-
VIDEO
Projektligji i PS, Meta i ashpër me Ramën: Ligjet që bën kundër meje dhe Berishës do ja fusim aty ku i shijon më shumë! Ekonomia drejt kolapsit prej borxhit publik
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk kursen kritikat për qeverinë në çdo dalje publike. Në konferencën me gazetarët, tha se situata ekonomike në vend është shqetësuese dhe shkaktar është borxhi publik.
-
VIDEO
Meta për projektligjin e PS: Më argëton çdo nismë e re, të gjithë e dinë fatin e tyre! Rama do e ketë të keq fundin e vet
Edhe Ilir Meta pretendon se projektligji i PS për bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit janë nisma anti-Meta, por thekson se Edi Rama do t'i përgjigjet ligjeve dhe firmave që ka hedhur vetë.
“Të gjithë e dinë fatin e nismave anti-Meta. Më argëton çdo nismë e re. Çdo ligj që do të bëjë kundër Metës dhe Berishës, ne do ia fusim aty ku i shijon më shumë. Ai do të përgjigjet sipas ligjeve që ka bërë vetë, që ka firmosur vetë dhe sipas firmave që ka hedhur tak-tak. Kemi nisur një proces bazuar në fakte për inceneratorët dhe jo vetëm. Të gjithave do t’i shkojmë deri në fund. Këtyre parullave, ka patur burra të tjerë të cilët bënin si Ismail Qemali një herë e një kohë dhe kishin mendjen për të vjedhur në dogana e tatime. Ky edhe më keq do e ketë fundin e vetë. Ne do të vijojmë angazhimin e fortë”, tha Meta.
-
VIDEO
Koalicion me Metën? Berisha: Do përcaktohen rregullat! Ne nuk heqim dorë nga primaret
Sali Berisha, i cili shpesh herë ka marrë në mbrojtje Ilir Metën, e ka bërë të qartë dhe me plot bindje se do të ketë një koalicion me Partinë e Lirisë.
"Koalicion unë vlerësoj se do të ketë. Koalicioni do përcaktojë rregullat e tij, por çfarë do jetë në këtë koalicion për Partinë Demokratike, aksionet e PD, ato të gjitha do të zgjidhen me primare. Ne nuk heqim dorë kurrsesi. Ne konsiderojmë primaret si risinë e dytë më të madhe pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri. Vendosja e pluralitetit brenda partive është fundi i kryetarokracisë, forma më e vërtetë e demokracisë brenda një partie. Për ato që jemi zotuar, ne qëndrojmë plotësisht", tha Berisha.
-
VIDEO
A ka mbështetjen e deputetëve të PD për zëvendësimin e Alibeajt? Berisha ‘ngec’ para pyetjes së Report Tv: Përgjigjen e jap kur të kemi rezultate
Sali Berisha nuk dha një përgjigje konkrete nëse në shtator do të zëvendësojë Enkelejd Alibeajn si kryetar të grupit parlamentar të PD dhe nëse ka mbështetje të deputetëve demokratë për këtë vendim.
-
VIDEO
Projektligji i PS për ish spiunët e Sigurimit të Shtetit, Berisha: Është ligj anti-Meta që bazohet në shpifje! Ne jemi për ligjin e lustracionit
Sali Berisha i është përgjigjur projektligjit të PS për ish bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit duke thënë se është ligj anti-Meta që bazohet në shpifje. Ndr të tjera thekson se PD është e gatshme që ta kthejë ligjin e lustracionit.
-
VIDEO
Berisha kundërshton projektin e qeverisë: Pasaporta e artë shndërron Shqipërinë në vend të rrezikshëm! Bllokon procesin e integrimit në BE
Sali Berisha ka reaguar për projektin e qeverisë për t’i dhënë shtetësi shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri. Në konferencën për mediat, Berisha thotë se synimi është të shndërrojë Shqipërinë në vend të rrezikshëm, në parajsën e drogës, trafiqeve dhe krimit rajonal. Gjithashtu theksoi se PD do të kundërshtojë me forcë këtë projekt pasi bllokon procesin e integrimit në BE.
-
VIDEO
Denoncimet e PD për inceneratorin e Fierit: Morën kontratë 30 milionë euro! Kontraktuan italianin që e ndërtoi me 15 milionë
PD e Sali Berishës vijon me denoncimet për aferën e inceneratorëve duke ngritur disa pyetje në lidhje me impiantin për Fierin. Në një deklaratë për mediat, Koordinatorja për Median dhe Komunikimin në PD, Silvi Bardhi tha se në vitin 2016, ata që i cilëson si “nonat e inceneratorëve” morën 30 milion euro nga Ministria e Mjedisit për të ndërtuar inceneratorin e Fierit.
-
VIDEO
Meta nga Elbasani: Policia e Shtetit e mpirë nga krimi! Specializimi i tyre, mbledhja e gëzhojave
Kryetari i Partisë së Lirirë, Ilir Meta ka hedhur akuza për Policinë e Shteti, sipas së cilët ka lidhje me krimin. Në një takim me strukturat e partisë në Elbasan, Meta tha se numri i atentateve ka pësuar rritje për shkak se në Policinë e Shtetit po promovohen pikërisht ata njerëz që janë të lidhur me kriminelë.
-
VIDEO
DOKUMENTI/ PS gati projektligjin: Ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit iu ndalohet kandidimi, shkarkohen ose humbin mandatet
TIRANË- Partia Socialiste i ka gati ndryshimet në ligjin e dekriminalizimit që largon nga politika Ilir Metën, me dyshimet për këtë të fundit si “bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit”, por edhe Sali Berishën e shpallur 'Non Grata' nga aleati më i madh i shqiptarëve, SHBA.
-
VIDEO
Berisha takim me fermerët: Hapja e doganave në kuadër të Ballkanit të Hapur do falimentojë fermat tona! Rruga e vetme, greva
Sali Berisha zhvilloi sot një takim me fermerët, për të diskutuar problematikat e bujqësisë në vend. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se qeveria shqiptare nuk po e trajton mirë sektorin e bujqësisë, sektor ky që e ka domosdoshëm subvencionin.
-
VIDEO
Veliaj inspekton punën për transformimin e Parkut të Liqenit të Farkës: Një mushkri e dytë për qytetin
Veç gjelbërimit dhe hapësirave çlodhëse e rekreative, projekti parashikon ndërtimin e një pistë vrapimi dhe korsie biçikletash që do të përshkojnë thuajse të gjithë vijën lineare buzë liqenit, duke e vënë kështu parkun në funksion edhe të aktiviteteve sportive
-
VIDEO
Plehrat në Shkodër, Drejtuesja e PS-së në qytet akuzon Bashkinë: Jemi në rrezik epidemie
Bashkë-drejtuesja politike e PS-së në Shkodër, Mirela Dodaj, akuzoi Bashkinë Shkodër për përkeqësim të situatës së pastrimit në qytet. Në një deklaratë për mediat, Dodaj tha se edhe pse Bashkia premtoi se do të jepej një zgjidhje, qyteti nuk është pastruar.