-
VIDEO
Vuçiç: Nuk ka asnjë person pa buzëqeshje në fytyrë! Jam krenar për këtë Panair Vere! Kemi më shumë se 250 ekspozues nga nisma e Ballkanit të Hapur
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur fjalën hapëse në Panarin e Verës në Beograd duke shprehur falenderim për liderët e Ballkanit të Hapur që punuan së bashku për të sjell 250 ekspozues nga rajoni dhe bota.
“Është një ditë e shkëlqyer dhe e vecantë për ne sot. Më duket se nuk ka asnjë person të vetëm që është i pranishëm këtu që nuk ka buzëqeshje në fytyrë. E kemi arritur këtë së bashku. Duke qenë se e njoh paksa Dirtanin, Edin, Dimitarin dhe Anën, jam një verëdashës më i madh se ata dhe kam vizituar shumë Panaire verërash në botë. Sot kemi dicka për të qenë krenar.
Mund të jemi më mirë në fusha të ndryshme të jetës shoqërore dhe jam kaq krenar që ia dolëm ehde pse shtatori është muaj i vështirë për prodhuesit e verës. Të kesh të gjithë këta prodhues verërash këtu, të kesh përfaqësyues nga më shumë se 40 vende nuk është dicka e vogël për rajonin tonë. Dua t’ju përgëzoj të gjithëve. Ftoj qytetarët e Beogradit që të vijnë sot pasdite dhe ditët në vijim deri të dielën që të degustojnë verërat nga rajoni dhe bota.
Beogradi është kryeqyteti i verës sot. Me zemër sot ftojmë të gjithë miqtë këtu, mirë se erdhët miq të dashur. Kemi më shumë se 250 ekspozues nga nisma e Ballkanit të Hapur. Mund të shihni sot s ai rëndësishëm është Ballkani i Hpaur si nismë. Kjo është arsyeja përse duan ta gjejnë veten këtu. Shpresoj që prodhues nga vende të tjera të bashkohen në Panaieret e ardhshme.
I nderuar Edi, Dimiter, Dritan, ju falenderoj që jeni këtu dhe jam falenderues që jeni këtu. Nesër do kemi dhe Hungarinë e Turqinë dhe kjo tregon edhe interesin e vendeve të tjera. Kultura e verës i skell njerëzit bashkë. Dua të them që është bërë shumë punë, shumë energji që kanë punuar ditë e natë me gjithë forcën e tyre për organizimin e këtij eventi. Nuk ka rëndësi sa luksoz është një panair”, tha Vuçiç.
-
VIDEO
Deklarata e Ramës për Bullgarinë, Berisha thirrje qeverisë bullgare: Hidheni në gjyq dhe kërkoni test droge
Për Sali Berishën Bullgaria duhet ta hedhë në gjyq Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për kritikat e tij për pengim të procesit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Madje sipas Berishës duhet të kërkojë edhe test droge.
“Vetë Edi Rama po bën gjithçka që të bllokojë hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Sulmi dhe lufta e ftohtë që i ka shpallur Sofjes, një vend mik Bullgaria, dhe e sulmon brutalisht. Si mund të mashtrosh ti 8 vite që na pengoi Bullgaria. Unë duke i kërkuar ndjesë Qeverisë bullgare i bëj thirrje që ta hedhë në gjyq për shpifje. Por duhet të kërkojnë edhe testin e drogës. Vetëm një njeri që humbet çdo arsye nga shkaqe politike apo shkaqe narkotike mund t’ia lejoj vetës të ndërmarrë një sulm ndaj një vendi mik dhe aleat, siç bën Rama”, tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha: Mafia, revansh në Shqipëri! Po ikën drejtoresha e Luftës kundër parave të pista për të pastruar paratë
Ish-Kryeministri Sali Berisha teksa ka folur për largimin e Gledis Nanos, ka thënë se së bashku më të po ikën edhe të tjerë që Rama të marrë në dorë të gjithë institucionet ligjzbatuese në funksion të krimit.
“Ai iku po kush iku tjetër me të, iku edhe drejtoria e agjencisë se luftës kudër larjes së parave. Nuk e njihja, por ishte emër formal, znj. Ago. Iku, do të vijë një militant i thekur që agjencia të shndërrohet në Agjencinë e Mbrojtjes së Parave të Krimit. Kjo në një kohë kur në Tiranë mbijnë si kërpudha kullat gjigande të ngritura mbi kokainën, heroinën dhe kanabisin. Tani militant Koçi merr detyrën që të garantojë funksionimin sa më të madh të lavatriçes gjigande të pastrimit të parave. Iku edhe drejtori i Shërbimit Informativ. E dini ju është drejtori? Për shkollim në SHBA, se ishte pa shkollë. Tani drejtori i ri shkon nga zyra e Edi Ramës. Të gjitha këto tregojnë për një revansh të papërmbajtur të krimit dhe mafias në Shqipëri”, tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha: Iku Nano, jo se ishte i sinqertë por naiv! S’kuptoi dot si droga shkonte nga velat e klubit të Çuçit
Berisha në mbledhjen e kryesisë foli për shkarkimin e Geldis Nano nga posti i tij duke hedhur akuza ndaj ministri Çuçi. Sipas tij, ai s’ishte i sinqertë, por naiv.
‘Vetëm zhvillimet e djeshme janë në dëshmi se në strofullin e tyre nuk kanë paqe. Shkarkohet pa asnjë motiov evident drejtori i përgjithshëm i policisë. Nuk themi që po zbardhte një zyrtar të mirëfilltë po r e vërteta është se ai pati fatin të bjerë në korrent. Skema ishte e Olsi Ramës, skema në Tiranë vjedhja në Gjermani. Sigurisht autoritetet gjermane iu drejtuan këtij. Iku Nano sepse, dy 2.2 ton drogë në Itali nuk shkon nga skafet shkuan nga velat e klubit të Çuçit. Ato kam pasion tha nuk merrem me skafe merem me velat, tani na doli pasionat i drogës. Nano s’po bënte luftë efikase, por për naivitetin dhe jo sinqeritetin se ai i sinqertë s’ishte, po ishte naiv dhe si mbuloi dot.’- tha Berisha.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’, momenti kur në Beograd luhen tingujt e këngës së mrekullueshme shqiptare
Në Panairin e Verës, një aktivitet në Beograd në kuadër të Ballkanit të Hapur, morën pjesë sot edhe 4 kryeministrat e 4 vendeve të rajonit, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, dhe Maqedonisë së Veriut.
Në këtë video dëgjoni se si gjatë panairit janë vendosur në sfond tingujt e një prej këngëve patriotike më të bukura shqiptare ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’.
-
VIDEO
Momenti kur kryeministri Edi Rama përshëndet median shqiptare në Serbi
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur median shqiptare në Serbi, Beograd ku ndodhet për hapjen e panairit të verës. I shoqëruar nga liderët e Ballkanit, Rama u ndal që të përshëndeste gazetarët.
-
VIDEO
Sot mblidhet 'Open Balkan' në Beograd, pritet të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve! Mbahet Panairi i parë kulturor
‘Open Balkan’ do të nisë sot me Beograd, ku pritet të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve. Kjo do të zhbllokojë plotësisht tregtinë mes shteteve të ballkanit, për të mos u përsëritur situata si ajo kur për shkak të luftës në Ukrainë, Serbia bllokoi grurin për Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut vajin.
-
VIDEO
‘Open Balkan’, Kryeministri Rama mbërrin në Beograd! Pritet nga Brnabiç
Kryeministri Rama sapo ka mbërritur në Beograd në kuadër të Open Balkan. Ai është pritur nga kryeministrja e vendit Ana Brnabiç.
-
VIDEO
Prag sezoni parlamentar, Enkelejd Alibeaj fton deputetët për verë! Nesër edhe Berisha në kryesi
Teksa pritet që si kryetar i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj të mbledhë grupin parlamentar në seli apo kryesinë e Kuvendit për të diskutuar prioritet në parlament, sezoni i ri i të cilit nis vetëm pas pak ditësh, deputetët që e përkahin janë mbledhur në një takim informal në një prej hoteleve të kryeqytetit.
-
VIDEO
Ambasadori King-Smith zbulon surprizat e javës kulturore britanike në Report Tv: Nga kriketi me Veliajn te performanca e Rita Orës! Shqipëria partnere e ngushtë
Ambasadori britanik Alastair King-Smith në Tiranë zbardh surprizat e javës kulturore britanike që starton në 1 shtator. Që nga loja e kriketit në Sheshin Skënderbej dhe deri tek koncerti i kengetares me fame boterore Rita Ora në 6 shtator po në Tiranë, ambasadori britanik nenvizoi se ky është momenti i persosur për te forcuar lidhjet duke folur edhe për 100 vjetorin e marrëdhenieve mes dy vendeve.
-
VIDEO
‘Përplasja' e Ramës me ministrinë e Jashtme Bullgare, Partia e Lirisë: Autokrati i ri i Shqipërisë, do kemi pasoja me BE-në
Zëvendës kryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho retorika e Ramës me ministrinë e jashtme bullgare është sinjali i pasojave që do të kemi në të ardhmen evropiane. Akuzat e Ramës ndaj Bullgarisë, sipas Neshos janë pavenda dhe sipas tij kryeministri është në përpjekje për të imponuar një axhendë jo europiane për vendin tonë.
-
VIDEO
Rama tha se bllokuan negociatat për vendin, reagon Ministria e Jashtme e Bullgarisë: Deklaratë antibullgare! Kryeministri: Thashë të njëjtën gjë si në qershor
Bullgaria ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra në forumin e “Bled”-it në Slloveni, ku tha se ky vend bllokoi fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE për 8 vite.