-
VIDEO
Mbledhja e radhës e Grupit Parlamentar, Alibeaj fton mediat: Jeni të mirëpritur
Kryetari i Grupit Parlamentar, Enkelejd Aliebaj ka ftuar mediat në mbledhjen e radhës.
“Jeni të ftuar në mbledhjen tjetër të Grupit Parlametar, jeni të mirëpritur.”, tha ai.
-
VIDEO
Mbledhja e Grupit të PD, Alibeaj: Berisha vjen dhe bën zhurmë! Mbledhje tjetër për çështjen e Presidentit, do marrim mendimin e të gjithë deputetëve
Për Kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajn, debatet e shkaktuara nga Sali Berisha në mbledhje janë 'zhurmë'. Në lidhje me diskutimet për çështjen e Presidentit, Alibeja tha se do të mblidhen në një moment tjetër, ku do të merret parasysh mendimi i të gjithë deputetëve dem0okratë, për të dalë më pas me një qëndrim final.
-
VIDEO
A ke një emër për Presidentin? Habit Berisha: S’kemi pse tallemi me veten, s’kemi vota
Berisha u pyet nga gazetarja Danjela Maloku pas mbledhjes së grupit Parlamentar të PD nëse ka një emër për Presidentin e ri.
“Mund të propozosh po të kesh vota. S’kemi pse tallemi me veten”, u përgjigj Berisha, ndërkohë që disa ditë më parë tha se pranon të negociojë vetëm nëse ai do ta propozonte emrin.
-
VIDEO
Berisha: U vu sekreti sepse emrin e presidentit e zgjedh Edi Rama, kjo dëshmon se kemi të bëjmë me narkoshtet
Ish kryeministri Sali Berisha tha jashtë selisë blu që kryeministri Edi Rama do e zgjedhë vetë emrin e presidentit. Sipas tij, kjo tregon se kemi të bëjmë me narkoshtet pasi mund të propozohen 30-40 emra, por Rama do të zgjedhë atë që do edhe sikur të mos jetë propozuar.
Berisha: Unë i quaj ato votime nul and void, të paqena. Nuk mund të pranoj vendime të paqena. Ata kanë bërë zgjidhjet e tyre, personalisht unë denoncoj këtë farsë të shëmtuar të zgjedhjes së presidentit. Imagjinoni kur zhvillohet në zarfe sekrete brenda grupit parlamentar, se si do të jetë me opozitën. Në radhë të parë përcaktohen rregulla të cilat duhet të kenë ligjin e parë transparencën. Më thoni mua, kush u propozua nga anëtarët e grupit parlamentar. Ai që do Edi Rama. Mund të kenë propozuar 40 emra dhe ai zgjedh emrin që do. Prandaj u vu sekreti. Thirret shoqëria civile, i thonë dërgoni email. Kjo dëshmon se kemi të bëjmë me narkoshtet. Nuk mundet opozita të deligjitimojë një proces.
-
VIDEO
Berisha: S’e pranojmë kurrë të përfaqësohemi nga i emëruari i Ballës, Rama proces mafioz për Presidentin
Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk do ta pranonte kurrë një proces negociatash me PS-në kur këto të fundit e kanë zgjedhur vetë Alibeajn.
“Në mbledhjen e grupit theksova se opozita s’mund të përfaqësohej kurrë me të emëruar nga Taulant Balla. Kjo praktikë merr fund. Së dyti denoncova me forcën më të madhe praktikën mafioze që ndjek Edi Rama për procesin e zgjedhjes së Presidenti, praktikë kjo që përlyen qartësisht me aspektet e saj mafioze çdo lloj pjesëmarrje në një procese të cilën në kushte normale duhet të merrnin pjesë të gjitha palët, nuk ka asnjë qëllim tjetër veçse të nxjerr nga zyrat e tij njeriun që do dhe që komandon”, tha Berisha.
-
VIDEO
Presidenti i ri/ Beqiri në 'Repolitix': 'Vetting' kandidatëve për president! Kume: E pamundur! Skënderi: Procesi, populizëm i frikshëm! Muça: Është transparencë
Cilido që do pranojë të kandidojë për president të Republikës duket të kalojë në filtër, një sitë të imtë të vettingut, që do të tregojë se kush është më i miri për të drejtuar vendin 5 vitet e ardhme, Ky propozim ka ardhur nga avokati Idajet Beqiri. Mirëpo, ish-kreu i KQZ-së, konstutocialisti Kristaq Kume, e cilëson si një proces të pamundur.
-
VIDEO
Presidenti i ri, analisti Erl Murati: Maxhoranca dhe opozita nuk do gjejnë konsensus, PS do vendosë vetë për kreun e ri të shtetit
Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjen e presidentit të ri, ku sot Taulant Balla u takua me përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile, por për analistin Erl Murati maxhoranca nuk do të gjejë konsensus me opozitën. Murati u shpreh në Report Tv se Partia Socialiste do të vendosë vetë për kreun e ri të shtetit në raundin e katërt të votimeve.
-
VIDEO
Fasha e 700 kWv, Koti në Report Tv: Penalizuese, tregon hapur keqmenaxhimin e energjisë! Amnistia fiskale pozitive, por duhet transparencë, të hetohet çdo rast
Deputetja e PD, Sorina Koti tha se plani i qeverisë për pagimin më shtrenjtë të energjisë nga familjet që konsumojknë më shumë se 700 kWv është penalizues dhe se tregon hapur keqmenaxhimin e burimeve.
-
VIDEO
Socialistët 67 emra për presidentin e ri! Përfundon takimi Balla-Mediu, PS: U ra dakord shtyrja e Konferencës së kryetarëve në 4 ose 5 maj
Mazhoranca dhe opozita kanë gjetur gjuhën e përbashkët në fazën e parë për zgjedhjen e presidentit të ri, ndonëse vetëm sa i përket aspekteve proceduriale. Me kërkesë të opozitës, nga Fatmir Mediu dhe Mesila Doda, 2 kryetarëve të grupeve parlamentare, u ra dakord që mbledhja e parë e Konferencës së Kryetarëve të mblidhet rreth datës 4 ose 6 maj, e jo 29 prill siç e kishin planifikuar më herët socialistët.
-
VIDEO
'Na dërgoni te e-maili i partisë një emër presidenti', Krasniqi: Edhe Big Brother ishte më serioz
Analisti Afrim Krasniqi ka qenë i pranishëm sot në konsultën e Shoqërisë Civile me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla për kandidaturat e Presidentit të ri të Republikës. Ai e cilësoi si pozitive këto konsultime, ndonëse ishte skeptik.
“Na thoni na dërgoni në e-mailin e partisë një emër, edhe Big Brother kishte më shumë seriozitet. Presidenti është fytyra e shtetit shqiptar. Unë e vlerësoj konsultimin dhe mendoj se është pozitive ajo që ju thatë që duhet të diskutohet për kriteret dhe ajo çfarë pritet. Mosha mbi 40 vjeç është kriter formal.
Në krahasim me procedurën e tranzicionit ne kemi bërë prapakthehu. E shoh pozitive, se në fund fare mund të mblidheshit dhe ta zgjidhnit me 71 vota. Por e drejta jonë për të propozuar na ndalohet me Kushtetutë. Kushtetuta thotë që presidenti propozohet me 20 vota. Këtu fillon dhe mbaron gjithça”, u shpreh Krasniqi.
-
VIDEO
Rama për gazetën gjermane WELT: Bashkimi Evropian është si një njeri që ecën me plagën hapur! Mos anëtarësimi i Ballkanit i rrezikshëm për Unionin
Lufta në Ukrainë ka rritur vigjilencën në Ballkan. Kryeministri shqiptar Edi Rama shpjegon pse është e rrezikshme për BE-në të mos anëtarësojë vendet e Ballkanit dhe përse ai i konsideron kritikat mbi politikat e mëparshme të Gjermanisë ndaj Rusisë si të padrejta.
-
VIDEO
Procesi i negociatave për presidentin, PS: Pranuam kërkesën e opozitës, shtymë kalendarin e punimeve me një javë
Kryetari i grupit Parlamentar të PD, Taulant Balla tha se kërkesa e dy prej tre grupeve parlamentare të opozitës për shtyrjen e afatit me një javë të konferencës së parë të kryetarëve për zgjedhjen e presidentit, u miratua.