-
VIDEO
Kim reagoi për sjelljen e Berishës në kuvend, Mandija: Jo e drejtë, reagon për çdo veprim të ‘Rithemelimit’! Çika: E ka për detyrë të tregojë ç'do të thotë të jesh ‘Non Grata’
Rikthimi i Sali Berishës ‘Non Grata’ në Partinë Demokratike si drejtues “de facto” i demokratëve, duket se e ka kthyer këtë parti në një linjë anti-amerikane, ku të gjithë mbështetësit e ish-kryeministrit i kanë dalur kundër ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim.
-
VIDEO
Seanca e Kuvendit u ndërpre se ikën dritat, ministrja: Jo për shkak të OSHEE
Seanca e Kuvendit u ndërpre për shkak se ikën dritat në sallë. Pasi rregullimit të problemit, pati edhe një reagim nga ana e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila tha se dritat ikën, por jo se i shkëputi OSHEE, por për shkak të një defekti teknik.
“U shkëputën dritat, por fatmirësisht jo nga OSHEE. Nuk ka pasur asnjë defekt. Të dy fiderat kanë qenë në punë dhe linja e furnizimit nuk ka asnjë problem. Siç do sallë mund të ketë problematika tektine dhe kjo nuk është arsye për të pasur këtë gëzim”, tha Balluku.
-
VIDEO
Shehi: Kam 16 depozita me ujë mbi pallat, e kemi akoma me orar! A do të marrë masa bashkia
Nga foltorja e Kuvendit deputeti Dashamir Shehi ka ngritur problematikat e furnizimit me ujë në Tiranë. Shehi tha se megjithëse jemi në vitin 2022 kemi ende ujë më orora, ndërsa në pallate ka shumë pompa. Shehu po ashtu shqetësimin edhe të depozitave mbi taraca, ndërsa kërkoi që bashkia të marrë masa.
-
VIDEO
Bordi i monitorimit të karburanteve, Bylykbashi: Antikushtetues, me këtë akt normativ po krijon një kartel
Deputeti Oerd Bylykbashi tha nga foltorja e Kuvendit, se ngritja e Bordit të transparencës për monitorimin e çmimit të naftës, gazit dhe Benzinës është antikushtetuese. Sipas Bylykbashit, me këtë akt normativ do të krijohet se një kartel.
'Vërtetë Kushtetuta lejon kufizimin, nëse është akt normativ, duhet të jetë masë e përkohshme. Me aktet e sotme po krijohet me ligj kartel. karteli është i ndalur. Të krijosh kartel me ligj ke nxjerrë nga loja një autoritet të pavarur siç është autoriteti i konkurrencës. Ku guxon sot dhe të ndërhyjë Autoriteti i Konkurrencës në këtë kartel. Qeveria ka krijuar kartel me këto akte normative që ne kemi sot. Karteli me ligj dhe me këto akte normative tashmë është krijuar një praktike e kësaj pasi ndryshohen ligjet e zakonshme. Këto kartele bllokojnë importin e hidrokarbureve. Nuk janë masa të përkohshme janë masa të përhershme që janë aty në dëm të konsumatorit shqiptar, pra rrit çmimin. Cenohet parimi i lirisë së tregut. Ligji që miratojmë sot është anti-kushtetues.'- tha Bylykbashi.
-
VIDEO
Presidenti i ri, Gështenja: Proces fals, opozita të sfidojë qeverinë me një figurë të besueshme mbi palët! Të ribëhen zgjedhjet në bazën e PD
Propozimet me nga 3 emra nga socialistët apo edhe përfshirjen e qytetarëve në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri është një farsë, megjithatë, përtej kësaj, deputeti Leftes Gështenja është i mendimit që në këtë rast opozita duhet të përfshihet dhe ta sfidojë qeverinë.
-
VIDEO
Debati për Bordin e Transparencës, Spaho nuk kursen komplimentet për Braçen: E qau argumentimin edhe këtu edhe në Komision
Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, duke folur në Kuvend për aktin normativ për Bordin e Transparencës për Çmimin e Karburantit, tha se ky është në konflikt të hapur interesi. Spaho gjatë fjalës së tij komplimentoi edhe deputetin socialist Erion Braçe, për të cilin tha se
'Bordi është konflikt i hapur interesi, vjen biznesi dhe vendos çmimet në mungesë të transparencës. Kolegu i nderuar e qau këtë, edhe në Komision edhe këtu, për shmangien e transparencës dhe flliqësitë që bëhen për të caktuar çmimin. Bëni një krahasim si janë çmimet më parë. S'ka si të ndodhe kur kryeministri del dhe thotë çmimet do të rriten, e dëgjoi biznesi dhe 290 e çoi. Ka zgjidhje kjo situatë, por duhet të ulesh taksat të japësh kompensim për qytetarë ose të rritësh pagat dhe pensionet. Një qeveri e përgjegjshme zgjedh këtë rrugë. Çmimet janë më të larta se në periudhën para krizës.'- tha Spaho.
-
VIDEO
Braçe kundër bordit të Monitorimit të Karburantit: Nuk është zgjidhje, të rikthehet konkurenca e lirë! Si është përcaktuar çmimi i naftës deri tani
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti socialist Erion Braçe, pati kritika dhe pikëpyetje për përcaktimin e çmimeve të naftës, benzinës dhe të gazit , i cili kërkoi shpjegime sesi përcaktohej çmimi më parë. Kjo pasi sipas Braçes, ka qenë e njëjta metodologji dhe nuk ka asnjë ndryshim. Braçe tha se nuk ka transparencë të plotë, ndërsa shtoi se prej javësh po kërkon transparencë për mënyrën dhe nga kush blihet dhe sillet nafta benzina dhe gazi në portet tona.
-
VIDEO
Negociatat me PS për Presidentin, dështon mbledhja e grupit të PD! Berisha-Alibeajt: Je i përzgjedhuri i Ballës, as Rama s'të përfill! Kreu i grupit: S'ke asnjë rol në parti, vjen bën zhurmë
Pas mbledhjes, ish kryeministri Sali Berisha foli para mediave duke thënë se nuk do ta pranonte kurrë një proces negociatash me PS-në kur këto të fundit e kanë zgjedhur vetë Alibeajn. Nga ana tjetër, Alibeaj i konsideroi debatet e Berishës si 'zhurmë'. Për diskutimet për Presidentin e ri, Alibeaj tha se do të ketë një mbledhje tjetër ku do të merret mendimi i të gjithë deputetëve e më pas do të dilet me një qëndrim të sintetizuar.
-
VIDEO
Rezoluta e PE për Shqipërinë, Tabaku: E përshëndes, qeveria po pengon integrimin tonë në BE dhe jo vetoja bullgare
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka përshëndetur rezolutën e publikuar nga Parlamenti Evropian gjatë ditës së djeshme për Shqipërinë. Ajo bëri “fajtore” qeverinë aktuale për moshapjen e negociatave deri më tani dhe jo veton bullgare. Sipas saj nuk duhet të ndahemi nga Maqedonia e Veriut.
-
VIDEO
Berisha-Ramës: Bashkëpunëtorët e thërrasin të shkojë në birucë! E ka kapur psikoza e vdekjes, përfytyron natën me ankthe
Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës duke i kujtuar që Alqi Bllako dhe Lefter Koka janë pas hekurave. Sipas Berishës, ata e thërrasin që të shkojë atje, ndërsa shton se Ramën e ka kapur “psikoza e vdekjes” dhe i garanton se opozita do t’i sjellë vdekjen politike.
"Bashkëpunëtorët e tij ndodhen në biruca dhe cdo natë e thërrasin eja tek ne. Psikoza e vdekjes e kap njeriun kur e di që është kapur në flagrancë duke vjedhur mandate në këtë parlament dhe votën e shqiptarëve.
Ai përfytyron natën me ankthe, masa të revoltuara njerëzish. Psikoza e vdekjes e kap njeriun që vjedh dhe është i tmerruar nga trofetë që ka vjedhur. Për të gjitha këto i them se je i pashpresë, e garantoj që opozita vdekjen politike do ia garantojë 100%. Së fundmi do të dal t’i kërkoj ndjesë shqiptarëve se ka menduar që qëndron mbi ligjin kudo që shkon", tha Berisha.
-
VIDEO
Presidenti i ri, Rama i përgjigjet akuzave të opozitës: Nëse do kishim kandidaturën që do na bindte, do e bënim publike e s'do ju pyesnim! Jepni kontribut nëse doni
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me procesin për zgjedhjen Presidentit të ri. Rama tha nga foltorja e Kuvendit se nëse maxhoranca do kishte një kandidat që do i bindte plotësisht, do e kishin bërë publik pa pyetur opozitën, por i kërkoi të japin kontributin e tyre 'nëse duan'.
-
VIDEO
Rama-PD: Mos tundni flamurin e SHBA, por kapuni pas atij të PD! E keni kthyer si çarçafët e shtëpive të qejfit që nuk dihet kush i tund
Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe situatën në PD, ku vijojnë problemet e brendshme. Rama i kërkoi atyre që të mos kapen pas flamurit të SHBA, por të punojnë për të ngritur flamurin e PD.