-
VIDEO
Parku i Divjakës, pezullohen punimet për traun! Braçe: E papranueshme hyrja në park me biletë
Një ditë më parë në hyrje të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta kanë nisur punimet për vendosjen e një trau. I pari që reagoi ishte deputeti socialist Erion Braçe.
-
VIDEO
Projekti i Portit të Durrësit, Berisha: Rama po e ndërton me grupe të rrezikshme anti shqiptare! Nanon e hoqi pasi i zbuloi sekretin e Martinaj
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për projektin e Portit të Durrësit duke thënë se është aferë ku janë të përfshirë gangsterë politik të rajonit me ata të Putinit në Bjellorusi.
-
VIDEO
Ballkani i hapur/ Firmosen marrëveshjet: Tregti pa kufizime të ushqimeve, plan operacional për emergjencat civile, bashkëpunim në kulturë dhe energji
Kryeminstri Rama, homologu i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaceski dhe Presidenti i Serbisë Vucic firmosën në Beograd 4 marrëveshje, ku më kryesoret janë ato që i japin zgjidhje krizës globale të energjisë elektrike dhe tregtisë së ushqimeve. Në kuadër të Open Balkan 3 shtetet anëtare do të ndihmojnë njëra tjetrën për mungesat me produktet agro-ushqimore për një periudhë 5-vjeçare.
-
VIDEO
Xhaferri: Jemi për hapjen e dosjeve përfshi dhe të Ilir Metës
Ferdinand Xheferri, deputet i partisë Demokratike I ftuar në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, ka folur për aksionin opozitar, situatën në PD dhe “Open Balkan” si dhe ka shprehur mbështetjen për hapjen e dosjeve përfshirë dhe atë të Ilir Metës.
-
VIDEO
Vuçiç: Jemi me njerëzit me të cilët ndajmë bukën! I kuptojmë dallimet me Shqipërinë
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë se Shqipëria dhe Serbia kanë marrëdhënie të mira dhe dy vendet kuptojnë dallimet e tyre duke iu referuar kështu çështjes së njohjes së Kosovës.
-
VIDEO
Memorandumi me Serbinë për qymyrin dhe energjinë, Rama: Do të krijojmë mundësinë e shkëmbimit
Në kuadër të memorandumit të firmosur me Serbinë, do të krijohet mundësia e shkëbimit të energjisë dhe qymyrit. Këtë bëri me dije Rama duke theksuar se Serbia ka nevojë për qymur ndërsa Shqipëria është 100% energji e gjelbër.
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se janë në prag të konfirmimit për sasinë e naftës dhe gazit në zonën e Shpiragut, por nuk ka të bëjë aspak me marrëveshjen që është firmosur me Maqedoninë e Veriut.
-
VIDEO
Inceneratorët, Këlliçi: Rama, nuk pyet për ligj! Ja dokumentet që dëshmojnë ndarjen e parave të kryeministrit me ortakët
Deputeti i ‘Rikthemelimit’, Belind Këlliçi në 5 pyetjet e ngritura për inceneratorët ka deklaruar në konferencë për media disa dokumente që vërtetojnë ndarjen e parave të kryeministrit me ortakët
-
VIDEO
Rama sqaron: Ministrat e Italisë dhe Greqisë nuk morën pjesë në samit për arsye objektive! Njëri është në fushatë elektorale, tjetri ka angazhim
Kryeministri Edi Rama e ka sqaruar edhe njëherë ftesën për Italinë, Greqinë, Hungarinë dhe Turqinë për në samitin e Ballkanit të Hapur.
“Ne kemi ftuar Turqinë, Greqinë, Italinë dhe Hungarinë dhe e kemi bërë publike këtë gjë. Nëse sot nuk ishin Greqia dhe Italia, ishte për arsye objective. Njëri është në fushatë elektroale, tjetri është në një angahzim të mëparshëm. Do fillojnë të duan dhe të tjerët. Mos u cudisni kur ndonjë nga të mëdhenjtë të thotë a mund të vij dhe unë. Ne do i mirëpresim të gjithë”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama mesazh Kurtit: Nëse Kosova do të ishte pjesë e 'Open Balkan', do ishte arritur me kohë marrëveshja me Serbinë
Kryeministri Edi Rama ka komentuar arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi duke thënë se nuk ka ndikuar për këtë çështje. Duket se i dha një mesazh Albin Kurtit duke thënë se nëse Kosova do të ishte ulur në tryezën e Ballkanit të Hapur, do të ishte zgjidhur me kohë. Duke marrë shembull domatet, tregoi edhe rëndësinë e nismës për produktet që kalojnë në pikat kufitare të këtyre vendeve.
“Edhe ti si të gjithë të tjerët je pjesë e një kohe që e ka kthyer transformimin e atyre që thuhen në tituj që nuk kanë lidhje me atë që thuhet. Unë nuk kam thënë asgjë të ngjashme, jo të njëjtë me atë që ti citove. Unë kam thënë dje që e përsëris dhe sot, zgjidhja që iu dha një ngërçi të gjatë dhe të përsëritur është një zgjidhje e kornizës së Ballkanit të Hapur në sensin që të gjithë këtu qarkullojnë me karta ID. Sot ata që lëvizin nga Shqipëria për RMV, Serbi dhe anasjelltas nuk kanë nevojë për pasaportë. Thashë po ashtu që nëse Kosova do të ishte e ulur në tryezën e Ballkanit të Hapur dhe nuk do të refuzonte, kjo çështje do ishte zgjidhur me kohë. Jam i bindur për këtë. Këtë nuk e zgjidhi as kjo treshe, as që Shqipëria apo unë. Janë këto rrugë që po jetësohen dhe janë sfondi edhe i asaj zgjidhje, të cilën dje e kam thënë hapur. Ia kam thënë dhe presidentit vec. Është konfirmuar qasja e presidentit Vuçiç në raport me lëvizjen e njerëzve.
Jam i bindur të përsëris, dje kemi asistuar në një prezantim të bërë nga përfaqësuesit e prodhuesve të verërave apo shefat e kuzhinës dhe kemi dëgjuar për domatet që vijnë nga Shqipëria këtu e janë gjithmonë e më të kërkuara e preferuara nga restorantet. Ato domate vijnë pa pengesë. Për të shkuar në Bosnje bëhen salcë në kufi. Rruga për në Bosnje është agro-përpunim. Këta porosisin domate të freskët, marrin salcë. Kush porosit qumësht me Ballkanin e Mbyllur merr kos ose dhallë”, tha Rama.
-
VIDEO
Data për protestë me Berishën? Meta: Shqiptarët duhet të protestojnë çdo ditë! Rama është tmerruar
I pyetur për një datë proteste të përbashkët me Berishën, Meta u shpreh se qytetarët duhet të protestojnë çdo ditë.
‘Rama është armiku i lirisë së çdo qytetari shqiptar, i votës së lirë, i medias së lirë dhe të gjitha këto janë akte dëshpërimi dhe panikut ku ai është zhytur për shkak të skandaleve që kanë plasur brenda dhe jashtë vendit. E theksoj rëndësinë që shqiptarët të protestojnë çdo minutë. E tillë është situata në vendin tonë. Qeveria dhe kryeministri vjedhin qindra miliona euro, jo vetëm me inceneratorët, apo aferën e portit të Durrësit, që është kosto e jashtëzakonshme për popullin tonë, por dhe goditje e interesave strategjike.’- tha Meta.
Sa i përket datës fikse, ashtu si Berisha ai nuk e konfirmoi por takimi i tyre ka qenë pikërisht për një tubim.
-
VIDEO
Meta i ashpër ndaj kryeministrit: Do t’i shkulim dhëmbë e dhëmballë lepurushit Edi Rama! Humbi mundësinë të thotë ‘qafsha mamin nuk e bëj më’
Në një konferencë për media Ilir Meta u ndal te përgjigja që ka opozita ndaj Edi Ramës.
Në një konferencë për shtyp, ai tha se opozita do të luftojë dhëmb për dhëmb me kryeministrin.
‘Opozita do ti përgjigjet dhëmb për dhëmb e do ti shkulë çdo dhëmb e dhëmballë të korruptuar. E dimë guximin e lepurushit Edi Rama. Opozitën do të ketë përballë. Tani ka humbur edhe mundësinë të thotë qafsha mamin nuk e bëj këtë.
Nuk ka për të qenë Shqipëria çiflig i Ramës. Shumë shpejt Rama do ti nënshtrohet llogaridhënies bashkë me rruspat e tij.’- tha Meta.
-
VIDEO
Opozita serbe e akuzoi si të dehur, Rama ‘i del në mbrojtje’ Vuçiçit
Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer një koment për opozitën serbe pasi thanë se presidenti Aleksandër Vuçiç u turbullua sepse provoi shumë gota verë në Panairin e Verës.
“Gjëja që opozita këtu e ka konsideruar presidentin të turbulluar nga gjithë ato gota që provoi, mendoj që është shumë e turbullt të akuzosh të turbullt dikë që rrëkëllen disa gota dhe ti je esëll komplet. Jemi të qartë që kjo është gara e qartë mes të kaluarës dhe të ardhmes”, tha Rama.