-
VIDEO
'1.5 milionë metra katrorë…', si gënjyen Berisha e Meta me akuzat për projektin e Portit të Durrësit
Pak ditë më parë u nënshkrua në Tiranë memorandumi i bashkëpunimit për Portin turistik të Durrësit, mes qeverisë shqiptare dhe investitorit Muhammed Alabbar.
-
VIDEO
Begaj pro Open Balkan, Meta: Besoj se është i pavarur në qëndrime dhe i ndërgjegjshëm për atë që bën
Në një dalje për mediat, Ilir Meta, ish-president dhe aktualisht, kryetar i Partisë së Lirisë, nuk ka pranuar që të komentojë mendimin e pasardhësit të tij Bajram Begajt, në lidhje me ‘Open Balkan’, ku ky i fundit u shpreh se Kosova duhet të bëhet pjesë. Meta tha se beson se mendimi i Begajt është i pavarur dhe ai është plotësisht i ndërgjegjshëm për atë që thotë.
-
VIDEO
Meta: Çështja e detit, kryeaferë! Rama i kapur nga gjithfarë interesash! Nuk dua të them më shumë publikisht
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e konsideron edhe një herë çështjen e zgjidhjes së kufirit detar me Greqinë si një krye aferë të Ramës, i cili sipas tij është i kapur.
-
VIDEO
Çmimi i naftës ulet në bursë Vasili: Të shkrihet bordi mafioz i rrjepjes dhe të ndërhyhet në taksa
Deputeti Petrit Vasili ka deklaruar se shqiptarët po vidhen me anë të rritjes së çmimeve, kryesish të atij të naftës. Ai tha se duhet të shkrihet Bordi i Transparencës dhe të ndërhyhet në taksa.
-
VIDEO
Meta: Çmimi i naftës në bursë ka rënë, në Shqipëri nuk është marrë asnjë masë! Bordi i Transparencës po rrjep qytetarët shqiptarë
Bordi i Transparencës për caktimin e çmimit të naftës po bën një rrjepje të mëshirshme ndaj qytetarëve shqiptar. Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u ndal tek çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare, ku tha se është më i i ulët se në nivelet e para luftës në Ukrainë. Meta tha se vetëm në Shqipëri nuk po merren masa për konsumatorët, por merren në funksion të kryeoligarkut.
-
VIDEO
Denoncon ‘Rithemelimi’: Ministria e Mjedisit firmosi kontratë 30 mln euro për pronarët në kërkim të inceneratorit të Fierit pa VKM dhe pa botuar në Fletoren Zyrtare
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, pjesë e ‘Rithemelimit’ të PD-së ka denoncuar aferën e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat Baçi u shpreh se Ministria e Mjedisit firmosi kontratë 30 milionë euro për pronarët në kërkim të Inceneratorit të Fierit, pa VKM dhe pa e botuar në Fletoren Zyrtare
-
VIDEO
Meta: Zgjedhjet e përgjithshme mund të jenë para atyre lokale, do vijmë në qeveri! Të huajt e kanë kuptuar sa sharlatan është Rama
Nga një takim me strukturën e Partisë së Lirisë në Vlorë, Ilir Meta ka komentuar nismën ‘Open Balkan’, nismë që sipas tij synon shpërbërjen e Kosovës. Sipas Metës, kryeministri Edi Rama po vepron në dëm të interesit të Shqipërisë, duke thënë se nuk e kanë zgjidhur çështjen e detit, pasi ka interes me kompanitë e naftës, të cilat duhet të ndajnë paratë mes dy vendeve.
-
VIDEO
Ilir Meta: Zgjedhjet e përgjithshme mund të mbahen më shpejt se sa ato lokalet
Ilir Meta thotë se zgjedhjet e përgjithshme mund të mos mbahen në vitin 2025 kur janë parashikuar por edhe më parë se ato lokalet që janë parashikuar për pranverën e ardhshme. Në fjalën e tij gjatë një takimi me strukturat e Partisë së Lirisë në Vlorë , Meta tha se ato duhet të bëhen gati.
“Zgjedhjet lokale janë afër, nuk i shtyjmë dot siç i shtymë ato që nuk u regjistrua as Luli, edhe pse mund të ndodhë të mbahen përpara ato të përgjithshmet. Duhet bërë që tani puna dhe oponenca për çështjet lokale sepse nuk ka asnjë përfaqësues opozitar në këshilla”, tha Meta.
-
VIDEO
Habit Meta: BE nuk i liberalizon vizat me Kosovën se ka frikë nga krimi kosovar
Bashkimi Evropian nuk i liberalizon vizat me Kosovën sepse ka frikë nga krimi kosovar. Këtë deklaratë e ka bërë sot nga Vlora, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
“Evropa ka problem shumë të madh me kriminalitetin që vjen nga vendet e Ballkanit. Kriminaliteti shqiptar në Kosovë, grupet kriminal kanë penguar vizat në Kosovë. Nuk ka lidhje me këto vendet që nuk duan”, tha Meta.
-
VIDEO
Meta: Nëse do kemi koalicion në të ardhmen, kusht referendumi
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se referendumi është angazhimi kryesor i partisë së tyre dhe këtë çështje nuk do e lënë pas dore për asnjë arsye. Meta thotë se edhe nëse do të ketë një koalicion me parti të tjera në të ardhmen, referendumi do jetë kusht i Partisë së Lirisë.
“Nëse do ikin edhe 100 mijë shqiptarë të tjerë, do jetë fatale për vendin tonë. Duhet të japim besimin që po luftojmë. Angazhimi unë për referendumet synon këtë gjë, të vendosë kontrollin e popullit mbi qeverinë e tij. Populli e vendosi me referendumin e ‘98, por ata kanë bërë çdo përpjekje që të kemi një ligj që bën të mundur zbatimin e referendumit. Ne këtë e kemi çështje të parë. Ky është angazhimi ynë i parë në çdo koalicion në të ardhmen. Kushti jonë nuk është marrim kaq apo aq bashki.”, Tha Meta.
-
VIDEO
‘Unë s’e lëshova karrigen time’, Meta: Turp të kenë ata që dogjën mandatet! I thash Kryemadhit të mos e bënte
Nga Vlora, Ilir Meta u shpreh se djegia e mandateve ishte një gabim, ndërsa ritheksoi edhe një herë se ia kishte lënë porosi kryetares së partisë, asokohe Monika Kryemadhi, që të mos e bënte sepse ishte një kurth.
"I keni djegur ju dhe turp të kenë të gjithë që ata që i kanë djegur mandatet, përfshirë dhe mikun tim Petrit Vasilin, unë se kam djegur mandatin tim, dhe porosia ime të shkruar e ka ish-kryetarja juaj dhe Vasili, në asnjë mënyrë mandatet, është një kurth, unë s’e lëshova zyrën time, tani 25 korriku fillon histori e re. Ky është moment që të ndryshojë. Është momenti të tregojmë se jemi shqiptar, njerëz që meritojmë të jetojmë të lirë dhe të respektuar dhe jo që jetojmë për një copë bukë dhe lëmoshën e kujtdo qoftë.
-
VIDEO
'Mbyll një shkollë, hap një burg', Berisha akuza qeverisë për menaxhimin e edukimit
Sali Berisha u takua sot me profesionistë dhe punonjës në fushën e edukimit, ku shprehu shqetësimet e tij për gjendjen aktuale të edukimit në Shqipëri.