-
VIDEO
Berisha bllokon foltoren në Kuvend: A u ka ardhur Rozeta nëpër shtëpia, të kujt janë 400-mijë eurot
Sali Berisha sërish ka bllokuar foltoren e Kuvendit, duke kërkuar që të futet online në Facebook, dhe duke shmangur faktin se kryeparlamentarja Lindita Nikolla i mbyllur mikrofonin.
-
VIDEO
‘Ky parlament ka vdekur’, Luçiano Boçi në seancë: Na penguat ngritjen e Komisionit Hetimor për udhëtimet e Ramës
Pas kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, e mori fjalën në seancë sot Luçiano Boçi. Ai akuzoi se Kuvendi i ka mohuar opozitës të drejtën për të ngritur komisione hetimore.
-
VIDEO
Nikolla: Reforma Zgjedhore do të jetë prioritet i këtij sesioni të ri parlamentar
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka hapur seancën plenare me një fjalim mbi punët që ka kryer Kuvendi gjatë sesionit të kaluar si dhe detyrat që do të përmbushen në ketë sesion të ri parlamentar. Sipas Nikollës Reforma Zgjedhore do të jetë prioritet i këtij sesioni.
-
VIDEO
‘Bëj be që Rozeta s’ka ardhur në shtëpinë tënde’, ironia e Berishës me ministrat për pastruesen që vodhi 500 mijë euro
Teksa seanca u mbyll, Berisha ishte future tashmë live në Facebook dhe e kishte me ironi për socialistët në lidhje me pastruesen Rozeta Dobi që ka vjedhur mbi 500 mijë euro.
“Po rozetën e morët me vete apo jo? Merreni me vete. Ulsi, këta të tutë thonë për ty. Sa dolën eurot e Rozetës ia mbathën. O Niko hajde bëj be që s’ka ardhur në shtëpinë tënde”, tha Berisha.
-
VIDEO
Firmoset marrëveshja për futjen e futbollit në shkolla, ministrja Evis Kushi: Tri pikat kryesore të projektit! Duka: Sporti largon të rinjtë nga veset
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, në bashkëpunim me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, kanë nënshkruar marrëveshjen mes dy institucioneve për futjen e futbollit në shkolla.
-
VIDEO
Tërhiqet nga shkarkimi i Alibeajt? Salianji: Nuk e kemi me nxitim! Shohim çdo mundësi bashkimi
Ervin Salianji duket se është tërhequr nga nisma e tij për të shkarkuar Enkelejd Alibeajt, duke thënë se “nuk e ka me nxitim”, por do të shqyrtohet çdo opsion i mundshëm që çon drejt bashkimi të demokratëve. Edhe pse tha se 60% e deputetëve e mbështesin nismën, Salianji s’i bëri publik emrat dhe as nuk i dorëzoi firmat në Kuvend.
-
VIDEO
Sot nis sesioni i ri parlamentar! Nga zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit, amnistia fiskale te 'pasaportat e arta', sfidat e Kuvendit në 6 muajt e ardhshëm
Sot në orën 16:00 deputetët i rikthehen diskutimeve në Kuvend, pas pushimeve të fundvitit. Në këtë seancë kryeparlamentarja Lindita Nikolla pritet të njoftojë zyrtarisht ndryshimet në grupin parlamentar të PD.
-
VIDEO
Braçe për ndërtimet pa leje në fshat: Jam kundër kostove të burokracive shtetërore, tarifat e taksa po mbysin bujqit
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka folur për ndërtimet pa leje në fshat, ku thotë se bujqit nuk mund të paguajnë tarifa e taksa që vijnë si pasojë e “burokracisë shtetërore”
-
VIDEO
Rama mbledh grupin e PS-së: Deputetët të zbresin në terren! Balla: Do dialogojmë me opozitën për amnistinë fiskale, ta miratojmë këtë sesion parlamentar
Kryesocialisti Edi Rama mblodhi ditën e sotme grupin e Partisë Socialiste ku në fokus të takimit ka qenë prezenca e deputetëve në terren, të cilëve Rama u ka kërkuar që të zbresin dhe të jenë më shumë aktivë në takimet me qytetarët. Kjo porosi vjen pak kohë para zgjedhjeve vendore, ndërsa kreu i grupit Taulant Balla tha se kanë synim që të vazhdojnë të drejtojnë sërish çdo bashki të vendit, prandaj duhet më shumë angazhim nga ana e deputetëve.
-
VIDEO
Përjashtimet në PD, Berisha: Alibeaj mori urdhër nga Rama, s’ka asnjë tagër në parti
Sali Berisha thotë se vendimin për të përjashtuar katër deputetët nga grupi i PD-së, Enkelejd Alibeaj e ka marrë me urdhër të Edi Ramës. Sipas tij, e gjitha kjo po bëhet vetëm me nëj qëllim që të mos t’i lënë kohë deputetëve të Berishës të flasin në parlament.
-
VIDEO
Berisha akuza Ramës: Po mban peng vulën e PD-së në Apel, do që të futemi në zgjedhje të përçarë
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të hedhë akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po mban peng çështjen e PD-së në Apel. Sipas Berishës, Rama po përpiqet të bëjë çmos që PD të futet e përçarë në zgjedhje.
"Natyrisht ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë. Në kontekstin e përpjekjeve të tij ka ndërmarrë një sulm të paprecedentë kundër forcës kryesore politike opozitare, PD-së. Ai mendon se mund të mbajë peng me forcë, por e vërteta është se do mjerohet. Ai mendon dhe përpiqet të bëjë çdo gjë forca jonë politike në garën e ardhshme elektorale të futet siç dëshiron ai. Edhe njëherë dua të theksoj. E vërteta është lidhur me PD-në dhe regjistrimin e saj, se në përputhje me të gjitha standardet e një vendi të lirë, gjykata e Tiranës ka marrë vendimin e saj plotësisht kushtetues e ligjor. Dua tu them qytetarëve të mos vendosin gishtin aty ku nuk qëndron. Gjykata ka bërë punën e saj. Çdo konfuzim i saj është i padrejtë. Gjykata me datë 25 mars ka vendosur, por cfarë ka ndodhur. Është Edi Rama i cili ndalon aktin e regjistrimit të partisë. Akt anti-demokratik, diktatorial. Vetëm Edi Rama ai që nuk lejon me një kancelar regjistrimin në regjistër. Një sekretare që e ka detyrë absolute ligjore të çojë aktin në regjistër. Edi Rama nuk lejon regjistrimin", tha Berisha.
-
VIDEO
Dorëheqja e Fation Veizaj, flet deputeti që pritet për qarkun e Vlorës për Report Tv: Do jem pjesë e grupit parlamentar të PD, shpresoj bashkimin
Gëzim Ademaj pritet të jetë deputeti i ri i opozitës në qarkun e Vlorës direkt pas dorëheqjes së Fation Veizajt. Shkak për këtë vendim të këtij të fundit ishte përçarja e thelluar në PD. Por në sytë e deputetit të ri, kjo përçarje në PD nuk është kaq e madhe, madje ka mundësi për bashkim. I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Gëzim Ademaj u shpreh se do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, duke nënkuptuar kështu kampin e drejtuar nga Alibeaj, por pa dashur të bëjë një ndarje. Sipas tij situata në PD i jep shpresë për një bashkim