-
VIDEO
Kuvend/ Replika mes Xhaçkës dhe Berishës, ministrja: I ke duart e lyera me gjak, s’duhet të ishte këtu! Ish-kryeministri: Kur ishe ministre e mbrojtjes ke plaçkitur pronat e ushtarëve
Kuvendi zhvillon sot seancë e radhës plenare. Në nisje të seancë plenare është betuar edhe Pandeli Majko, i cili mori mandatin e deputetit të lënë nga Alqi Bllako
-
VIDEO
Sot Kuvend/ Pandeli Majko bën betimin, mori mandatin e lënë nga Alqi Bllako! Shfaqet i qeshur dhe përqafohet me deputetët socialistë
Kuvendi zhvillon sot seancë e radhës plenare. Në nisje të seancë plenare është betuar edhe Pandeli Majko, i cili mori mandatin e deputetit të lënë nga Alqi Bllako
-
VIDEO
Iu shtua Berishës në 'klubin' e non gratave, ish-kryeministri reagon për Aqif Rakipin
Sali Berisha i shpallur 'non grata' nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pyetur nga gazetarët për vendimin e fundit të DASH që futi në listën e zezë Aqif Rakipin.
"Pyesni Aqif Rakipin"tha Berisha i shpallur non grata.
-
VIDEO
DASH shpall non grata Ylli Ndroqin dhe Aqif Rakipin, bllokon pronat e tyre në SHBA! Blinken: Përgjegjës për korrupsion dhe kërcënimin e stabilitetit të Shqipërisë
DASH shpall non grata Ylli Ndroqin dhe Aqif Rakipi, bllokon pronat e tyre në SHBA. Në listën e zezë edhe Nikolla Gruevski. Ata akuzohen nga SHBA si persona të cilët kërcënojnë stabilitetin e Shqipërisë përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese të vendit. Ky vendim i bën ata dhe pjesëtarët e familjes së tyre të ngushtë të pakualifikuar për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
-
VIDEO
Aqif Rakipi u shpall 'non grata', deputeti Orlando Rakipi për Report Tv: Babai im është i pastër, i gatshëm të dorëzoj mandatin
Pas vendimit të DASH për shpalljen non grata të Aqif Rakipit, deputeti Orlando Rakipi për Report Tv.
“Jam dhe me emocione. Kemi lindur ne demokraci, jam pro amerikan dhe babai im po ashtu. Se di ca është ai lloj vendimi. S’na ka ndodhur kurrë ajo gjë. Babai im është super i pastër. Mund ta shihni s’ka asnjë rekord kriminal dhe se çfarë flitet. S’kemi lidhje me atë pjesë, që na thonë kriminel. Ne jemi të pastër, babai im është i pastër, ka ikur nga politika për diçka. Jam i hapur të bëj gjithçka. Jam I gatshëm të le mandatin nëse është nevoja", tha Orlando Rakipi për Report Tv.
-
VIDEO
Rama takohet me Presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier
-
VIDEO
Kriza në PD, Flamur Hoxha: Rrezikon të mbetemi në opozitë dhe për 1 dekadë! ‘Rithemelimi’ s’ka vullnet për bashkim, të anulojë zgjedhjet
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Hoxha, i cilëson përjashtuese zgjedhjet në strukturat e PD nga Komisioni i Rithemelimit. Ai thotë se anëtarësia po e braktis procesin ndërsa paralajmëron bojkot të kuvendit të 30 prillit. Nëse PD nuk demonstron vullnet për bashkim, për Hoxhën, selia blu do të mbetet opozitë edhe për një dekadë.
-
VIDEO
Amnisti për të ardhurat e emigrantëve, Pëllumbi për Report Tv: Përjashtohen trafikantët dhe zyrtarët! Presidenti? PS ka figura të denja për kreun e shtetit
Qeveria prezantoi disa ditë më parë rezultatet e Këshillimit Kombëtar, ku nga 12 pyetje të parashtruara nga qeveria qytetarët janë shprehur pro për 11 prej tyre, një prej të cilave ishte edhe lejimi i amnistisë për kursimet e emigrantëve. Për deputetin e PS, Arben Pëllumbi nëse një iniciativë e tillë do të bëhet konkrete, atëherë do të vendosen edhe mekanizma për të parandaluar pastrimin e parave.
-
VIDEO
Rama në Berlin, takim me kryetaren e bashkisë, Franziska Giffey: Një herë të jesh kryetar bashkie, gjithmonë mbetesh i tillë, me ndjenjën e përgjegjësisë për qytetarët
I pranishëm në Berlin, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryetaren e Bashkisë, Franziska Giffey. Rama u prit në ambientet e Bashkisë, një godinë mbi 100 vjeçare, të cilën Giffey ia prezantoi kryeministrit shqiptar, ndërsa zhvilluan edhe një dialog të shkurtër.
-
VIDEO
Zgjedhjet në degët e PD, Selenica fitohet nga Leonard Rakipaj dhe Fushë Kruja nga Agron Loka
Ka përfunduar numërimi dhe është shpallur rezultati i fituesve për kreun e degëve të Selenicës dhe Fushë Krujës në PD të zhvilluara nga Rithemelimi.
Në Selenicë fitoi Leonard Rakipaj me 203 vota, kundrejt Gazmir Beqaj, i cili mori 63 vota.
Në Fushë Krujë u zgjodh Agron Loka.
-
VIDEO
Zgjedhjet në degën e PD në Fier, Luan Baçi: ‘Skeptikët’ na janë bashkuar! Vendimi i gjykatës sqaroi demokratët se kujt i përket partia
Anëtari i Rithemelimit Luan Baçi thotë se zgjedhjet për krerët e rinj të degëve kanë bashkuar demokratët në bazë, madje sipas tij edhe kritikët i janë bashkuar procesit. Sipas tij, pas vendimit të gjykatës anëtarësia është sqaruar se kujt i përket drejtimi i PD.
“Tani kulmon me zgjedhjet e kryetarët të degëve, një risi sepse tashmë kryetarët e degëve zgjidhen me një anëtar, një votë. Ka një fluks anëtarësh të PD-së që vijnë për të votuar, megjithëse me pak vështirësi për shkak të motit, pjesëmarrja shumë e mirë. Procesi do vazhdojë deri në fund të ditës, deri sa të votojë dhe anëtari i fundit. Të dy kandidatët janë pjesë e strukturës aktive të PD-së. Ishin me dhjetëra kandidatët që mund të garonin. Sot unë pashë që po vijnë këtu shumë anëtarë të PD-së, disa drejtues departamentesh që kanë qenë në Kuvendin e 18 dhjetorit, jo të 11 dhjetorit. Më është bërë qejfi shumë që i shikoj që po votojnë. Fieri ka pasur një veçanti, ka pasur një numër të vogël që kanë qenë skeptikë dhe sot janë këtu. Dega e Fierit është shumë e bashkuar. Në Mallakastër ishte e njëjta situatë, një pjesëmarrje e madhe. Pas vendimit të gjykatës ka pasur një frymë bashkëpunimi dhe anëtarësia është e sqaruar. Në procesin e sotëm të votimit ka filluar dhe regjistrimi elektronik i çdo anëtari të PD-së. Në këto situata të pazakonta që kemi kaluar ka pasur një ndryshim të shpeshtë të listave të anëtarësisë të PD-së, ka lëvizje të shumta, ikje masive dhe pjesa dërrmuese janë anëtarë të PD-së që largohen nga vendi nga papunësia, nga pasiguria, nga padrejtësitë që bëhen. Sot bëjmë dhe regjistrimin e anëtarësisë dhe do kemi një databazë të sigurt dhe të saktë për numrin e anëtarësisë së PD-së”, tha Baçi.
-
VIDEO
Zbardhet axhenda/ Rama mbërrin në Gjermani, do takohet me Scholz
Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Gjermanisë, për një vizitë dy ditore ku do të takojë zyrtarë të lartë të politikës gjermane.