-
VIDEO
Këlliçi: Qeveria e Ramës kryen evazion fiskal me të vdekurit, SPAK të hetojë
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i bëri thirrje SPAK që të hetojë për rastin e evazionit fiskal të 5.5 milionë eurove me firmë të falsifikuar të një të moshuare që kishte ndërruar jetë. Sipas tij, përgjegjës për këtë skemë mashtrimi është kryeministri Rama.
"Sipas traditës, shqiptari e ka zakon që, pas vdekjes së të afërmit, i shlyen çdo borxh që mund t’i ketë mbetur të ndjerit Për t’ia lënë pa barrë dhe pa gjynahe kalimin në jetën e pasosur. Qeveria e Edi Ramës, e kthyer në “qeveri të vdekjes”, punon për të kundërtën. Pasi rriti borxhin publik, duke zhytur në kamata të gjallët, nuk lë në paqe as të vdekurit. Kështu, edhe me Gjyste Sermin e ndjerë, të vdekur para dy vitesh, në emrin e së cilës figurojnë disa borxhe dhe padi në gjykatë.
E gjitha kjo si pasojë e makinacioneve të njerëzve të lidhur me aferën e inceneratorëve, në përpjekje për të fshehur dhe pastruar miliona eurot e skandalit të shekullit. Firma e Gjyste Sermit është falsifikuar dhe përdorur në veprime antiligjore, dy herë kur ishte në prag të vdekjes, dhe tri herë pas vdekjes. Në emrin e saj, post mortem, qarkulluan 5.5 milionë euro.
Në QKB janë bërë disa veprime nën firmën e saj, edhe pse statusi në gjendjen civile e shënonte si ‘e vdekur’. Kjo është një histori makabre keqpërdorimi të emrit, nderit dhe varrit të një shqiptareje. Zhbërja dhe turpërimi i një tradite të lashtë. Partia Demokratike i dënon ashpërsisht përdhosësit, mashtruesit kronikë dhe hajdutët serialë të pasurisë publike.
Ata kanë emra dhe portrete të ndryshëm, por që të gjithë gjallojnë nën hijen e Edi Ramës, ministrave dhe bandës së inceneratorëve. I bëjmë thirrje SPAK të dalë nga letargjia, të ndjekë paranë, dhe gjurma e tyre do ta çojë te porositësit e skemës. Në emër të dinjitetit dhe të ligjit duhen ndalur sa më parë ata, babëzia e të cilëve nuk ndalet para asgjëje. Ka ardhur koha që t’i themi “boll vodhe, IK!” kësaj qeverie të vdekjes", tha Këlliçi.
-
VIDEO
Rama nesër takim me Stoltenberg, PD e Berishës: Baza e re ushtarake e NATO-s, aferë korruptive e qeverisë
Të mërkurën, nesër kryeministri Edi Rama do të takojë shefin e NATO-s Jens Stoltenberg për të diskutuar propozimin për bazën e re ushtarake të NATO-së në portin e ri të Durrësit. Mirëpo, në vend që të ishte një plan që do të gjente edhe një dakordësi nga opozita, kjo nuk ka ndodhur, por Partia Demokratike e Sali Berishës e ka përdorur si një formë për të sulmuar kryeministrin Edi Rama.
-
VIDEO
5 Pyetjet nga Babaramo/ Opozita pas protestës, i ftuar Belind Këlliçi
‘Një Berishë ‘Non Grata’ në krye të Partisë Demokratike është një handikap që kalohet’, kështu u shpreh deputeti i PD-së Belind Këlliçi në ‘5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv. Por, surpriza e deklaratës së Këlliçit nuk ishte fakti që ‘Non Grata’ është një njollë që tejkalohet por krahasimi i Berishës është thjesht një deklaratë nga Tëitteri, madje këtë e ilustroi me kryeministrin e Indisë i cili i ‘shpëtoi’ Non Gratës së SHBA-ve dhe pati një takim me Obamën.
-
VIDEO
Berisha në listën e zezë, Këlliçi në ‘5 pyetjet’: Edhe kryeministri i Indisë ishte i shpallur ‘Non Grata’! Nuk shoh fatalitet, do tejkalohet
‘Një Berishë ‘Non Grata’ në krye të Partisë Demokratike është një handikap që kalohet’, kështu u shpreh deputeti i PD-së Belind Këlliçi në ‘5 pyetjet’ nga Babaramo në Report Tv.
-
VIDEO
Gara e PS, Veliaj: S’jemi parti që xhiron gomat para zgjedhjeve! Kryemadhi vjen në Tiranë për konferencë dhe ikën me vrap në Lalëz
Njësia 9 ishte ndalesa e radhës së kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për të dëgjuar prezantimet e platformave të kandidatëve në garë për kryetar të PS. Veliaj u shpreh se Partia Socialiste është e hapur për këdo që dëshiron t’i bashkohet një familjeje të madhe
-
VIDEO
Integrimi në BE/ Gjeta në Report Tv: Të diskutohet ndarja nga Maqedonia e Veriut! Dyshoj se Shqipëria do përballojë procesin e negociatave
Politologu Altin Gjeta foli në Report Tv në emisionin "Studio Live" nga gazetari Arbër Hitaj për celjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deri tani procesi ka qenë peng i vetos bullgare për RMV, ndaj Gjeta thekson se vlen për tu diskutuar që Shqipëria të vijojë rrugën e vetme drejt integrimit europian.
-
VIDEO
Bojkoti i avokatëve, Hajdari: Uroj të mos dënohen nga gjyqtarët! Vangjeli: Si u humb në 2008-ën shansi për reformimin e drejtësisë
Hajdari paralajmëroi dhe uroi që çështja të mos thellohej deri aty sa gjyqtarët të detyroheshin të dënonin avokatët
-
VIDEO
Vangjeli: Naivitet kriminal të mendosh se drejtësia e re do të ndryshonte klasën politike në vend
Sipas Vangjelit, kjo lidhet me ndarjen e pushteteve dhe se politika ndryshohet vetëm përmes zgjedhjeve. Vangjeli tha se drejtësia godet individin apo fenomenin, por jo të bëhet pjesë e lëvizjeve politike.
Sipas tij, kjo lidhet me ndarjen e pushteteve dhe se politika ndryshohet vetëm përmes zgjedhjeve. Vangjeli tha se drejtësia godet individin apo fenomenin, por jo të bëhet pjesë e lëvizjeve politike.
“Është kriminale të mendosh se drejtësia e re, qoftë edhe ajo hyjnore, do të ndreqë apo do të ndihmojë në përmirësimin e klasës politike. Sepse bie ndesh me ndarjen e pushteteve. Do ishte më e dëmshme të ndërhynte drejtësia në korrigjimin e klasës politike, sesa një klasë politike e keqe. Drejtësia godet individin, fenomenin. Politika vetërregullohet përmes sistemit të votës dhe kjo është thelbësore.
Vetëm ata që nuk e duan këtë vend e kanë artikuluar këtë dhe e kanë besuar naivët. Jo, drejtësia dhe politika janë dy pushtete të ndara. Do të godasë për shembull ministra të caktuar dhe kjo mund të sjellë mundësinë e përmbysjes së një qeverie dhe të zgjedhjeve të parakohshme. Por nuk ka gjë më të tmerrshme sesa një drejtësi me prapavijë politike. Në Italinë e 30 viteve më përpara ndodhi një gjë e tillë, shumë më e zbutur se kjo që themi sot. Gjyqtarët heronj u shndërruan në klasë politike dhe s’e bënë Italinë as më të mirë, as më të ndershme.
Imagjinoni se çfarë mund të ndodhë në një vend të varfër si Shqipëria. Është ende shpejt, por s’është vonë për të parandaluar të ligët” – tha Lorenc Vangjeli.
-
VIDEO
Shkëlqim Hajdari: SPAK nuk mund të ndryshojë të gjithë historinë e korrupsionit në Shqipëri
Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari tha pasditen e së hënës se roli i SPAK është keqkuptuar nga opinion publik. Sipas tij, organi në fjalë nuk ka për detyrë të godasë vetëm korrupsionin në nivelet më të larta, pavarësisht dëshirës së qytetarëve.
Hajdari u shpreh se SPAK është një histori suksesi dhe një strukturë tepër profesionale. Ai tha se gjëja më e rëndësishmë është se sot kemi një strukturë të shkëputur nga ndikimi politik apo ai kriminal.
“Ne e kërkojmë shpëtimin nga korrupsioni, nga SPAK-u. Njerëz që nuk janë profesionistë kanë të drejtë ta kërkojnë nga ky organ sepse në fund të fundit u krijua një strukturë. Por nuk është kështu, sepse SPAK është sot një strukturë e mbrojtur nga ndikimi politik apo ai kriminal. Por nuk mund të ndryshojë të gjithë historinë e paligjshmërisë në Shqipëri.
Sigurisht opinion publik është më i interesuar për çështje të bujshme, por edhe ngjarjet e vogla duhet të hetohen. Suksesi më i madh i SPAK nuk është që janë dërguar në gjyq disa ish-ministra apo deputetë. Puna e SPAK është profesionale.
Kemi krijuar një strukturë që është e ngjashme me ato në Itali, Amerikë e të tjerë vende. SPAK ka dhënë prova për të fituar besimin e homologëve në botë fal disa operacioneve të përbashkëta. A do të kemi goditje të zyrtarëve të lartë? Sigurisht që do të ketë, por denoncimet duhet të kthehen ne prova” – tha Shkëlqim Hajdari në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV.
-
VIDEO
Srebrenica, Çupi në Report Tv: Olldashi është vrarë për arsye të brendshme të PD! Berisha takime të fshehta nga SHBA me Bullatoviç
Në përkujtimin e 27 vjetorit të masakrës së Srebenicës, analisti i njohur i ftuar në Studio Live në Report Tv me gazetar Arbër Hitaj foli rreth gjendjes së Shqipërisë aso kohe dhe sesi u prit nga vendi dhe qeveria aso kohe.
-
VIDEO
Vizita e Gjiknurit në Athinë, Rithemelimi: PS i ka kthyer ambasadat në zyra elektorale
Grupi i Rithemelimit ka akuzuar shtetin shqiptar se e ka kthyer ambasadën tonë në Athinë në zyrë elektorale. Indrit Hoxha, Sekretar për Emigracionin, në një konferencë për shtyp ka denoncuar përdorimin e ambasadës së Shqipërisë në Athinë për mbajtjen e takimeve të Partisë Socialiste.
-
VIDEO
Tabaku: Dëshira për të larguar Ramën, s'do të thotë besim i shqiptarëve te opozita si alternativë! Duhet PD e re, jo e izoluar
TIRANË- Deputetja Demokrate, Jorida Tabaku ka zgjedhur që t'u jap një përgjigje të gjithë kritikëve që e 'sulmuan', pasi ajo tha se protesta e Sali Berishës, përveç pjesëmarrjes së mirë, nuk solli asgjë ndryshe nga sa ishte ofruar deri në 2013. Duke iu drejtuar demokratëve, Tabaku thotë se gabimi i PD në 8 vite ka qenë ngatërrimi i dëshirës së përbashkët me shumicën për të larguar kryeministrin Edi Rama me besimin e shumicës së shqiptarëve tek alternativa e PD.