• VIDEO

    Rama i kërkoi SPAK ta hetojë pas shpalljes 'non grata', Berisha: I trembur gjer në palcë! Ulërinte i tmerruar 'erdhi Saliu'

    Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama kritikoi një ditë më parë SPAK, gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, se përse nuk kishte hetuar ish-kryeministrin pasi SHBA e shpalli 'non grata'.

    • VIDEO

      Shqipëria në BE? Ambasadori bullgar nga Korça: Jemi pro zgjerimit evropian, por tani duhet të përqendrohemi tek mbarimi i luftës

      Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Momtchil Raytchevski gjatë paradites së sotme ka qenë i pranishëm në Universitetin “Fan S. Noli” ku u zhvillua një vizitë me një delegacion të përbërë nga drejtues dhe pedagogë të universiteteve Bullgare.

    • VIDEO

      Pas Mallakastrës, Grupi i Rithemelimit nis zgjedhjet për kreun e partisë në Fier

      Pas zgjedhjes dje të Resmi Shanaj si kreu i degës së PD në Mallakastër, Grupi i Rithemelimit po zhvillon sot zgjedhjet në Fier për kreun e kësaj dege. Në garë janë Rrapi Gjika dhe Vladimir Kajolli, ndërsa zgjedhjet kanë nisur prej orës 09:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00.

       Shanaj u zgjodh dje me 277 vota pro, ndërsa Mallakastra ishte e para që iu nënshtrua këtij procesi zgjedhor.

    • VIDEO

      Ndryshimet në statutin e PS, shtohen 3 sekretariate, ja të gjithë sekretarët e miratuar sot

      Në Kongresin e Partisë Socialiste, mbajtur sot në Tiranë, janë miratuar edhe disa ndryshime në statut. Është ndryshuar mënyra e zgjedhjes së kryetarit të partisë në rang bashkie, ku për herë të parë do të merret mendimi i qytetarëve të zonës. Ndërkaq, do të shkarkohen në bllok 61 kryetarët aktualë të PS në rang bashkie.

      Për herë të parë do të krijohet një sekretariat ekzekutiv apo kancelari në PS, në nivelin e 61 bashkive, pra me zyra në çdo bashki, ku do të mbledhë dhe përpunojë informacione për llogari të PS-së në qendër. Informacioni i mbledhur do të ketë në fokus anëtarësinë, votuesit, problematikat, historikun e partisë në zonën përkatëse, sfidat zgjedhore etj.

    • VIDEO

      Rama i përgjigjet Berishës: Nëse duan shqiptarët, do e legalizojmë kanabisin për përdorim vetjak, po kjo lëndë ty s’të ngjall

      Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse shqiptarët do e duan, atëherë do e legalizojnë kanabisin për përdorim vetjak, teksa i ktheu edhe një përgjigje Sali Berishës i cili tha se do të pengojë anëtarësimin në BE.

      "Ne do pyesim shqiptarët se kemi pasur shumë njerëz që donin të dinin a ishte legalizimi i kanabisit për përdorim vetjak, do i pyesim vitin tjetër, dol të fusim kanabisin me gramatura minimale, unë personalisht nuk ka mendim, kemi bërë shumë debate dhe kam qenë shumë i dyzuar, më shumë për po sesa jo, por i dyzuar, tani jemi shumë të qartë, nëse do thonin shqiptarët po, do e lejonim, pavarësisht se ca thotë të vdekurit (i referohet Berishës), është e sigurt që përdorimi i kësaj lende nuk të ngjallë”, tha Rama, në përgjigje të gazetarit të Report Tv, Ermal Qori.

    • VIDEO

      U pyet për Metën: Rama: Mos na bëni të konsumojmë dritat kot në Pallat të Kongreseve se jemi dhe kohë krize

      Kryeminstri Edi Rama ka zgjedhur që të mos flasë shumë për presidentin Ilir Meta dhe këtë e tha edhe me një batutë.

      “Mos na bëri të konsumojmë kot dritat këtu të Pallati i Kongreseve, se jemi dhe në kohë krize”, tha Rama.

    • VIDEO

      Rama thirrje SPAK-ut për Berishën: S'kemi nevojë të presim 30 vite për një goditje 'post mortum'! Është aty gjallë

      Kryeministri Rama tha se SPAK duhet të veprojë tani dhe të hetojë të gjitha krimet e mëdha të së kaluarës, duke iu referuar kështu Berishës.

      "Nuk duhet të presim edhe 30 vite për goditje 'post mortum'. Janë gjallë, janë vërdallë, janë përballë, i kanë aty. Madje bëjnë karshillëk ndaj shqiptarëve dhe Amerikës. Nuk kanë faj derisa drejtësia e re merret me 'arkat me peshk'", tha Rama.

    • VIDEO

      Rama: Nëse janë të gatshëm të dinë ku është koka e korrupsionit, unë jam gati të shkoj që nesër t’jua them prokurorëve të SPAK

      Kryeministri Rama ka përforcuar thirrjen e tij që SPAK të hetojë më thellë për çështjet e rënda të korrupsionit, 21 janarit, Gërdecit e te tjera si këto të ndodhura në kohën e qeverise Berisha e për të cilat ky  i fundit është shpallur ‘Non grata në SHBA.

       
    • VIDEO

      Rama, prokurorëve të SPAK: Duhen gjunjë të fortë, godisni lart dhe nga të katra anët! Bëni detyrën historike që keni ndaj shqiptarëve

      Në konferencën përmbyllëse të Kongresit Kryeministri Rama e pati një mesazh edhe një herë për SPAK. Rama bëri thirrje që të godasin lart dhe nga të katra anët.

      "Dua ta përsëris edhe një herë se nuk do të merrem me këtë çështje më tutje por do të vazhdoj të shoh dhe të pres me durim që SPAK të hyjë më thellë në kraterin e vullkanit të poshtërsive, zullumeve, krimeve dhe vjedhjeve që nuk gjenden në oborrin e PS-së. I di e gjithë Shqipëria, e dinë të gjithë shqiptarët, i dinë të gjithë partnerët, i dinë edhe prokurorët e SPAK por duhen gjunj të fortë, shpresoj t'i kenë. Të bëjnë detyrën historike që kanë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarët dhe të godasin nga të katra anët dhe të godasin lart. Kohë për të shkuar te arka me peshk apo te zgjerimi i dritareve pa leje. Ndërkohë që këtu rrotullohen të vdekurit nga varri nga plumbat që kanë marrë në bulevard apo nga flakët e ferrit pak kilometra larg Tiranës. Vjedhjet më të bujshme dihet kush i ka bërë dhe janë të gjitha dosjet", tha Rama.

    • VIDEO

      ‘Do i çoj prej veshi te dera e SPAK’, Rama: Nuk paralajmërova arrestime të socialistëve! Shpresoj që SPAK t'i ketë gjunjët e fortë, të godasë lart dhe nga të katra anët

      TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e tij se cili socialist thyen ligjin do e çojë vetë në SPAK, duke thënë se nuk paralajmëron arrestime.

      “Fjala ime nuk ishte fjalë për të lajmëruar arrestime larg qoftë nga ana ime, por dua të them që është e patolerushme që PS dhe zgjedhësit e saj të hahen pas shpine ashtu si kundër është e pamundur që kushdo qoftë të kërkojë mbrojtje nga PS, kjo ishte arsyeja që unë kisha për fjalën time, e kisha parasysh faktin që kjo nuk ka të bëjë me mua apo qeverinë, apo me grupin parlamentar, por me drejtësinë dhe nëse unë do të kisha indici të kësaj natyre, do të bëj atë që do bëj çdo qytetar. Se lavdi Zoti jemi ne demokraci dhe kryeministri nuk është pro”, tha Rama.

    • VIDEO

      I tha ‘Zogu i Tiranës’, Veliaj i përgjigjet Metës: Fiksimaxhiu që rrihet me policët, mirë që doli në konferencë për të treguar diferencën mes 2 kaheve të politikës

      Erion Veliaj i kthehen përgjigjet Ilir Metës.

      “Ishte një kongres me risi, aq sa komshiu përballë doli në konferencë për të sqaruar atë që njerëzit e dinë dhe mirë që doli se tregon kontrastin mes ne dhe një fiksimxhiu që rrihet me policët, shyqyr që shpëtuan policët e Pallatit të Kongreseve në ndryshim nga ato të FRD-së, aq i madh është hendeku mes 2 krahëve të politikës”, tha Meta.

    • VIDEO

      Meta: Do të ngre një Komitet me ekspertë për të sqaruar deri në fund aferën e inceneratorëve

      Ilir Meta tha se do të ndërmarrë një nismë për ngritjen e një komiteti për të sqaruar deri në fund aferën sipas tij të inceneratorëve.

      "Unë do të nis një komitet për zbardhjen sa më të parë të aferës së inceneratorëve. Nuk ka bërë asgjë më shumë mafia në Siçili sesa qeveria në këtë aferë. Do të mbledh ekspertët më të mirë që ta sqarojnë tamam këtë aferë. Përfituesit më të mëdhenj janë Rama dhe jo Stela, Zoto apo Mërtiri", tha Meta.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv