-
VIDEO
Berisha nuk 'i ndahet' portit të Durrësit: Kompania nga Emiratet shërben si mburojë e Edi Ramës
Sali Berisha nuk i ndahet Portit të Durrësit dhe akuzave se Edi Rama po e përdor kompaninë nga Emiratet e Bashkuara si mburojë. Në takimin me ekspertët tha se shqiptarët po vidhen dhe sipas tij, një kompani e huaj po plaçkit më shumë se 1 mln e gjysëm katror tokë në Portin e Durrësit.
“Kemi brigje nga më të bukurat, male mahnitëse me potencialet e tyre. Ata të cilët i zotërojnë ato, janë klientelë, nuk kanë asnjë lidhje me fushën. Turizmin e merr burri i ministres, territore të tëra. E merr hokatari i kryeministrit. E marrin të tjerë të cilët nuk kanë asnjë interes zhvillimor përveç shfrytëzimit. Shqiptarët vidhen sa asnjë popull tjetër në Europë dhe ndoshta edhe në botë.
Vidhen me çmimet, procedurat, koncesionet, PPP-të. Në Shqipëri ndodh një nga vjedhjet më të tmerrshme që mund të bëhet. Vjen një kompani nga Emiratet e Bashkuara dhe shërben si mburojë e kryeministrit të vendit, për të plaçkitur më shumë se 1 mln e gjysëm katror tokë në Portin e Durrësit. Ka një emër, kullë të lartë në Dubai, por ka një mashtrim po aq të madh sa kulla, në Savë, Beograd, këtu afër nesh. Kjo është e vërteta e këtij investitori. Por nuk ka asnjë rëndësi, rëndësi ka që shërben si mburojë e Edi Ramës.
Kompani të tjera gjigante, instalohen në kushtet që duan, pa garë. Pa garë jepet Skavica, qindra milionë. Pa garë merren 760 mln buxhet”, tha Berisha.
-
VIDEO
Mbarojnë pushimet! Debati politik rinis me të ‘shkuarën’! Nismat e PD-PS kundër komunizmit diskutohen të premten
Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare që mblidhet të premten nën drejtimin e Lindita Nikollës pritet të rindezë debatin politik për disa ndryshime ligjore nga mazhoranca dhe opozita që tentojnë të largojnë tentakulat e regjimit komunist nga politika shqiptare.
-
VIDEO
15 fëmijë, bij të heronjve që humbën jetën në krye të detyrës marrin statusin e përkujdesjes së Republikës! Rama: Ne do jemi gjithmonë me ju
Statusi i veçantë “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës” i është dhënë 15 fëmijëve, bij të heronjve që sakrifikuan jetën në krye të detyrës apo për të shpëtuar jetë të tjera. Fëmijët dhe familjarët e majorit Klodian Tanushi dhe mjekut Leonard Kamberi u pritën sot nga Edi Rama në zyrën e kryeministrit nga Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
-
VIDEO
Braçe: 60% e grurit prodhohet në tokë me qira, fermeri s’ka kontratë! Zgjidhni problemin, e keni për detyrë
2 ditë përpara nisjes së aplikimit të fermerëve për subvencionin 30 mijë lekë për çdo hektar grurë të mbjellë të përfitojmë. Sipas Braçes 60 % e grurit prodhohet nga toka me qira dhe fermerët nuk kanë kontrata për shkak të problemeve me pronësitë. Ai i bën thirrje Ministrisë së Bujqësisë të lehtësojë procedurat.
-
VIDEO
Tedi Blushi citon raportin ndërkombëtar: Shqipëria, e para në rajon për numrin e të burgosrve
Shqipëria renditet e para në rajon për numrin e të burgosurve, tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi duke cituar raportin e organizatës World Prison Population.
-
VIDEO
'Territorialja'/ Të gjithë drejt rajoneve! PD e Berishës: Vendi të ndahet në 5 rajone, disa me emra ‘principatash’! Asllani për Report Tv: Reforma, jo thjesht skicë e re
Ndarja e vendit në rajone duket se do të jetë dakordësia e parë e të gjitha segmenteve politike për hartën e re administrative. Report Tv zbulon detaje mbi draftin që po punon grupimi i Berishës, i cili pritet të propozojë ndarjen në 5 rajone dhe shtim të numrit të bashkive. Ndërkohë Sekretari për Pushtetin Vendor Ylli Asllani shprehet se ky projekt nuk synon vetëm një skicë të re, por ndryshime thelbësore në demokracinë lokale.
-
VIDEO
Denoncon Rithemelimi: Pasaporta e artë e Edi Ramës, pasaportë për balozët e krimit
‘Pasaporta e artë’ është një nismë e rrezikshme, për sigurinë e vendit. Kështu deklaroi një konferencë për shtyp zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo, e cila tha se kjo pasaportë nuk është gjë tjetër veçse pasaportë për balozët e krimit të lidhur me Edi Rama
-
VIDEO
Ministrja këshillon qytetarët për kursimin e energjisë: Lani rrobat me 30 gradë në lavatriçe
Në kuadër të kursimit të energjisë elektrike, ku në vjeshtë pritet edhe një përkeqësim i situatës, ministrja e Energjisë ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi duke këshilluar qytetarët si të kursejnë energjinë
-
VIDEO
‘Shqipëria me buxhet më të vogël se Cristiano Ronaldos’, batuta e Ramës në Slloveni për krizën energjetike! I ‘kthehet’ moderatori
Kryeministri Edi Rama tha nga Sllovenia se Shqipëria ka buxhetin më të vogël se i Cristiano Ronaldos, por megjithatë nuk ka rritur asnjë cent çmimin e energjisë, pavarësisht krizës energjetike.
-
VIDEO
Rama: Reagojmë ashpër ndaj Rusisë sepse nuk kemi nevojë për gazin e tyre
Nga forumi strategjik i BLEDI-it, në Slloveni kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria reagon ashpër ndaj Moskës sepse nuk ka nevojë për gazin rus.
‘Shqipëria është shumë unike. Ne nuk kemi nevojë për gazin rus. Prandaj reagojmë fort ndaj Rusisë. Historia jonë ka qenë e tillë që ne nuk kemi asnjë lloj ndjesie kundrejt Rusisë. Në perandoritë sovjetike, monumenti i Stalinit u hoq me hijeshi në vitet 70, ndërsa ne e mbajtën edhe pas rënies së murit të Berlinit. Prodhimi ynë i energjisë është në bazë ujore. Kemi marrë një vendim kurajozë të mos prekur çmimet për familjarët dhe bizneset e vogla. Ne po e mbulojmë plotësisht këtë diferencë që është e rëndësishme për buxhetin shqiptar. Ne ia kemi dalë’, tha Rama.
-
VIDEO
Forumi Strategjik i Bledit, Rama: Jam tragjikisht optimist për rrugën e Shqipërisë në BE
Kryeministri Edi Rama thotë se është optimist për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, madje tragjikisht optimist, pasi në Ballkan situata është “tragjike por duhet të vallëzojmë”.
-
VIDEO
Kriza prej luftës në Ukrainë, Rama: Shpresoj që BE të mos bëjë gabimin e turpshëm si në pandemi
Në fjalën e tij në forumin strategjik të BLEDI-t, kryeministri Edi Rama u ndal tek kriza e çmimeve pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Kreu i qeverisë tha se shpreson që BE mos të bëjë gabimin e turpshëm siç bëri në pandemi, duke mos dhuruar vaksina, por të përkrahë shtetet e Ballkanit Perëndimor.