-
VIDEO
Drejtoresha e ‘Bashkëqeverisjes’: Vitet e tjera synojmë që Këshillimi Kombëtar të mos jetë anonim, qytetarë që e kanë plotësuar më shumë se një herë? Numër i vogël, s'ndikon në rezultat
Drejtoresha e Agjencisë për Bashkëqeverisje, Eridana Cano ka dhënë detaje në Report Tv për nismën e Këshillimit Kombëtar. Ajo tha se Këshillimi Kombëtar do të zhvillohet edhe në vitet e ardhshme ku synohet edhe që të mos jetë më anonim, por të shkruhen të dhënat e qytetarëve. Sipas saj, kjo metodë do t’iu japë mundësi që formulari të jetë i targetuar.
-
VIDEO
Legalizimi i kanabisit, Berisha: Do shohim drogim masiv të të rinjve! Vendim për të ligjëruar krimin dhe degjenerimin! I përgjigjet DASH dhe s'tërhiqet nga sulmet për Kim: Sillet si guvernatore
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj propozimit për legalizim të kanabisit. Nga selia blu, Berisha tha se ky është një vendim për legalizimin e krimit e ndërsa paralajmëroi se do të shohim një drogim në masë të të rinjve ne vend. Sipas Berishës, legalizmi i kanabisit është një shërbim që Rama ua bën klientelës së organizatave kriminale
-
VIDEO
PS mbledh nesër Kongresin, Report Tv zbulon detaje nga punimet! Deputetë e ministra me tryeza në shesh! Mandati i 3, hapja e partisë, por edhe ‘prerje’ kokash
Si asnjëherë më parë Kongresi i socialistëve nis nesër me deputetët e ministrat të cilët do të dalin me tryeza në disa sheshe kryesore të Tiranës ku do të dëgjojnë problemet e qytetarëve. Më pas do të mblidhen në ambientet e Pallatit të Kongreseve ku do të diskutojnë për një riorganizim të partisë, por pritet të mos mungojnë kritikat e kryesocialistit Rama.
-
VIDEO
DASH tha se janë të tronditur nga sulmet ndaj Kim, Berisha nuk tërhiqet: Sillet si guvernatore dhe bën veprime anti-opozitare
Duke ju përgjigjur, deklaratës së zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit dhe njëherazi, i dërguari special i DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili u shpreh një ditë më parë se është i tronditur për deklarata e Berishës kundrejt ambasadores Yuri Kim, ish-kreu i PD-së nuk u tërhoq nga qëndrimet e tij kundrejt diplomates amerikane. Berisha përsëriti sulmet ndaj Kim, duke nënvizuar se ajo po sillet si guvernatorë dhe se vepron në mbështetje të Edi Ramës e kundër opozitës.
-
VIDEO
Berisha: Rama takoi Alqi Bllakon para se të arrestohej në një nga vilat qeveritare në Tiranë
Bllako u arratis në Qafë-Botë dhe thonë se u kthyen me avion nga Greqia. Kush e urdhëroi Gledis Nanon që të mashtrojë qytetarët shqiptar në 2 të mëngjesit. Ishte ky një vullnet i tij i sëmurë, apo e urdhëroi ministri i familje Çuçi. Njeriu i fundit që ka takuar Bllakon në Tiranë është Edi Rama në një nga vilat qeveritare në Tiranë. Afera e incneratorëve kryesohet nga Edi Rama dhe përfundon me Alqi Bllakon.’- tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha: Do të shohim shkatërrim masiv të të rinjve pas legalizimit të kanabisit
Si mjek jam plotësisht i vëtëdijshëm se vaji, i kësaj bime apo nënprodukte të tjera përdoret për lehtësimin e disa rrethanave, ankthit dhimbjeve dhe e rrethanave të tjera. Në këtë kontekst, të dhëna nga mjeku nuk kam ndonjë kundërshti. Por studime të gjera, të universiteteve më prestigjioze të botës, kanë faktuar se kanabisi krijon probleme serioze strukturore dhe në procese të trurit. Kanë faktuar se shumëfishon shfaqjen e psikozave shumë të rënda. Kanë faktuar se është i dëmshëm për sistemin e qarkullimit të gjakut. U bëj thirrje shqiptarëve që të kundërshtojnë këtë. Do të shohim drogim masiv të të rinjve dhe të popullatës.. Është një shërbim që Rama u bën klientelës së organizatave kriminale.’- tha Berisha.
-
VIDEO
Legalizimi i kanabisit, Berisha: Do shohim drogim masiv të të rinjve! Vendim për të ligjëruar krimin dhe degjenerimin
Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar ashpër ndaj propozimit për legalizim të kanabisit.
-
VIDEO
Rama i përgjigjet protestuesve në Vlorë, publikon videon 3D të projektit të Sheshit të Flamurit: Do nxjerri në pah objektet e historisë në atë shesh
Rama shkruan në Facebook se Sheshi i Ri i Flamurit do t'i shtojë Vlorës një tjetër pjesë të bukur të mozaikut të Rilindjes së saj Urbane që do të nxjerrë në pah edhe objektet e historisë në atë shesh. Akuzave të 'Foltores' se në Shesh do të ndërtohet terminal autobusësh, Rama i përgjigjet duke thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
-
VIDEO
Legalizimi i kanabisit për përdorim mjekësor, Çoçoli: Sjell përfitime në ekonomi, por sfida është e madhe! Kulluri: Qeveria nuk do e menaxhonte dot
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha në 'Repolitix' se legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore do të kishte përfitime në ekonomi, megjithatë pranoi se sfida është e madhe. Sipas tij, mund të keqpërdoret liria që jepet dhe mund të ketë abuzime, teksa theksoi se duhet bërë me transparencë maksimale dhe me kontroll të ashpër shtetit.
-
VIDEO
Legalizimi i kanabisit për përdorim mjekësor, Çoçoli: Sjell përfitime në ekonomi, por sfida është e madhe! Kulluri: Qeveria nuk do e menaxhonte dot
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha në 'Repolitix' se legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore do të kishte përfitime në ekonomi, megjithatë pranoi se sfida është e madhe. Sipas tij, mund të keqpërdoret liria që jepet dhe mund të ketë abuzime, teksa theksoi se duhet bërë me transparencë maksimale dhe me kontroll të ashpër shtetit.
-
VIDEO
Organ kolegjial në krye të PD?! Këlliçi: Vendoset në 30 prill! ‘Thumb’ Bashës: I shërben Ramës, bën takime paralele
Kuvendi i 30 prillit do të përcaktojë nëse Partia Demokratike do të ketë kryetar apo një organ kolegjial si drejtues. Deputeti Belind Këlliçi thotë se ka një ftesë për të gjithë deputetët e grupit parlamentar që t’i bashkohen, ndërsa krizën në PD tashmë e sheh si një moment të tejkaluar.
-
VIDEO
Divorci i PD? Korreshi në Report Tv: Dy copëzat do të ngjiten për hatër të ‘kalamajve’! Kriza s’merr fund me heqjen e blindave! S’kemi luksin të debatojmë me SHBA
Deputeti i PD Saimir Korreshi tha në Report Tv me batuta se Partia Demokratike nuk do të “divorcohet” përfundimisht dhe kjo për hatër “të kalamajve”. Ai sqaroi se PD nuk mund të fitojë nëse nuk ngjit dy copëzat e saj, duke nënkuptuar “Rithemelimin” dhe pjesën tjetër të demokratëve.