-
VIDEO
Miratohet marrëveshja për menaxhimin e Butrintit
Kuvendi ka miratuar marrëveshjen për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, me 75 vota vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim.
-
VIDEO
Alibeaj-Ramës: Shiko non gratat e tu! Përgjigjet kryeministri: M’i trego ku janë
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj i ka thënë Edi Ramës të shohë non grata e Partisë Socialiste.
“Thjesht për simetri logjike dhe për të qenë i ndershëm do i shihni non grata e tu. Lexo njoftimin e DASH, kjo di të ishte fisnikëri politike, kjo do të tregonte ty pro perëndimorin. Ti që parashikon shumë gjëra që ndodhin në të ardhme, e ke të shkruara në raportin e DASH. Pse s’të vjen mirë. Nuk ti përmenda me emër se e kam aq edukatë, vetëm për faktin që fatkeqësisht je ulur në atë vend, mund të jesh jo kaq hipokrit e i dhunshëm. Nuk e kam fjalën për nostalgjiket që s’të bëjnë asnjë lloj përshtypje plagët e diktaturës janë ende të gjalla, prandaj ka ardhur koha që mbeturinat e komunizmit të largohen nga salla, bashkë me to edhe ti, ti je monumenti më i lartë komunizmit në këtë vend”, u shpreh Alibeaj.
Rama i kërkoi t’i tregojë ku janë.
”Ma trego në grupin paraletrar të PS kush është non grata. Sepse provove atë që të thash unë, njësoj siç mësonte shoku Enver dhe partia e non gratës tuaj, shko te djali kërko llogarinë për babanë, dil te nipi kërko llogari për dajën. Kë ke non grata. Do ta kujtoj unë se kë keni non grata në mes të sheshit”, tha Rama.
-
VIDEO
'Duhen 2 për tango', Rama: S'kemi një emër për presidentin e ri, do presim deri në raundin e tretë dhe pastaj mbledhim grupin e PS
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dështimit të seancës për presidentin e ri.
"Duhen 2 për tango, kështu që nuk mund të bëjmë tango vetëm, s'kemi partner. Merren me profilin ata që nuk merren me zgjidhjen, zgjidhja është një njeri që duhet të përmbys detyrimet që ne kemi karshi shqiptarëve për ta çliruar atë zyrë nga kthetrat e së shkuarës. Nuk e kemi vendosur, se po ta kishim bërë do e kishim shpallur dhe do prisnim për ta votuar, kemi dëgjuar të gjithë dhe lloj lloj cudish. Politika është dialog, shah dhe në të gjithë atë që politika është "fjala nuk kam besim prandaj po ikim në drejtim të paditur", nuk është politik. Kur kemi qenë opozitë, kemi pasir 2 zgjedhje, një kur nuk kishim vota, por të mjaftueshme për t'u ulur në tryezë dhe një tjetër kur sistemi ka qenë si sot dhe ne u ulëm, diskutuam dhe nuk ranë dakord, ata votuan këtë donin, ne nuk humbëm në atë proces, humbi, opozita nuk është për të imponuar. Do presim edhe raundin e tretë dhe pastaj do mblidhem me kryesinë e PD, me grupin parlamentar dhe pastaj do e sjellim në kuvend", tha Rama.
-
VIDEO
Tomor Alizoti-Ramës: Po të mos ishte Partia e Punës ti dhe Olsi do shpërndanit çadra në Dhërmi, ndërsa ne fisnikët do drejtonim Shqipërinë! Përgjigjet kryeministri
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti kërkoi që PS të shkëputet nga krimet e komunizmit. Alizoti tha se PS duhet të kishte nderuar figurat e kryengritjes më të ashpër ndaj diktaturës, asaj të Qafë-Barit.
Ai tha se kur vetë jetonte në kasolle i internuar, Rama ishte në mes të Tiranës, ndërsa u shpreh se Rama ka pasur privilegjet e Partisë së Punës, ndërsa mori duartrokitjet e deputetëve demokratë.
“Kur unë jetoja në kasolle ju ishit në mes të Tiranës. Jo se kishit faj. Shqipëria duhet ti respektonte, Pal Sokolin…Po të mos ishte partia e punës ju dhe Olsi do shpërndanit çadra në Dhërmi dhe Vuno. Ju të paktën duhet për dy fisnikë që sfiduan diktaturën, ti nderonit. Sepse kjo parti e majtë është pronë kombëtare duhet të shkëputet nga krimet e komunizmit, por edhe arroganca juaj. Kjo arroganca juaj ndonjëherë ju bën edhe injorant. Refuzoj që t’ju dëgjoj, dhe do iki të pi një kafe për qefin tim.”, tha Alizoti.
Kryeministri Edi Rama ka replikuar duke i thënë se një nga të këqijat më të mëdha që la komunizmi, është se sot edhe antikomunistët flasin njëlloj si komunistët. Rama theksoi se kur ai dhe Ardian Klosi kërkuan rishikimin e Enver Hoxhës dhe lirimin e të burgosurve politikë, Berisha tha ata që kërkojnë lirimin e burgosurve nuk meritojnë të jenë në PD, pasi kërkojnë lirimin e llumit të shoqërisë.
-
VIDEO
Leskaj përkujton të vrarët në revoltën e Spaçit dhe Qafë Barit, Rama: Dosjet e sigurimit të shtetit i hapëm ne! Laj gojën kur t’ju përmendësh emrat
Deputeti demokrat Bujar Leskaj ka përkujtuar Revoltën e Qafë Barit dhe Revoltën e Spaçit.
“Sot është një datë të cilën duhet ta përkujtojmë Dy janë ngjarjet që dëshmojnë se edhe në vitet e diktaturës kishte revolta dhe qëndrestarë. Kujtoj revoltën e Spaçit është 49 vjetori i saj dhe 38 vjetori i Revoltës së Qafë Barit. Ky përkujtim i imi ishte veracion për ta dhe besoj ju të gjithë jeni në një mendje”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama ka replikuar duke i thënë se fillimisht duhet të lajë gojën dhe më pas të flasë për ata që dhanë jetën.
-
VIDEO
‘Rregullo cilësinë e diellit’: Xhaferaj-Ramës: Më përdor një lapsus të para 10 vitesh se nuk ke argumente
Deputeti demokrat i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit i përdori shprehjen ‘Do rregullojmë cilësinë e diellit’ që Ferdinand Xhaferaj e ka përdorur para disa vitesh në një fushatë elektorale.
Xhaferaj i tha Ramës se përdor një lapusus të tij para 10 vitesh se nuk ka argumente. Sipas tij, Rama e quajti raportin e DASH ‘copy paste’ pasi i ka djegur, për shkak se thuhej qartë që qeveria me grupet kriminale ka kërcënuar gazetarët. Xhaferaj tha se Edi Rama me Emiljano Shullazin kanë kërcënuar gazetarët.
“Të falënderoj se u bënë dy raste që më përmend një lapsus pas 10 viteve, i ka thënë sesi po e bëni Shqipërinë copë dhe t’i më kthehet me kundërargument me një lapusus para 10 vitesh. E mbylle ligjërimin tënde të gjatë me SHBA dhe shumë mirë bëre. Para një muaj ka dalë një raport i DASH dhe juve ngaqë ju kishte ndjekur shumë e quajtët ‘copy paste’. Aty ka pasur një shprehje që iu ka djegur, ‘qeveria shqiptare dhe grupet kriminale kanë kërcënuar shqiptarë. Pra, Edi Rama dhe Emilajno Shullazi kanë kërcënuar gazetarët ky jeni ju, jo sipas Xhaferrit po sipas dash.
-
VIDEO
Rama-opozitës: Shembeni PD si Teatrin dhe ngrini një të re se i latë demokratët rrugëve, po i shkojnë nga pas një lecke të damkosur nga SHBA
Kryeministri Edi Rama ka pasur debate me deputeten demokrate Jorida Tabaku. Kjo e fundit e ka akuzuar për faktin se përse qeveria nuk ka bërë Stadiumin 'Qemal Stafa' dhe Teatrin siç ishte për të mos humbur identitetin. Përgjigja e Ramës erdhi duke ia kujtuar situiatën e brendshme në PD.
"Pse s'u rindërtua Teatri, stadiumi, siç ishte", tha Tabaku.
"Thoni pse se bëtë stadiumin siç ishte, ku pas një ngrehine e një kohe X transformohet, ata që vijnë në kohën Y thonë ta bëjmë siç ishte. kjo nuk ekziston, përveç se në filma, pse se bënë anglezët Ëembly-n sic ishte, ju s'po bëni dot PD siç ishte, dhe s'keni për ta bërë dhe po se bëtë si me Teatrin që ta rrëzoni nga e para, s'do bëni dot. Dallimi me të shëmtuar dhe të bukurës është shumë i rëndësishëm dhe aty ndahen shumë gjëra, për të kuptuar se ça ndodh sot dhe dje. Shembeni PD si Teatrin, dhe ngrini një të re se është gjynah i latë demokratët rrugëve, nuk dinë kujt t'i shkojnë nga mbrapa, dhe turp t'i shkojnë dikujt që ka damkën për korrupsion nga SHBA, mëkat i madh.", tha Rama.
-
VIDEO
Rama-opozitës: I vetmi problem që kam me teatrin është që nuk e prisha dot më para, mori peng 20 vjet skenën kombëtare
Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për Teatrin Kombëtar, duke iu drejtuar opozitës që duhet ta kishte prishur më para se ka marrë peng skenën kombëtare pasi asnjë trupë e huaj nuk pranonte të vinte të luante. Rama tha se pas ndërtimit në teatër do të organizohen evente ndërkombëtare.
“I vetmi problem që kam unë me teatrin është që nuk e prisha dot më para, i deshën 20 vjet të humbura kot për një paçavure që nuk asnjë vlerë dhe që e mori peng 20 vjet skenën kombëtare, asnjë trupë e huaj nuk pranonte të vinte të luante. Edhe aty do ndodhë e njëjta gjë, në teatrin do ketë festival ndërkombëtare teatrosh, do ketë evenete ndërkombëtare që nuk mund të imagjinohet të ndodhin në atë karakatinën që mbroni ju çdo gjë mbroni ju duhet shkatërruar, mjaftonte dëgjosh juve dhe bëj të kundërtën e asaj që thoni ju, deri tani nuk iu kam parë ti dilni në mbrojtje një gjëje që duhet mbrojtur. Nuk tregoni dot se çfarë monumenti kulture mbrojtët, çfarë pjese të trashëgimisë kulturore shpëtuat.
-
VIDEO
Rama: 'Qemal Stafa' ishte stadium 'Non Grata' nga UEFA, sot luhet një finale europiane! Kjo flet vetë
Kryeministri Edi Rama nga "Foltorja" e Kuvendit ka folur edhe për stadiumin kombëtar. Teksa deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se me shembjen e stadiumit "Qemal Stafa" është shkatërruar identiteti i Tiranës, Rama iu përgjigj duke thënë se ai stadium ishte 'Non Grata' nga UEFA, sot në të luhet një finale Europiane.
"Stadiumi "Qemal Stafa" ishte sheshi i përdhunimit të një ikone, ikona është aty, e gjithë tribuna qendrore që është e vetmja gjë e mbetur autentike nga projekti dhe e ndërtuar nga italianë, hiq relievet e përdhunimit mbi të që i mori buldozeri është aty, pjesa tjetër ishte shto ujë e shto miell në kohën e komunizmit dhe nuk kishte lidhje me arkitekturën origjinale dhe fakti që sot aty nga një vend i trishtuar i braktisur i ndodhur ku gjenin strehë makinat e vjetra që shkonin të ndërronin gomat dhe ato që laheshin, dhe stadiumi kombëtar ishte 'Non Grata' dhe tani luhet një finale europiane, flet vet", tha Ram
-
VIDEO
Rama i përgjigjet Berishës: T’ju rrojë flamuri me damkën në lule të ballit! Do ta votojmë siç është ligjin për Butrintin, s’mund ta mbani peng
Kryeministri Edi Rama tha se projekti i ri i Butrintit e trashëgiminë tonë kulturore në një nivel tjetër, teksa tha se është mësuar me akuzat që bën opozita. Sipas Ramës të njëjtën gjë kanë bërë me stadiumin, të njëjtën dhe me Teatrin.
"Kur dilni ju e flisni sesi fondi shqiptaro amerikan do u grabisë, është për të kërkuar ndjesë. Gjithë këtij plani ju thjesht i merrni të keqen ne do vazhdojmë të bëjmë gjënë e duhur se e fut trashëgiminë tonë kulturor në një zonë tjetër komplet është me shumë rëndësi që AADf merr përsipër të hyjë në këtë punë, siç është me shumë rëndësi.
Ju ishit që thonit të bëjmë të njëjtën gjë edhe për stadiumin, juve çuat kombëtaren në emigracion se shkohet stadium për të luajtur kompeticionet ndërkombëtare, ju flisni akoma për zhvillim e korrupsion.
Ju që e keni damkën në ulë të ballit nga SHBA për korrupsion e minim të demokracisë dhe damkën e keni bërë flamur. Pasnesër në stadium nesër s’duhet të shkeli po të kem një fije karakter, po ju s’keni. Do të jeni të mirëseardhur edhe kur të luhet Makbethi në Teatrin e Ri kombëtar, siç u bë stadiumi do të bëhet edhe Teatri, dhe të gjithë aleancat që krijoni ju mbajeni me shëndet se nuk i duhet dreqi, dhe rrotullohuni sa të doni dhe t'ju rrojë flamuri me lule të ballit që e keni tani se gjë tjetër nga ky vend nuk keni ca i merrni dhe ca i jepni, ne do të votojmë dhe do i bëjmë gjërat sic i bëjmë dhe ju nuk mund të merrni peng asgjë, koha e pengmarrjes ka marrë fund dhe jeni aty ku e keni merituar, jeni peng i vetëvetes, këtë keni dashur e keni arritur dhe të rroni vetë të gjithë bashkë", tha Rama.
-
VIDEO
'Mos u bëni mashë për të kënaqur ambiciet e Ramës', Berisha-Margaritit: Je shumë e egër me punonjësit! Mund të jesh në Bord, por je ministre e Kulturës
Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend ka reaguar me kritika dhe akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit. Ai thot se në këtë zonë është parashikuar që të ndërtohen vila, duke thënë se po rrëmbehen toka për të bërë ndërtime.
-
VIDEO
“Bathoren e shpalli mrekullinë e 8 të botës”, Rama i ashpër me Berishën dhe opozitën: Dilni dhe flisni këtu për mbrojtjen kulturore?
Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Rama nuk i kurseu ironitë për ish-kryeministrin Berisha si dhe për opozitën.
“Isha lajmëruar për një seancë tjetër, dhe as nuk e imagjinoja që seanca për Butrintin do të zgjatej kaq shumë dhe që do të ishte kishte shumë admirues, mbrojtës, të flakët ndër ata që janë përgjegjësit e drejtpërdrejtë për dëmet që janë shkaktuar. Jo vetëm Butrintit, por dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Duke qenë se u përmenda pa reshtur nga parafolësi, dëshiroj të them pak fjalë. Së pari; parku i Butrintit është shpallur i tillë me nismën time si ministër i Kulturës. Butrinti është vënë në mbrojtje nga unë në atë kohë. Ndryshimi i kufijve të parkut ka ardhur si rezultat i hapjes së rrugës nga një valë ndërtimesh pa leje në zonën e Ksamilit. Rishikimi i kufijve të parkut është bërë me kërkesë të UNESCO në mënyrë që të hiqeshin nga zona e parkut të gjitha ato pjesë të kalbëzuar për shkak të ndërtimtarisë pa leje. Arkitektët dhe urbanistët dihen se kush janë. Ne kemi ende personazhe në Kuvend që Bathore është mrekullia e 8 e botës, i vetmi vend në botë që u ndërtua pa leje. Kjo ishte një vlerë e shtuar e mrekullive të botës, pavarësisht se njerëzit aty vuanin pasojat e një lumi të tillë ndërtimesh kuturu. Ju dilni dhe flisni për mbrojtjen e komunitetit të kulturës, është vërtetë të kesh dy; një mbash dhe një ta çash. As dy nuk ndalin”, tha ai.