-
VIDEO
Alibeaj në ish-kampin famëkeq të diktaturës në Tepelenë: Çështja e dekomunistizimit thelbësore
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Enkejeld Alibeaj ka marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore në ish-kampin famëkeq të diktaturës komuniste në Tepelenë. Në fjalën e tij Alibeaj tha se çështja e dekomunistizimit është thelbësore në rrugëtimin 30 vjecar të historise politike dhe shoqërore shqiptare.
-
VIDEO
Xhaçka: Lufta në Ukrainë i ka rrënjët në pushtimin e Krimesë! Aso kohe, bota nuk reagoi siç duket! Në vend që të ishte pengesë, shërbeu si inkurajim
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka folur në samitin virtual ‘Platforma e Krimesë’ duke dhënë mesazhin e saj për rritjen e numrit të pjesëmarrësve. Sipas Xhaçkës, kjo tregon mbështetjen ndaj Ukrainës ndërsa vijojn sulmet nga Rusia.
Xhaçka shton se lufta i ka rrënjët në pushtimin e Krimesë pasi aso kohe bota nuk reagoi sic duhej, ndaj Rusia ndërmorri një tjetër hap për të sulmuar Ukrainën.
“Një vit më parë përfaqësues nga vendet tona u mblodhën në Kiev për prezantimin e Platformës së Krimesë. Jam shumë e lumtur të shoh që sot, një vit më pas, numri i pjesëmarrësve si dhe niveli i përfaqësimit nga vende dhe organizata është rritur. Unë besoj se nuk është vetëm një deklaratë e qartë e mbështetjes për Ukrainën dhe dënimit pa mëdyshje të agresionit të paligjshëm të Rusisë kundër një vendi të pafajshëm, por edhe një njohje e qartë e faktit se gjithçka filloi me pushtimin e paligjshëm të Krimesë në 2014.
Lufta e tanishme, një luftë e pakuptimtë, kriminale që ka shkaktuar vuajtje dhe shkatërrime të tilla, i ka rrënjët në pushtimin e Krimesë dhe në faktin se në atë kohë bota nuk reagoi siç duhet ndaj asaj që ishte një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare, të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të gjithë rendit të bazuar në rregulla. Reagimi i botës ishte i butë. Çmimi që Rusia pagoi për veprimin e saj të paligjshëm ishte i tillë, saqë në vend që të shërbente si pengesë, shërbeu thjesht si inkurajim për luftën aktuale”, tha Xhaçka.
-
VIDEO
Si u tentua përjashtimi me ligj nga politika i Ilir Metës dhe Sali Berishës në 2015, amendamenti u rrëzua pa zhurmë në seancën që drejtohej nga Meta
Në dhjetor të vitit 2015 Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi propozuan një amendament për dekomunistizimin e shtetit dhe të politikës, në fokus spiunët e ish Sigurimit dhe sekretarët e PPSH, nisma u rrëzua në heshtje. A do të shpëtojnë këtë vjeshtë Berisha dhe Meta?
-
VIDEO
Dita evropiane e përkujtimit të viktimave në sistemet totalitare! Alibeaj: Dekomunistizim i plotë! Lustracioni?! Nuk ka kuptim pa hapjen e plotë të dosjeve
Sot është Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, e njohur si Dita e Shiritit të Zi në disa vende, e cila zhvillohet në 23 gusht
-
VIDEO
Akuza të reja për inceneratorët, Partia e Lirisë: Depozituam 50 dokumente në SPAK
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka në një konferencë për mediat deklaroi se kjo parti ka depozituar në SPAK 50 dokumente të cilat i ka bërë publike në deklaratat e ‘strukturës Antikorrupsion’.
-
VIDEO
Meta me tone të ashpra: Kemi hyrë në luftën pa kthim kundër tradhtarëve! Do të mbushim sheshet e Shqipërisë
Ilir Meta ka folur me tone të ashpra nga kampi i Jalës duke thënë para të rinjve se duhet t’i bashkohen për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Teksa thekson sërish që punonjësit e administratës të mos hedhin firmën në aktet e qeverisë, paralajmëron se në shtator do të rikthehen protestat.
“Revolucioni antikorrupsion është i pandalshëm dhe ju ftoj çdo ditë t’i bashkoheni fushatës së denoncimeve kudo që jeni. Ndërgjegjësim, përshkallëzim dhe fitore e padiskutueshme. Shqipëria në javët që vjen ndahet njëherë e përgjithmonë me rrugën e gënjeshtrave, me rrugën e pabesisë ndaj interesit kombëtar dhe armiqësisë ndaj interesit publik, ndahet përgjithmonë me kohën e eliminimit të llogaridhënies. Llogaridhënia ka nisur, po troket dhe të të gjithë do të përpiqen para ligjit dhe ndaj i kam ftuar njerëzit në administratë publike të jenë të kujdesshëm, të mos përdoren në ditët dhe javët e fundit të kësaj qeveri gangsterësh të mos firmosin akte të paligjshme. Boll bedela ka futur në burg Rama, tani e ka radhën vetë. Partia e Lirisë është partia e rinisë.
Se Zoti vetë e tha me gojëQë kombe shuhen përmbi dhe,
Por Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!
…Nga lufta veç ai largohet që është lindur tradhëtor.
Ne kemi hyrë më 25 korrik në një luftë pa kthim kundër tradhtarëve. Le të fillojmë pas këtij kampi të mrekullueshëm në të gjitha sheshet e Shqipërisë. Qeveria e drogës është duke ikur, qeveria e rinisë dhe e Shqipërisë do të vijë shumë shpejt”, tha Meta. -
VIDEO
Meta: Jam specializuar për përmbysjen e diktaturave! Fytyrë-nxirët do e kenë të vështirë të vijnë në këto zona kur të dëgjojnë bëmat e tyre
Kryetari i Partisë së Lirisë premtoi para të rinjve në kampin e Jalës se do të përmbysë qeverinë e Edi Ramës sepse pretendon të jetë specializuar për përmbysjen e diktaturave.
“Mua më pëlqen të luaj në ekip. Më pëlqen të luaj për ekipin. Fitoren e kemi të padiskutueshme. U është prishur fytyra. Shikojini fytyrë nxirët e Shqipërisë. Të keni të sigurt që në vitet që vijnë do e kenë shumë të vështirë të vijnë në këto zona kur të dëgjojnë bëmat e tyre ashtu sikurse llogarinë para drejtësisë për të gjitha dëmet që i kanë bërë vendit tonë, interesit tonë publik, interesit tonë kombëtar, të rinjve dhe të rejave e kanë të panegociueshëm.
Para jush është një njeri që është rritur dhe specializuar për përmbysjet e diktaturave. Në këtë betejë që kemi nisur së bashku nga 25 korriku, të jeni të sigurt se duke bashkuar zemrat, ëndrrat dhe energjitë tona me të gjithë shqiptarët, ne do ta bëjmë Shqipërinë shumë shpejt jo vetëm vend democrat, por shumë më të gëzueshëm”, tha Meta.
-
VIDEO
Meta: Nuk mund të lëmë këtë qeveri gangsterësh që përmes frikës të largojë të rinjtë nga Shqipëria
Ilir Meta ka qenë i qartë në mesazhin e tij ndaj të rinjve në kampin e Jalës, ku i tha se nuk mund të lënë qeverinë që të shkatërrojë të ardhmen e vendit duke larguar njerëzit nga Shqipëria.
“Cdo qytetar në këtë vend duhet të jetë i barabartë dhe të ushtrojë pushtetin e tij. Ne do të bëjmë që demokracia jonë të lëvizë e të mos bjerë më në gjumë. Të rinjtë janë fuqia më e madhe për të cuar demokracinë përpara, fuqia më e madhe për ta shembur këtë diktaturë të kalbur, të droguar, të një sekti pervers që nuk ka asnjë respect për demokracinë, për të vërtetat që është gati të nxjerrë në shitje cdo interesit të vendit tonë dhe Kosovës për të qëndruar në pushtet.
Ne jemi të qartë, asnjë miuntë kohë nuk duhet t’i lëmë kësaj qeverie gangsterësh që mendon se përmes frikës e shantazhit mund të shkatërrojë të ardhmen e vendit tonë dhe të na largojë të rinjtë nga Shqipëqria por edhe ata që mbeten këtu t’i vendosë nën shërbimin e saj të verbër. Kjo histori ka përfunduar këtu”, tha Meta.
-
VIDEO
Meta në kampin e Jalës: Partia e Lirisë nuk synon më të jetë një forcë ‘king maker’, asnjë minutë kohë për qeverinë gangsterë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Kampi i Jalës me të rinjtë ka deklaruar synimin e Partisë së Lirisë që sipas tij nuk është të jetë një forcë ‘king maker’ pra krijimi i një mbreti, por që pushtetin t’ja japë popullit.
Meta gjithashtu shtroi problematikat e kësaj qeverie e cila sipas tij nuk po i jep asnjë mundësi të rinjve përveçse për patronazhistët.
'E dini ju çfarë është regjimi i inceneratorëve, një shtet i tërë që punon sesi të mbledhë në mënyrë të jashtëligjshme të gjysmës së Shqipërisë, në mënyrë që të kërkuarit e Shqipërisë të marrin mijëra euro. Sesi vjedhin duke keqpërdorur firmat e njerëzve që kanë ikur nga kjo botë prej vitesh që figurojnë sikur kanë firmosur miliona euro, të moshuar në azil e barinj, sepse ky regjim kriminal nuk ka prioritet rininë, start up-et.
Kërkon që të vetmit të rinj në këtë vend me meritë të jenë patronazhistët. Shqipëria duhet të jetë e para në rajon për të mbështetur arsimin, për të rinjtë, për të krijuar vende të lira pune.
Ndaj Partia e Lirisë nuk synon më të jetë një forcë ‘king maker’ të vendosë balanca, synon që të japë pushtetin kingut dhe për ne kingu është populli dhe kjo bëhet përmes referendumit.
Asnjë minutë kohë nuk do t’i lëmë kësaj qeverie gangsterë.'- tha Meta në Jalë.
-
VIDEO
Mesazhi i Metës para të rinjve në Jalë: Kam rënë 7-8 kg për më pak se 1 muaj! Po nuk u stërvite në kodra, nuk ngjitesh dot në male
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë mesazhe para të rinjve në kampin e Jalës duke thënë se nuk ngjitesh dot në male nëse nuk stërvitesh në kodra.
“Që nga 25 korriku kam rënë 7-8 kile, kështu po të bëjmë garë mund të vendosim rekorde të reja. Jemi nisur për malore dhe para jush është një njeri që ka bërë gjatë këtyre 5 viteve që bënit Jalën ka ngjitur Jezercën, do bëj edhe Malin e Çikës. Ka disa parime, dhe parimi i parë është që po nuk u stërvite në kodra nuk ngjitesh dot në male, jam i sigurt që bashkë do arrijmë atë qëllim që ka PL që nga 25 korriku.
Rinia është një pengesë e pakalueshme për regjimet autoritare që synon mbijetojën përmes frikës, korrupsionin, presionit, sepse ëndrrat e të rinjve janë sfidë që ata nuk përballen dot, ndaj kanë shpresuar se me largimin e të rinjve do realizojnë projektet e tyre grabitqare’, tha Meta.
-
VIDEO
Gjergj Luca: Kur duan me konkurue prapë për kryeministër Saliu dhe Meta, e pse të mos konkurroj dhe unë!?
Biznesmeni Gjergj Luca së fundmi ka ironizuar ish-kryeministrin Berisha dhe ish-presidentin Ilir Meta.
Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale Luca shprehet se përse jo, edhe ai mund të konkurojë për kryeministër në të ardhmen, përderisa prapë po duan Saliu dhe Meta.
-
VIDEO
Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, Balla: Ka pasur përpjekje për aktivitet spiunazhi, u asgjësua sapo nisi! Berisha: Rama agjent i Kremlinit në Tiranë
Incidenti që ndodhi në uzinën e armëve në Gramsh, ku një shtetas rus, i shoqëruar edhe më dy të tjerë (një ruse dhe një ukrainas), sulmuan me spraj kimik dy ushtarët shqiptarë, ka sjellë sot sërish reagime nga politika në lidhje me reagimin e institucioneve shtetërore shqiptare ndaj sulmit