• VIDEO

    Gjykata e Tiranës pranon ankimin e Alibeajt për vendimin e gjyqtarit Zhukri për Statutin e Berishës! Çështja pritet të shkojë në Apel

    Gjykata e Tiranës ka pranuar ankimin e Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, duke legjitimuar atë si ankues, duke pranuar të drejten e ankimin, dhe duke konstatuar që ankimi i paraqitur ka bazë të mjaftueshme për pranim dhe nuk është abuziv dhe i paligjshëm.

  • VIDEO

    Kryemadhi në takim me kryetarët e degëve të LSI: Të përgatitemi për zgjedhjet lokale të 2023, ekipi drejtues do zgjidhet nga Konventa e 25 korrikut

    Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të LSI në të gjithë vendin duke thënë se do përgatiten për zgjedhjet lokale të vitit 2023. Në Konventën e 25 Korrikut pritet të zgjidhet i gjithë ekipi drejtues.

  • VIDEO

    Berisha: Guvernatorja Kim po ndërhyn në procesin gjyqësor për Statutin e PD

    Berisha ripërsëriti sot akuzën ndaj ambasadore amerikane, Yuri Kim se po ndërhyn në gjykatë lidhur me çështjen gjyqësore në të cilën është Partia Demokratike. Berisha këtë herë e tha me emër duke iu referuar ambasadores si guvernatorë.

     “Askush nuk mund ti diktojë kësaj opozite akuzat që duhet të bëjë dhe sduhet të bëjë. Pashë aty shqetësim edhe për akuzat. Ti harrojë kush përpjekjet që mund të diktojë. Unë publikisht sot para mediave shpreh keqardhjen, por edhe denoncimin tim për ndërhyrjet e saj direkte në procesin gjyqësor. Javën e kaluar unë iu informova, thashë se kam informacion për dy burime. Së fundmi guvernatorja bën takime për procesin gjyqësor i cili në mënyrë absolute nuk ka bazë ligjore”, u shpreh Berisha.

  • VIDEO

    Berisha: Nuk do e bojkotojmë procesin e zgjedhjes së presidentit, do jemi në parlament për të votuar kundër

    Ish kryeministri Sali Berisha foli për zgjedhjen e presidentit të ri duke thënë se nuk do e bojkotojnë procesin, por do të jenë në parlament për të votuar kundër kandidatit të propozuar nga PS.

    "Nuk bëhet fjalë që do të bojkotojmë procesin. Ne do të jemi në parlament. Ka idera që u shprehën dje se mund të paraqesim një kandidat tonin. Nuk më duket racionale për faktin se kur nuk ke votat, nuk e di çfarë figure bën, por do të jemi aty për të votuar kundër kandidatit. Pyetja e dytë, e vërteta është se ka disa kritikë për ato ndryshime.

    Nuk do isha dakord që mosdakordësia për zgjedhjen e presidentit të çojë vendin në zgjedhje. Ne jemi republikë parlamentare dhe zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet përveç krizave duhet të zhvillohen çdo 4 vjet", tha Berisha.

    Ditën e djeshme, Rama tha nga foltorja e Kuvendit se nëse mazhoranca do kishte një kandidat për President që do i bindte plotësisht, do e kishin bërë publik pa pyetur opozitën, por i kërkoi të japin kontributin e tyre 'nëse duan'.

    Ndërsa Berisha i ktheu përgjigje duke e quajtur procesin për përzgjedhjen presidentit të ri, jashtë çdo standardi dhe mafioz, ndërsa theksoi se nuk do të propozohet asnjë kandidat. 

  • VIDEO

    Shtyu Alibeajn në foltoren e Kuvendit, Berisha: Po bënte lojën e padronit të tij Rama, s’donin të më linin të flisja

    Për ish-kryeministrin Sali Berisha Alibeaj ishte ai që e pengoi dje Berishën të fliste në foltore me urdhër të Edi Ramës, që sipas Berishës është padroni i kreut të grupit parlamentar të PD.

    “Nxorën më vrap veglën e tyre, një akti të turpshëm që quhet opozitar, të bllokojë foltoren që unë të mos flas. Kush ndërhyri? Ju e patë. Ndërhyri Taulant Beko. Rregullorja është e qartë që fjala I takon atij që kërkon replikë. Pra Sali Berishës.  Por për të mbrojtur padronin e tij, Edi Ramën, duhet ta merrte ai fjalën. Taulant Balla shkoi deri aty sa kërkoi 5 minuta pushim. Kjo nuk ishte hera e parë”, tha Berisha.

  • VIDEO

    I druhet hetimit të SPAK për çështjen CEZ-DIA? Përgjigjet Berisha: I këshilloj të falsifikojnë dosjen, por do të dështojnë

    Sali Berisha i është përgjigjur thirrjes së Taulant Ballës ndaj SPAK që të hetojnë ish kryeministrin për skandalin e dosjes CEZ-DIA.

    Berisha tha se do të dështojnë në mënyrë ekzemplare nëse nisin hetimet ndaj tij ndërsa shton se kur SPAK të përdoret si skrap i partisë, janë të detyruar të mbeten në gjumë. Në fjalën e tij, ish kryeministri shtoi "i këshilloj ta manipulojnë, ta dërgojnë se nuk ka problem".

  • VIDEO

    Berisha zbulon ‘planin’ e Ramës: Kërkon të bëhet vetë President kur të jetë në rrezik, ja 'skema'

    Ish-Kryeministri Sali Berisha ka habitur në konferencën e tij me gazetarët sot kur tha se qëllimi i Ramës në procesin e zgjedhjes së Presidentit është që të gjejë një person që të jetë i gatshëm për tu larguar kur Rama të dojë të bëhet vetë President.

    “E dini ju cili është emri më i përfolur, a keni dëgjuar ndonjë emër? Jua them unë. Sipas statistikave të Ramës 2/3 e ‘sekreteve’ i kanë kaluar Vali Bizhgës. Prandaj them unë zgjedhje si ‘Casa Nostra’. Presim tani kur të vijnë zarfet e shoqërisë civile. Dua jua them javës tjetër emrin. E solla këtë moment për të theksuar se sa qesharak e bëri Edi Rama një proces kushtetues. Po kërkohet kandidati që në prag të disfatës së tij elektorale të javë dorëheqjen që pastaj të bëhet Edi Rama. I them se kjo nuk do të bëhet kurrë, mendon vetëm për vete që të gjejë shpëtim”, tha Berisha.

  • VIDEO

    Berisha: Bitcoini kontrollohet nga klanet më të larta qeveritare, gllabëron energji nga jugu në veri

    Sali Berisha i ka cilësuar "ilaç toksik" bordet e ngritura nga qeveria për përcaktimin e çmimeve të shportës dhe karburanteve. Berisha thotë se qytetarët po e marrin bukën 40% më shtrenjtë ndërsa ngre shqetësimin edhe për çmimin e energjisë. 

    Në konferencën për mediat nga selia e PD, ish kryeministri thotë se po goditen familjet dhe bizneset e vogla ndërsa përmend "Bitcoin" që sipas tij kontrollohet nga qeveria.

  • VIDEO

    Presidenti-Rama heq nga lista deputetët e PS (

    Sipas Baçit, nëse kreu i qeverisë kërkon vërtet që të negociojë seriozisht me opozitën, t'i kërkojë 4-5 emra dhe më paa të zgjidhet një nga emrat e propozuara prej tyre

  • VIDEO

    Zgjedhja e presidentit, Baçi: Ftesa që i bën opozitës tallje, do të zgjedhë një noter! Soko: Presidenti 'kukull' nuk ka asnjë fuqi

    Sipas Baçit, nëse kreu i qeverisë kërkon vërtet që të negociojë seriozisht me opozitën, t'i kërkojë 4-5 emra dhe më paa të zgjidhet një nga emrat e propozuara prej tyre

  • VIDEO

    Kuvend/ Bordi i monitorimit të karburanteve, PD: Është antikushtetues, do të krijojë një kartel! Braçe: Nuk zgjidh abuzimin e çmimeve! Në sallë fiken dritat kur flitej për energjinë elektrike

    Akti Normativ për ngritjen e Bordit të Transparencës për Monitorimin e Tregut të Karburanteve dhe përcaktimit të çmimeve ka sjellë debate në Kuvend, ku opozita është shprehur kundër. Deputeti Oerd Bylykbashi, tha se ky akt normativ është anti-kushtetues dhe se me këtë ligj do të krijohet një kartel

    • VIDEO

      Kontratë për 1 milion vaksina Pfizer! Po diskutohet aplikimi i dozës së katërt të vaksinës

      Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë ka paraqitur amendimin e marrëveshjes mes kompanisë Pfizer dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, duke u shprehur se qeveria shqiptare garanton me këtë marrëveshje, vijimin e procesit të vaksinimit për të gjithë popullatën, duke përfshirë edhe dozat pediatrike.  Ministrja Manastirliu ka bërë me dije se për vitin 2022 është parashikuar blerja e 1 milion dozave të vaksinës Pfizer.

       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv