• VIDEO

    Berisha në krah të Metës: Do publikohen përgjime të Edi Ramës duke folur me grupe kriminale

    Sali Berisha mbështet pretendimin e Ilir Metës se kryeministri Rama është përgjuar duke folur me grupe kriminale. Ai thotë se këto përgjime po i deshifrojnë disa grupe në vende të Europës, e se për këtë Rama po pengon marrëveshjen me vendet e Beneluksit për ekstradimin.

    “Përgjimet janë një realitet. Unë kam kërkuar e insistuar ratifikim në Parlament të marrëveshjes me vendet e Beneluksit për ekstradimin, atë e ka bllokuar Edi Ram në Ministrinë e Drejtësisë, sepse e sigurt është që telefonatat me atë lloj aparati telefonik që Rama dhe të tjerë e besonin që janë të padëgjueshme, ato janë nxjerrë dhe po deshifrohen me paison të madh e përgjegjësi nga grupe të përbashktëa të disa vendeve europiane. A është Edi Rama atje? 100% ndaj edhe po pengon marrëveshjen e ekstradimit. Por nuk i dihet nëse Meta e ka për këto përgjime apo për bandat e Elbasanit ku Tualant Sharra (Balla) është personazh kryesor.  Të gjitha masat e marra nga Gentian Sharrës, mikut me kokë të Taulant Sharrës janë hequr, çdo konfiskim është hequr, është rikthyer shtëpia dhe çdo gjë tjetër dhe madje Gentian Sharra vazhdon me aktivitetin në prokurimet publike që e ka pasion. Burimet flasin për ndërhyrje direkte. Qytetari dixhital thotë se ka ndërhyrje direkte nga Taulant Sharra në këto afera. Të habitesh se Edi Rama është i regjistruar duke folur për grupe kriminale është shaka, pa dyshim se është duke folur dhe uroj që të publikohen sa më shpejt”, u shpreh Berisha.

    •  
  • VIDEO

    Berisha: Dakordësi me Metën për t’i dhënë duart Edi Ramës! Do bashkëveprojmë në një front për shpëtimin e Shqipërisë

    Berisha ka zbuluar pikën që i lidh me partinë e Lirisë Ilir Metës që është pikërisht për t’i dhënë duart Edi Ramës.

    ‘Tani, ju përmendet dakordësinë për referendumin.

    Jo ka një dakordësi tjetër, për t’i dhënë duart Edi Ramës një minutë e më parë dhe këtu, PD dhe PL, partitë e vërteta opozitare, mbrojtëset e kauzave të gjithë janë bashkë për t’i prerë biletën këtij njeriu i cili është shndërruar në problemin më madhor pas Enver Hoxhës.  Ne do bashkëveprojmë një front të përbashkët për shpëtimin e Shqipërisë nga Edi Rama.’-tha Berisha për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku. 

  • VIDEO

    Skandali me lobimin në SHBA, SPAK u kërkon bankave të dhëna për llogaritë bankare të LSI! Meta: Marrin urdhra nga Rama, hetim qesharak

    SPAK i ka kërkuar bankave të dhëna për llogarit bankare të LSI dhe transaksionet e kryera drejt zyrave të lobimit në SHBA. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reguar duke thënë se SPAK është 'krijesë e partisë' dhe merr urdhra nga Edi Rama.

    • VIDEO

      Rama në konferencë me Bettel: Procesin e negociatave duhet ta bëjmë për veten tonë, jo për BE-në!

      Shqipëria nuk po kërkon që të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke “përfituar” nga situata e krijuar në Ukrainë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, ku theksoi se procesi i negociatave është një proces për veten tone, që do e ndihmojë Shqipërinë në mbushjen e kritereve, e se nuk po e bëjmë për Europë.

      “Unë i qëndroj asaj që ne i kishim bërë të gjitha detyrat e shtëpisë e merrnim refuzim pas refuzimi. Nuk po kërkojmë të bëhemi anëtarë të BE-së, por të hapim negociata. Procesi i negociatave është një proces që duhet ta bëjmë për veten tonë, jo për Luksemburgun. Do të na ndihmojë për përmbushjen e të gjitha kritereve. Ne të ndërtojmë shtetin evropian në vendin tonë dhe të jemi pjesë e familjes evropiane si vend europian. Ne nuk kemi arsye të kërkojmë përshpejtime artificiale për shkak të luftës në Ukrainë. Unë edhe në Kiev e thashë që uroj që ukrainasit statusin e kandidatit të mos e marrin si futje në BE pasi kërkon një kohë të gjatë, por mendoj se për shkak të kësaj situate mendoj se bashkërisht duhet të përshpejtojmë procesin e afrimit politik, me atë që Macron e quan bashkëpunim i ri politik. Ne kemi idetë zona, po punojmë edhe me qeverinë holandeze për një propozim si mund të bëhet ky thellim, ky është një proces që mund ta përshpejtojnë po jo anëtarësimi. Detyrat tona i bëjmë për veten tonë. Kur i bëjmë, do themi jemi gati”, u shpreh Rama.

      Bettel, nga ana e tij, tha se negociatat me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk u #përshpejtuan për shkak të luftës në Ukrainë, por sepse dy vendet plotësuan kriteret.

      Mund të punojmë më ngushtësisht, por për hir të situatës nuk duhet të kapërcejmë kriteret e Kopenhagënit. Shqipëria dhe RMV nuk i hapen negociatat për shkak të luftës në Ukrainë, por sepse plotësuan dhe respektuan kriteret”, tha ai.

    • VIDEO

      Kryeministri i Luksemburgut: Jemi të lumtur për mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës! Nga miqësia dhe bujaria jemi të barabartë

      Kryeministri Luksemburgut ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e saj me Ukrainën dhe për problematikat e rajonit së fundmi.

      Kryeministri u shpreh se pas Buchës situata në Ukrainë ishte e tmerrshme dhe e neveritshme dhe nuk mund të kishe një komunikim normal me presidentin Putin.

      ‘E di që Kosova e Serbia duhet të ecin para nuk duhet t’ia lejojnë vetes konfliktet shtesë. Folëm edhe për Ukrainën sepse kjo lidhet me demokracinë me vlerat tona. Sa kohë do ti lejomë vetes një zgjidhje pa zgjidhjeje. Jam i kënaqur që me Ramën ne bëjmë pjesë me ata që mbështesin Ukrainën sepse shpresa është e rëndësishme.

      Mendoj edhe për miqtë e mi ukrainas, unë dikur pata komunikime me të dy liderët edhe me Zelenskyn dhe Putinit. Por kur pashë Buchën, atë kasaphanë unë nuk mundesha më! Njerëz që qëlloheshin me një plumb në kokë dhe me e neveritshmja, ushtarët që u dekoruan. Nuk mund ta shihja këtë.

      Kështu që e falenderojmë Shqipërinë. Për nga miqësia dhe bujaria jemi të gjithë të barabartë, ta dimë që vetëm avancoj shumë shpejt por bashkë shkojmë më larg.’- tha ai.

    • VIDEO

      Rama në konferencë me homologun luksemburgez: Të falënderoj për ndihmën e pakursyer në Shqipëri

      Kryeministri Rama ka ndarë në konferencën për media tematikat e bisedimeve me homologun e tij luksemburgez. Ai e falenderi për ndihmën e pakursyer ndaj Shqipërisë.

      ‘Tanimë ne jemi në procesin e negociatave, kemi  folur për konfliktin dhe ndajmë të njëjtin qëndrim për agresionin rus. Kemi folur për vijimësinë  e procesit  të për afrimit politik mes bashkimit evropian dhe vendeve që negociojnë për të. Kemi diskutuar edhe për marrëdhëniet bilaterale sepse Luksemburgu është vend i vogël por njëlloj si floriri me një peshë shumë të madhe.

      Ne këtu dëshirojmë të kemi një aktivitet të bizneseve këtu, kompanitë luksmburgez kanë filluar të interesohen për rajonin. Dhe është e rëndësishme që ne ti ftojmë, duke kapërcyer atë barrierën që i dëmton dëmton të tjerët të vijën në Shqipëri kur s’ka qenë asnjëherë dhe e kanë për herë të parë. Në Luksemburg ka një pakicë shqiptare shumë të nderuar, kryeministri flet me një respekt shumë të madh për ta. Dua ta mbyll fjalën për kryeministrin dhe interesimin e tij të posaçëm për rajonin, është e rëndësishme të kuptohet që Luksemburgu  në tryezën në BE është i rëndësishëm. Dhe përpjekja për të nxitur, bashkëpunimin rajonal, targat e Serbisë dhe Kosovës, për të nxitur politikë sa më stabël në Malin e Zi janë pjesë e agjendës të Luksemburgut dhe kryeministrit.  Dua ta falënderoj për ndihmën e pakursyer në Shqipëri dhe ndihmën në BE për çeljen e negociatave të Shqipërisë.’- tha Rama.

    • VIDEO

      Zbardhjet dosja/ Provat që bindën SPAK-un për të marrë nën hetim Ilir Metën dhe roli i Vangjel Tavos

      Kontratat e lobimit të LSI-së me kompaninë McKeon Group nxjerrin zbuluar Ilir Metën që po hetohet nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Paratë e shpenzuara nuk u deklaruar as në KQZ dhe as në ILDKP.

    • VIDEO

      SPAK heton Metën, reagon Berisha: Po organizohet nga urdhrat e shtetit monist

      Sali Berisha ka reaguar për herë të parë në lidhje me hetimin e SPAK ndaj Ilir Metës. Berisha tha se ky hetim po organizohet nga urdhrat e shtetit monist

    • VIDEO

      'Durrësi është kapur nga një klan mafioz", Ina Zhupa ngre 5 pyetje për Bashkinë Durrës dhe SPAK-un në lidhje me inceneratorët

      Deputetja e Rithemelimit Ina Zhupa doli sot në një konference për mediat në lidhje inceneratorët, ku për këtë çështje ngriti 5 pyetje për Bashkinë Durrës dhe SPAK-un.

    • VIDEO

      Edi Rama: Triumfi historik i Luiza Gegës si pasqyrë e mexhelisit tonë social-politik

      Kryeministri Edi Rama ka paraqitur sot të tjera fakte ku i përgjigjet kundërshtarëve dhe polemikave të ngritura për mbështetjen e sportistëve dhe sportit nga politikat qeveritare. Ja faktet e tij

    • VIDEO

      Meta në hetim për korrupsion dhe falsifikim formularësh! Lobimi, për 2 vepra penale parashikohet nga 7-15 vjet burg

      Por për çfarë po e heton SPAK Ilir Metën? Report Tv mëson se ish-presidenti dyshohet për 2 vepra penale,  korrupsion pasiv dhe falsifikim formularësh, dhe sipas ligjit, rrezikon deri në 15 vite burg.  Prokurorët kanë në duar kontratat e lobimit të Metës në SHBA me para që nuk janë deklaruar as në KQZ dhe as në ILDKP dhe pritet që me letërporosi të marrë të dhëna edhe në SHBA.

      • VIDEO

        Ceremonia e betimit të 16 të huajve, Veliaj: Politika e përbaltjes të mos kthehet në sport! Kur shqiptarët fokusohen te puna, bëjnë gjëra të mrekullueshme

        16  të huaj, me profesione të ndryshme si mjekë, inxhinierë, artistë dhe stomatologë, nisën një rrugëtim të ri në jetën e tyre pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare dhe duke u betuar para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për besnikëri ndaj shtetit shqiptar

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv