• VIDEO

    Eksperti Gjipali në Report Tv: Nëse nuk miratohet, Shqipëria ndahet, mbetet e favorizuar

    Eksperti i integrimit Gledis Gjipali, njëkohësisht dhe drejtori ekzekutiv i "Lëvizjes  Evropiane", i ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu foli se çfarë pritet për Shqipërinë pas miratimit të ‘propozimit francez’.

  • VIDEO

    Berisha sërish mesazh ambasadores Kim: Shqiptarët kanë qejf t’i marrin vetë vendimet

    Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur një deklarate të ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim e cila para disa kohësh ka thënë se do të ishte tragjedi për vendin nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu.

    I pyetur për këtë, Berisha i ka dhënë një mesazh ambasadores duke i treguar sesi të psikologjisë i vendit, që mesa duket Kim nuk e ka bërë sipas tij. Nuk ka ditur të lërë shqiptarët të marrë vendimet vetë.

    'Ajo që mund të them unë, deklaratat të cilat synuan të kundërshtojnë mbështetjen ndaj Sali Berishës nuk janë përfillur nga qytetarët. Ambasadori i parë i SHBA-ve ka qenë një burrë shumë i shquar, ai shkruan: Shqiptarët janë miqtë tanë na duan shumë, por kanë një gjë, kanë dëshirë që vendimet ti marrin vetë. Dhe unë mendoj se ai ka qenë një njohës i shkëlqyer i psikologjisë shqiptare.'- tha Berisha ndër të tjera.  

    “Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu,” deklaroi ambasadorja 1 vit më parë.

  • VIDEO

    Spartak Ngjela analizon sezonin politik

    Avokati Spartak Ngjela ka analizuar sezonin politik, zhvillimet në PD dhe lëvizjen e Sali Berishës në intervistën për Report Tv në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga.

  • VIDEO

    Festa Kombëtare e Francës/ Meta: Shqipëria s’ka asnjë alternativë tjetër përveç Bashkimit Europian

    Presidenti Ilir Meta së bashku me miq dhe diplomatë të Francës kanë kremtuar sot Festën Kombëtare, Ditën e Bastijës. Kreu i Shtetit falenderon Francën për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë në procesin e integrimit Evropian

  • VIDEO

    Ngjela pro hartës së re gjyqësore: Që kur isha ministër drejtësie kërkova 12 gjykata! Ja argumenti që kishte

    Avokati Spartak Ngjela është pro hartës së re gjyqësore. Në intervistën për 'Repolitix' nga gazetari Denis Minga, Ngjela u shpreh se që në vitin 1998 kishte kërkuar 12 gjykata në të gjithë vendin pasi përdori argumentin e karakterit metropolitan, por pati ndërhyrje.

    "Kanë njëfarë të drejte që i kërkojnë zgjidhje qeverisë se do bëhet me ligj parlamentar. Qeveria ka shumicën. Ata thonë mos bëni ligjin. KLGJ nuk kanë cfarë ti thonë. Nuk ndërhyn dot avokatia. Qeveria nuk është shprehur do e votojë ligjin apo jo.

    Që në 1998, kur kam qenë ministër i drejtësisë kam kërkuar 12 gjykata. Argumenti im është i filozofisë së të drejtës në funksion të gjyqësorit që gjykata ka karakter metropolitan. Gjykata ka karakter metropolitan. Metropol do të thotë qytet i madh. Thërrita ekspertët e popullsisë së një qyteti dhe më analizuan metropolet, dolën 12. E mora me ekspertë. I thashë më nxirrni banorët me mbi 60 mijë banorë. Më ndërhynë andej e këtej dhe hoqa dorë. Nuk mund të dal nga ideja ime", tha Ngjela.

  • VIDEO

    Ngjela në Report Tv: Berisha kërcënohet nga Perëndimi, nuk ka strukturë mendore për të ardhur në pushtet

    Avokati Spartak Ngjela ka analizuar sezonin politik, zhvillimet në PD dhe lëvizjen e Sali Berishës në intervistën për Report Tv në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga.

  • VIDEO

    Spiropali-Berishës: E nise punë si të ishe Skënderbeu i dytë dhe përfundove si Saliu i fundit

    Pas fyerjes nga Sali Berisha, mori fjalën Elisa Spiropali duke i thënë se e nise punën si të ishte Skënderbeu i dytë dhe përfundoi si Saliu i fundit.

    "Vetëm sa provove dhe me fjalën, dhe me ndjesën, dhe me skuqjen, dhe me pacipësinë që ne do vazhdojmë këtu Sali të mbyllim veshët, të mbyllim hundët kur ti flet këtu sa për të dhënë mundësinë që drejt Perëndimit të diellit të vazhdosh të shkosh sic ke bërë deri tani. I turpëruar si burrë, i turpëruar si gjysh, si politikan, si njeri sepse e nise këtë punë si të ishe Skënderbeu i dytë dhe përfundove si Saliu i fundit", tha Spiropali.

    Pas saj mori fjalën edhe Klotilda Bushka duke thënë se nuk pranon këtë sjellje.

  • VIDEO

    Berisha fyen Spiropalin, kryetarja e Kuvendit i ndërpret fjalën: Shkelje e rëndë etike! Ndërpresim seancën, do merret masa disiplinore

    Teksa mori fjalën për të replikuar ndaj ministres Elisa Spiropali, Sali Berishës i është ndërprerë fjala për fyerje dhe pritet tw merret masa disiplinore.

    "Salariotët nuk kanë të sosur. Ky burri që i dha 500 milionë lekë tenderin kuzhinierit të djalit si puna e salariotit që i dha vëllait të kësaj ministres, të Spirobucit", tha Berisha.

    "Ju ndërpres fjalën. Nuk mund të pranohet kjo fyerje e rëndë. Është shkelje e rëndë etike. Keni shkelur rëndë Kodin e Etikës. Do ndërpritet seanca për të vijuar me masën disiplinore", tha Nikolla.

  • VIDEO

    Spiropali i përgjigjet Berishës: O shpërdorues i fjalës, nuk e mposht dot Shqipërinë! Populli të flaku, e more përgjigjen që s'të lë të flesh

    Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin i është përgjigjur Sali Berishës duke e konsideruar shpërdorues të fjalës. Pas fjalqës së tij në Kuvend, Spiropali i tha se e mori përgjigjen nëse populli e do apo jo. Ndër të tjera i thekson se nuk do ta mposhtë Shqipërinë e nuk do të mundë të shkelë ligjet.

    "O shpërdorues i fjalës, o beterr i komunikimit. Dije se me këtë që the, e bëre sot këtu në parlament, i ktheve përfundimisht pyetjes që të mundon dhe nuk të lë të flesh natën, të do apo jo populli. Populli që të flaku sic e meriton ta ka kthyer përgjigjen dhe sot me këtë që the e bërë i dhe edhe popullit përgjigjen përfundimtare se e ke merituar flakjen  e tij, të SHBA, të cdo deputeti që të kthen kurrizin dhe të këtij parlamenti që kur flet ti, sekëlldis mendjen, mbyll hundët, gati sa nuk mbyll sytë por do durojmë që ti tregojmë brezave të ardhshëm se si nuk duhet të jetë një burrë shteti.

    Se si nuk duhet të flasë një politikan, se si nuk duhet të mendojë një njeri që përfaqëson popullin, si nuk mund ta përdhosësh shenjtërinë e vdekjes. Do durojmë, durimi me ty është i pafundëm për të provuar se atë që thoshte Pushkini që nuk ka iluzion më të ëmbël se të kujtosh kohët e shkuara dhe të pranosh të vërtetat e kohës. Nuk e pranon dot që e shkuara nuk kthehet më. Ky është problemi yt por nuk do të jetë i qytetarëve shqiptarë. Nuk mund ta mposhtësh Shqipërinë, nuk mund t'ia shkelësh ligjet", tha Spiropali.

  • VIDEO

    Berisha paralajmëron mazhorancën: Do bëj gjithçka që çdo forcë politike, e cila nuk voton të dalë jashtë harkut kushtetues

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar qeverinë që të rikthejë votën ose do bëjë cdo gjë që të ndalohet me ligj çdo forcë politike që nuk voton. Për këtë i referohet zgjedhjes së kryetarëve të degëve nga PS.

    “E dini ju hemorragjinë e tmerrshme të trurit që keni krijuar këto vite me mijëra mjekë, pedagogë, psikologë, juristë të shkëlqyer të të gjitha fushave ikin sepse ju bëni një luftë amorale shtresës së mesme. E dini ju që për 9 vite në universitete publike të vendit në mënyrën më skandaloze ju ndaluat mbrojtjen e doktoratave. E dini ju që doktoratat janë një nga rrugët më dinjitoze të kërkimit shkencor. Ku e dini ju çfarë është shkenca. Ju jeni shndërruar në qenie shtetërore. Kur ua heq votën ai si nuk ndjeheni të turpëruar kur dilni para nesh dhe para shqiptarëve?

    Ua them këtu, ose do riktheni votën ose do të dilni jashtë ligjit. Ju garantoj se do të bëj gjithçka që partia e cila nuk voton, të mos ekzistojë në harkun Kushtetues të Shqipërisë. Ju pret dalja jashtë ligjit. Çfarë eksperimenti bëtë me këtë? Si mund të jetë një parti? Apo se është e Edi Ramës? Unë ju kam kundërshtarë por do bëj gjithcka që cdo forcë politike, e cila nuk voton të dalë jashtë harkut kushtetues. Të ndalohet me ligj, të nxirret jashtë ligjit. Prandaj filloni betejën për rikthimin e votës”, tha Berisha.

  • VIDEO

    Varhelyi: Po ndërtoni Shqipërinë për brezin e ardhshëm! Shpresoj se do ketë lajme të mira për Konferencën e Parë Ndërqeveritare

    Komisioneri për Zgjerimit, Oliver Varhelyi ka folur për bypassin e Vlorës duke thënë se vijon të befasohet nga rrugët sa herë vjen në Shqipëri për shkak të investimeve që bëhen në infrastrukturë. Sipas tij, qeveria po ndërton Shqipërinë për brezin e ardhshëm ndërsa shton se në këto rrugë do të shihen automjete të rënda që do të lehtësojnë tregtinë, gjë që do të ndikojë edhe në ekonomi.

     
  • VIDEO

    ‘Drejtësia të godasë dhe në radhët e opozitës’, Salianji: Ne vetëm fjalën kemi

    Deputeti Ervin Salianji, në fjalën e tij në Kuvend ka kritikuar qeverinë për qeverisjen. Salianji u ndal edhe tek thirrjet e deputetëve të PS-së të cilët kërkonin që drejtësia të godasë edhe në radhët e opozitës.

    ‘Një pjesë e madhe  deputetëve të PS thotë se drejtësia do të funksionojë për të gjithë. Ne vetëm fjalën kemi. ka pas ish-ministra në anën tonë që mund të kenë kryer korrupsion, por për 9 vite nuk keni çuar ndonjë kallëzim. Ne mund t’ju kërkojmë llogari dhe ne pse nuk keni mbajtur premtimet. A ka këtu një marrëveshje të heshtur për t’u hedhur hi syve qytetarëve shqiptare. Shqipëria është turp, është kokë më kokë me Rusinë për korrupsionin. Sipas raporteve të OKB-së. Ne po ndërtojmë shtet pambuku, ku më i forti i mbyt të gjithë të tjerët.’- tha Salianji.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv