-
VIDEO
Kriza energjetike, Rama nga Beogradi: Do i drejtohemi me shkrim Bruskelit, BE të na ndihmojë të përballojmë 7 muajt e tmerrshëm
Kryeministri Edi Rama theksoi se do i drejtohen me shkrim Brukselit për t’i dhënë mbështetje financiare në mënyrë që të përballojnë krizën energjetike. Ndër të tjera shtoi se do kërkojnë që kërkesës së tyre t’i bashkohen edhe shtetet që nuk janë pjesë e Ballkanit të Hapur. Gjithashtu theksoi se një prej marrëveshjeve të tjera është agjencia e Ballkanit të Hapur për investimet e huaja.
“Ne kemi buxhetet tona shumë modeste. Do i drejtohemi me shkrim Brukselit dhe vendeve anëtare, të tre së bashku dhe me kënaqësi do të pranonim edhe firmën e 3 vendeve të tjera për ti kërkuar të njëjtën gjë për ne, një mbështetje financiare ekstra përveç mbështetjes sonë buxhetore. Parashikimet që kemi ndarë me presidentin e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe kolegët e tjerë janë marramendëse. Kemi përpara 7 muaj të tmerrshëm. Afro gjysmë miliardi euro për Shqipërinë që do të shkojë për mbajtjen e sistemit. Shpresoj që të jemi dhe ne pjesë e ndarjes së kësaj përgjegjësie.
Kemi firmosur marrëveshje të tjera. Jemi optimist. Ne duam të zgjerojmë investimet duke krijuar një agjenci të përbashkët investimi, agjencia e Ballkanit të Hapur për investimet e huaja”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Kriza energjetike na pret, do t’i qëndrojmë afër njëri-tjetrit! BE të mos përsërisë turpin e kohës së pandemisë
Nga Beogradi Kryeministri Rama tha se një dimër shumë i vështirë e pret rajonin si pasojë e krizës energjetike. Ai tha Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë në këtë drejtim. Ai apeloi edhe një herë Bashkimin Evropian që të mos e përsërisë braktisjen që i bëri Ballkanit në kohën e pandemisë.
“E ritheksoj edhe një herë. Dje ka qenë dita më e bukur e Ballkanit të Hapur. Mund të kishte qenë një ditë tipike e keqe për Ballkanin në tërësi dhe në vend që të hapnim dyert për njerëzit e punës, e tokës, e prodhimit, të ushqimit dhe për shumë të tjerë nga e gjithë bota, mund t’i kishim hapur dyert një lajmi tjetër të keq për tension, konflikt, rrezik lufte e kështu me radhë. Fatmirësisht ka ndodhur e para. Ky është Ballkani i Hapur. Kjo është zgjedhja që kemi bërë, të afrojmë më shumë njerëzit, gjërat që kemi për të zgjidhur, t’i zgjidhim me durim e mirëkuptim dhe pa harruar që kemi kaq shumë gjëra për të cilat mund të duhet të bashkëpunojmë. Ky dimër ka gjasa të jetë dimri më i vështirë që kemi hasur në këto vite.
Do të shohim plane që përfshijnë fikje të dritave pas orës 10:00, që do të thotë mbyllje të bareve, që do të jetë njësoj si në pandemi, pra mbyllje e jetës. Ne kemi folur për bashkëpunim në këtë drejtim, për t’i qëndruar pranë njëri-tjetrit. Ne në Shqipëri kemi marrë një vendim, që nuk e di ende nëse është i çmendur apo shumë optimist, për të mos e rritur çmimin e energjisë për familjet dhe biznesin e vogël. Çështja është sa gjatë do të vazhdojë kjo histori.
E përsëris apelin ndaj BE që të mos bëjë me ne turpin që bëri në kohën e pandemisë. Që na detyroi të shkonim në Kinë dhe pa vetëm brenda kështjellës së vet. Edhe liderët e BE e kanë pranuar këtë”, tha Rama.
-
VIDEO
Meta në konferencë për media: Kuvendi të nisë verifikimet për shëndetin mendor të Ramës! T'i bëjnë edhe test droge
Kryetari i Parisë së Lirisë, Ilir Meta njëlloj si kreu i ‘Rithemelimit’, Sali Berisha ka kërkuar që për Ramën të bëhet një test droge. Sipas Metës, Kuvendi duhet të nisë verifikimet për shëndetin mendor për Edi Ramën
-
VIDEO
Vuçiç: Dimër i vështirë po afrohet, BE të na ndihmojë! Do të punojmë bashkë për të gjetur zgjidhjen më të mirë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç foli për krizën energjetike duke thënë se po afrohet një dimër i vështirë. Vucic tha se BE duhet të ndihmojë Ballkanin ndërsa shtoi se e ardhmja duhet t’i gjejë të përgatitur dhe do të punojnë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për këtë situatë.
"Kompanitë tona, fermerët tanë e dinë që kjo nismë është tejet e rëndësishme për ta. Lidhur me grupin e krizave. Një dimër i vështirë po afrohet. Kemi parë që do të ketë ndihmë nga BE. Ndihma e pjesshme apo mbështetja për të blerë sasitë e nevojshme të energjisë do të jetë shumë e rëndësishme dhe e shkëlqyer pë rtë gjithë vendet tona. Është një barrë edhe e tyre për t’i mbijetuar dimrit. Kemi folur për rëndëinë e projekteve energjetike. Po të kishim gazsjellës më të mirë me MV do kishim situatë më të mirë me energjinë se do të përdorim kapacitetet kur nuk ka gaz. Jemi në vështirësi në të dyja anët. E ardhmja duhet të na gjejë më të përgatitur. Shqipëria ka qymyrgurin, ne nuk e kemi. Do të shohim cfarë është më e mira që do të bëhet për palët.
Cdo vendim për prodhimet bujqësore apo mishit nuk do i referohet vendeve të Ballkan i Hapur. Gjithcka do të kemi nevojë për vete, cdo gjë që do të jetë në dispozicion të Serbisë, do të jetë edhe për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Jam i lumtur për gjithcka që ia dolëm të organizojmë dje dhe sot. Është një nder i madh që të jesh pjesëtar i Ballkanit të Hapur. Jam shumë krenar që krijuam dicka të tillë. Ne mund të ecim jo vetëm krah për krah por edhe të jemi më mirë se pjesa tjetër e botës", tha Vuçiç.
-
VIDEO
Ballkani i hapur/ Firmosen marrëveshjet për tregtinë pa kufizime të ushqimeve, plan operacional për emergjencat civile! Bashkëpunim në kulturë dhe energji
Në Beograd janë firmosur pak minuta më parë marrëveshje të rëndësihme në kuadër të Ballkanit të Hapur. Është zhvilluar cerenomia e firmosjes së marrëveshjeve për tregtinë pa kufizime të ushqimeve, ajo e bashkëpunimit në kinematografi e aktivitete audio-vizuale në Ballkanin Perëndimo, marrëveshje në fushën e energjetikës, marrëveshjen për bashkëpunim në fushat e emergjencave civile.
-
VIDEO
‘Nano u shkarkua se u shkeli në kallo’ Berisha: Ai takoi Jeton Lamen, i tha se Ardi Veliu paguhej me 30 mijë euro nga Ervis Martinaj
Prezent dhe në dijeni të shumë çështjeve të cilat ishin në dëm të Edi Ramës, kështu e ka paraqitur Berisha figurën e Gledis Nanos. Edhe pse, për të nuk ka asnjë respekt Berisha shton se urdhri për shkarkimin e Gledis Nanos ka ardhur nga Rama.
‘Unë s’kam asnjë respekt për Gledis Nanon, por largimi i tij ishte politik dhe vetëm politik se u shkeli në kallo. Tani thuhet dhe të tjerat që kontejnerin e kokainës dhe supozohet që nuk duhet të dilte. Dhe kjo e tërboi Edi Ramën. Ky takoi, Jeton Lame i cili ndër të tjera i tha se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro nga Ervis Martinaj, unë këto nuk i di po kështu thuhet. Po zhvillimi është brenda familjes Rama. Atë se hiqte dot njeri përveç kryeministrit, ministri se heq dot. Dhe drejtori zbaton ligjin, ky u hoq për afera të Ramës. Po pse, për Ardi Veliun e hoqi ai? Jo se ka heq, e ka hequr për veten e tij,. familjen e tij.’-tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha komenton takimin Rama-Vuçiç në Beograd: Ballkani i Hapur është nismë anti-shqiptare! Kryeministri u trajtua si vasal
Sali Berisha ka komentuar nismën e Ballkanit të Hapur duke thënë se është anti-shqiptare ndërsa pretendon se Edi Rama është trajtuar si vasal. Sipas tij, Vucic po e përdor në rrafshin psikologjik me doktrinën e vjetër sikur janë 2 shqiptarë, të mirët në Shqipëri dhe të këqinjtë në Kosovë.
“Nëse sheh protokollet, ai është trajtuar si vasal. Të themi atë që është. Të themi atë që është por kjo nuk më bëri përshtypje se është vasal. Ajo që dua të them, Ballkani i Hapur është në çdo aspekt një nismë anti-shqiptare.
Aleksandër Vuçiç, një serb sa Milloshevici, Gjergjovici dhe sa çdo serbomadh tjetër po e përdor Ballkanin e Hapur në çdo aspekt, po e përdor në rrafshin politik për t’iu kundërvënë Berlinit. Po e përdor për të shkatërruar prodhimin në Shqipëri dhe Maqedoni pasi asnjë rregull nuk është përcaktuar në tregun e lirë, po e përdor për të dejonizuar politikisht Prishtinën por kjo i dështoi sepse Perëndimi e pati të qartë se kufiri i tij në Ballkan është i Kosovës.
E përdor në rrafshin psikologjik me doktrinën e vjetër se kemi të bëjmë me dy shqiptarë, shqiptarci dhe albanci, këta të fundit janë të mirë dhe në Shqipëri, kurse shqiptarci janë të këqinj dhe janë në Kosovë. Kjo është përdorur me dekada nga Beogradi. Rama është bërë argument kryesor i kësaj dogme”, tha Berisha.
-
VIDEO
PD do vijojë të jetë e dyzuar? Berisha: U bënë përpjekjet për ta ndarë, por treni është i pandalshëm
Pasi një grup deputetësh zgjodhën sërish Enkelejd Alibeajn në krye të grupit parlamentar të PD, Sali Berisha është pyetur nëse edhe këtë vit do të jetë PD e dyzuar. Sipas tij, janë bërë përpjekjet për ta ndarë, por janë të pandalshëm.
“PD është e pandalshme në rrugën e objektivave të saj. Besoj se treni i saj është absolutisht i pandalshëm. Gjatë 1 viti u bënë të gjitha llojet e përpjekjeve për ta ndarë. Kështu që nuk ndalet treni i PD”, tha Berisha.
-
VIDEO
Bashkë për protesta! Berisha pranon takimin me Metën në selinë e PD
Si Meta dhe Berisha në deklarata të vecanta publike thanë se shtatori do jetë muaji i protestave kundër qeverisë por deri më tani nuk kanë një datë se kur do i nisin ato. Ajo që u zbulua nga vetë Berisha është se protestat do t’i organizojnë bashkë dhe për këtë ka patur edhe një takim me Metën në selinë blu, 2 ditë më parë.ar datw fikse
‘Pardje jam takuar me zotin Meta nuk kemi fiksuar një datë fikse por kemi rënë dakord për një aksion të fuqishëm opozitar përballjen me këtë regjim i cili po shtrëngon çdo ditë e më shumë monizmin e tij në vend vjedhjen plaçkitjen e qytetarëve shqiptarë dhe sundimin e krimit’- tha Berisha.
-
VIDEO
Sesioni i ri parlamentar, mblidhet Konferenca e Kryetarëve! Futen në kalendarin e punimeve nismat e PD dhe PS për lustracionin dhe Ligjin e Dosjeve
Konferenca e Kryetarëve ka përcaktuar axhendën e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për 3 javët e para (5-30 dhjetor) të sesionit të ri parlamentar. Pika e parë e diskutimit ishin nismat e PD për deklasifikimin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe dekomunistizimin. Një vendim tjetër i marrë është rikthimi në normalitet i punës së Kuvendit që rikthen votimin elektronik pasi u ndërpre nga pandemia e Covid-19.
-
VIDEO
Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Evropa ka nevojë për Ballkanin Perëndimor
Ministri i Jashtëm i Hungarisë ka thënë se nevoja për Ballkanin Perëndimor në Evropë është i madh. Shmangia e trysnive do të bëhej me integrimin e vendeve të rajonit në BE.
‘Evropa padyshim ka nevojë për Ballkanin Perëndimor. Këtu na duhet të shprehim nismën tonë për Turqinë. Në mënyrë që të shmangim skenarë më të cilët u përballën në 2015 na duhen vendime të bashkërenduara me vendet këtu. Ja pse mendoj se integrimi i rajonit do të na ndihmonte ne evropianëve të shmangnim trysninë e sigurisë nga Lindja dhe Jugu.’- tha Peter Szijjarto, Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë
-
VIDEO
Vuçiç kujton takimin e parë të Ramës 70 vite pas atij të Titos me Enver Hoxhën
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç kujtoi takimin e parë të tij me Edi Ramën 70 vite pas takimit të Titos me ish liderin komunist Enver Hoxhën.
“Më kujtohet takimi i parë pas 70 vjetësh, pas takimit të Titos dhe Enver Hoxhës, kur u takuam unë dhe Rama. Ishte një takim me një energji të jashtëzakonshme politike e diplomatike.
Por gjithashtu dhe komunitetet tona, bizneset. Unë jam shumë krenar të them që kemi marrëdhëniet më të mira në histori mes Beogradit dhe Shkupit. Besoj do të ishte një vendim i zgjuar që këto marrëdhënie të ruhen edhe në dekadat që do të vijnë." tha ai.