-
VIDEO
Historia e nesërme e PD, shkruhet sot!
-
VIDEO
Spaho në 'Kontrast': Shtyrja e Kuvendit më 30 prill një mundësi që të merrte pjesë pala tjetër! Deri më sot krerët e degëve nuk ishin të zgjedhur
Deputeti demokrat, Edmond Spaho, tha sot se shtyrja e Kuvendit të PD-së për në 30 Prill u bë për t’i dhënë një mundësi grupimit të Bashës që të bëhet pjesë. Për ‘Kontrast’ në Report TV, ai komentoi edhe procesin e zgjedhjeve në rrethe. Spaho u shpreh se deri më sot, krerët e degëve të Partisë Demokratike nuk kanë qenë të zgjedhur.
-
VIDEO
Lorenc Vangjeli: 25 Prilli ishte stoli që u hoq teksa PD kishte litarin në fyt
Për analistin Lorenc Vangjeli, përçarja e Partisë Demokratike nuk nisi kur Sali Berisha u përjashtua nga Grupi Parlamentar, por që në humbjen e 25 Prillit 2021.
-
VIDEO
Çupi në Report Tv: Berisha-Meta peticion për të larguar ambasadën e SHBA-së, hera parë që ndodh pas 100-vjetësh! Mund të shpërthej një luftë mes militantëve dhe përfaqësuesve të SHBA
Për herë të parë pas 100 vitesh, tha Çupi i ftuar në 'Studio Live' në Report Tv, kërkohet largimi i ambasadës së SHBA-së, gjë që nuk është kërkuar as në diktature, shtoi analisti. Për Çupin, kjo e çon në ekstrem luftën e mbështetësve në Sali Berishës dhe të Ilir Metës, pasi mund ta çoji deri në situatën e një lufte të armatosur me SHBA-në, vetëm e vetëm që këto të dy t'i shpëtojnë drejtësis
-
VIDEO
Tensione mes demokratëve në Malësi të Madhe, thyhet kutia e votimit e ndërpriten zgjedhjet, kandidatët: Po votojnë persona që nuk janë anëtarë të PD-së
Në Malësi të Madhe është ndërprerë procesi i votimit për kreun e ri të PD. Sipas burimeve, është thyer kutia e votimit.
Kandidatët pretendojnë për fryrje të listave dhe votim masiv pa qenë anëtarë të Partisë Demokratike. Ka akuza për votim edhe nga pjesëtarë të administratës së Bashkisë Malësi e Madhe.
-
VIDEO
1 vit nga 25 prilli/ Andoni: Jemi popull pa memorie! Politika po e zhvendos vëmendjen te presidenti i ri! Ngjela: Mazhoranca në apati se s’ka opozitë
Një vit pasi mori mandatin e tretë qeveria përmbushi pjesërisht disa premtime, pa mundur të realizojë të tjerat. Për analistin Ben Andoni, shqiptarët harrojnë shpejt dhe nuk kërkojnë llogari, ndërsa avokat Spartak Ngjela thotë se mungesa e opozitës i lë dorë të lirë mazhorancës.
-
VIDEO
Zgjedhjet e ‘Rithemelimit’ në Shkodër, kandidatët: Kryefjala e ditës bashkimi! Gara jo mes nesh, por përgatitje për rikthimin e PD në pushtet
Katër kandidatët e “Rithemelimit” në zgjedhjet të cilat po zhvillohet gjatë ditës së sotme në Shkodrën, janë shprehur se kryefjala e kësaj dite është bashkimi.
Sipas Vildana Gushtit, kjo fituesi i garës së sotme do të përcaktojë hapat e së ardhmes në PD.
“Është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë demokratët e Shkodrës. Sot do të përcaktohet hapat për të ardhmen e PD. Gara nuk është mes nesh, ne po përgatitemi për një garë më të rëndësishme.”, tha ajo.
Sipas Kapcarit, qëllimi i “Rithemelimit” me këto zgjedhje në bazë është bashkimi i PD.
“Kryefjala e kësaj dite është bashkimi i PD. I bëjë thirrje të gjithë demokratëve të vijnë të votojnë sot. Gara është e fortë.”, u shpreh ai.
Kandidati Deda theksoi se kjo nuk është një garë mes 4 kandidatëve, por një përgatitje për një garë më të madhe, e cila sipas tij do të sjellë PD në pushtet.
“Votimi të jetë masiv. Kjo garë nuk është mes nesh, por po na përgatit për të jemi një opozitë e fortë si edhe për të risjellë PD në pushtet.”, tha Deda.
Ndonëse kandidatët e Shkodrës i kanë vënë theksin bashkimit, në garë hynë vetëm mbëshetësit e Berishës.
-
VIDEO
Rithemelimi vijon zgjedhjet për kryetarët e degëve të PD, sot zhvillohet procesi në Lezhë e Mirditë! Në Shkodër tërhiqen 5 prej 9 kandidatëve
Në Shkodër në garë ishin 9 kandidatë, por 4 prej tyre u tërhoqën, ku tashmë garojnë për kreun e PD në këtë degë: Arben Lushaj, Vildana Gushti, Gjenarin Kapcari dhe Elvis Deda. Në Lezhë kandidatet janë Arben Ndoj, Anton Gjoni Alen Kola, ndërsa në Mirditë kandidatë janë Gjon Ndoj, Albert Melyshi dhe Aleksandër Picaku.
-
VIDEO
Nuk ndalet ‘Rithemelimi’, zgjedh sot kreun e degës së PD-së në Bulqizë
Komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë sot zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike në Bulqizë.
-
VIDEO
Berisha voton për kryetarin e degës 2 të PD në Tiranë: Moment historik, i japim fund kryetarokracisë në PD
Sali Berisha ka votuar në selinë blu për kryetarin e degës 2 të Rithemelimit në Tiranë. Ai i konsideroi këto votime si 'historike', ndërsa i pyetur mbi vendimin e gjykatës që regjistroi ankimin e PD kundër vendimit të Agron Zhukrit që regjistroi statutin e Berishës, ish-kryeministri tha se 'asgjë nuk e ndal revolucionin'
"Uroj nga zemra çdo demokrate e demokrat të 14 degëve të PD që firmosin sot me votën e tyre kryetarin e ardhshëm të degës së Partisë Demokratike dhe njëherazi fundin e kryetarokracisë në PD. Firmosin vendimmarrjen me votën e lirë vendimmarrjen e kësaj partie. Kjo është arritje historike, është procesi më demokratik i cili do të qëndrojë gjithnjë në themelet e Rithemelimit të PD, si një forcë e fuqishme, konservatore, por theksoj se këto demokratë firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetët shqiptare. Vetëm një opozitë e vërtetë mund të qëndrojë përballë një narko shteti dhe diktature të bazuar në drogën apo ideologjinë. Një njeri që ka minimumin e karakterit nuk i lejon vetes akte të tilla. Gjykata shpalli palë atë që në mënyrë absolute nuk ishte palë, shkroi ligjin në aktin më të shëmtuar të CV së saj. Ky revolucion nuk ndalet nga asgjë", tha ai.
Ai u ndal edhe te ambasadorja Yuri Kim, duke i konsideruar deklarata e saj si qëndrim e individuale, teksa theksoi se do të informojnë autoritete e SHBA.
"Nuk besoj se ky është një orientim, një parim i vendit të saj të madh të lirisë, ky është akt individual për të cilin ne do informojmë autoritetet e SHBA", tha ai.
-
VIDEO
Gjykata pranoi ankimimin e Alibeajt dhe rihapi çështjen e kontrollit të PD, por 'Rithemelimi' nuk ndalet! Sot votohet për kryetarët e 14 degëve, Berisha voton në selinë blu
Edhe pse çështja për kontrollin e PD ka shkuar në Apel pasi Gjykata e Tiranës pranoi ankimin e Enkelejd Alibeajt, “Rithemelimi” nuk ndalon procesin e zgjedhjeve për kryetarët e degëve.
-
VIDEO
Kush do e drejtojë PD? Apeli do vendosë për vulën
Në 'Pa Protokoll' deputeti socialist Xhemal Qefalia, teksa tha se për maxhorancën, Presidenti i ri duhet të jetë i pavarur, mbi partitë dhe të ketë autoritet për të mbledhur forcat politike në raste krizash. Ai theksoi se thirrjet e PS për të negociuar me opozitën në zgjedhjen e Presidentit të ri, nuk janë lojëra.