• VIDEO

    Ironia e Braçe: Lopët janë shtuar me frymë! Hanë më shumë dhe shtrenjtë! Bujku 'po shtrydhet' nga fermeri

    Deputeti socialist Erion Braçe në interpelancën e tij me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, ka mbajtur një fjalim me nota ironike. Nga Foltorja e Kuvendit, Braçe tha se sot bujku po “shtrudhet” ne tregtari, pasi sipas tij ky i fundit ka fitime marramendëse, ndërsa për bujkun ajo që ofrohet është një pagë minimaliste. Ai solli në vëmendje edhe deklaratën e bërë për lopët, ku thotë se ka rënë numri i tyre, dnonëse qeveria  e mohon.

    “Kam mërzitur edhe Netën edhe Pandin, vajta ndava njerëzit e zakonshëm nga elita, nxita mos besim ndaj tyre, ngrita popullin nga kokëulur në fushë lart, dhe bëra më shumë kur nxita mosbesim dhe rregullave të lojës që nuk janë, e solla në një platforme që ndan bujqin nga prodhuesi nga një grup tregtarët kartel, kaq kam bërë, pra një person, deputeti që pranon situatën. Fillon me “jemi mirë”, edhe pse gjithë bota ka 2 vite të mira që vetëm në ushqime nuk kufizohet, rritja ekonomike e 3 mujorit të parë për bujqësinë na e konfirmoi, 0.01%, edhe pse krahasimi ishte i padrejtë se u bë krahasimi me 3 mujorin e vitit të kaluar, jo 3 mujorin e fundit, 3% jemi rritur më shumë krahasim me atë të shërbimit, por kjo është e jashtëzakonshme, që jemi rritur, por është sa gjysma e inflacionit, u rrit kostoja e fidanëve, prej TVSH, kostoja e vaditjes, u rrit kostoja e plastmasit, e tubave për vaditje, kostoja e ushqimit të kafshëve, kjo është popullit, lopët kundër elitës që i numëron, i matrikullon, i subvencionin, i numëron prap, ato janë rritur, janë vetëm pa shoqet, hanë më shumë dhe shtrenjtë, tani kanë edhe status, lopët janë shtuar me frymë, po çmimet janë rritur, te bujku jot, te tregtari, qytetari, tregtari po merr shumë, madje 2-3 se bujku kur është në kosto, ose 5 herë më shumë kur është nën kosto, tregtari kapitalisit, bujku është populli, bujku nuk ka për ta kuptuar kurrë se sa shitet produkti I tij, paratë e tij i merr prodhuesi, grumbulluesi, kjo është bujqësia që po vjen, e përqendruar te 200 sipërmarrës të mëdhenj që japin rroga minimale te bujku. Biden një vit më parë nxori një urdhër në 9 korrik 2021, fermerët po shtrydhen nga tregtarët, si rezultat përfitimi I fermerëve ka rënë, Joe Biden është populist, unë sapo u bëra realist”, tha Braçe.

  • VIDEO

    Sula: Absurde! Nuk mund të mbahet seanca, se s’ka kuorum! Kur opozita flet, ikin anëtarët e qeverisë

    Deputeti i PD-së, Dashnor Sula tha se seanca parlamentare po zhvillohet në kundërshtim me ligjin, pasi nuk ka kuorum.

    “Me 49 deputetë dhe u çel seanca, nuk ka kuorum. Mungesë respekti që kur debatojnë për projektligje, mungesa e anëtarëve të qeverisë është gjithmonë, përveç Spiropalit, aq më tepër me kolegët me njëri tjetrit, është e pamoralshme, që duke diskutuar në Foltore menjëherë dalin kutit e votimit pa përfunduar debatet për projektligjin”, tha Sula.

    •  
  • VIDEO

    Alibeaj kritika Nikollës në Kuvend: Po abuzoni me pozicionin tuaj! Keni bërë rezolutën një muaj e gjysmë me vonesë

    Nga vendi, deputeti i PD-së, Enklejd Alibeaj, u shpreh se kryetarja Kuvendit, Lindita Nikolla ështëduke abuzuar me pozicionin e saj.

    Po abuzoni me pozicionin tuaj. Kush e vendos, unë jam kryetari i komisionit. Jo vetëm që jeni me një muaj e gjysmë me vonesë por keni bërë diçka që nuk është e drejtë. Kaluam rezolutën e Srebrenicës dhe jo të Kosovës? Seancën tjetër do duhet domosodshmërisht të jetë rezoluta jonë por edhe rezoluta tjetër.- tha ai 

  • VIDEO

    Rezoluta e Srebrenicës, Tritan Shehu kërkesë në Kuvend: Votuam në mënyrë absurde! Të ripërsëritet

    Deputeti  i PD-së, Tritan Shehu ka hedhur disa akuza në Kuvendin e ditës së sotme sa i përket miratimit të rezolutës të Srebrenicës. Shehu kërkoi që votimi të ripërsëritet pasi është Komisioni i Kryetarëve është mbledhur në mënyrë sekrete.

    'Votuam në mënyrë absurde, është no sens në kundërshti me rregulloren. Duhet të ndryshoni miratimin e rezolutës. Ku e dimë ne si janë numëruar. Prandaj duhet votimi elektronik këtu. Është ,mbledhur në mënyrë sekrete komisioni kryetarëve. Ju kërkoj të mbivendosni rregulloren, të korrigjohet mënyra e votimit për rezolutën e Srebrenicës. '- tha Shehu.

  • VIDEO

    Sot Kuvend/ Braçe sërish interpelancë me Krifcën për bujqësinë! Raportojnë edhe SPAK, KLP, ILD e KLGJ

    Ditën e sotme është seanca e radhës parlamentare, ku do të nis me një interpelancë mes socialistit Erion Braçe dhe ministres së Bujqësisë, Frida Krica. Kjo është interpelanca e dytë radhazi mes Braçes dhe Krifcës lidhur me problemet në bujqësi.

  • VIDEO

    Veliaj në njësinë 11: Berisha flet për protesta, në ’97 i vuri shqiptarët të vriten me njëri-tjetrin

    Kur na ndajnë më pak se një vit nga zgjedhjet e ardhshme vendore, Kryetari i PS për Tiranën, Erion Veliaj shprehu domosdoshmërinë për të siguruar shumicën ne Këshillin Bashkiak, si garanci për të ecur përpara dhe për të marrë vendime të rëndësishme për qytetin dhe qytetaret.

  • VIDEO

    Video virale që çmonton propagandën e treshes Berisha-Meta-Kryemadhi: Evazioni u denoncua në vitin 2018, po luajnë teatrin e radhës

    Një video që çmonton propagandën e treshes Berisha Meta Kryemadhi sa i takon deklaratave të fundit publike mbi evazionin fiskal po qarkullon në rrjet.

  • VIDEO

    Situata në PD/ Karabina: Partia s’është e bashkuar! Të pritet vendimi i Apelit! Kuçana: S’ka gjykatë që i del kundër popullit të 7 korrikut

    Partia Demokratike vijon që të jetë e përçarë! Dy anëtarët e Këshillit Kombëtar të kësaj partie Mirela Karabina, e grupit të Lulzim Bashës dhe Ilirijana Kucana e grupit të Rithemelimit, me qëndrimet në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv nuk u dakordësuan se kjo parti është e bashkuar

  • VIDEO

    Baza detare e NATO-s në Durrës, Kollçaku në Report Tv: Porti, pikë strategjike! Përmendemi nga Putini sepse jemi krah aleancës dhe SHBA-ve

    Për gjeneralin e Brigadës njëkohësisht deputeti i Partisë Socialiste Bardhyl Kollçaku ka folur pasditen e sotme në Studio Live në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj me praninë e NATO-s në vendin tonë dhe përballes së aleancës me Rusinë

  • VIDEO

    Mijëra dosje presin për gjykim, Ministri i Drejtësisë: Shumë shpejt procese gjyqësore edhe online

    Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se shumë shpejt disa seanca gjyqësore do të zhvillohen online. Ai tha se nisur nga stoku i dosjeve në gjykata, kanë marrë eksperienca nga vendet europiane që palët t’i drejtohen seancave gjyqësore pa qenë të pranishëm fizikisht.

  • VIDEO

    Harta e re gjyqësore, Kryetarja e KLGJ: Vendimi, përfundimtar! Bardhi: Është projektuar në kohën kur sistemi i drejtësisë ka qenë i destabilizuar

    Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami i është përgjigjur pyetjes së ngritur nga deputeti demokrat Gazment Bardhi, nëse ky vendimi për hartën e re gjyqësore është përfundimtar. Llagami e pohoi, duke thënë se ky vendim është përfundimtar dhe pasi e hartuan ia kaluan Ministrisë së Drejtësisë.

    Bardhi: Vendimi është përfundimtar apo është i hapur për grupet e interesi? Nuk jemi këtu për të mbuluar gropat e krijuara nga gropat e lëna bosh nga reforma në drejtësi? Nëse kryetarja e KLGJ thotë ne e kemi mbyllur këtë çështje, për çfarë e diskutojmë këtë? Shqetësimet që janë ngritur nga komisioni i ligjeve, nga grupet e interesit,  a kanë rëndësi? Apo thjesht po prisni që Ministria e Financave për fondin, Ministrisë së Drejtësisë për firmën dhe Këshillit të Ministrave për vendimin final?

    Llagami: Materiali iu propozua mbledhjes plenare ky është qëndrimi përfundimtar i KLGJ që ia çoi Ministrisë së Drejtësisë.

    Bardhi: Ky diskutim është thjesht për të sqaruar qytetarët mbi dëmet që do iu shkaktohen nga harta gjyqësore. Sipas raportit që ne kemi para, periudha apo të dhënat që janë marrë në analizë për të dalë në konkluzione përfshin vitin 2016-2020. Periudha më e keqe që po kalon sistemi i drejtësisë nga pikëpamja e eficencës, të projektosh organizmin e sistemit të drejtësisë bazuar kur është i destabilizuar, do të thotë të destabilizosh.

  • VIDEO

    Llagami i përgjigjet Haxhisë: Ja pse kemi dalë në përfundimin për vetëm 1 Gjykatë të Apelit

    Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami ka sqaruar edhe arsye se përse është vendosur që të shkohet nga 6 Gjykata të Apelit, në 1 të vetme. Ajo tha se fokusi ka qenë të shpërndarja e dosjeve në mënyrë të barabartë për çdo gjyqtar të Apelit.

    "Kemi 220 gjyqtarë nga 400 që duhet, Në cdo muaj që kalonte për shkak të vettingut dhe prioritetit që kishte vettingu, zbrazi Apelet, Këshilli u përballë me një situatë që KLGJ vetëm delegon gjyqtare dhe delegohen gjyqtarët e Tiranës për çështjet e 2021 në Korçë, ndërkohë që qytetari i Tiranës që ka çështje të 2017, flen çështja, më vjen mirë që Kuvendi bëri një dëgjesë, për të kuptuar problematikat e KLGJ dhe të sistemit të drejtësisë. Ju identifikoni problemin, por nuk jepni zgjidhje. Duke marrë parasysh ngarkesën e gjyqtarëve, duke pasur një Apel, ato mund të evadojnë më mirë, se kemi një gjyqtar Apeli në Gjirokastër me 180 çështje, ndërsa në tiranë ka 2000 çështje, mënyra më e mirë është përqendrimi, që të gjithë gjyqtarët të gjykojnë në të njëjtën numër dhe ritëm, ne do marrim masa edhe për mënyrën se si do të realizohet kjo, kemi bërë edhe koston e të gjithë fazave, është projekt i mirëmenduar, sa më shumë e vonojmë projektin, krijojmë më shumë kaos, është një shpërndarje e drejtë e burimeve njerëzore që do ndikojë në shërbim. Kemi reflektuar për Sarandën politik, por një reflektim në statistika, ka një numër në rritje të mos marrëveshje, nuk çojmë shërbim aty ku nuk ka lëndë", tha Llagami.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv