• VIDEO

    Bordi i Transparencës për Karburantet, Alibeaj te 'Ligjet': E kthyet ekonominë në diktaturë! Zv.ministri: U mbyllën 130 pika karburanti për 2 javë, ndërhymë që mos krijohej monopol

    Zv.ministri u përgjigj duke u shprehur se u pa e udhës që të kishte një mekanizëm kontrolli, fillimisht sepse kishte dyshime se po abuzohej me çmimet, duke përmendur ndryshimin 3 herë të çmimit të naftës më 9 mars, nga 243 lekë litri, në 289 lekë litri dhe 290 lekë litri.

  • VIDEO

    'Berisha na bëri pjesë të NATO-s', Rama i përgjigjet gazetares: Mos më bëni për humor, s'është merita e atij, por i vullnetit të disa vendeve

    Mos më bëni për humor", kështu iu përgjigj kryeministri njeri prej gazetarëve që i përmendi Sali Berishën si personin që e bëri Shqipërinë pjesë të NATO-s, duke thënë se kjo nuk është meritë e tij por lidhet me vullnetit e të tjerëve.

    "Mos të bëhemi për humor, këto s'ia ka dhënë Shqipërisë një person. Këto janë ngjarje që lidhen me vullnetet e të tjera, të vendeve. Po të ishte puna për negociatat në raport me mua dhe Shqipërinë, do të ishin hapur para 3 vitesh. Fakti që nuk janë hapur dhe nuk jemi ulur në tavolinë, lidhet me ata. Kur më thoni që Berisha futi Shqipërinë në NATO më vjen një "i papërmbajtur gaz" sic thoshte edhe Konica.", tha ai.  

  • VIDEO

    Rama pyetet në Berlin për shpalljen ‘non grata’ të Rakipit, ja si përgjigjet

    Në Berlin, në komunikimin me mediat pas takimeve në vizitën zyrtare në Gjermani, Kryeministri Rama u pyet në lidhje me deputetin Orlando Rakipi, djalin e Aqif Rakipit i shpallur ‘non grata’ nga SHBA. I pyetur për lënien jashtë të 3 socialistëve dhe futjen e tij në parlament, Rama tha se i duket e sforcuar të flasë për këtë çështje në Berlin.

  • VIDEO

    Scholz nuk mbështeti ‘Ballkanin e Hapur’? Rama: Po të ishte kështu do ta thoshte! Iniciativa çon përpara Procesin e Berlinit! Prej kohësh meritojmë negociatat, BE vendim politik

    Kryeministri Edi Rama pas konferencës së përbashkët me Olaf Scholz zhvilloi një bisedë të përbashkët me gazetarët, ku i tha se takimi me kancelarin ishte shumë pozitiv lidhur me rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe aspiratat tona për në BE.

  • VIDEO

    Vula e PD pa pronar, si dilet nga kriza dhe zgjedhjet në Francë

    Negociatat për Presidentin e ri, Ivi Kaso e cilëson ftesës e PS si diversion të demokratëve, ndërsa shtoi se kushdo që flet në emër të PD nuk është i mandatuar! Pwr Kason nuk ka rikandidim të Bashës në krye të partisë, s’ka mbështetjen e bazës.Eksperti i ekonomisë Ardian Civici i ftuar në “5 pyetje me Babaramon” foli lidhur me shkaqet që kanë rënduar ekonominë e vendit dhe sesi mund të menaxhohen ato.

  • VIDEO

    Negociatat për Presidentin e ri, Ivi Kaso: Ftesa e PS, tinëzare! Iu drejtua pjesës më të dobët të PD! Nuk ka rikandidim të Bashës për postin e kryetarit, s’ka mbështetje

    Juristi i Komisioni të Rithemelimit, Ivi Kaso tha se grupi i tij i cili tashmë ka marrë kontrollin e selisë blu pas vendimit të gjykatës nuk ka mandatuar askënd për të negociuar me PS për të emrin e presidentit të ri. Në një intervistë për “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Kaso tha se ftesa e PS është për diversion të PD, pasi Rama kërkon ta përçajë kundërshtarin.

  • VIDEO

    Agron Kapllanaj në Report Tv: Berisha zgjedhje ilegale në degët e partisë! PD me të pa të ardhme edhe nëse s’do ishte 'non grata'

    Agron Kapllanaj, i cili u komandua nga Lulzim Basha në krye të PD në degën Fier por që tani nuk konsiderohet i tillë nga Sali Berisha, tha në Report Tv se “Rithemelimi” po bën një proces zgjedhjesh të fshehta dhe ilegal, duke mos njoftuar demokratët të marrin pjesë.

  • VIDEO

    Muzhaqi: Vullneti i qytetarëve për mbështetjen sociale të nënave me fëmijë të mitur do të kthehet në politika konkrete

    Vlerësimi dhe përkrahja që qytetarët i kane dhënë pyetjes për mbështetjen e veçantë sociale për nënat me tre ose më shumë fëmijë të mitur, do të materializohet në politika dhe hapa konkrete”.  Kështu ka deklaruar ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, në seancën plenare të 11 prillit, në lidhje me rezultatin e Këshillimit Kombëtar, ku 81% e qytetarëve kanë mbështetur ofrimin e mbrojtjes së veçantë sociale nga shteti për nënat me fëmijë të mitur.

    Kjo sipas ministres, për të mbështetur dhe fuqizuar akoma më tepër rolin e gruas familjare, me prioritet kujdesin ndaj mirërritjes dhe mirë-edukimit të fëmijëve në familje.

    “Vullneti i qytetarëve është detyrë për ne”, tha Muzhaqi nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, “të cilin do ta kthejmë në politika dhe ligje konkrete”. Me qëllim që nënat shqiptare me tre ose më shumë fëmijë të mitur të kenë më shumë mundësi financiare dhe sociale, sipas saj, për të qenë të pavarura dhe për t’iu përkushtuar më tepër edukimit të fëmijëve tyre.

  • VIDEO

    Çollaku: T'i pyesim shqiptarët për Ballkanin e Hapur me referendum, mos i manipuloni me Këshillimin Kombëtar

    Nga foltorja e Kuvendit, deputeti demokrat, Kreshnik Çollkau i bëri një thirrje të hapur maxhorancës që të bëjnë një referendum ku të marrin mendimin e qytetarëve për nismën Ballkani i Hapur. Sipas tij, qeveria po manipulon opinion publik me Këshillimin Kombëtar se 59% e qytetarëve shqiptarëve janë pro nismës Ballkani i Hapur.

    "Vazhdojnë shkarkohen armatime ruse kineze në Beograd, ju thurni lavde të një projekti në favor të Serbisë, duke  na e paraqitur Vuçiç si një faktor paqeje, Serbia po armatoset. Nga disa media, nga viti 2020, 30 tanke të mbërritur nga Rusia, dronë nga kina, rrezja goditëse shkon deri në Sarandë. Ju arrini dhe guxon të manipuloni opinion publike një pseudo synim, që 59% e shqiptarëve qenkan me Vuçiç  dhe kundër Kosovës e Kurtit. A mund t'i thirrni një moment arsyes, a doni ta testojmë thërrasim një referendum dhe ftojmë shqiptarët të votojnë nëse duan të rrinë në projekt apo jo. Ky është manipulim. Është kjo kauzë që na ndau në çështjet e politikës së jashtme", tha Çollaku. 

  • VIDEO

    Ukraina anëtarësohet më shpejt se Shqipëria në BE? Rama: Të gjithë e dimë si funksionon BE

    Kryeministri Edi Rama nuk mendon se Ukraina do të anëtarësohet më shpejt se Shqipëria në BE për shkak të luftës ku ndodhet, ndërsa vendi ynë pret prej vitesh një dritë jeshile. Rama tha se Ukraina po përdoret nga persona të ndryshëm për retorika revolucionare por që në të vërtet të gjithë e dinë si funksionon BE dhe se anëtarësimi i saj nuk ka për të qenë i shpejtë.

    "Pyetja se a ndjehem unë i shqetësuar që Ukraina mund të hyjë më shpejt në Bashkimin Europian sesa ne që kemi kaq vite që presim, më vë në pozitë sepse duhet të them të vërtetën, apo jo? Unë më shumë jam i shqetësuar se mos Ukraina mendon vërtetë se mund të hyjë më shpejt në Bashkimin Europian, jo se do hyjë më shpejt. Do i thosha edhe atyre që e ushqejnë këtë iluzion për Ukrainën që të mos përdorë Ukrainën për të shprehur entuziazmin e tyre revolucionar nëpër instanca të ndryshme sepse nuk duhet shumë shkencë për të kuptuar se si funksionon Bashkimi Europian dhe kjo nuk mund të ndodhë, sipas meje. Megjithatë, nëse do të ndodhte, nuk do të bëheshim absolutisht xhelozë që Ukraina do të hynte përpara”, tha Rama.

    Ndërsa kancelari gjerman Scholz tha se të gjitha vendet duhet të kenë veprime dhe ecje të baraspeshuara në lidhje me vendimet që merren për Ukrainën

    “Gjermani theu një traditë për të mos dërguar armë, por pasi morën këtë vendim e ndoqën edhe vende të tjera. Ne kemi pajisur në të kaluara Ukrainë për anti-raketat tokë ajër dhe do e mbështesim më tej me një bashkëpunim të ngushtë me të gjithë miqtë tanë, por jo të kemi ecje të veçuara por të baraspeshuara”, tha Scholz.

    •  
  • VIDEO

    Negociatat në qershor? Scholz: Do të angazhohem personalisht! Rama: Jemi mësuar me zhgënjimet nëse s’marrim atë që na takon

    Kryeministri Rama dhe Kancelari Scholz u pyetën nëse do ta hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor.

    Scholz tha se situata ka qen e veçante, me ndikimet e COVID dhe agresionit kundër Ukrainës, por ai premtoi se ‘do të angazhohem personalisht dhe me këmbëngulje’.

    Ndërsa Kryeministri Rama tha se prej vitesh një vendim pozitiv i takon vendeve por Këshilli Evropian ka marrë vendim politik.

    “Ne nuk presim asgjë. Në sensin se cilido të jetë konkluzioni i Këshillit Evropian, sa do të jetë në gjendje të marrë një vendim siç na takon. Jemi zhgënjyer për disa vite, Komisioni na ka dhënë të drejtë. Është e vetmja strukturë që ka kapacitetin të vlerësojë teknikisht dhe objektivisht vendet ndërsa Këshilli Evropian ka natyrë politike. Të mësuar me zhgënjimet ne nuk presim asgjë përvecc asaj që na takon. Do të vazhdojmë të punën tonë”, tha Rama.

  • VIDEO

    Rama në Berlin! Kancelari: Rijetëzim Procesit të Berlinit, zhvillon ekonominë e rajonit! Kryeministri: Në qershor presim negociatat, nëse jo kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut

    Kryeministri Rama zhvilloi sot në Berlin një takim me kancelarin gjerman Olaf Sholz i cili premtoi nxitjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe rivitalizimin e procesit të Berlinit që synon krijimin e një tregu të përbashkët rajonal. Kryeministri Rama tha se nëse BE nuk cakton një datë për negociatat deri në qershor Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Rama kërkoi të liberalizohen vizat për Kosovën.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv