• VIDEO

    Meta thirrje të arrestuarve për inceneratorët: Bëhuni të penduarit të drejtësisë

    Në komunikimin me mediat Presidenti Meta i bëri thirrje të arrestuarve që të kthehen në të penduarit të drejtësie dhe të tregojnë urdhrat që kanë marrë për këtë veprimtari kriminale.

    "Presidenti ka disa detyra para se të largohet. Edhe për aferën e inceneretaorëve nuk kemi të bëjmë me përgjegjësi individuale, por me grup. Nuk ka censurë që e ndalon këtë relivatizim. Ajo që ka faktuar Presidenti nuk është përpara drejtësisë. Treshja e famshme ka dalë jashtë vendit, paratë vazhdojnë dhe zotërinjtë që janë ndaluar do të bëjnë sikur do të marrin disa dënime për të shpëtuar disa gjëra të tjera. Unë i them të bëhen të penduar dhe të tregojnë kush u garantoi për veprimtari kriminale”, tha Meta.

  • VIDEO

    Ilir Meta: Mazhoranca kërkon fajtor për mosarritjet e tyre dhe më gjetën mua

    Presidenti Meta tha në konferencën për mediat se mazhoranca kërkon të gjithë një fajtor për mos arritjet e saja dhe për këtë akuzojnë vetë atë.  

    "Nuk është Presidenti ai që u ka thënë atyre që shkatërroni sigurinë energjetike të Shqipërisë! Që shiteni lirë fare energjinë dhe blijini më 7 fish. Dhe fitoni 2-herë. Në Ukrainë bëhet luftë dhe nuk rriten çmimet. Nuk është presidenti fajtor, përkundrazi u ka thënë rritni rrogat dhe pensionet. Prandaj duhet të shpiket një fajtor për mos arritjet dhe ai është presidenti i Republikës dhe duan t'i japin popullit një president të mirë. Dhe kanë frikë t'ia japin popullit ta zgjedhë pasi populli mund të gabojë", tha Meta.

  • VIDEO

    Veliaj e akuzoi se ka bllokuar firmosjen e ambasadorëve, Meta: Shpifje, kanë mashtruar ish-deputetë duke i thënë ta kemi çuar emrin por nuk të do presidenti

    Presidenti Ilir Meta iu është përgjigjur akuzave të Erion Veliajt se ka bllokuar firmosjen e ambasadorëve të caktuar. Meta i ka cilësuar shpifje.

    “Të gjithë personeli, ndaj gjithë atyre partnerëve që mund të jenë shqetësuar nga gënjeshtra dhe shpifje të tilla që presidenti paska bllokuar firmosjen e ambasadorëve të caktuar, të gjitha janë mashtrime ordinere, nuk janë rastësisht në ditën e kongresit, nëse do kishte ankesa kjo gjë mund  të evidentohej nga ministrja e jashtme. Qoftë edhe Bashkia e Tiranës që ka dërguar një propozim për ambasador të republikës jashtë vendit dhe nuk është miratuar nga presidenti i republikës. Kam bërë disa emërime ashtu sikurse janë paraqitur, kur shkelin ligjin dhe e sjellin te presidentin iu kujton ligji që ta çojnë të parlamenti dhe e sjellin te presidenti, e konfirmoj. Janë me dhjetëra ish-deputetë apo deputete apo njerëz që janë mashtruar, iu thuhet ta kemi çuar emrin tek presidenti por ai nuk të do ty dhe do të na bllokojë. U thonë ua kemi çuar emri por po na bllokon presidenti. Ky edhe në gjumë gënjen”, tha Meta.

  • VIDEO

    Ilir Meta e quan Veliajn 'Zogu i Tiranës': Gënjeu, nuk kam bllokuar ambasadorët! Rama thotë se të 'gjithë të futen në burg përveç meje'

    Presidenti i vendit Ilir Meta ka të dalë në një konferencë me mediat. Presidenti reagoi ndaj akuzave të Veliajt sot nga Kongresi duke e quajtur kryebashkiakun 'Zogu i Tiranës' pasi ky i fundit e akuzoi se ka bllokuar emërimin e ambasadorëve. Meta tha se asnjë emër për ambasador nuk është bllokuar nga ai. 

  • VIDEO

    Rama: Në vjeshtë mbajmë kongres tjetër, do japim llogari për ç'ka thamë sot! Ngremë një mekanizëm të ri, anëtarët e partisë do japin mendim në letër për performancën

    Kryeministri Edi Rama tha se në vjeshtë duhet të mbahet një tjetër Kongres ku të jepet llogaridhënie për performancën e drejtuesve të qarqeve, kryetarëve të bashkisë.  Rama tha se do të ndërtojnë një mekanizëm për t'i marrë mendimin anëtarësisë për punën e deputetëve, kryetarëve të degëve.

     
  • VIDEO

    Miratohen ndryshimet në statutin e PS

    Miratohen ndryshimet në statutin e PS

    Shtohen 3 sekretariate.

  • VIDEO

    Formulari i Këshillimit Kombëtar/ Rama: Vitin tjetër, do të pyesim shqiptarët nëse e duan legalizimin e kanabisit për përdorim vetjak

    TIRANË- Pas legalizimit të kultivimit të kanabisit mjekësor, shqiptarët do të pyeten vitin tjetër nëse do të duan edhe legalizim të kanabisit, kësaj herë për përdorim vetjak. Kjo do të bëhet sërish nëpërmjet plotësimit të formularit të Këshillimit Kombëtar. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që ka zbuluar në Kongresin e PS-së, një nga pyetjet e formularit për vitin e ardhshëm. Kjo sipas Ramës, nuk do të ishte aspak e jashtëzakonshme, pasi sipas tij, shtet e tjera të botës e kanë bërë tashmë.

     
  • VIDEO

    Rama: Dënohet Bojken Lako për 3 dritare dhe mbrohet një pallat pa leje në breg të detit

    Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në kongresin e PS-së vuri theksin tek Reforma në Drejtësi.

    ‘Nga ana tjetër askush nuk duhet të humbasë durimin. Duke ua hapur dyert e burgut atyre që i madh dhe i vogël u di emrat dhe bëmat. Të ndërtosh një sistem drejtësie të që të jetë garanci e sigurisë juridike pa dallim të një vendi, në një vend ku 500 vjet nuk ka pasur drejtësi, nga pushtetet e radhës nuk është si të ndërtosh shtëpi shkolla çerdhe autostrada e shkolla. Sikur ta kishin nisur të tjerët më parë, s’do ishim këtu. Shqipërisë ju tretën shumë shanse dhe mundësi. Reforma në drejtësi, duhet të shtrëngojmë dhëmbët dhe të ecim para. Duhet ta durosh, sado e tmerrshme të jetë të shohësh veten në një çanak me Ilir Metën dhe Sali Berishën duke ngrënë. Dënohet një këngëtar se hap një apo dy dritare, ndërkohë që strukturat shtetërore presin prej muajsh që gjykata apo gjykatësit të mos marrin në mbrojtje një pallat pa lejë në breg të detit. Duhet të durojmë. Në raport me sensin moral dhe logjik të drejtësisë në këtë vend ato janë skandale.’- tha Rama.

  • VIDEO

    Rama: Pse SPAK nuk është vënë në lëvizje për shpalljen e Berishës ‘Non Grata’? Ta dinë shqiptarët nëse qëndron deklarata e DASH ose jo

    Kryeministri Edi Rama i kërkon llogari SPAK pse nuk ka nisur hetimet për Sali Berishën, pasi ky i fundit është shpallur Non Grata nga SHBA.

    “Janë me dhjetëra të vrarë të vdekurit nga politikanë që kanë emër dhe mbiemër që rrotullohen në varr akoma në kërkim të drejtësisë pa llogaritur vjedhje kolosale që vetëm SPAK nuk e di, burgoset një grua për një kile peshk, dhe  është që SPAK vihet natyrshëm në lëvizje dhe nga një deklaratë partie, kuptohet deklaratë e partive të tjera, jo e jona, për këdo zyrtarë të lartë, akoma nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht më 30 vite nga aleati më i madh i Shqipërisë, jo për një njeri po për krejt Shqipërisë, sepse ai ka drejtuar Shqipërinë, SPAK ka detyrim qe e tejkalon shtetasin e ndaluar familjarisht që të hyjë në SHBA, se ajo deklaratë nuk mund të rrijë aty, ose ka bazë ose jo”,tha Rama.

  • VIDEO

    Socialistë që shpërdorojnë detyrën? Rama: Mos u çudisni kur të më shikoni mua ndonjë ditë në SPAK me këto ‘që mbroj’

    “Të gjatin nuk ia beson njeri kur thotë që ma bënë mbrapa krahëve, kush e beson këtë se dukesh dhe hajvan, po mos u çudisni kur të më shikoni mua ndonjë ditë nga SPAK nga këta që dua të mbroj unë. Unë i zgjedh edhe ministrat dhe kryebashkiakët jo në emrin tim, edhe deputetët se nuk po flas në nivele të tjera që i zgjedhim bashkërisht me drejtuesit e qarqeve, i zgjedhim në emrin e PS. Nëse drejtësia në këtë jetë nuk të kap, vendin me siguri e ke në ferr, por jo në PS, në PS nuk ka vend deri kur nderi i udhëheqjen sa më takon mua, kush bëhet për avokat, të shkojë të gjejë avokat, unë e di shumë mirë që të shkosh te ferri në botën tjetër, për të paudhët tanë, kur flet për luftën kundër korrupsionit, ndërkohë që ata që ferrin e korrupsionit dhe të krimit shtetëror e krijuan këtu, nuk i përkasin kësaj partie, mund të tingëllojë si ekzagjerim i tepër”, tha Rama.

    •  
  • VIDEO

    ‘Ky i gjati nuk të mban?!’, përgjigjet Rama: S'mbroj askënd që ha pas shpine së PS-së, s'i kam borxh akujt kur i merr koka erë

    Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në kongresin e PS-së, u përgjigje edhe për zërat që thonë se ai nuk i mbron socialistët.

    ‘Pse po han nga PS sharra e SPAK: Sepse nuk kemi kapur drejtësinë dhe nuk kam bërë shkaka kur kam thënë se dua një drejtësi të drejtë për këtë vend, pasi ky vend është vendi i fëmijëve tanë. Kush shkel në dërrasë të kalbur në këtë familje të shkojë dhe të marrë avokat. Kjo parti nuk jep shërbime avokatie, për askënd që thirret nga organet e drejtësisë.

    Më vijnë zëra se thonë se ky i gjati nuk të mban të lëshon. E thonë apo jo. Ky i gjati nuk i mbron njerzit e vet. Unë nuk lëshoj askënd në këtë familje që bëhet shënjestër për punët e përbashkëta i vë gjoksin, fytyrën zërin në dispozicion dhe i dal unë para baltës që hidhet drejt kujtdo që është pjestar në këtë familje. Unë jo vetëm që nuk mbaj. Borxhin nuk ja kam askujt kur i merr koka erë, por ja kam kësaj familje dhe familjes sime. Si mund ti mbroj unë ata që më vënë para ca të vegjëlve që më kërkojnë llogari.Nuk mbaj askënd që ha pas shpine zgjedhësit dhe Partinë Socialiste ’- tha Rama.

  • VIDEO

    Arrestimi i Alqi Bllakos, Rama: Përgjegjësia individuale, PS mban përgjegjësi se si reagon ndaj shkelësit! Vite më parë kryeministri merrte peng prokurorinë

    Kryeministri Edi Rama, në kongresin e PS-së është ndalur në fjalën e tij duke komentuar edhe arrestimin e deputetit të PS-së, Alqi Bllakos. Rama tha se përgjegjësia është individuale, ndërsa mban përgjegjësi si reagon ndaj shkelësit.

    ‘Përgjegjësia është individuale. Ata mbajnë përgjegjësi sesi reagojnë ndaj shkelësit të ligjit për marrëdhënien kolektive që kanë me ligjin. Këtë përgjegjësi mban PS. Ku e mban PS, këtu në këtë vend, ku pak vite më parë kryeministri merrte peng prokurorinë dhe më urdhër të kryeministrit, prokuroria nuk ekzekutonte flet-arreste, nga skena e krimit të 4 vrasjeve dhe plagosjes së dhjetëra njerëzve. Kryeministri thoshte pa pikën e turpit do pres vendimin e formës së prerë. Fakti që nuk jemi si ata është medalja e nderit për ne, është fleta jonë e lavdërimit.’- tha Rama.

    •  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv