• VIDEO

    'Open Balkan' mblidhet nesër në Beograd për tregtinë! Serbia e RMV heqin kufizimet, Shqipëria merr grurë e vaj

    Takimi i radhës i Open Balkan më 1 shtator në Beograd, pritet të finalizohet me heqjen e kufizimeve për tregtinë pa kufizime të ushqimeve.

  • VIDEO

    REAGIMET/ Shkarkimi i Nanos, ambasada e SHBA: Mirënjohje! Ishte partner i fortë! Meta: ‘Kokë turku’! Alibeaj: S’është zgjidhje për krimin

    Pas shkarkimit, Ambasada amerikane në Tiranë shprehu vlerësimin për Gledis Nano. Me anë të një reagimi zyrtar, Ambasada e cilëson Nanon si një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar, por edhe si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit”.

    • VIDEO

      Nga 1 tetori energjia elektrike faturim me fasha! Burime: 30% e familjeve harxhojnë mbi 800 kilovat! Qeveria ende nuk ka caktuar çmimin e ri

      Nga 1 tetori, qeveria do të ndryshojë formulën e faturimit të energjisë elektrike. Kush shpenzon më shumë se 800 kilovat për orë do të paguajë më shtrenjtë, ndërsa nën këtë fashë do mbetet çmimi 9.5 lekë për kilovat. Report Tv mëson se mbi 800 kilovat shpenzojnë afërsisht 30% e familjave shqiptare, që nga dimri do të faturohen më shtrenjtë për të njëjtin konsum të enegjisë elektrike.

    • VIDEO

      Kadastra e Tropojës zhvendoset në Kukës , PD: Rama dhe Lame po hakmerren politikisht me qytetin, pjesë e planit për të shpopulluar vendin

      Partia Demokratike, nëpërmjet anëtares së Kryesisë së PD, Mimoza Hajdarmataj ka reaguar lidhur me transferimin e shërbimeve të kadastrës për qytetarët e Tropojës nga Bajram Curri në Kukës.

    • VIDEO

      ‘Rithemelimi’: Rama do rrisë çmimin e energjisë, e ka marrë vendimin, thjeshtë justifikohet

      Partia Demokratike e Sali Berishës ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke thënë se ndonëse shprehet ndryshe, ai e ka marrë vendimin për të rritur energjinë elektrike.

    • VIDEO

      Rama: Nëse do rikthehen bastet sportive do bëhet me kompani ndërkombëtare! S’do lejojmë asnjë pa transparencë e ligjshmëri

      Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nëse do të aprovohet vendimi për rikthimin e basteve online do të bëhet me frymën e kompanive ndërkombëtare me transparencë e ligjshmëri.

      ‘Do vendosim kushte shumë të forta do të kërkojmë patjetër që nëse kjo do bëhet do të bëhet më kompani ndërkombëtare. Nuk do të lejojmë për asnjë gjë për transparencë e ligjshmëri. Këto janë të garantuara nga kompani të mëdha ndërkombëtare. Duam ta garantojmë atë lëvizje sportive. Çdo vit të kemi një financim të posaçëm në të gjitha shkollat’.- tha Rama

    • VIDEO

      Rihapja e basteve online? Rama: Nëse po, lekët do shkojnë vetëm për sport, kulturë dhe rininë

      Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në rast se do të rihapen bastet online të gjitha paratë që do të vijnë do të shkojnë për sportin, kulturën dhe rininë, por “pjesën e luanit” do e marrë lëvizja sportive.

      “Ne kemi sot një pjesë që u la që atëherë të licensuar të kazinove vetëm në hotelet me 5 yje që ka qenë rezultat i nevojës për të stimuluar turizmin e nivelit të lartë, nuk stimulohen të pasurit, por ekonominë se këto hotele sjellin një lloj konsumatori, se ai s’rri në hotel, po del nga aty, shkon të kala e Tiranës, futet në dyqane, blen, merr makinën me qira, është një lloj konsumatori që shpenzon dhe aty kemi një sasi të ardhurash që janë të konsiderueshme, dhe ministrja i do këto paratë në buxhet të shtetit që pastaj t’i ngelen sportit dhe kulturës, nëse ne do bëjmë këtë, ka vetëm këto të ardhura që ne i llogarisim që të jenë shumëfish më shumë se nga sa ne kontribuojmë çdo vit të shkojnë për sportin, kulturën dhe rininë, por në mënyrë shumë të qartë dhe dedikuar, pjesën e luanit do e marrë sportin”, tha Rama.  

    • VIDEO

      Rama: Mos ketë ndonjëri iluzione, nuk do rikthejmë sallat me parazitë! Po diskutojmë për bastet online

      Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë për çdokënd se nuk do të ketë në asnjë mënyrë salla fizike të basteve në vend. Diskutimi, sqaron Rama po bëhet për bastet online.

      ‘Ne kemi pasur vullnet për ta lufyaar këtë fenomen, fakti që ky aktivitet nuk ka ardhur në rënie pavarësisht arrestimeve etj, nuk ka rënë si aktivitet. Që mos ketë ndonjëri iluzione. Nuk do kthehemi në asnjë mënyrë te sallat, lojërat, makineta aq për dreq e për shenjtan. Konsiderata që ne po bëjmë është për bastet sportive online. Salla parazitësh në Shqipëri që luajën për të hedhur në erë kursimet, nuk do të ketë.’

    • VIDEO

      Kreu i KOKSH: Të hapen bastet e ligjshme e të kontrollohen nga shteti

      Kreu i Komiteti Olimpik shqiptar, Fidel Yli tha se bastet sportive duhen rihapur, por që të kontrollohen nga shteti. Ai tha se duhen mbyllur kompanitë e basteve ilegale, dhe ato që funksionojnë sipas ligjit dhe të kontrollohen nga shteti.

      “Është një takim pak i vonuar, kam qenë në parlament dhe kam votuar për mbylljen e basteve dhe u bënë mirë që u mbyllën, por bëjmë një pyetje tjetër, tani po luhet më shumë se më parë dhe shteti nuk ka asnjë kontroll, po luhet 20-30 mln lekë në javë, është një fenomen që unë kam thënë t’i mbyllim, po t’i mbyllim bastet në të zezë, t’i kontrolloj shteti dhe jo privati, nuk ka shtet që nuk ka kompani bastesh, si do i themi një qytetari europian që do të luajë, që ne s’e kemi ligjin, kam marrë shembuj nga ligjet e tjera që me një kartë identitet nuk mund të luajë më shumë se 500 euro, sot luhen me milion dhe sporti nuk po merr asnjë lekë, Komiteti Italian me % nga bastet, pra kur shtete europiane, i kanë këto ligje me standarte, po ne kaq të pasur jemi që t’i kontrollojë privati”, tha Ylli.

    • VIDEO

      Bastet sportive sërish aktive? Rama: Dikur bëmë vendimin e duhur! Kjo periudhë kohë na ndihmoi të shohim dy anët e medaljes

      Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij u kthye pas në kohë kur u vendos ndalimi i basteve sportive të cilin e cilësoi si vendimin e duhur për të shmangur, tragjedi në familje nga varësia dhe numri i shumtë i tyre në vend. Por Rama gjithashtu u shpreh se kjo periudhë kohe na ka dhënë mundësi të shohim dy anët e medaljes, duke vijuar dëgjesën publike lidhur me aprovimin ose jo të basteve sportive.

       
    • VIDEO

      Ministrja e Infrastrukturës: Qeveria liron Ardi Veliun dhe Dallëndyshe Bicin

      Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka lajmëruar se me vendimin e Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë janë liruar nga detyra dy zëvendës ministra.

      “Lirimi nga detyra i zv. ministrit të Infrastrukturës Ardi Veliu dhe lirimi nga detyra i zv ministres së Mbrojtjes Dallëndyshe Bici. Do kenë detyra të reja në vijim”.- tha Balluku. 

    • VIDEO

      Berisha prezanton planin ekonomik të PD: Do kemi rritje të pandërprerë rrogash dhe pensionesh më shumë se dyfish

      Ish kryeministri Sali Berisha, u shpreh se një orë e më parë duhet të t’i kushtohet rëndësi votës së lirë, pasi në këtë mënyrë mund të ndryshojë situata në vend, duke e lidhur me një deklaratë të Joe Biden.

      Sipas Berishës themeli i çdo demokracie është vota e lirë e qytetarëve. Më tej theksoi se PD do të shpalosë planin e saj, duke shtuar gjithashtu do të vendosë minimumin jetik

      ‘Shqetësimet dhe propozime tuaja synojnë zgjidhje. Qëllimi i këtyre bisedave, duhet të jetë gjetja e rrugëve për këtë problematikë të madhe. Shkaku më themelor i të gjitha këtyre zhvillimeve në këto proporcione në bindjen time të thellë qëndron në mekanizmin themelor të çdo shteti ligjor, që është vota e qytetarëve. Në një shoqëri të lirë të gjithë presin që sistemin ta ndryshojnë me votë. Është legjitimuar asgjësimi i votës. Unë në absolute në mbrojtje të interesave të qytetarë o t’i them të vërtetat siç janë. Kujtoj Joe Biden shumë më herët në një deklaratë thotë se është një vend mik, por ka një fatkeqësi të madhe nuk votojnë të lirë, dhe morali i kësaj deklarate qeveria nuk i lejon, na ndihmoi shumë.

      Berisha ka radhitur kështu masat që do të marrë në mënyrë që Shqipqria të shpëtojë nga mjerimi duke theksuar se PD do jetë konservatore.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv