-
VIDEO
Rama për PD-në: Të shkojë në djall, zero keqardhje për to! Sa të kemi atë forcë, nuk kemi opozitë serioze
Kryeministri Edi Rama tha s endjen 0 keqardhje për PD-në, ndërsa shtoi se sa kohë të jetë ajo forcë s’do ketë opozitë serioze.
‘Nuk kam asnjë keqardhje për PD. jemi këtu midis njeri tjetrit. Zero keqardhje, ajo forcë duhet të kishte shkuar në djall shumë kohë më parë, që Shqipëria të kishte një opozitë serioze, sa kohë të jetë ajo forcë aty nuk do të kemi një opozitë serioze.’- tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Arma jonë më e madhe është shqiptaria, është përkatësia ndaj kësaj tokë
Kryeministri Edi Rama tha se arma më e fortë e shqiptarëve është shqiptaria, është kjo tokë që na përket të gjithëve.
‘Ti harrojmë parcelat partiake, të bashkohemi në truallin e përbashkët të politikave publike të cilat impaktojnë njësoj. Sa kohë qeveria është këtu njësoj impaktohen të gjithë. Kjo shtëpia jonë administrohet nga të gjithë bashkë. Njerëzit duan përfshirje reale. Arma jonë më e madhe nuk është ushtria nuk është buxheti i shtetit është shqiptaria. Është lidhja e pashkëputshme e përkatësisë ndaj kësaj toke e të gjithëve ne, pavarësisht se jemi nga veriu apo nga jugu, kjo është arma jonë më e fortë. Sa më shumë të spostojmë rrezen tonë aq më shumë do të forcohet ndjenja e sigurisë tek shqiptaria. Gjërat që ne na ndajnë janë shumë të vogla se ato që na bashkojnë. Kujt do ja priste mendja se ne do t’ja dilnim me ato panorama apokalipsi pas tërmetit, apo pas tërmetit.’- tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Këtë mandat jetësojmë autonomisë spitalore, kusht për zhbërë korrupsionin tek bluzat e bardha
Kryeministri Edi Rama tha se ky është në vit vendimtar, për Shëndetësinë. Rama tha se do të jetësohet autonomia spitalore, pasi kjo është e vetmja mënyrë që të zhbëhet korrupsioni tek bluzat e bardha.
‘Ky është një vit vendimtare për Shëndetësinë, jetësimi i autonomisë spitalore i cili është kusht i domosdoshëm për të zhbërë korrupsionin e bluzave të bardha. Duhet një sistemi shërbimi autonom. Ne do të themi me krenari se kemi bërë një detyrë historike dhe do jemi krenar për shëndetin e shqiptarëve.’- tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Drejtësia e re po vonon ose po nguron, nuk dënon atë që vrau 4 protestues, por një zyrtare që mori një arkë peshk për një vend pune
Kryeministri Edi Rama kritika për drejtësinë e re.
“Edhe kush i vrau protestuesit e pafajshëm në bulevard, drejtësia e re ende po vonon, ose po ngurron, nuk e di, që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive, ndërkohë që dënon një zyrtare për një arke peshk në këmbim të një punësimi të pakryer, ndërsa dallimi mes qeverive e bëjnë vendimet që ato marrin dhe punët që ato bëjnë, natyrisht me taksat që mbledhin (referuar Rovena Vodës e dënuar me 10 muaj burg)”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Të vjen zor që të krahasohesh me një llum të paaftësh, por ne ja dolëm me të dyja sfidat me pandeminë dhe tërmetin
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në kongresin e Partisë Socialiste, u ndal që të bënte një krahasim me qeverisjen e demokratëve, ndërsa nënvizoi se dallimi ka dy tipare të rëndësishme. E para sipas Ramës është shpirti i përkujdesjes së PS-së si dhe së dyti aftësia e konfirmuar se i kthyen krizat në gjeneratorë energjie.
-
VIDEO
Kongresi i PS/ Rama: Nuk do kemi të njëjtën përkujdesje për 5% të atij konsumatori që konsumon 25% të energjisë! Së shpejti, çmim tjetër për të pasurit
Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalimin e tij me pasojat e luftës ku tha se kanë mbështetur shtresat pensionistët, familjet shqiptare dhe biznesi i vogël nga faturat e shtrenjta të energjisë, por edhe me një paketë të rezistencës sociale.
-
VIDEO
Kongresi, Balla: BE të zgjohet nga përgjumja e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor! Përçarjen e opozitës, ta shohim si 'kurth'! 5 sfidat e PS
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e konsideroi Kongresin e PS një ngjarje të rëndësishme që vendosi një standart të ri në jeten politike shqiptare. Balla tha në fjalën e tij përshëndetëse se konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit rus kundër Ukrainës kërkon një zgjim të BE nga përgjumja e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Balla u ndal edhe tek zhvillimet e opozitës, ku tha se përçarjen e tyre duhet që ta shohim si një ‘kurth’.
‘Opozita në Shqipëri është në një situatë tejet të vështirë, ne nuk duhet ta shohim si avantazh, por si një kurth ku ne mund të rrëshqasim e të biem brenda. Ne do ta fitojmë mandatin tonë të 4-të.’- tha Balla.
-
VIDEO
Bushati: S’duhet të biem në kurthin e vetëkënaqësisë, kjo do na çonte në rrudhje të partisë! Gjendja e opozitës duhet të na shqetësojë
Socialisti Ditmir Bushati ka bërë një analizë të detajuar të mënyrës së të bëri politik nga PS-ja teksa tha se partia nuk duhet të bjerë në kurthin e vetëkënaqësisë, pasi kjo do të çonte në rrudhjen e partisë. Ai u ndal edhe te opozita, ku tha se situata e pazakontë që ajo po përjeton duhet t’i shqetësojë.
-
VIDEO
Kongresi i PS-së/ Spiropali kritika PD-së: Dy ‘B’ janë e njëjta monedhë, nuk ndryshon asgjë në mentalitetin e tyre humbës e egost, askush s’i sheh si alternativë
Ministrja për Shtetin Elisa Spiropali foli në kongresin e partisë Socialiste për rezultatet e pyetësorit të Këshillimit Kombëtar, ndërsa theksoi se zëri i qytetarëve do të lexohet nga qeveria. Spiropali nuk i kurseu kritikat ndaj opozitës.
‘Edhe tani, spiralja e shëmtuar e luftës së brendshme në PD, kriza ciklike që ka shoqëruar humbjet ciklike të saj, e ka bërë opozitën më të dobët. E ka shndërruar atë nga qortuese problemesh, në një problem që duhet zgjidhur. E ka kthyer nga pol ekuilibrues dhe kontrollues të pushtetit, në një pushtet të pakontrolluar nga vetëdija politike dhe të çekuilibruar. Madje edhe më keq se kaq, duke e bërë atë si kurrë më parë shkak për frymëzime tmerrësisht të dëmshme për orientimin gjeostrategjik të Shqipërisë. Shumë e kanë menduar situatën në atë parti si një kusht që garanton qeverisjen tonë të qetë. Edhe më skeptikët ndaj të majtës, edhe ata që janë kritikë të ashpër ndaj nesh nuk i shohin ata si alternativë qeverisëse. Kush nuk vë dot rregull në shtëpinë e tij, e ka të pamundur të kujdeset për Shqipërinë, shtëpinë tonë të përbashkët. Politika e spicave dhe thikave, vallet me shkopa në rrota dhe rrokullisja gjithmonë e më në beter, nguti drejt ekstremit dhe vënia e grupit në funksionin të individit të ndëshkuar ekstremisht, është dënimi që PD i ka dhënë PD-së. Dy B-të e PD-së janë i njëjti thelb, me formë të ndryshme. Është e njëjta monedhë e hedhur në hava, që si të bjerë në një anë, si të bjerë në anën tjetër, nuk ndryshon asgjë në mentalitetin e tyre humbës, egoist dhe apolitik. Duke rrezikuar kështu seriozisht, që nga 200 lekë që kushtonte hipoteka e vulës, të bëhet siç po thonë edhe ata vetë, dy lekë parti. Kontrasti ynë me ta është shumëplanësh.’- tha Spiropali
-
VIDEO
Kongresi i PS-së, Gjiknuri: Vendimet e sotme i hapin rrugë rinovimit të PS-së në gjithë Shqipërinë, ftoj të rinjtë të na bashkohen! Ne jemi e vetmja zgjidhje
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri hapi fjalën në kongresin e PS-së, i cili tha se vendimmarrja e sotme i hap rrugë gjithë procesit të rinovimit në çdo degë të PS-së në të gjithë Shqipërinë.
-
VIDEO
Nis faza e dytë e punimeve, mbërrin Rama! Priten ndryshimet në statut
Nis faza e dytë e punimeve e Kongresit të PS-së! Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku pritet që të ketë ndryshimet në statutin e PS-së, ku do të shtohet sekretari ekzekutiv pranë degëve në rrethe, si edhe do të shtohen edhe 2 Sekretariate të reja në parti. Në Kongres marrin pjesë 1007 delegatë ku do të votohet shkarkimi i 61 kryetarëve të degëve pranë bashkive
-
VIDEO
Kongresi i PS, Braçe për Report Tv: Bujqësia sektor jetik, nuk sjell varfëri! 8 probleme, 24 propozime për zgjidhje
Socialisti Erion Braçe është treguar mjaft kritik lidhur me forumin e krijuar para Kongresit të PS-së, që i është dedikuar bujqësisë. Në një intervistë për Report Tv me gazetaren Rovena Cerka tha se ka gati 24 propozime që do t’i jepnin një zgjidhje 8 problematikave që ka hasur në këtë sektor. Një nga këto është rregullimi i pagesave brenda këtij sektori. Duke sjellë në vëmendje një problem, ku thotë se bujqit kanë gati një vit pa marrë pagesat nga grumbulluesit, Braçe thotë se do të propozojë në Kuvend që një ligj që e detyron grumbulluesin që të bëjë pagesën për fermerin “brenda 45 ditëve.