-
VIDEO
Kryetarja e KLGJ: Harta e re gjyqësore produkt i grupit të punës, jo i Ramës apo Llagamit
Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami tha se harta e re gjyqësore është produkt i grupit të punës të përbërë nga përfaqësues të KLGJ, gjyqtarë e përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Duke i kthyer përgjigje Gazment Bardhi, ajo tha se kjo hartë nuk është produkt i Ramës apo Llagamit, por grupit të punës.
"Është analizuar çdo indikator, në grup pine ka qenë, KLGJ, ministria e Drejtësisë, kemi marrë iniciativë e Këshillit të Europës, edhe të projektit të USAID, të OSBE, të EURALIUS, dhe puna u mbyll brenda afatit, pavarësisht problemeve e pandemisë, dhe produkti i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë, nuk ka qenë një produkt i Ramës dhe Llagamit, por i grupit të punës", tha Llagami.
-
VIDEO
Haxhia: Pezulloni hartën gjyqësore, bëni më parë hartën territoriale
Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia është shprehur se duhet bërë fillimisht harta territoriale dhe më pas ajo gjyqësore.
Maks Haxhia: Jemi për Reformën në Drejtësi, nuk i përkasim asnjë partie politike, në mbrojtje të interesave të Avokatisë. Harta gjyqësore nuk është reformë në drejtësi, s'kemi hallë si do paguhemi, por që drejtësia të jetë eficente, dhe me këtë hartë, drejtësia nuk është eficente, nuk duhet kaluar në ekstrem, nga 6 Apele në 1, të paktën të ketë 3-4 Apele, një në Shkodër, në Fier a Vlorë dhe një në Korçë, dhe Tirana, unë jam një qytetar, ju po bëni hartën territoriale dhe s'e keni seriozitet, pezullojeni, bëni hartën territoriale dhe pastaj në bazë të hartës territoriale të bëhet zgjidhja, duhet që t'ju sigurojë që nuk e kemi bërë për xhepin tonë.
Klotilda Bushka: Harta gjyqësore është detyrim ligjor, si lidhet me çështjet e tjera nuk i takon këti Komisioni.
-
VIDEO
Rikthimi në politikë? Batuta e Gjinushit: Boll u rikthye njëri!
Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave, i pyetur nëse do të kërkojë nëse do të këtë një rikthim të tijin në politikë, Gjinushi u shpreh se nuk ka ambicie, ndërsa bëri një batutë për rikthimin e Berishës, për të cilin u shpreh se ‘boll’ u rikthyer njëri.
‘Nuk kam ndërmend, nuk lidhet me asnjë ambicie timen! Boll u rikthye njëri! (Qesh)’- tha Gjinushi.
-
VIDEO
'Butrinti', Gjinushi në Report Tv: Dakord me menaxhimin, por jo hulumtimin! Fondacioni s’mund të shkruajë historinë! Fjalori i Gjuhës Shqipe gati në 2023
Kreu i Akademisë së Shkencave, nuk e sheh problemin tek menaxhimi i parkut, por tek pjesa e hulumtimit. Në këtë pikë, thotë Gjinushi, në vëzhgim të parë është një tejkalim i institucioneve shqiptare të cilët kanë të drejtën ekskluzive që të kryejnë hulumtime. Sipas Gjinushit, një fondacion i caktuar mund të marrë përsipër menaxhimin, por jo shkrimin e historisë.
-
VIDEO
Dosjet e ish-sigurimit do të hapen për funksionarët publikë, ‘Ligjet’, Xhafaj-Gjiknuri debate për rezolutën e KLGJ -së
Autoriteti i Dosjeve duhet të listojë emrat e funksionarëve publikë që kanë qenë pjesë e ish-sigurimit të shtetit”. Ishte kjo kërkesa e opozitës në Komisionin e ligjeve, që gjeti përkrahjen e mazhorancës.
‘Partia Demokratike kërkoi në Komisionin e Ligjeve, hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të Shtetit për të gjithë funksionarët publike. Propozimi, u pranua nga kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotiolda Ferhati, e cila pati një sugjerim.’- tha Çupi.
‘Ndërkohë, rezoluta për veprimtarinë vjetore të Këshllit të Lartë Gjyqësor, u miratua vetëm me votat e mazhorancës, mes së cilës pati edhe debate. Nga ana tjetër, kërkesa e PD që dokumenti të hidhej për miratim pas raportimit të KLGJ në komision, nuk gjeti mbështetje.’Tha Gjiknuri-Xhafaj
Punimet në Komisionin e Ligjeve u mbyllën me ironi mes deputetes Çupi dhe kryetares së Komisionit Klotilda Bushkës.
-
VIDEO
Kulluri në Report Tv: Vendos Këlliçi në PD kur flas unë, kush është ky? Ça do ndodhë në shtator? Do bëjnë zgjedhje, do humbin
Gjatë fjalës së tij në Report Tv, ish anëtari i Këshillit të PD-së Ervin Kulluri përpos se shfaqi skepticizëm ndaj situatës së PD-së, në fjalën e tij u vunë re dhe nota pesimizmi. Kulluri tha në Report TV se fjalën e tij brenda partisë ja vendos Belind Këlliçi, të cilin e ironizoi për aktivitetin e tij brenda partisë.
‘S’është parti është sekt. Vendos Këlliçi kur flas unë, kush Këlliçi ky më fal?
Baçi: Jo s’ vendos Belind Këlliçi është një ndër figuratr më të mira, ndër më akitivët
Kulluri: Po po, të gjithë aktiv kanë qenë, ne kemi qenë pasiv, të gjithë aktiv paskan qenë, Po ik tani më tregon mua akivët.
Për situatën në shtator të PD-së, ish anëtar i Këshillit të PD-së u shpreh se do të ketë humbje.
'Hiç o kot Deja Vu. Bëjnë mitingje, bëjnë sikur bëjnë zgjedhje. Do humbin. Do gjejnë një më keq se Luli. Se shiko, Selami, Shehi, Basha e njëjta gjë. Se dëgjova dhe një perlë, do harroni dy Berishat e mëparshme, do vij Berisha i tretë. Po s’ka me lezet.'- tha ai.
-
VIDEO
Evazion fiskal me firmën e të moshuarës së vdekur, Meta: Krimi ka kapërcyer çdo imagjinatë! Manja: Ke hall tjetër, ato denoncime janë bërë prej vitesh
Për Presidentin Ilir Meta inceneratorët kanë përdorur firmat edhe të personave të vdekur për të bërë evazion fiskale.
-
VIDEO
Berisha krahason Shqipërinë me Sri Lankën: Si dy pika uji! Por ja si gënjen prapë
Në takimin me kryetarët e degëve, Sali Berisha tha se situata e Sri Lankës me Shqipërinë është thuajse e njëjtë. Sipas tij, ngjajnë i dy pika uji pasi në vendin tonë po rritet borxhi në mënyrë të shpejtë.
-
VIDEO
Situata në PD, Baçi në Report Tv: Deputetët që ndjekin lojën e Alibeajt, ndalojnë misionin e partisë! Kulluri: ‘Rithemelimi’, bashkëfajtor aq sa Basha
Ecuria e opozitës përballë një mazhorance e cila ka 9 vite në pushtet është një ndër çështjet më të diskutuara. E tillë ishte dhe tematika në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj
-
VIDEO
Tabloidi britanik: Baza detare e NATO-s në Shqipëri është paralajmërim për Vladimir Putin
"Shqipëria i ka dërguar një sinjal paralajmërues presidentit rus Vladimir Putin me ndërtimin e një baze të NATO-s në Durrës". Në lajm pasqyrohet vizita e kryeministrit Edi Rama, të mërkurën e 13 korrikut në Bruksel me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg për të diskutuar propozimin.
-
VIDEO
Yuri Kim takohet me ambasadorin e OSBE-së: Inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë sa më shpejt votën e diasporës
SHBA dhe OSBE inkurajojnë Shqipërinë për të mundësuar votën e diasporës. Ambasadorja Yuri Kim dhe Ambasadori në Tiranë, Vicenzo Del Monaco zhvilluan një takim, ku në fokus ishin drejtësia e re, zgjedhjet e lira e të ndershme dhe vota e diasporës
-
VIDEO
Garo në Report Tv: Protesta e 7 korrikut bashkoi PD-në! 'Berisha 3' do të udhëheqë opozitën e do të rikthehet si kryeministër
Floriana Garo, thotë se PD tashmë me udhëheqjen e Sali Berishës është më e bashkuar dhe se protesta ishte një manifestim shumë i mirë i shpresës që ka lindur me opozitën. Garo tha se Berisha 3 tashmë e ka një sfidë që të jetë më i mirë se Berisha 1 dhe Berisha 2, dhe të rikthehet si kryeministër i vendit.