-
VIDEO
Protesta e 7 korrikut, Sula në Report Tv: Nëse Berisha gjen mënyrën e bashkimit do marrim 25 bashki! Tubohet sepse 'laku' ka vajtur në fyt
Pas protestës së 7 korrikut të iniciuar nga ish kryeministri Sali Berisha, i ftuar në Studio Live në Report tv me gazetarin Andi Kapxhiu, deputeti i PD-së Dashnor Sula ka shprehur bindjen se nëse ndiqet strategjia e duhur, PD do vijë në pushtet
-
VIDEO
Berisha: Do vijojmë me protestat! Deputetët që na u bashkuan, zgjedhje e duhur, por s’i injoroj problemet! Po të ishte Basha do më merrte lajmin
Pas protestës së mbrëmjes së djeshme të 7 korrikut ish kryeministri Sali Berisha ka dalë në një komunikatë për media. Duke e cilësuar si një tubim nuklear nga misionarët e shqipërisë, Berisha bëri me dije se tubimet do të vijojnë.
-
VIDEO
PD kërkon heqje të mandatit të deputetit të Xhaçkës, mblidhet Këshilli i Mandateve! Ministrja përfaqësohet nga avokati
Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur sërish ditën e sotme, në mbledhjen e tretë, për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik.
-
VIDEO
I keqardhur se Basha nuk erdhi në protestë? Berisha: Jo se do më vidhte lajmin
Sali Berisha tha se Luzlim Basha nuk duhej të vinte në protestë pasi do i vidhte lajmin.
“Nuk kam, ishte rast i veçantë ai. Nuk do më pëlqente askush të anatemohej, ose të ndodhte ndonjë gjë.. Ju ishit në kërkim të lajmit. Pse të ma prishte lajmin ai mua”, tha Berisha për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku.
-
VIDEO
Si do e largoni Ramën nga pushteti, Berisha: Po s'iku do ta heqim! S'qe i zoti të kundërshtonte një votë të vetme tonën
Në një konferencë për mediat, Berisha foli për largimin e mazhorancës nga pushteti ku u shpreh se nëse nuk ikën do ta heqim.
'Në fakt po s'iku do ta heqim. Unë kam këtë koment, dje kam deklaruar para shqiptarëve dhe botë, Edi Ramën armik dhe sigurisht mund të ketë pasur dhe mund të ketë njerëz që mendojnë se kjo ishte e rëndë. e kam deklaruar armik me bindjen e ndërgjegjes sime, e para për monizmin duek rrëmbyer votën e shqiptarëve. Për mua v ota është thelbi i lirisë. Duke e armatosur patronazhistët me të dhëna qytetarëve, me votat e Taulant Ballës është gjaku i Pjerin Xhuvanit. Edi Rama do të trajtohet si armik i votës së lirë dhe kjo është e prerë. Rama s'qe i zoti të kundërshtonte një votë të vetme. Ju mund të thoni se, sot i ka 100% për faktin se Lulzim Basha bojkotoi zgjedhjet, unë u them ju se Rama e deshi Basha bëri gabim të madh, por Edi Rama donte me çdokush të bojkotonte zgjedhjet. 5 muaj u shtyjnë zgjedhjet lokale, isha i gatshëm 10 muaj të shkoja dhe monizmin mos ta lejoja. Bëri gjithçka nga referomë territoriale deri te heqja e presidentit. Rama është demon i pushtetit. O do votojnë shqiptarët ose e ardhmja e tyre nuk ekziston.'- tha Berisha.
-
VIDEO
Në protestë iu bashkuan edhe deputetët kritikë, Berisha: Zgjedhja e duhur, por nuk i injoroj problemet e brendshme
Një ditë pas protestës, Sali Berisha ka komentuar faktin që iu bashuan edhe deputetët kritikë. Berisha tha se se kanë bërë zgjehdjen e duhur dhe se janë të mirëpritur në Partinë Demokratike. Por, ai tha se nuk i injoron problemet e brendshme.
“Kanë përmbushur një detyrim moral dhe ligjor. Janë deputetë të PD dhe janë gjetur me zgjedhësve mbështetësve aty ku duhet të ishin. Unë i përgëzoj. E kam deklaruar që protesta i mirëpret, i kemi ftuar. Janë deputetë të PD-së, nuk injoroj problemet që ekzistojnë, ata që vijnë në PD e parë dinë të marrin vendimet e duhura”, tha Berisha.
-
VIDEO
Kur do nisin protestat e tjera? Berisha: Do ndjekim një strategji të caktuar, derisa të arrijmë qëllimin
Ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë, Sali Berisha konfirmoi se do të vazhdojnë protestat kundër qeverisë. Ai nuk dha një kohë se kur do të nisin, në verë apo vjeshtë, por tha se do të ndiqet një strategji e caktuar.
“Misioni do vazhdojë me një projekt të caktuar. Nuk mund të them se do jetë vera apo vjeshta, por ai do vazhdojë në format e tij gjersa në fund do kalojë qytetarët në shesh të gjejnë realizmin e qëllimit të tyre”, tha Berisha.
-
VIDEO
Veliaj pret deputetët dhe senatorët italianë: Italia, avokatja më e mirë e Shqipërisë në Bashkimin Europian
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti një delegacion të Parlamentit dhe Senatit Italian, të cilët ndodhen për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Gjatë bashkëbisedimit me deputeten Francesca Gerardi dhe senatorin Manuel Vescovi, Veliaj vlerësoi kontributin e Italisë si një avokate e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
-
VIDEO
Kryemadhi: Ministria e Financave pranoi evazionin fiskal të 500 kompanive! Pse nuk janë audituar inceneratorët
Në një tjetër konferencë për mediat, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar sot se tashmë Ministria e Financave e ka pranuar atë që ajo e qaun afera e inceneratorëve dhe evazionin fiskal që është bërë nga kompani të ndryshme aty.
-
VIDEO
Rama vizitë në sheshin e ‘Flamurit’ në Vlorë: Do bëj një seri me pllaka bronzi, secila të mbajë emrat e firmëtarëve të Pavarësisë së vendin
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në sheshin në sheshin e ‘Flamurit’, në të cilin kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin.
-
VIDEO
‘Nuk ju ka uruar askush nga ndërkombëtarët’, përgjigjet Berisha: S'mbaj mend të më kenë uruar ndonjëherë ambasadorët
Sali Berisha tha se nuk mban mend që ta ketë uruar më parë edhe gjatë fitoreve të tjera ndonjë ambasador. Kjo ishte përgjigja që ish-kryeministri u dha gazetarëve të cilët e pyetën për faktin se askush nga ndërkombëtarët se ka uruar për zgjedhjen në krye të PD-së
-
VIDEO
Mbledhja e Alibeajt për zgjedhjen e presidentit, Berisha: Nuk ka asnjë tagër nga PD! Paralajmërimi për Ramën
Sali Berisha ka komentuar takimin e Alibeajt për zgjedhjen e presidentit.
“Përveç autoritetit që i jep Edi Rama Alibeajt nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga PD e Shqipërisë. Çdo veprim i tij është sinkronizim i një farse të shpifur të zgjedhjes së presidentit të republikës nga Edi Rama me opozitën. Duhet të dënojnë me ashpërsinë më të madhe pikëpamjen e Edi Ramës të konsiderimit të emigracionit dhe diasporës si një zonë e vecantë elektorale. E paralajmëroj këtu, të mos luajë me liritë dhe të drejtën e miliona shqiptarëve që janë sot në të katër anët e botës. Ata do ushtrojnë të drejtën e votës së tyre për kandidatët e qyteteve apo zonave të vendeve të tyre të origjinës. Çdo përpjekje që shprehu nëpërmjet veglës së tij Alibeaj për një zonë të veçantë për emigracionin është antidemokratike, antishqiptare, është një fyerje e madhe që u bëhet emigrantëve dhe diasporës shqiptare në të katër anët. Do të hasë kjo në një rezistencë mbarëkombëtare”, tha Berisha.