-
VIDEO
Zv.ministrja e Financave: Nuk tërhiqemi nga amnistia fiskale, takimi me ambasadorët më qëllim që të përmirësohet ligji! Civci: Rrezik futja e parave të pista
Zv.ministrja e Financave, Vasilika Vjero ka zbardhur në Report TV takimin me ambasadorët për amnistinë fiskale. Vjero thotë se ishte një diskutim në nivel teknik, ku ambasadorët kanë adresuar shqetësimet e tyre, ku edhe më kryesori është ai që nga kjo amisti të mos përfitojë grupet kriminale.
-
VIDEO
Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Salianji: A ka fuqi sot Rama të përballet me të fortët? Po kërkon të bëjë përgjegjës të tjerët dhe bën show
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzoi sërish qeverinë për nismën e sekuestrimit të ndërtimeve pa leje. Deputeti edhe kësaj here, fton qeverinë të kthejë një përgjigje se kush janë personat të cilët ndërtojnë pa leje. Edhe kësaj here, Salianji thekson se fajtor dhe përgjegjësit kryesorë janë Rama, qeveria dhe institucionet, të cilat sipas tij janë nën drejtimin e kryeministrit.
-
VIDEO
Ngritën Komision për financimin rus, PD e Rithemelimit do të thërrasë Lulzim Bashën për shpjegime
Disa ditë pasi Kryesia e PD së Berishës ngriti një komision auditimi për të kontrolluar nëse në arkën e partisë kanë kaluar para ruse, nënkryetari Luçano Boçi thotë se Lulzim Basha do të thirret për të dhënë shpjegimet e tij.
-
VIDEO
Mazhoranca, takim me ambasadorët në Tiranë për amnistinë fiskale! Delegacioni i BE: Të shqetësuar për këtë draft, duhet rishikuar! Tabaku: Opozita mos ta votojë
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla si dhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, kanë zhvilluar një takim në 'Vilën 30' me ambasadorët e huaj në vendin tonë, ku ndër to po marrin pjesë ambasadorja e BE-së, Christine Hohmann, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim si dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith
-
VIDEO
Primaret/ Boçi-grupimit ‘Alibeaj’: Baza përcakton kandidatët, bashkohuni! Në proces nuk përjashtojmë aleatët! Çupi: Ftesa për bashkim jo përmes tv
Përmes nënkryetarit Luçiano Boçi, PD e drejtuar nga Berisha I bën thirrje grupimit ‘Alibeaj’ t’I bashkohet bazës demokrate në procesin e primareve. Por kjo thirrje për deputeten Çupi nuk është e sinqertë pasi palët nuk duhet t’i imponohen njëra-tjetrës, por të ulen në bisedime. Për Report Tv, Boçi sqaron se primaret nuk do të përjashtojnë aleatët.
-
VIDEO
Mziu në Report Tv: Opozita të jetë e bashkuar në zgjedhjet vendore të 2023! I gatshëm të kandidoj sërish për Kamzën
Opozita duhet të jetë e bashkuar në zgjedhjet vendore të 2023 pasi nuk e ka luksin që të kandidojë e ndarë. Kështu deklaroi i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ deputeti demokrat Xhelal Mziu, duke ju referuar edhe bashkëpunimit me Partinë e Lirisë. Vetëm në këtë mënyrë, thotë Mziu opozita mund të fitojë zgjedhjet vendore
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, Dashamir Shehi kundër primareve të Berishës: S’po zgjedhim shefin e opozitës! Të dalim me një kandidat të përbashkët
Dashamir Shehi, drejtues i LZHK, bënë apel për bashkim të opozitës në zgjedhjet lokale duke rrëzuar idenë e Sali Berishës për primaret. Shehi thotë se nuk është koha për të zgjedhur shefin e opozitës, por për të gjetur një kandidat të duhur bashkiak.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, Duka-Metës: Ftesa për një kandidaturë të përbashkët, vetëm për Berishën apo për të gjithë opozitën
Kreu i Partisë Ambientaliste Agrare, Agron Duka thotë për Report Tv se opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore 2023. Në një intervistë për gazetarin Arbi Fortuzi, Duka tha se nëse nuk dilet me një kandidat të përbashkët rrezikon të përsëritet e njëjta situatë si në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ku të ndahet vota mes kandidatëve të opozitës.
-
VIDEO
‘Opozita duhet të ketë vetëm 1 kandidat’ Mediu në Report Tv: Financimet ruse? PD s’ka pasur kurrë marrëdhënie me Rusinë
‘Opozita duhet të ketë një kandidat të përbashkët’- ky ishte propozimi i kreut të partisë Republikane Fatmir Mediu. I ftuar në ‘Studio Live’ nga Arbër Hitaj, Mediu foli për një sërë çështjesh së politikës dhe sesi ky kampi opozitar mund të merrte drejtimin e qeverisë.
-
VIDEO
Berisha thirrje sindikatave: Ngrihuni në grevë, që ta rrezojmë këtë regjim të kalbur
Sali Berisha iu ka bërë thirrje sindikatave që të ngrihen në grevë.
“Të ngrihemi në greva të përgjithshme, këto janë realisht mekanizmi më civil, më efikas i betejës në një regjim, kështu do mund të arrijmë qëllimet tona të përbashkëta pasi të kombinojmë grevat e sindikatave me protestat e politikës, ky është një regjim i kalbur, do i ndërmarrim sa më parë”, tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha fton sindikatën: Po bien sirenat e revoltës! Vetëm me ju organizohen protesta të fuqishme
Berisha në takimin e sindikatës u shpreh se vetëm me ta mund të organizohen protesta të fuqishme. Kreu i Rithemelimit u shpreh se planin e Partisë Demorkatike do ta hartojë me ekspertët e sindikatave dhe të PD-së.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, Klosi zbulon emrin e kryebashkiakut të parë që s’do marrë një tjetër mandat: Do luftojmë fort për Shkodrën
Një nga kryebashkiakët i cili nuk do të marrë besimin e kryesocialisti Edi Rama për një mandat tjetër është Dritan Leli në Vlorë. Këtë e konfirmon drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Blendi Klosi, i cili tha në për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv se në këtë bashki do të ketë ndryshime, por ende nuk bëri me dije detaj të tjera.