-
VIDEO
Humbi garën për kreun e PD-së, Elezi në Report Tv: Procesi i votimit pati probleme! Vëzhguesit e mi kishin presion, 20 prej tyre u tërhoqën
Një ditë pasi humbi garën përballë Sali Berishës për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka folur në Report Tv për procesin e zgjedhjes të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit. Elezi tha në se procesi ka patur probleme.
Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Elezi tha se vëzhguesit e tij në qendrat e votimit kanë pasur presione dhe 20 prej tyre janë tërhequr për shkak të frikës që kishin se mos shpalleshin armiq brenda partisë së tyre. Ai shtoi se vetëm një ditë para zgjedhjeve është informuar për rritjen e numrit të qendrave të votimit.
-
VIDEO
Tabaku përplaset me ministren e Financave: Manipulon shifrat e INSTAT, harrove të lexosh fjalimin e Ekonomit dhe Spiropalit! Balluku: Thua gënjeshtra dhe pastaj ikën
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka debatuar me deputeten e PD, Jorida Tabaku për situatën ekonomike në vendin tone. Sipas ministres, Ibrahimaj tha se po fliste për gënjeshtra, jo për shifra që publikohen ndërsa i bëri me dije se nuk kuptohet asgjë nëse e krahasojnë buxhetin e shtetit me atë të detit.
"Këtu është bërë zakon që flasin për cfarë duan dhe flasin për gënjeshtra. Nëse buxheti i shtetit duket si i detit, nuk i kuptojmë dhe shifrat. Juve nuk flisni për ekspertizën e punonjësve që punojnë, i cili përshëndetet nga Eurostad dhe është arsye pse ka shifra të njëjtat që publikohen. Për çfarë politikash fiskale mund të flisni kur të ardhurat ndaj GDP, dikur ishin 24.2%, ndërsa sot 28,7%. Pra performanca nuk mbahet me mendime, idera, supozime e gënjeshtra por me shifra. Rritja ekonomike që i referoheni një periudhe stagflacioni se nuk e di ku e keni mësuar, në 2013 ishte 1% ndërsa në 2021 ishte 8.5%. Parashikimet e FMN presin rritje, ndryshe nga ajo që thoni ju. Ju gënjeni për shifrat, për parashikimet, kur thoni që si kemi ardhur në ndihmë shtresave në nevojë", tha Ibrahimaj.
Ndërsa Tabaku mori fjalën për replikë duke i thënë se harroi të lexojë të njëjtën gjë si Ekonomi dhe Spiropali dhe shtoi se duhet të kuptojë për shifrat dhe për reformat në energji, jo të gënjejë.
"Ministrja është personi që filloi të manipulonte e para shifrat e Instat. Duhet të kesh kurajo të madhe. Dhe ndonjë lapsus mund të bëhet kur flet. Në vend të shtetit mund të thuash detit por kështu sic është bërë tek ju, është bërë deti kos. Gabime mund të ketë bërë PD plot, por leje për të miratuar buxhetin e shtetit në oligark siç merr ti, nuk ka marrë kurrë. Gënjeshtra, manipulime me shifrat e buxhetit sic bën ti kur sjell buxhetin nuk ka bërë kurrë, asnjëherë. Unë nuk bie në parodinë tënde të krahasimit me 2013, vetëm harrove të thuash fjalimin e Milvës, se e kishte Milva e mori Elisa, besoj të takonte ty radha për ta thënë, por krahasimet me 2013 besoj që mund t’ia lësh dikujt tjetër që ti bëj. Di më shumë se kaq për të gënjyer paturpësisht, di të lexosh deklaratën e Fondit Ndërkombëtar, siç flet kundra amnistisë fiskale dhe për reformat në energji, sektori që është bërë çorap. Duhet të kesh kurajo. Duhet të kuptosh, por nuk kupton", tha Tabaku.
Pas debatit, mori fjalën ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, sipas së cilës Tabaku thotë gënjeshtrat që i vijnë në mendje dhe largohet. Ndaj i bëri të qartë se nuk ka pasur në asnjë moment ndërprerje të energjisë dhe nuk është prekur çmimi pavarësisht krizës.
"I kërkova fjalën ministres së financave për ti kthyer përgjigje Tabakut e cila ka një zakon të keq pasi thotë të gjitha gënjeshtrat që i vijnë në mendje merr çantën dhe ikën. Flet për energji në vitin më të rëndë botëror të fushës energjetike. Çmimi i gazit për shkak të konfliktit të Ukrainas ka kërcyer në limite historike të larta dhe si rrjedhojë ka një kosto më të lartë. Shqipëria po kalon një vit të thatë, Jorida dhe kushdo tjetër nuk mohon dot faktin se pavarësisht krizës dy gjëra kemi bërë ne që qeveria e Tabakut nuk i bëri:
1, Nuk kemi prekur çmimin pavarësisht krizës
2. Nuk ka pasur për asnjë moment ndërprerje të energjisë ashtu siç e kishim premtuar", tha Balluku.
-
VIDEO
Paloka merr në mbrojtje Berishën pas replikave me Spiropalin, ofendon në Kuvend ministren: Budallaqe, legenë! Felaj i kërkon të lërë sallën
Spiropali akuzoi Berishën se për interesa personale djeg partinë si dhe Shqipërinë. Ndërsa Berisha e akuzoi Spiropalin se i ka dhënë tendera vëllait. Ndërkohë në krah të Berishës ka dalë edhe Paloka, i cili ka përdorur një fjalor ofendues nga Spiropalit
-
VIDEO
Balla në Kuvend: Familja e Berishës ka një televizion, e transmeton Saliun edhe në tualet! Pse heshtin SPAK e ‘Tatimet’? Bën pastrim parash
Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, akuzoi sot në Kuvend se familja e Berishës ka një televizion në pronësi, Syri.net, tv i cili bën evazion fiskal. Balla ngriti pyetjen se pse nuk hetohet se ku i gjen financimet ky tv.
“Sot 30 vite nga vrasja e Falcones. Shqipëria ka shumë nevojë për Falcone. Unë shpresoj që t’i kemi sepse as Sali Berisha dhe as nuk do t’i dërdëlliste shqiptarëve për luftë korrupsionit. I fundit që mund të sulmojë kundërshtarët e vet për korrupsion është Sali Berisha. Nuk ka në këtë sallë të shpallur ‘non grata’ për korrupsion të nivelit të lartë dhe minim të demokracisë. Prandaj kur Sali Berisha të ngrejë akuzën për korrupsion ndaj kujtdo në politikë ju lutem injorojeni derisa ai të sqarojë akuzat e SHBA-vë që janë bërë tani. E gjithë Shqipëria e di që Sali Berisha është pronari ‘de facto’ i një televizioni, që e transmeton live Saliun edhe kur del në tualet. Pse nuk hetohet kjo? Kush e financon atë televizion? E patë çfarë pagash kishte në atë televizion. Drejtuesi i atij televizioni merr 500 mijë lekë të vjetra? Nuk ka shanse. Ndërkohë që ky vjen këtu edhe bërtet ‘vëllai jot, motra jote’. Ky që ka ‘non grata’ edhe familjen. Pastrimi i parave dhe Tatimet të shkojnë të hetojnë. Ajo dosja e ‘boronicave’ është shumë e thjeshtë. Ky është SPAK, ndërkohë që Kompleksi Partizani është skema më e qartë e pastrimit të parave. Kompania që ka ngritur Kompleksin Partizani financon televizionin që po flas”, tha Taulant Balla.
-
VIDEO
Dendias në Tiranë: Nisim shpejt procedurat për abrogimin e ligjit të luftës! Të diskutojmë për çështje praktike, gjërat nuk janë siç paramendohen
Kryediplomati i jashtëm grek, Nikos Dendias u shpreh se abrogimi i ligjit të luftës është diçka që palët duhet të shkëputen dhe për këtë duhet të nisin procedurat sa më shpejt. Ndërsa për pronat e çamëve në Greqi tha se kjo çështje nuk ekziston, por mund do të çojë në pasoja të shumëfishta.
"Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë, madje abrogimi i ligjit të luftës është diçka që duhet të shkëputemi, e të bashkëpunojmë që pikat historike për abrogimin e tij të përmbyllen sa më shpejt të jetë e mundur.
Ne duhet të diskutojmë për çështje praktike që kanë të bëjnë me palën greke dhe ne nuk mendojmë se gjërat janë fiks sic paramendohen. Kjo do na çojë në pasoja të niveleve të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë itinerarin tuaj në Evropë. Ne konsiderojmë se minoriteti grek në Shqipëri por edhe komuniteti shqiptar në Greqi përbën urë lidhëse mes vendeve, ndaj diskutuam për këto grupe dhe kuptoj mirë çështjen e pensioneve, me shumë njerëz që kanë kontribuar në ekonominë tonë.
Takova dhe anëtarë të minirotitetit grek të Himarës që më dhanë zërin për problematikat e tyre. Kisha nderin të takoj dhe kryepeshkopin e Tiranës dhe Durrësit dhe në marrëdhëniet tona është e rëndësishme se iu referuam tregtisë dypalëshe, ekonomisë dhe si të thellojmë marrëdhëniet tona. Kjo do të thotë se ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike. Diskutuam për çështje me energjetikën, për luftën në Ukrainë që Shqipëria po e menaxhon me Këshillin e Sigurisë. Doja të përgëzoja Shqipërinë si vend anëtar që të integrohet në BE, ka adoptuar vendimet e BE dhe mendoj se mund të jetë shembull dhe për vendet e tjera që nuk ndjekin taktikën shqiptare që të jetë e harmonizuar me pozicionet e familjes europiane. Falenderojmë Shqipërinë për kandidaturën që ka dhënë për periudhën 25-26. Për prespektivën europiane të Shqipërisë, Greqia e mbështet tërësisht nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut", tha Dendias.
-
VIDEO
Berisha para gazetarëve: Ne duhet të bëjmë aleancë për të bërë transparencë të vjedhjes së ministrave, i ka kapur tmerri
Pas debatit me Elisa Spiropali, Sali Berisha është larguar nga Kuvendi dhe ka folur para gazetarëve jashtë duke përsëritur se ministrja i jep tendera vëllait. Ndër të tjera i bëri thirrje gazetarëve që të bëhen bashkë për të zbuluar vjedhjen e ministrave, të cilët thotë se i ka kapur frika dhe tmerri.
"Situata në Parlament është e sëmurë. I ka detyruar Rama të bëjnë sikur raportojnë nga terreni. Kjo Spiropali, një e dy ngrihet. Shkoni lexoni tenderat e bashkëshortit të Spiropalit, ia jep vëllait të saj. Po ka vjedhje më të hapur se tenderi publik i jepet kunatit, i jepet vëllait të gruas. Kemi të bëjmë një grup njerëzish që kanë humbur çdo moral e ndjesi për qytetarët që i vjedhin e plaçkitin dhe është e tëra pse mediat janë në këtë gjendje. Ne duhet të bëjmë një aleancë ku secila palë respekton pavarësinë, por një aleancë për të bërë transparencë të plotë të vjedhjes së ministrave. Të vijojmë betejë për transparencë se ju garantoj që këta i kanë kohërat e shkurtra, i ka kapur frika dhe tmerri. A ju kujtohet Rama se kam vjedh në mandatin e parë, ai vjedh çdo ditë dhe çdo mandat", tha Berisha.
I pyetur se si ndihet që nuk e ka uruar asnjë ndërkombëtar për fitoren në krye të PD, Berisha u përgjigj duke thënë: "Ku e di ti" dhe u largua duke qeshur. Ndonëse mund të ketë marrë mesazhe privatisht, asnjë mesazh publik i ndërkombëtarëve nuk ka shkuar në adresë të Berishës për fitoren përballë Ibsen Elezit.
-
VIDEO
Berisha thirrje gazetarëve: Denoncoj shkeljet, të bëjmë një aleancë të re për transparencë të plotë! AMA, institucion i censurës
sh-kryeministri Sali Berisha foli në Kuvend për raportin e AMA-s duke thënë se Rama dhe 'peng Basha' emëruan njerëzit e tyre të besuar në krye të institucionit. Ndër të tjera e cilësoi AMA-n istitucion censure që duhet të jetë më i pavarur.
"Sot debatohet për një institucion, i cili me të gjithë potencialin e tij dëshmoi se është i gatshëm të funksionojë si institucion i censurës. Si asnjëherë në ekzistencën e tij, Edi Rama dhe mjerisht peng Basha emëruan kryetar dhe zv.kryetar njerëzit më të besuar të tyre. Në vend që ai institucion të drejtohej nga përfaqësues relativisht të pavarur ose gjysmë të pavarur të mediave, është e kotë të diskutosh se kurrë ndonjëherë nuk ka patur këtë shkallë ekstreme politizimi, megjithë kërkesën, insistimet e mediave, e institucioneve ndërkombëtare që ky institucion të jetë i balancuar, të jetë më i pavarur, më i paanshëm, ndaj dhe nuk ia vlen t'i kushtosh as dhe një minutë më shumë institucionit të AMA, por do të ndalem në gjendjen dramatike për mediat dhe fjalën e lirë në Shqipëri", tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha akuzon për korrupsion! Balla: Ka bërë pastrim parash në kompleksin 'Partizani' dhe me media! Pse nuk heton SPAK? Spiropali: Djali yt financon portale me paratë e të vdekurve në Gërdec
Akuzat e Sali Berishës për korrupsion në drejtim të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka shkaktuar debat në Kuvend, ku është përfshirë edhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla. Berisha e akuzoi Spiropalin, se nëpërmjet bashkëshortit të saj i ka dhënë tendera vëllait të saj.
-
VIDEO
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias sot në Shqipëri! Takon ministren e Jashtme Xhaçka dhe kreun e Omonias
Dendias pritet të takohet me homologen Olta Xhaçka dhe më pas në orën 12.00 pritet të kenë një konferencë të përbashkët për mediat.
-
VIDEO
Fëmijët vizitojnë Kopshtin e ri Zoologjik, Veliaj: 'Gati hapja më 1 qershor, do vijojmë transformimin me Kopshtin Botanik dhe pishinat te Diga'
Pak ditë nga hapja, një grup fëmijësh dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektuan së bashku detajet e fundit para hapjes së Kopshtit të ri Zoologjik.
-
VIDEO
E njihni Berishën kryetar? Grida Duma bën kthesën '180 gradë': Duhet të respektojmë vullnetin e demokratëve
Deputetja demokrate, Grida Duma duket se do ta njohë zgjedhjen e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike. Por ajo tha sot për media se ''Çështja e ‘non grata’ do të na jetë një ‘shpatë demokleu’ në rrugën drejt fitores, ai e di mirë këtë''.
-
VIDEO
Integrimi, Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për mocion me debat! LSI: Mos kini frikë! PS: Shqipëria ka përmbushur 100% kushtet! Diskutohet sot në seancë projekti për menaxhimin e Butrintit
Ditën e sotme në orën 10:00, seanca plenare nisi me shqyrtimin e mocionit për debat të kërkuar nga opozita për kryeministrin Edi Rama, pas intervistës së tij në Bruksel ku tha mbeten në pritje të presidencës franceze dhe theksoi se situata e ngërçit nuk do të qëndrojë gjatë pasi do të ndryshojnë kurs. Pas fjalës së opozitës dhe mazhorancës, kërkesa që u hodh në votim nuk u miratua.