-
VIDEO
Fati i PD-së, pse u tërhoq Alibeaj (17 janar 2023)
Situata në Partinë Demokratike, se kujt i përket, Sali Berishës, Lulzim Bashës apo Enkelejd Alibeaj, është kryefjalë e zhvillimeve politike në vendin tonë, prej ditësh. Të ftuarit në ‘Repolitix’ kanë ndarë mendime të ndryshme, ku disa qëndrojnë krah Bashës, siç është ish-deputeti Azgan Haklaj, e ndërsa ka edhe zëra kundër tij.
-
VIDEO
Rama në Davos për sulmin kibernetik nga Irani: Qëllimi i tyre të na kthenin në ‘epokën e letrës’ por ne ia dolëm, kemi 95% shërbime dixhitale! Forcojmë mbrojtjen
Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë u diskutua nga Kryeministri Rama në një prej sesioneve ku ai mori pjesën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Rama tha se Shqipëria ia doli t’i bënte ballë sulmit duke pasur parasysh që qëllimi i keqbërësve ishte ta shkatërronte sistemin e shërbimeve dixhitalizimin e Shqipërisë.
-
VIDEO
‘Lufta’ për PD vijon vetëm për vendimin e Zhukrit, përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt në Report Tv: Vetëm ne duam zgjidhjen, Berisha me mentalitet bolshevik
“S’është tërheqje, por shtysë.” Kjo ka qenë përgjigja e avokatit të grupit të PD-në Alibeaj, Indrit Sefa ndaj komentit të Berishës në Studio Live në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj
-
VIDEO
Firmat për shkarkimin e Alibeajt, Çollaku: Komplot për ta rrëzuar, s’i shërben bashkimit! S’ka tërheqje në përballjen në gjykatë, përpjekje për përshpejtim të vendimit
Çollaku tha se çdo kush ka ambicie politike për atë post, por nuk mund të shitet me alibinë për bashkimin e grupit të PD-së. Sipas Çollakut, nëse është vullneti për bashkim, duhet që të mblidhen të gjithë bashkë dhe ta diskutojnë
-
VIDEO
Sportistët elitarë me grada honorifike në ushtri, opozita kundërshton: PS po e përdor për zgjedhje, ofendim për FA! Peleshi: Duam t'i mbështesim
Deputetët e opozitës kundërshtuan projektligjin e qeverisë për gradat honorifike të sportistëve gjatë diskutimit në komisionin e Sigurisë me pretendimin se PS po e përdor këtë çështje për zgjedhjet dhe se nuk është dinjitoze për ‘Forcat e Armatosura’. Ministri Peleshi tha në komision se drafti është hartuar nga ushtarakët dhe është mirëpritur edhe nga sportistët.
-
VIDEO
Sot mbahet takimi vjetor në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror, prezent edhe kryeministri Rama
Sot do të mbahet takimi vjetor në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror. Ky takim, mbledh krerë shtetesh, drejtues biznesi dhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, mes tyre këtë vit do të marrë pjesë edhe vendi ynë nga kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Deputetet e PD-së ‘përplasen’ në komisionin e Edukimit! Zhupa “sulmon” Açkën: Po mbron Margaritin je me PS-së! Koçi: Po e ktheni në Big Brother
Përçarja në PD, u shpërfaq edhe në Komisionin e Edukimit, ku deputetja Ina Zhupa akuzoi kolegen Flutura Açka se në pozicionin e kryetares po mbron interesat e mazhorancës. Kaq mjaftoi që përplasja të përfundojë me tone të larta, aq sa Petro Koçi ironikisht e krahasoi mbledhjen me një reality shou
-
VIDEO
Salianji te ‘Siguria: Cilat janë veprat që ka bërë Rama për Kosovën, përplasjet me Kurtin apo kurrizi që i kthen Osmanit?
Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur në Komisionin e Sigurisë për qëndrimet që ka mbajtur Shqipëria në raport me situatën në veri të Kosovës. Sipas Salianjit, kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asgjë tjetër veçse përplasjeve që ka pasur me kryeministrin AlbinKurti, qëndrimet që ka mbajtur pro Serbisë duke mos bërë asnjë deklaratë kundër kërcënimeve të saj. Madje sipas Salainjit, Rama del edhe nëpër foto duke përqafuar Vuçiç e nga ana tjetër i kthen kurrizin presidentes Vjosa Osmani.
-
VIDEO
Noka te ‘Siguria’: Rama i ka futur thika pas shpinës Kosovës, tradhti kombëtare! Peleshi: Jemi qeveria që kemi bërë më shumë për të
Deputeti demokrat Flamur Noka ka debatuar me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi në Komisionin e Sigurisë sa i takon tensioneve të Kosovës. Noka tha se kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë deklaratë kundër Aleksandër Vuçiç, por ka shfaqur hapur ‘dashurinë’ për presidentin serb duke i futur thikë pas shpine Kosovës. Edhe Noka thotë se qeevria shqipatre s’ka dënuar deklaratat e Vuçiç që ka thënë se do fusë 1 mijë trupa në Kosovë, e kjo sipas Nokës në kohët moderne quhet tradhti kombëtare.
-
VIDEO
Tensionet në Kosovë, Peleshi te ‘Siguria’: Kemi 89 trupa pjesë të KFOR, kordinojmë veprimet me NATO-n
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është thirrur në Komisionin e Sigurisë në një seancë dëgjimore nga deputetët demokratë për të raportuar mbi qëndrimin e Shqipërisë për Sigurinë Kombëtare pas situatës në Veri të Kosovës. Peleshi tha se çdo veprim që ndërmarrin lidhur me tensionet në veri të Kosovës e koordinojnë me NATO-n. Ndërkohë, ai theksoi se Shqipëria aktualisht ka 89 trupa që shërbejnë në KFOR. Sipas Peleshit, kanë shtuar prezencën në KFOR sepse vetëm kështu mund të garantohet integritetit territorial i Kosovës.
-
VIDEO
Inceneratori i Tiranës, Kryemadhi: SPAK të mos heshtë më, të ndërpresë pagesat nga Bashkia
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje SPAK që të veprojë për Inceneratorin e Tiranës. Kryemadhi i bën thirrje SPAK që të ndërpresë pagesat e Bashkisë së Tiranës për Inceneratorin.
“Kemi qenë bashkëpunëtor me sistemin e drejtësisë, qoftë për inceneratorin e Elbasanit, presim edhe për incenaratorin e Tiranës. Nëse sistemi i drejtësisë, kërkon të mbrojë një koncesion të tillë i kapur me presh në dorë, nuk mbetet që tjetër veçse spak ta bëj bashkëfajtor në këtë vepër kriminale. Sot ajo cka është thënë haptas është e faktuar. Të gjithë orët e xhirimeve që kemi, i kemi në dispozicion të sistemit ët drejtësisë, jemi të gatshëm t’ia japim por me një k kusht që të mos nguten në marrëveshje me Ramën e Veliajn në shkëmbin të vettingut e pazareve të tjera.
Inceneratori të Tiranës është një nga dosjet më të nxehta dhe nëse SPAK nuk reagon s’më mbetet gjë tjetër veçse të protestoj para SPAK. Këtu nuk mund ti mbyllë më sytë as SPAK dhe asnjë ndërkombëtar që do të mbrojë Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Shpresa ime është që, SPAK e di që nuk ka fuqi as të anulojë kontratën e koncesionit të Tiranës, të bllokojë pagesat nga bashkia e Tiranës dhe përgjegjësia për këtë pjesë të inceneratorit ta marrë bashkia Tiranës, se kompania koncesionare nuk ka zbatuar kontratën”, tha Kryemadhi.
-
VIDEO
Deklarata e ministrit britanik, reagon Begaj: Kërkon të zgjidhë dëshpërimin ditor duke i rënë në qafë emrit të shqiptarëve
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, i është përgjigjur deklaratave të ministrit britanik të Imigracionit, Robert Jenrick pasi ky i fundit në një video të publikuar bënte thirrje për kapjen e shqiptarëve, duke i cilësuar si ‘kriminelë’.