• VIDEO

    A duhet shkrirë Bord i Transparencës? Ministrja: Nuk ndikon në rritjen e çmimin e naftës, e vendos sipas bursës

    Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka komentuar çmimet që vendos Bordi i Transparencës për hidrokarburet.

     
  • VIDEO

    Vendimet e qeverisë, Balluku: Do vijojmë kompesimin e naftës për linjat e transportit ndërqytetas! Në fuqi edhe për 3 muajt e ardhshëm

    Zv kryeministrja Belinda Balluku ka ndarë në një deklaratë për mediat vendimet e qeverisë. Ajo u  ndal te një zhvillim të cilin e cilësoi si të rëndësishëm sa i përket projekt vendimi për shpalljen e procedurave  të dokumentacionit së kompensimit për shoqëritë e linjës e transportit ndërqytetës dhe qytetas

  • VIDEO

    Meta ‘harron’ SPAK-un për ‘Sorkadhen’, ia merr valles në Jalë me të rinjtë

    Pasi e kaloi gjithë paraditen në konferecë LIVE duke hedhur akuza për SPAK dhe Arben Krajën, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vendosur t’ia marrë këngës e valles në Jalë me të rinjtë. 

  • VIDEO

    Lufta në Ukrainë krijon mundësinë për të nisur një tranzicion të energjisë së gjelbër”, Rama: Për këtë duhet Arabia Saudite

    Lufta në Ukrainë ofron mundësi për të nisur një tranzicion më të shpejtë të energjisë së gjelbër, por Arabia Saudite është e nevojshme për këtë ndryshim”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, për median arabe, al arabia.

  • VIDEO

    Hetimi i Metës për lobimin në SHBA, SPAK i kërkon KQZ-së formularin e dekriminalizimit! Ish-presidenti: Kraja, spurdhjak i partisë

    SPAK i kërkoi KQZ-së për Ilir Metën kopje të formularit të vetëdeklarimit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funskione publike”. Meta ka sulmuar kreun e SPAK, Arben Krajën duke e quajtur ‘spurdhjaku i partisë’ ndërsa shton se ka vendosur që t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve

  • VIDEO

    Rama nga Austria për liberalizimin e vizave: Kur Kosova ishte nën regjimin barbar ata qarkullonin lirisht në BE, tani janë peng i çliruesit

    Bashkimi Europian e ndihmoi Kosovën të çlirohej nga një regjim barbar, por gjatë këtij regjimi ata lëviznin lirisht në Europë, ndërsa tani janë “peng i çliruesit”. Kështu u shpreh kreyministri Edi Rama të mërkurën gjatë fjalës së tij në forumin European Alpbach, me temë “Zgjimi gjeopolitik i BE-së.

  • VIDEO

    Ukraina kremton Ditën e Pavarërisë, politikanët shqiptarë urojnë vendin në luftë

    Sot Ukraina feston Ditën e Pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik, ndërsa ndodhet nën pushtimin rus. Nuk kanë munguar përshëndetjet për këtë ditë nga politikanë në Shqipëri.

    • VIDEO

      Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Veliaj u dhuron fëmijëve ukrainas në vendin tonë dhurata: Tirana do ndihmojë në rindërtimin e shkollave

      Në ditën e Pavarësisë së Ukrainës, kryebashkiaku Erion Veliaj u ka dhuruar dhurata fëmijëve ukrainas të strehuar në vendin tinë. I pranishëm në festën që u organizua për këtë ditë të shënuar për Ukrainën ishte edhe konsullin e Shqipërisë në Ukrainë, Bledi Bajraktari.

    • VIDEO

      Rama këndon ‘xhamadani vija vija’ në Austri: Me shqipet në malet e Europës

      Kryeministri Edi Rama ndodhet në Austri ku do të marrë pjesë në “European Forum Alpbach”. Ai ka publikuar një video, ku shfaqet me disa të rinj, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

    • VIDEO

      Berisha denoncon projektin për ndërtimin e Skavicës, thirrje dibranëve: Mos lejoni përmbytjen e 40 fshatrave

      Ish kryeministri Sali Berisha, në takimin me qytetarët në Dibër bëri një koment për Skavicën duke bërë thirrje që të mos lejojnë realizimin e këtij projekti. Berisha kërkon që komapnia të rishqyrtojë kontratën me Edi Ramën pasi pretendon të jetë antikombëtare. Sipas tij, projekti për Skavicën sjell përmbytjen e 6 mijë hektarë tokë buke si dhe shpërnguljen e 40 fshatrave në zonë. Ndaj bën thirrje që të mos lejohet zhdukja e Dibrës.

       
    • VIDEO

      Berisha paralajmëron: Betejën e madhe e kemi përpara me protesta të fuqishme

      Berisha vuri theksin te bashkëpunimi dhe shtrirja e dorës sot ku tha se PD ka zgjidhje dhe se beteja e madhe është përpara për t’i thënë Edi Ramës ‘boll më’ dhe kjo arrihet me protesta të fuqishme.

      ‘Ajo çka ne kemi mision është zgjidhja e problemeve. Të gjitha problemet kanë ardhur nga botëkuptimi i Edi Ramës i cili i lejon vetes me kënaqësi të vendosë monizmin, të marrë të gjitha pushtetet. Në 2007 80 për qind e pushtetit ishte e PS-së. Tha nuk hyjmë në zgjedhje se kishte frikë nga rezultati. Shtymë zgjedhjet 5 muaj, isha i vendosur ti shtyja dhe 1 vit. Një pushtet monist nuk e pranoja, madje më çonin fjalë nga Brukseli që Berisha mos të pyesë për të por të bëjë zgjedhjet. Por monizmi na ngelej ne dhe ne nuk ishim partia që pranonim monizmin. Çfarë arritëm në këtë vit, arritëm një gjë, jemi në këmbë dhe të vërtetë. Vendimet i marrim në përputhje të plotë me interesat tona publike e kombëtare. Sot Shqipëria ka një opozitë të vërtetë. jemi përgjegjës për të ofruar zgjidhje, arritëm të bashkohemi me grupet organizatat, individët e kauzave sepse u vendos një perde mos ta politizojmë. Vritet tjetri në derë të shpish, e vrau policia në derë të shtëpisë, te pragu i derës. Mori fund kjo. Po qe kauzë e drejtë do e mbështesim me gjithë potencialin tonë. Mirëpres me padurim bashkëpunimin me sindikatat. Të gjejmë format e bashkëpunimit. Rama është një makineri që grabit qytetarët. Kemi një betejë të madhe përpara, beteja është ti themi Edi Ramës, boll vodhe, ik. Dhe ajo bëhet siç e thatë vetë këtu me protesta të fuqishme. Pushteti i tij është i paligjshëm, pushteti i tij ka ardhur nga droga, krimi dhe patronazhistët, ka ardhur nga shteti elektoral si në diktaturë. Nëse një kryeministër përdor shtetin për zgjedhje, ai nuk bën zgjedhje. Ishte fatale që opozita, jo pse humbi zgjedhjet, por nuk doli në shesh për t’i treguar vendin atij. Ajo fitore do i dalë nga hundët atij.’- tha Berisha.

    • VIDEO

      Berisha: Vuçiç i sheh shqiptarët si terrorist, Rama është ‘vëllau’ i ‘Putinit të Vogël’

      Berisha nga Dibra iu referua edhe marrëdhënieve të Ramës me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të cilin tha se ai i paraqet shqiptarët si terroristë.

      “Vucic na paraqet ne si terrorist. Shqiptarët po terrorizojnë serbet. Serbët po torturohen thotë ai. Ose NATO ti ndalë ose do ti ndalim vet. Unë ju them se nuk ka minoritet më të mbrojtur sesa minoritet serb në Kosovë.

      Të gjitha organizmat ndërkombëtare e mbikëqyrin. Unë që po ju flas si kryeministër jam marrë me përkushtimin e tyre me fondet e qeverisë shqiptarë kemi investuar për ta. Kush po e kërcënon minoritetin serb, Vuçiç dhe urrejtja e tij ndaj shqiptarëve. Vuçiç është vëllau i Edi Ramës.

      Edi Rama u bë avokati i tij në samitin e NATO-s. Jo i tha shteteve të NATOs mos i kërkoni pse nuk po zbaton sanksionet e Rusisë”, u shpreh Berisha.

      Përveç 45 Shqipëria është më vasale se kurrë e Beogradit dhe të vjen turp sesi qeveria jote bëhet një shtojëse e qeverisë së Beogradit. I një Beogradi që ka armiqësi. Ky (Vuçiçi) është Putin i Vogël po është kaq i vogël po aq paranojak po aq mizor, s’ka armët e tij po… Ia thanë dhe gjeneralët e tij.’- tha Berisha.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv