-
VIDEO
Dash Sula: I keqardhur për situatën ku ndodhet PD, pandemia e ka lënë me pasoja të rënda! Berisha duhet të bëjë sakrifica, qoftë edhe me pasoja personale
Deputeti demokrat, Dash Sula është shprehur i keqardhur për situatën ku ndodhet sot PD, totalisht e përçarë. Në 'Pa Protokoll' ai tha se duket sikur partinë e ka lënë me pasoja të rënda pandemia, teksa thekson se është Sali Berisha ai që duhet të bëjë sakrifica, qoftë edhe me pasoja personale.
"Unë shpreh keqardhjen për situatën ku ndodhet PD. Duhet të jetë Berisha i pari që të bëjë sakrifica, qoftë edhe me pasoja personale. Ka ardhur një moment që mirë që janë çmend, por janë çmendur të gjithë në të njëjtën kohë. Pandemia e ka lënë me pasoja të rënda PD. Pse duhej të vijonte kjo çështje me gjykata? Foltorja e quan veten në revansh. Arroganca nuk funksionon", tha ai.
-
VIDEO
Presidenti i ri, Qefalia në 'Pa Protokoll': Do votonim edhe një propozim të PD! S'po bëjmë lojë! Sula: Në krye të shtetit duhet një person apolitik, e mira të ishte grua
Në 'Pa Protokoll' deputeti socialist Xhemal Qefalia, teksa tha se për maxhorancën, Presidenti i ri duhet të jetë i pavarur, mbi partitë dhe të ketë autoritet për të mbledhur forcat politike në raste krizash. Ai theksoi se thirrjet e PS për të negociuar me opozitën në zgjedhjen e Presidentit të ri, nuk janë lojëra.
-
VIDEO
Ristani: Apeli nuk mund ta shqyrtojë kërkesën e Alibeajt! Vangjeli: Të gjitha palët e kanë marrë peng PD-në për interesa personale, të zgjidhet politikisht
Gjykata e Apelit ka regjistruar sot kërkesën e Enkelejd Alibeajt që kundërshton vendimin e Shkallës së Parë, që njohu statutin e Rithemelimit. Por lidhur me procesin e ri që pritet në Apel, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka qenë i ftuar në ‘Kontrast’ të Report TV.
-
VIDEO
Akuzat e Berishës për SHBA, Vangjeli: Nuk ka ndryshuar Amerika, por nuk po ndryshojmë ne aq sa duhet
Për analistin Lorenc Vangjeli, kriza në Partinë Demokratike u thellua kur u shkel jo vetëm statuti, por edhe rregullat e pashkruara që kanë të bëjnë me moralin politik.
-
VIDEO
Vangjeli: Kriza në PD duhet zgjidhur politikisht, të gjitha palët e kanë marrë peng për interesa vetjake
Për Lorenc Vangjelin, kriza në Partinë Demokratike ka nevojë për një zgjidhje politike brenda saj, para se të mbërrinte në dyert e gjykatave.
Për ‘Kontrast’ në Report TV, analisti u shpreh se PD sot është e marrë peng nga të gjitha palët për interesat e tyre vetjake.
“Këtu kemi disa palë ku interesi vetjak po prevalon mbi interesin e PD dhe tëmbarë shoqërisë shqiptare. Sot PD është marrë peng në emër të interesave vetjake. Duhet që kriza në PD të zgjidhet politikisht sepse përndryshe agonia do të vijojë të zgjatet. Unë mendoj se në PD nuk ka pasur as edhe një jurst mesatar. Janë dy frymë brenda PD që ndeshen se cila ka supermacinë mbi tjetrën dhe mbi këto palë qëndron duke u ngrohur në diell Edi Rama që është e vetmja palë që përfiton nga kjo situatë” – tha Vangjeli.
Ndërkohë, ish-Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, u shpreh se deri më sot duket sikur në PD është gjetur një rrugë për ta koklavitur çështjen dhe jo për ta zgjidhur.
“Nuk është zgjedhur rruga për ta zgjidhur, por rruga për ta koklavitur në interes të një grupimi. Kuvendi i 30 prillit do të dalë me vendime që do të shkojnë sërish në gjykatë. Çfarë do të bëjë gjykata? Do të marrë sërish ankimet e kujtdo pasi t’I ketë njohur njëherë vendimet?” – tha Ristani.
-
VIDEO
Gjykata pranoi ankimimin e Alibeajt, avokati i PD: Presim apelin, Zhukri shkeli ligjin! Çdo vendim i Berishës është i pavlefshëm
Avokati i Partisë Demokratike, Indrit Sefa thotë se çdo vendim që merr Sali Berisha është i pavlefshëm, pasi ende nuk ka një vendim të formës së prerë sa i përket statutit të PD-së. Avokati Sefa shprehet në Report Tv se pranimi i ankimit të Enklelejd Alibeaj ishte një vendim i drejtë, duke theksuar se kanë dy kërkesa, ose prishjen e vendimit të Zhukrit ose çështja të rikthehet në Gjykatën e Apelit me një trupë tjetër gjykuese.
-
VIDEO
Rama mban 'premtimin' që i bëri Tabakut, publikon videon duke pirë ujë nga çezma: Jorida, për të mirë!
Sikurse paralajmëroi një ditë më parë nga Kuvendi, kryeministri Edi Rama ka mbajtur 'premtimin' teksa ka publikuar një video duke pirë ujë nga çezma.
-
VIDEO
Gjykata pranon ankimimin e Alibeajt, Kume: ‘Rithemelimi’ mund të shkojë në pikën 0! Situata në PD? Vendi pa opozitë
Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume tha se pranimi i ankimit të kryetarit të Grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj nga Gjykata kundër vendimit të Agron Zhukrit, nuk e zgjidh problemin brenda partisë, por çështja ka marrë një rrugë, e cila mund të çonte “Rithemelimin” edhe në pikën zero.
-
VIDEO
Rama në Lezhë, vizitë në një sipërmarrje familjare për agroturizmin! Biznesmeni i kërkon shtimin e Shqipërisë në guidën ‘Michelin’, kreu i qeverisë: Është ende herët
Prodhimet bio dhe zhvillimi i agroturizmit po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në vitet e fundit. Kreu i qeverisë Edi Rama, ishte i pranishëm sot në një sipërmarrje familjare në Lezhë, konkretisht në familje e Alfred Markut, një prej mjeshtrave të restoranteve të spikakur në Lezhë ‘Rapsodisë’ në Krajnë të Lezhës
-
VIDEO
Gjykata njohu shqyrtimin e ankimimit të Alibeaj, ‘Rithemelimi’ i Berishës: Vendim nul, në kundërshtim të hapur me ligjin
Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemeleimit Ivi Kaso, e konsideroi nul vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për të njohur si palë PD-në në ankimin e kreut të grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që mandatoi Komisionin e Rithemelimit si organi drejtues i PD-së.
-
VIDEO
Procesi i Rindërtimit, 16 familje në Lezhë marrin çelësat e apartamenteve të tyre të reja
Gjatë vizitës së tij në Lezhë kryeministri u ndal për të parë edhe shtëpitë që marrin sot në dorëzim familjet e komunitetit rom dhe egjiptian të cilat mbetën pa strehë natën e 26 nëntorit. 16 familje sot marrin çelësat e shtëpive të tyre të reja, të ndërtuara me kontributin vullnetar të shqiptarit bujar nga Kosova Halil Kastrati.
-
VIDEO
Zgjedhja e kreut të shtetit, habit Berisha: Rama kërkon të bëhet vetë President kur të jetë në rrezik, ja emri më i përfolur! Të anulohen bordet për çmimet, diktaturë
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka habitur në konferencën e tij me gazetarët sot kur tha se qëllimi i Ramës në procesin e zgjedhjes së Presidentit është që të gjejë një person që të jetë i gatshëm për tu larguar kur Rama të dojë të bëhet vetë President. Berisha tha sot se bordet e krijuara për përcaktimin e çmimeve në këtë kohë krize është duhet të anulohen sa më parë.