-
VIDEO
Edi Rama nga Sllovenia: Uroj që Europa të mos dorëzohet në përkrahjen kundrejt Ukrainës
Vendet e pasura të Europës nuk janë mësuar me luftë e as me vështirësi ekonomike, ndaj uroj të mos dorëzohen në përkrahjen e tyre për Ukrainën që është në luftë të paprovokuar me Rusinë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama sot në edicionin e 17-të të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni.
-
VIDEO
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen: Kemi një interes të qartë strategjik, Ballkani Perëndimor të anëtarësohet sa më parë në BE
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, në fjalën e saj në edicionin e 17-të të Forumit Strategjik të Bledit 2022, tha se vendet Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së
-
VIDEO
Rama nga Sllovenia i del krah Kosovës: Turp i madh që qytetarët nuk mund të lëvizin lirisht, por mbahen peng nga çlirimtarët e saj
Nga Sllovenia, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, projekt i qeverisë sllovene, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Qendra për Perspektivë Evropiane, kryeministri Edi Rama i ka dalë krah qytetarëve të Kosovës
-
VIDEO
SPAK i kërkoi gjendjes civile certifikatën, Kreu i PL-së: Të jeni të qartë, jam dhe do mbetem Ilir Metaj
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u është përgjigjur gazetarëve nëse ka ndryshuar emrin apo jo, pasi kërkesës së SPAK ndaj gjendjes civile. Meta tha se nuk e ka ndryshuar asnjëherë mbiemrin, është dhe do të mbetet Ilir Rexhep Metaj.
“Të jeni shumë të qartë, kam qenë dhe jam do jem do jemi ilir Rexhep Metaj, i lindur më 24 mars në Çepan të Skraparit dhe skam asnjë arsye që jo vetëm të mos jem krenar për emrin dhe mbiemrin tim për gjithçka që kam bërë deri më sot. Përkundrazi fëmijët kanë arsye të jenë edhe me krenarë në të ardhmen, edhe për babin e tyre”, tha Meta.
Në kuadër të hetimeve për skandalin e lobimit në SHBA, Spak i kërkoi KQZ formularin e vetëdeklarimit të Ilir Metës, si edhe gjendjes civili certifikatën e tij. Gjendja civile i ka kthyer përgjigje SPAK, ku thotë se Meta nuk e ka ndryshuar asnjëherë mbiemrin dhe e ka Metaj.
-
VIDEO
Porti i Durrësit/ Berisha: BE të nisë hetimet për këtë aferë korruptive
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sërish akuza për projektin e ndërtimit të portit të Durrësit, Berisha këmbëngul që kjo është një aferë korruptive, duke i kërkuar Bashkimit Europian që të nisë hetimet.
-
VIDEO
Shtatori/ Berisha ende s'ka mbledhur firmat për zëvendësimin e kreut të grupit, deputetët demokratë mes Alibeajt e Boçit
Teksa rinisja e sezonit të ri në parlament është shumë afër, Sali Berisha ende nuk ka arritur të mbledhë firmat e deputetëve për të zëvendësuar si kryetar i grupit parlamentar të Enkelejd Alibeajt. Alibeaj, sipas Berishës ishte shkarkuar, ndërsa në vend të tij, Rithemelimi kërkon të vendosë Luçiano Boçin.
-
VIDEO
Meta me tone të larta nga Kampi i të rinjve në Jalë: Beteja jonë për 200 vitet e ardhshme, nuk kemi atdhe për të humbur
Ilir Meta u bëri thirrje të rinjve që mos të zgjedhin rrugën e shkurtër dhe të largohen nga vendi, por t’i japin fund kësaj drame duke larguar të babëziturit që janë në pushtet
-
VIDEO
Presidenti Begaj zhvillon pritjen e parë zyrtare në presidencë me Bettel! Heq ‘pikturën e Metës’, vendos Isamil Qemalin
Gjatë vizitës në Shqipëri, kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel u takua edhe me Presidentin Bajram Begaj. Kreu i shtetit shprehu rëndësinë e zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa kryebashkiaku Veliaj i dhuroi Bettel çelësin e qytetit
-
VIDEO
Hapet për qarkullim segmenti i ri rrugor Palasë-Dhërmi, Rama poston videon
Segmenti i ri rrugor Palasë-Dhërmi është hapur për qarkullimin e automjete, të premten. Kështu njoftoi në Facebook kryeministri Edi Rama
-
VIDEO
Veliaj pret kryeministrin e Luksemburgut dhe i dhuron ‘Çelësin e Qytetit’: Mirënjohës për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt BE
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, të cilit në shenjë mirënjohjeje i dhuroi “Çelësin e Qytetit të Tiranës”. Veliaj falenderoi kryeministrin Bettel për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë dhe Tiranës në ditë të vështira, sidomos tani që vendi po ecën përpara për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.
-
VIDEO
Berisha: Rama po sjell nga Bangladeshi jo impiante për energjinë por gjeneratorë, kosto marramendëse dhe ndotje sa 100 mijë makina
Berisha në konferencë për mediat akuzon Ramën për impiantet e energjisë elektrike.
-
VIDEO
Berisha paralajmëron sërish: Ramën do ta largojmë me protesta dhe mosbindje civile, ja keni për ta parë
Sali Berisha paralajmëroi sërish për shtatorin i cili do të jetë i mbushur me protesta për largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se do të ketë edhe mosbindje civile.
“Por ju garantoj që populli do të derdhet e gjitha në rrugë dhe do t’i tregojë vendin që meriton. A i po zbraz digat që të fusë këta gjeneratorë që do marrë nga Bangladeshi, se nuk janë termocentrale. Këta e sulfurojnë Vlorën. Ndaj dhe unë jam këtu t’i qëndrojë përpara kësaj gjëje.
Skenari është protestë dhe në rast nevoje mosbindje civile. Ne e kemi shpallur Edi Ramën armik të shqiptarëve pasi ka grabitur votën e shqiptarëve dhe pastaj ka grabitur të gjitha institucionet në këtë vend. Ndaj dhe ai nuk mund të pranohet. Ne jemi në kushtet e një monizmi të plotë dhe do të dalim me çdo lloj çmimi”, u shpreh Berisha.