-
VIDEO
Sesioni i ri, Enkelejd Alibeaj rikonfirmohet Kryetar i Grupit Parlamentar të PD
Në një mbledhje jashtë selisë blu, Enkelejd Alibeaj është rikonfirmuar si kreu i grupit parlamentar nga 28 deputetë. Kërkohet zëvendësimi i deputetetëve të Berishës nëpër komisionet paralamentare, ndërsa mirëpresin kthimin e Lulzim Bashës në grup.
-
VIDEO
Berisha mbledh kryesinë, komenton shkarkimin e Gledis Nanos: S’po bënte luftë efikase, iku për naivitetin, s'mbuloi dot krimin e Çuçit
Institucionet e vendit tonë janë shndërruar në sera të mafies, kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë. Pas një sërë akuzash ndaj qeverisë, Berisha është ndalur edhe te vendimet e fundit e qeverisë të cilat përkonin me shkarkimin si drejtor i përgjithshëm i policisë, Gledis Nanos.
-
VIDEO
Panairi në Beograd, Vuçiç zgjodhi të blinte një arkë me verë shqiptare
Në Beogradi u zhvillua panairi i Verës për Ballkanin e Hapur. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç zgjodhi që në kuadër të kësaj ceremonie por edhe si dashamirës i verës(siç theksoi edhe në deklaratën e tij), të blejë një arkë me verë shqiptare. Ai refuzoi ta merrte si dhuratë nga vendi ynë dhe preferoi ta blinte.
-
VIDEO
Vuçiç i bleu një arkë me verë, biznesmeni shqiptar për Report Tv: Shpërblim i mundit! Sot produktet shqiptare kanë një treg më të madh
Ervis Mançe, një prej përfaqësuesve të kompanisë së verës shqiptare e cila u ble nga presidenti serb, Aleksandës Vuçiç, ka tregues për mikrofonin e Report Tv emocionet. Ai tha se ishte një vlerësim për punën e bërë, duke vënë theksin se ngjarje të tilla si panairi që po zhvillohet si një nismë e Ballkanit të Hapur, është një vendim i dyhur pasi u jep mundësi bizneseve që të kenë një treg më të madh.
-
VIDEO
Spiun i ish-Sigurimit? Meta kallëzon Autoritetin e Dosjeve: Manipuluan dokumente, unë jam borë e bardhë! PS: Fsheh kokën si struci, pse s'e do hapjen e dosjes së tij?
Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Ilir Meta ka bërë kallëzim penal në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve. Kjo vjen pasi emri i tij doli në dosje si bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit.
-
VIDEO
Denoncimi për Autoritetin e Dosjeve/ Meta: Kanë konsumuar 6 vepra penale! Në dosje duket qartë se spiuni nuk është ‘Ilir Meta’
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, ka publikuar pjesë nga denoncimi i tij për Autoritetin e Dosjeve. Meta ka akuzuar anëtarët e Autoritetet të Dosjeve për 6 vepra penale pasi sipas tij kanë bërë shpërdorim të pastër të funksionit publik, u bënë vepra të verbra për sulm politik me pasoja të rënda në besimin e publikut. Meta ka thënë se Autporiteti kanë shkelur sigurinë juridike dhe kanë nisur një hetim mbi bazën e një urdhri që ka ardhur nga një denoncim anonim elektronik dhe me këtë kanë nisur procesin e verifikimit të një personi publik, që vetëm 24 orë më parë ishte Presidenti i Republikës. Meta tha se Autoriteti dosjeve ka marrë plot 7 vendime për 24 orë që sipas tij në një kohë kur do i duheshin 6 muaj. Meta tha se Autoriteti i dosjeve lidhi me dashje emrin e ish-presidentit Ilir Meta duke mos pasur asnjë provë, ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime të pastra politike. Sipas tijn Në asnjë rast
-
VIDEO
E keni takuar Berishën? Meta: Kemi një kimi të mrekullueshme edhe kur s’takohemi jemi online
I pyetur nëse e ka takuar Berishën, Meta është përgjigjur se me të ka një kimi të mrekullueshme.
‘Me zotin Berisha kemi një kimi të mrekullueshme kështu që s’takohemi s’takohemi jemi online.’- tha Berisha.
-
VIDEO
‘Protesta të gjata dhe të qëndrueshme’ Berisha paralajmëron Ramën: Do të shkatërrojmë
Sali Berisha deklaroi se shumë shpejt qytetarët do të dalin në rrugë, që sipas tij për të shkatërruar këtë regjim. Në fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë, Berisha theksoi se “Edi Rama duhet të marrë të gjitha mësimet që meriton për dhunimin që i ka bërë votës së shqiptarëve”.
“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për ti mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë. Protesta e gjatë e qëndrueshme, shkatërrimtare për këtë regjim është jetike dhe vendimtare për të ecur në rrugën e demokracisë.
Zonja dhe zotërinj, anëtarë të kryesisë dhe sekretarë të PD. Në këtë vend nuk zbatohet më asnjë ligj. Institucionit janë në funksion të pushtetit absolut të Ramës.
Qytetarët janë të përjashtuar nga gjithçka. Nuk ekzistojnë qytetarë në Shqipëri, sepse ekzistojnë interesa të kësaj nomenklaturë të kalbur. Përgjigjja popullore ndaj tyre është rruga më jetike, më e domosdoshme dhe është detyra jonë që këtë mesazh ta përcjellim në çdo zemër, në çdo votër e derë të shqiptarëve.
Ky pushtet është pushteti i dhunimit të votës. Askush nuk mund ti diktojë shqiptarë të pranojë një pushtet që vjen nga vota e dhunuar e patronazhistëve, terroristë të kuq të votës.
Edi Rama duhet të marrë të gjitha mësimet që meriton për dhunimin që i ka bërë votës së shqiptarëve”, tha Berisha.
-
VIDEO
Kovaçevski në ‘Panairin e Verës’: Mundësi e shkëlqyer kontakti dhe bashkëpunimi për bizneset
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, e konsideroi panairin e verës në Beograd si një mundësi të shkëlqyer për bizneset.
“Sot kemi mundësi të barabarta për të paraqitur në këtë panair produktet dhe mundësi e madhe për kontakte biznesi në nivel ndërkombëtar. Marrëveshje të reja, duke investuar dhe u zgjeruar. Shpresoj që ky panair të shndërrohet në traditë dhe të ofrojë gjithmonë e më shumë mundësi bashkëpunimi. Maqedonia e Veriut është eksportuesi i dytë më i madh i verës në rajon dhe e 29 në botë. Ne po rrisim eksportin e verës me shishe”, tha ai.
-
VIDEO
Rama: Ballkani i Hapur është projekt paqeje, mos i vëmë flakën njëri-tjetrit siç kemi bërë në shumë vite e shekuj
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh nga Beogradi me rastin e Panarit të verës në Open Balkan. Sipas Ramës Ballkani i Hapur është projekti i paqes i cili do të sjellë të ardhmen për brezat e ardhshëm.
‘(..)Fillonte me shprehjen që ne në Shqipëri kemi krijuar vendin e parë në Ballkan që në epokën e bronx. Se di sa e vërtetë është kjo, por kemi humbur shumë kohë duke u përpjekur për të dalë i pari ose kush është më i vjetri. Një gjë e kemi mësuar të giithë që askush prej nesh nuk do shkojë diku tjetër. Zgjedhja jonë është shumë e thjeshtë, si të qëndrojmë këtu në këtë vend duke qenë sëbashku në të njëjtën lagje të Evropës duke u përpjekur ta bëjmë më të gëzueshme, jetueshme e më paqësore? Apo duke hedhur tjegulla me gurë e duke i vënë flakën e njëri-tjetrit siç kemi bërë. Besoj se këtu në këtë panair, pa e ekzagjeruar me nivelin e lartë evropain është e qartë që më mirë kështu sëbashku duke u afruar me njerëzit duke parë sesa shumë gjëra të përbashkëta kemi si njerëz. Sesa ashtu siç kemi qëndruar më parë duke i kthyer shpinën pa e njohur nj tj me shumë zënka në mes. Sot duke vizituar panairin janë edhe prodhues nga shumë vende të tjera. Besoj se u kemi dhënë mundësi që jo vetë të shkëmbejnë eksperiencat me njëri-tjetrin po u kemi dhënë mundësi krijuesve dhe tregtarëve të verës të shikojnë kaq shumë udhëtime në një kohë të madhe për t’u shikuar. Këtë panair synojmë që çdo vit duke e spostuar nga njëri vend në tjetrin. Dhe ndërkohë, sot ne kemi një vëllim tregtar mes tre vendeve tona i cili është nga afro 60 milionë në afro 100 milionë. 36 mijë euro më shumë se një vit më parë. Këto janë vetëm hapat e parë të vazhdueshëm. Ashtu sikundër ekspertet shqiptare me Serbinë janë rritur vitin e fundit, afro 30% edhe në RMV. Të gjitha këto dhe të tjerat na mjaftojnë ta çojmë përpara këtë nismë. Nismë jo e jona, por që u takon njerëzve, të gjitha atyre që ofrojnë, eksportojnë, zhvillojnë industrinë, vizitojnë vendet tona, vajzat dhe djemve të reja te të rinjve të vendeve tona. Shpresoj që kjo t’iu pëlqejë ndryshe nga rrugët e mbyllura të së shkuarës. Ballkani Hapur është më shumë ekonomi, apo ekonomi, është projekti paqeje dhe është një projekt bashkëjetesë. Kjo lagje e vogël e evropës të bëhet më shumë vendi i të ardhmes për rininë tonë.- tha Rama
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Cila verë ishte më e mirë? Rama: Po s’jemi këtu për të folur për të! Çdo gjë ka të mirën e bukurinë e vet
Nga Beogradi, panairi 4-ditor i cili nisi me një gotë verë, Kryeministri Rama në një prononcim për media u pyet se cila verë ishte më e mirë. Rama zgjodhi të ishte sa më diplomatik duke mos bërë një ndarje dhe duke theksuar se çdo gjë ka të mirën dhe bukurinë e vet.
-
VIDEO
Mesazhi i Vuçiç: Ballkani i Hapur sjell vetëm të mira! Ne do të punojmë për shqiptarët, maqedonasit dhe serbët
Në fjalën e tij nga Panairi i Verës në Beograd, Aleksandër Vuçiç dha një mesazh për Ballkanin e Hapur duke thënë se sjell vetëm të mira dhe theksoi se të gjithë bashkë do të punojnë për shqiptarët, maqedonasit dhe serbët. Deri tani, vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë pjesë e nismës së ‘Open Balkan’.
“Dua të them dhe diçka mjaft personale, përpara se ta deklarojmë të hapur këtë panair, ideja jonë gjithmonë ka pasur kritika, ka pasur nga ata që kanë dashur të gjejnë gjilpërën në kashtë. Nuk mund të fitosh diçka që vjen natyrshëm. Kjo na ka sjellë më pranë njëri-0tjetrit. Është në interesin tonë. Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt dhe sjell vetëm të mira. Ne do të punojmë më me zell, më fort për shqiptarët, maqedonasit dhe të gjithë qytetarët e Serbisë uroj ta shijoni këtë nismë”, tha Vuçiç.