-
VIDEO
Finalja e Tiranës mes spektaklit dhe incidenteve, Roma merr trofeun
Tirana 'hajmalia' e italianëve. Roma ka mundur 1-0 Feyenoordin në 'Air Albania' duke marrë trofeun e parë evropian në historinë e saj pas 61 vitesh, dhe të parin për futbollin italian pas 12 vitesh! Italianët shpërthejnë në festë, duke 'iu falur'...
-
VIDEO
'Trafiku i qenieve njerëzore', Meta në një aktivitet me Yuri Kim: Prokuroritë të hetojnë me shpejtësi rastet! Ambasadorja amerikane: Ka ende punë për të bërë
“Trafiku i qenieve njerëzore në Ballkan”. Kjo ishte tema që bëri bashkë presidentin Ilir Meta dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim. E pranishme është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, senatorë e kongresmenë nga SHBA dhe përfaqësues të qeverisë.
-
VIDEO
Presidenti/ Balla-opozitës: Nëse drafti juaj është kusht i panegociueshëm, atëherë do vijojmë negociata e grupet e tjera parlamentare
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla ka bërë me dije se kërkesa e opozitës nuk është një tentativë për dakordësi, por imponim të procesit për zgjedhjes së presidentit.
"Nuk ka më histori që të marrë emra njerëzish nderuar në tv, kjo nuk është negociatë, unë propozoj 4 ti zgjidh 2, kjo është për avokatin e popullit,presidenti duhet të kaloj në një rast më të gjerë, ne kemi thënë le të kalojmë te emrat, propozoni ju, ne nuk do propozojmë se mund të ndodh edhe ajo që tha Mediu, do i themi kryesisë, nëse e keni kusht të panegociueshëm, atëherë nuk kemi dakordësi", tha Balla.
-
VIDEO
Alibeaj: Këta nuk duan President republike, por Presidenti të PS
Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Enkelejd Alibeaj, akuzoi mazhorancën se nuk e do konsensusin me opozitën.
“Procesi domosdoshmërisht duhet të ketë sintetizim të të gjitha kërkesave, nevojave, shijeve të opozitës, por nuk është kjo thelbësorja, thelbësorja është edhe qëndrimi i palës tjetër, që nuk ka legjitimitet të zgjedhë e vetme një president. Ata nuk duan një president të republikës, por një president të tyre. Ramë dakord për një president të qartë të shkruar të thënë para mediave, ku opozita të mos ishte thjesht dhe vetëm mbushëse topi, por një palë në një proces serioz. U tërhoqën sepse e kanë të përcaktuar që duan të shkojnë te raundi i katërt. Nuk i qëndrojnë fjalës, dakordësisë. Nuk është fjala sa solide është opozita. Në këtë proces futemi si një detyrim kushtetues, politik, për qytetarët, C kishim për ti dhënë i dhamë. Zgjedhja e presidentit nuk është një proces për të treguar sesa solide është një palë. Ne marrim pjesë në këtë proces, por farë nuk bëhemi në sytë e shqiptarëve”, tha Alibeaj
-
VIDEO
Mediu përsërit: Opozita duhet të ketë kandidatin e saj për President, s’ka më kohë
Për kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, opozita duhet të ketë një kandidat të vetin sa më parë. Ai ripërsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm. Megjithatë sipas Mediut duhej që mazhoranca të mos kishte raunde bosh.
“Nuk ka kohë as për 8 as për 10 kandidatë, të gjejmë një kompromis, ajo që e bën të munshme është të dëgjojmë njëri tjetrin, duhet të kishim cuar dje një kandidaturë, dhe duhet të cojmë në raundin e tretë një kandidat, para se të këkrojmë përgjegjësi te pala tjetër, duhet ta kërkojmë te vetja, kemi në dorë një element kushtetues, le ta dëgjojmë njëher brenda vetes dhe të përpiqemi të gjejmë një konsensus me maxhorancën brenda një kohe të shkurtër. Më vjen keq që i them këto gjëra publikisht, por kjo ka mbetur e vetmja formë për të folur duhet të dalim me një kandidaturë”, tha Mediu.
-
VIDEO
Zgjedhja e presidentit, mblidhet konferenca e kryetarëve! Mediu: Opozita duhet të dalë me një kandidat të vetin! Pritet të caktohet data për raundin e tretë
Pas dështimit të raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit, ditën e sotme do të mblidhet sërish Konferenca e Kryetarëve, ku palët politike do të caktojnë datën për raundin e tretë
-
VIDEO
Efektivi vret kolegun në Komisariat, Noka: Të dorëhiqet Çuçi, s'është për të bërë policin e trafikut kur në Tiranë ka ndeshje
Deputeti i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, lidhur me ngjarjen e ndodhur në Komisariatin Nr.3 ku polici vrau kolegun, apo edhe për ngjarjen ku efektivi i FNSH, i dehur plagosi një tjetër. Sipas Nokës, këto ngjarje janë tregues se kryeministri Edi Rama ka mbushur Policinë e Shtetit me militantë.
"Policia e Shtetit, që duhet të garantojë me ligj sigurinë e qytetarëve shqiptarëve, sot është një nga organizatat më të degraduara të shtetit shqiptar. Vrasja mes policëve mbrëmë në mes të Tiranës, brenda komisariatit, si dhe plagosja me armë e një qytetari nga një polic tjetër po në komisariat, janë tregues të degradimit qe qeveria e Edi Rames i ka shkaktuar organizates se policisë se Shtetit.
Gjatë këtyre 9 viteve të Edi Ramës në pushtet kanë ndodhur 2 gjëra kryesore për sigurinë e qytetarëve: Policia e Shtetit është dobësuar, krimi i organizuar është fuqizuar. Këto vite, ne kemi qenë dëshmitarë sesi një trupë profesioniste, rezultatet pozitive të së cilës ishin vendimtare për liberalizimin e vizave, u shndërrua në një trupë me rekrutë të politizuar, që i shërben vetëm partisë-shtet. Ne jemi dëshmitarë sesi në këto 9 vitet e fundit policia e shtetit u vendos në shërbim të trafikut të drogës, në shërbim të mbjelljes së kanabisit në të gjithë vendin, në shërbim të çdo grupi kriminal që ndihmonte pushtetin për të vjedhur votat.
Vrasja brenda komisariateve e policëve me njëri tjetrin është një histori e padëgjuar më parë. Zor se gjen shembuj të ngjashëm edhe në vendet e botës së tretë. Është modeli i qeverisjes së Edi Ramës, i cili ka zëvendësuar Policinë e Shtetit me militantë, që nuk njohin ligjin, nuk respektojnë të drejtat e njeriut dhe kanë degraduar në një pikë të pakthyeshme besimin e qytetarëve tek policia. Duke shprehur keqardhjen familjareve te viktimes dhe duke I uruar sherim te shpejte te plagosurit, Partia Demokratike dënon me ashpërsi ngjarjet e ndodhura mbrëmë në 2 komisariatet e policisë.
Të dyja ngjarjet kanë përgjegjës. Nuk janë vetëm ata që kanë kryer krimin drejtpërsëdrejti. Ata janë pasqyre e një sistemi të kalbur e të degraduar nga eprorët e tyre politikë. Më së paku, sot dorëheqjen duhet ta japë Ministri i Brendshëm. Gjatë drejtimit të tij, në komisariate po vriten policët, po digjen papritur komisariatet me të arrestuar brenda, po gjoja vetëvriten të arrestuar të tjerë.
Ministri i Brendshëm nuk ka çfarë të presë më! Ai nuk është në këtë detyrë për të bërë policin e trafikut dhe për të urdhëruar shtetrrethim, kur në Tiranë luhet futboll", tha Noka.
-
VIDEO
Lufta ndaj pastrimit të parave, kryeprokurori Olsian Çela: Vlerësimet janë shqetësuese, forca goditëse nuk është në nivelin e duhur
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela foli për pastrimin e parave duke sugjeruar që të ketë ridimensionim të angazhimit të çdo strukture. Në raportin para Këshillit Kombëtar të Integrimit, tha se janë shqetësuese vlerësimet për qarkullimin e parave që burojnë nga aktivitete të paligjshme.
“Sa i përket pastrimit të parave, me gjithë masat që janë marrë dhe ka një përmirësim të shifrave jam i mendimi se nuk behët mjaftueshëm në këtë drejtim. Të gjitha vlerësimet janë për nivele shqetësuese të qarkullimit të parave që burojnë nga aktivitete të paligjshme. Ndërkohë që forca goditëse nuk është në nivelin e duhur. Kemi bërë përpjekje maksimale si ne ngritjen e strukturave, me trajnime dhe forcimin e kapaciteteve. Por nuk është bërë sa duhet. Ka nevojë për ridimensionim të angazhimit të çdo strukturë për luftën kundër pastrimit të parave”, tha Çela.
-
VIDEO
Je i shqetësuar për deklaratat e Ramës për ndarje nga Maqedonia e Veriut? McAllister: Politikanët kanë plane, të shohim se çfarë ndodh deri në fund të qershorit
Kreu i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister është pyetur nëse veto bullgare është e vetmja pengesë për Shqipërinë duke thënë se vijojnë thirrjet që të nisin menjëherë negociatat.
“Citoj nga rezoluta jonë e Parlamentit për këtë cështje se ka rëndësi. "PE ndjen keqardhje për vonesat në çeljen e negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Theksojmë solidaritetin e plotë me qytetaret e dy vende e konsiderojmë këtë dështim që është një rrezik i vërtetë për politikën e zgjerimit e dëmton dhe reputacionin e BE si një aktor i besueshëm gjeopolitik". PE vazhdon që të bëjë thirrje që të ketë fillim të menjëherëshëm të negociatave për anëtarësim. I kemi kërkuar Këshillit që të ruajë besueshmërinë duke çelur negociatat me 2 vendet pasi i kanë përmbushur kushtet dhe i bëjmë thirrje këtyre vendeve që të vijojnë të japin rezultate. Le të shohim se cfarë do të ndodhë gjatë javëve në vijim dhe jemi të fokusuar që të përfundohet plani A”, tha McAllister.
-
VIDEO
Mcallister në Tiranë: Shqipëria ka përmbushur kushtet! Retorika përçarëse dhe gjuha e urrejtjes ndërmjet palëve politike pengon procesin e integrimit drejt BE-së
Kreu i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAlliste në vizitën e tij në Tiranë në kuadër të integrimit të vendit në BE, tha se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet. Mcallister, i bëri thirrje opozitës që të jetë bashkëpunuese pasi gjuha e përçarjes dhe urrejtjes ndikon në integrimin e vendit.
‘Kemi pasur disa takime. Kishim takim me Metën, Ramën dhe Jorida Tabukun e cila është edhe kryetarja e komunitetit për integrimin e BE-së. Shqipëria është një anëtare e vlerësuar dhe e vlefshme e familje sonë Evropaine, një aleate që ka kryer një rol kyç për çështjen e sigurisë së Europën. Falenderoj Shqipërinë për angazhimin e saj të fortë për integritetin atlantik sa i përket sanksioneve në luftën në Ukrainë.
Së pari BE nuk ka kohë për të humbur për çeljen e negociuarave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi të dyja vendet kanë përmbushur kushtet e nevojshme. Të gjitha përpjekjet diplomatike po bëhen për ta kryer procesin.
Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për të vijuar reformat në të mirë të qytetarëve. Duhet bashkëpunim konstruktiv politik dhe konkurrencë, zgjedhje me garë të plotë. Retorika përçarëse dhe gjuha e urrejtjes do të ngecë procesin. Palët politike të angazhohen në mënyrë konstruktive. Nuk mund të ketë ecuri pa patur një opozitë të fortë dhe konstruktive. Vetëm atëherë do të merren parasysh. Shqipëria ka arritur progres të konsiderueshëm edhe në Reformën në Drejtësi.'- tha Mcallister.
-
VIDEO
Ministri i Drejtësisë: Dosja e pronave çështje e nxehtë dhe për integrimin! Nuk i druhem asnjëlloj presioni
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, tha se nuk i druhen asnjëlloj presioni, sa i përket luftës së qeverisë kundër korrupsionit.
‘Në fakt unë nuk i druhem asnjëlloj presioni. Krijimi i kësaj strukture ishte tërësisht vullnet i qeverisë shqiptare. Qeveria shqiptare kryeministri Rama është i qartë në këtë betejë me korrupsionin në administratën publike. Dosja e pronave është çështja më e nxehtë. Ne presim në qershor çeljen e negociatave. Qeveria shqiptare dhe ne si Ministria e Drejtësisë duhet të kemi përgjigje të qartë dhe shteruese për çështjen e pronave. Është detyrë dhe përgjegjësi për trajtimin e çështjes së pronave në Shqipëri. Kemi një ligj dhe është përgjegjësi e jona zbatimi i ligjit. Unë kërkoj nga agjencitë vetëm zbatimin e ligjit. Unë po jap kontributin tim modest, për proceset e integrimit të vendit dhe luftës kundër korrupsionit në ve. Unë denoncova zyrtarë të lartë të agjencisë së Trajtimit të Pronave. Lufta kundër korrupsionit është një luftë që do ta zhvillojmë çdo ditë. Unë nuk i druhem asnjëlloj presioni. Ky është vullneti i kësaj qeveria. Krijuam një drejtori të Përgjithshme për të qenë më efektiv në luftën kundër korrupsionit.’- tha Manja.
-
VIDEO
Manja: Janë thelluar hetimet në 2 bashki për abuzime me detyrën! Nuk ka asnjë mundësi që të zhduken provat, kallëzimet janë regjistruar si vepra penale
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se njësia Antikorrupsion ka thelluar hetimet në 2 bashki për abuzime me pronat.
“Antikorrupsioni ka kryer hetime për pronat në të gjithë bregdetin. Hetimi do kohën e vet sepse duhen administruar të gjithë praktikat dhe dokumentat që dyshojmë se janë të natyrës abuzive. Kemi në 3 zyra vendore të Kadastrës por edhe në 2 bashki ku njësia antikorrupsion ka thelluar hetimet dhe shumë shpejt do kemi rezultatet. Do jua bëjmë me dije nëse janë shkelje administrative apo penale. Abuzimet që po hetojmë janë penale”, tha Manja.
Ndër të tjera theksoi se nuk ka asnjë mundësi që të zhduken provat dhe të gjitha kallëzimet po hetohen penalisht.
“Mundësia që të zhdukin provat është zero sespe koordinatorët antikorrupsion i ka sekuestruar të gjitha dokumentet shkresore. E dyta, për ecurinë e kallëzimeve që kemi depozitar në prokurori dhe SPAK, marrin informacion për ecurinë e kallëzimeve tona, për një pjesë hetimet penale janë në fazën e fundit, madje ka zyrtarë me masë sigurimi dhe këtu i referohem Sarandës dhe Fierit ndërsa një pjesë tjetër e zyrtarëve po hetohen në gjendje të lirë. Kur kontaktoni me Agjensitë e Zbatimit të Ligjit mund të pyesni për ecurinë e kallëzimet sepse janë hetime administrative dhe i referohen abuzimeve në administratën publike. Deri tani, të gjitha kallëzimet janë regjistruar si vepra penale”, tha Manja.