• VIDEO

    Mevlut Çavuşoglu në Beograd: Ballkani i Hapur, urë mes rajonit dhe Bashkimit Evropian! Turqia ju mbështet

    Mevlut Çavuşoglu, ministri i Jashtëm i Turqisë, i pranishëm në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd tha se Turqia e mbështet këtë nismë dhe e konsideron si një urë mes rajonit dhe Bashkimit Evropian.

    “E shohim këtë nismë si një urë mes Ballkanit dhe BE. Zgjerimi në të shkuarën ka qenë politika më e suksesshme e BE por tashmë unioni është kthyer me sytë nga vetja. Askush nuk mund të thotë një arsye pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pritën kaq gjatë. Unë shpresoj që përvoja e tyre të jetë e ndryshme nga përvoja jonë. Anëtarësimi i Turqisë është politizuar. Shpresoj që më shumë vende t’i bashkohen Ballkanit të Hapur. Ballkani duhet të marrë nën kontroll fatin e tij. Ne do të mbështesim ccdo përpjekje për mirëqenien e rajonit. Ju uroj suksese’, tha kryediplomati turk, Mevlut Çavuşoglu.

  • VIDEO

    Abazoviç: T’i mbajmë kanalet e komunikimit të hapura! Në shoqërinë globale askush nuk mund të bëjë asgjë i vetëm

    ‘Kënaqësi të shohësh njerëz të ulur në të njëjtën tryezë ndërkohë që në arenën ndërkombëtare ka një luftë. Ballkani Perëndimor përmes nismës ka nevojë për një politikë të re progresive, kemi provuar gjithçka përveç bashkëpunimit, Ka ardhur koha të zgjedhim paqen dhe progresin. Ka ardhur koha për bashkim dhe përparim të frymës evropiane në rajon. Kjo nismë është e suksesshme, duke patur parasysh krizën që mund të vijë në dimër që mund të zgjatet deri në pranverë, ne duhet ti mbajmë kanalet e komunikimit të hapura. Qytetarët janë të ngopur me politikën e vjetër dhe nacionalizmat, duan bashkëpunim. Në shoqërinë globale askush nuk mund të bëjë asgjë i vetëm.’- tha Abazoviç.

    •  
  • VIDEO

    Kryeministri i Bosnje-Hercegovinës: Nuk jemi pjesë e Ballkanit të Hapur prej 2 njerëzve që e bllokojnë, kjo do të zgjidhet pas zgjedhjeve

    Zoran Tegeltija, kryeministri i Bosnje dhe Hercegovinës ka mbajtur fjalën e tij në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd duke thënë se nuk i vjen mirë që ftohet sërish si mik. Megjithatë theksoi se dy pengesat që ndalojnë Bosnje-Hercegovinën të anëtarësohet në Ballkanin e Hapur do të largohen pas zgjedhjeve të ardhshme në shtetin e tij.

    “Është mirë të gjendesh këtu. Atmosfera dhe në kushtet ku punojmë janë të përsosura. Më vjen mirë t’i dëgjoj kur flasin për zgjidhet e problemeve për vendet e tyre dhe për të gjithë rajonin. Jam mirënjohës që gjendem i ulur këtu pranë tyre. 3 muaj më parë në Ohër thashë se shpresoj që fjala ime do të ishte e fundit si mike e Bosnje-Hercegovinës, por ja ku jemi sërish këtu. Ose samitet mbahen shpesh ose Bosnje-Hercegovina ka shumë probleme për tu bërë pjesë.

    Procesi i BH është i synuar ndaj biznesit dhe qytetarëve. Do të përsëris sot nevojën që Bosnje-Hercegovina të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur. Hapësira e biznesit ka nevojë parë të katërta liritë njësoj si në BE. Shpresoj që shumë do të lexojnë dhe do të kujtojnë atë çfarë Vuçiç tha në fjalën e tij hyrëse, se si tregtia e produkteve ushqimore është përmirësuar falë vendimeve në samite dhe shkurtimit të kohës së pritjes në kufi.

    Sot kemi nisur fushatat parazgjedhore dhe e dini çfarë ndodh. Politikanët janë aktiv, përpiqen të fitojnë mbështetjen e tyre. Janë të gjithë duke bërë fushatë por unë gjendem këtu si një mik i ftuar. Shoh sot në media se ata që pengojnë procesin e anëtarësimit në Ballkanin e Hapur po flasin sot për mua që jam këtu. Nuk jam këtu në emër të atyre që bllokojnë, por të atyre njerëzve të cilëve nisma e BH mund t’i japë vetëm përfitime. Kjo nismë është proces i pandalshëm se nuk i shkakton dëm askujt dhe bashkimi i Bosnjes në këtë nismë nuk pengon. Kjo pengohet vetëm nga 2 njerëz sot, por edhe kjo do të zgjidhet se zgjedhjet po afrojmë. Nuk më erdhi shumë mirë që dje në darkë nuk provuam verën dhe ushqimin e Bosnje Hercegovinës por kjo ndoshta vjen se nuk jemi pjesë”, tha Tegeltija.

  • VIDEO

    Samiti i ‘Ballkanit të Hapur’, Rama: Ftuam Greqinë dhe Italinë, nuk patën mundësi të vinin! Shpresoj të vijnë në Tiranë

    Kryeministri Edi Rama tha se kanë ftuar Greqinë dhe Italinë që të marrin pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd, por nuk kishin mundësi të shkonin. Megjithatë u shpreh se shpreson që të jenë të pranishëm në samitin e radhës që do të mbahet në Tiranë.

    “Ne ftuam edhe ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Italisë që për arsye objektive dhe pamundësie, me ndjesën elegante nuk mund të ishin këtu por do të jenë sërish të ftuar dhe shpresoj të jemi të gjithë së bashku në samitin e ardhshëm në Tiranë. Për ne është e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen të gjithë vendet e rajonit tonë por ti bashkëngjiten edhe vende si Turqia, Greqia, Italia e Hungaria.

    Kur po diskutonim për Ballkani i Hapur, tha një koleg ministër i BE, pse nuk jemi të ftuar. I thashë do ta diskutoj me kolegët dhe do të jemi të hapur. Më vjen mirë që po vjen dita që duan të ftohet në Ballkani i Hapur sa më shumë vende. Për mua konfirmon se Ballkani është për Europën po kaq i rëndësishëm sa është  Europa për Ballkanin dhe jam i bindur se do të jetë kështu për të gjithë miqtë tanë. Vijmë këtu pas një pasditeje për tu mbajtur mend. Në Panairin e Verërave të rajonit ku patëm mbi 100 prodhues dhe pamë së bashku dhjetëra shefa të kuzhinës në vendet tona. Dua të falënderoj Vuçiç dhe ekipin e tij sepse panairi nuk kishte asgjë më pak se panairet e të njëjtës fushë me famë botërore dhe në këtë panair ishim bashkë me prodhuesit tanë dhe nga shumë shtete të mirënjohura për prodhimin e verës në një hapësirë ku përtej asaj që duket u zhvillua një tjetër potencial i madh ekonomik dhe politik”, tha Rama.

  • VIDEO

    Rama batutë me ambasadorin e SHBA-së në Serbi: Kujdes se na kupton çfarë flasim

    Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në samitin e Ballkanin e Hapur në Beograd duke bërë batutë me ambsadorin e SHBA-së në Serbi, Christofer Hill.

    “Ambasadori si të gjithë amerikanët di gjuhën e tij dhe tonën prandaj kur flisnin në prani të tyre bëni kujdes se na kuptojnë. Jam po ashtu shumë i kënaqur që këtu sot me ne janë edhe 2 miq shumë të rëndësishëm për ne që përfaqësojnë 2 vende po kaq të rëndësishme për rajonin tonë. Ministri i Jashtëm i Turqisë, miku ynë, të cilin dua ta falënderoj për praninë. Turqia është partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë por edhe aleat i të gjithë proceseve pozitive si dhe ministri i Hungarisë, të cilin dua po ashtu ta falënderoj”, tha Rama

  • VIDEO

    Rama: Ballkani i Hapur lidhje solide, çliroi kontratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut! Nisma flet vetë

    Nga Beogradi, Kryeministri Edi Rama foli për rëndësinë e Ballkanit të Hapur i cili bëri të mundur mbrojtjen, forcimin e marrëdhënieve. Rama bëri me dije se kjo nisme, është një marrëdhënie solide e cila çliroi kontratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë e Veriut.

    ‘Dua ta them këtu me kënaqësi se dhe zgjidhja me karta e ID është zgjidhja e Ballkanit të Hapur.

    Sot nuk jemi këtu për të celebruar verërat dhe ushqimet  e rajonit, jemi në samitin e dytë që zhvillohet në kontekstin e luftës në Ukraine. Jemi këtu për të marrë disa hapa që, nisen edhe nga ky kontekst. Dhe para se ti numëroj do them një fakt sepse ka ndodhur në dy samite, konteksti nga lufta vendet u përballen me furnizimin e grurit e drithërave dh pjesë e kësaj situate ishte dhe Shqipëria. Sepse, importuesit tanë të drithërave kishin kontrata me prodhuesit serb në një kontekst ku Serbia si të tjerët bllokoi çdo eskport. Ishte Ballkani i Hapur kjo lidhje solide që i çliroi kontratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut,. Buka s’është gjë simbolike, është bukë, është për popullin. Do e bënim dot nëse do ishim në rrugën e konflikti permanent? S’do ishte mundur. Do ishte mundur që ne të nënshkruanim nj marrëveshje mes vendeve e tona, për të ecur më tutje me krijimin e rezervave ushqimore, magazinimin, duke vazhduar forcat për të vënë në dispozicion forcat që kemi? Hapi tjetër për sigurinë energjetike, sepse në samitin e kaluar kemi ndërtuar një masë për energjinë në këtë krizë që është që ne të mund sërish të bashkojmë forcat. Çfarë e ka serbia etj ta kenë të gjithë. Si kush do e imagjinonte që sot për ti ardhur në ndihmë vetes, ne mund të parashikojmë marrëveshje që janë mundësi të shfrytëzojmë potenciale që kemi dhe të marrim më shumë energji. Kështu do të vazhdojmë me investimet, kemi rënë dakord për një sinergji, eksperiencën shumë të respektueshme që ka Maqedonia e Veriut. Në funksion të ofrimit të hapësirës të Ballkanit të Hapur, së fundmi, kush do ta imagjinonte që ne do të kishim kapacitete operacionale të sigurta për vendin,. Dua ta mbyll që faktet e shifrat flasin vetë, mjafton të shihni se çka ndodhur në 7 muajit e fundit çka ndodhur me të tria vendeve.

    Mjafton të shohim fluksin sesa shumë kohë e vite kemi humbur dhe ccfarë potenciali të madh ka.

    (...)

    Nuk ka nevojë të shpjegojmë as për të shpjeguar si gjysmë të zënë në faj se cpo bëjmë. Kush ka pasion dhe dëshirë, nisma flet vetë. E konsiderojmë nismën edhe për të tjerë miq, askush nuk duhet të bëhet xheloz për ne. I ftojmë të gjithë pa popblem, rëndësi ka që ambasadorin amerikan e kemi këtu kështu që jemi të mbrojtur nga çdo keqkuptim.’ – tha Rama.

  • VIDEO

    Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi, Rama: Shpreh respekt për Vuçiç! Dha sinjalin e qartë se zgjedhja e parë është paqja

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd.

    "Dje mund të mos ishim fare këtu, mund të ishte ditë ku mediat do ishin të mbushura me lajme për atë që ndodh mes kufirin Serbi-Kosovë dhe tregoi se cila është rruga dhe zgjedhja e ballkani i hapur. Sot dua ta them se edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identeti është një zgjdhje e ballkani i hapur. Dje ia thashë një gazetare serbe se nuk duhet të shpenzohej gjithë ajo energji nëse edhe Kosova e vendet e tjera duhet të ishin në ballkani i hapur. Dua t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që duke e materializuar këtë zjgihdje, ka dhënë sinjal të qartë për të gjithë që zgjedhja e parë është paqja, zgjidhja për njerzit. Kjo nuk zgjidh atë që mbetet për tu zgjidhur e as nuk e bën çështjen që ne na ndan, por kjo është rruga", tha Rama.

  • VIDEO

    Vuçiç: Nisma do të ndihmojë në forcimin e vendeve dhe rajonit, do jemi një zë në Ballkan! Do nënshkruhen dokumentet për angazhimin e së ardhmes

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në fjalën e tij të nisjes së samitit të Open Balkan ka folur për rëndësinë dhe forcimin e vendeve të rajonit falë kësaj nisme. Finalizmi i marrëveshjes do të mundësojë që të gjitha vendet e rajonit të jenë në një zë.

    ‘Së pari do doja të falenderoja të gjithëve që jeni sot këtu me ne po organizojmë këtu, Unë Rama dhe Kovacevksi jemi organizatorë të këtij evenimenti dhe shpresoj që të tjerë pas nesh të organizojnë të tilla evenimente.

    Për ne kjo është e një rëndësie maksimalë sepse qysh prej themelimit të kësaj nisme më duket se asnjëherë nuk ka tërhequr vëmendje dhe energji sesa tani, vetë projekti. E them këtë sepse, më duket se, masa sesa do të sigurojmë një bashkëpunim të mirë të vendeve tona varet në sukses të kësaj nismë. Ky takim është i pari pas çeljes së negociatave së Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe dua t’iu përgëzoj, besoj se aq sa mundi Serbia ndihmoi dhe shpresojmë të vazhdojmë të kontribuojmë. Të na japë mundësi të flasim në një zë në rajon. Ecuria që kemi ecur deri tani nuk është e vogël, jemi të kënaqur, më duket sikur do punojmë më shpejt e më fort. Krijimi i kontrolle të gjelbra të kontrolleve ushqimore, Qafë Thanë e Tabanucë, shkurtojnë orët në 15 minuta pra është pak më e lehtë të bëjmë biznes. Autoritet do të bëjnë përpjekje për të ulur kohët e pritjes në këto pika kufitare.

    Do të nënshkruajmë sot dokumente angazhime të së ardhmes. Marrëveshjen për Mekanizmin e Furnizimit të produkteve themelore mes Ballkanit perëndimor. Cili nga vendet tona merr vendim të ndalë eksportimet në kuadër të Ballkanit të Hapur, nëse e bën Serbia apo Shqipëria dhe Maqedonia nuk do ndikojë në vendet e tjera. Planet e mbrojtjen civile. Fondi i bashkëprodhimit, lëvizja me dokumente të identitetit është një tjetër gur kyç në thelb të kësaj nismë. Ftoj të gjithë të kuptojë rëndësinë e këtij projekti. Taskforca për parandalimin e krizës do të jetë i rëndësishëm, u bë në Tiranë, e dimë që do jetë i vështirë. Edhe ne s’jemi mirë por do të ndihmojmë. Jam i gëzuar sepse, tri vendet tona, kanë treguar se një eveniment kaq i rëndësishëm ka qenë i mundur të krijohet në nivelin e një klasi botëror. 

    Kjo është bërë e mundur në mënyrën më të mirë mes vendeve tona.- tha Vuçiç 

  • VIDEO

    Nis Samiti i ‘Open Balkan’, pritet të firmoset marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve!

    Sot po mbahet Samiti i ‘Open Balkan’ në Beograd ku fokus i bisedimeve do të jetë tregtia. Ky takim pritet të finalizohet me heqjen e kufizimeve për tregtinë pa kufizime të ushqimeve. 

    • VIDEO

      Padia e Metës, reagon Autoriteti i Dosjeve: Aludime dashakeqe dhe fyese! Garantojmë autenticitetin e dokumenteve

      Autoriteti i Dosjeve ka reaguar pas padisë që ka bërë sot në Prokurori kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në reagim thuhet se akuzat e ish=Presidentit janë dashakeqe dhe fyese, ndërkohë që Autoriteti thotë se detyrën do ta kryejmë detyrën me integritet dhe jashtë ndikimit politik

       
    • VIDEO

      Berisha: Tirana njohu batërdinë me ardhjen e Ramës! Nga 26 monumente kulture të shpallura, kanë ngelur 2-3

      Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me temë “Tirana në rrezik”, ku akuzon kreun e qeverisë Edi Rama, për shkatërrimin që sipas tij po i bëhet qytetit. Berisha thotë se Triana është ende me rrugë të paasfaltuara teksa shton se janë zhdukur monumentet e kulturën.

    • VIDEO

      22 kompani vere shqiptare në Beograd, Rama sjell vlerësimet e përfaqësuesve të kompanive: Panaire të tilla na duhen, ne jemi shumë lart

      Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video përmbledhëse nga panairi i verërave që u mbajt në Beograd.

      Në këtë video, Rama shfaqet duke u takuar me përfaqësues të kompanive shqiptare që u prezantuan në Serbi.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv