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD), Artur Metani ka deklaruar se nuk mund të bëhet drejtësi me deklarata politike, prandaj u ka kërkuar që t’i adresojnë këto ankesa pranë institucionit të tij që të gjejnë zgjidhje.
-
VIDEO
Kur do bashkohet PD? Berisha: Ne kemi marrë vendimet tona
Sali Berisha është ndalur në fjalën e tij edhe për bashkimin e Partisë Demokratike. Ai tha se tashmë i kanë marrë vendimet, por nuk i bëri publike.