-
VIDEO
Gjiknuri në Report Tv: PD e dobët për të përballuar luftën mes Bashës dhe Berishës, përçarja mes opozitës do të vazhdojë
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv ka pasur një koment për situatën në Partinë Demokratike. Lufta mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës sipas Gjiknurit tregoi që PD ishte e dobët për ta përballuar debatin e brendshëm, ndërsa thekson se përçarja mes opozitës do të vazhdojë
“Skizma që u krijua mes Bashës dhe Berishës u bë publike dhe filloi një luftë të brendshme tregoi sesa e dobët ishte PD për të mbajtur këtë debat gjë që çoi në proces shkërmoqje, i cili është një proces që kam frikë se do të vazhdojë brenda opozitës”, tha Gjiknuri për gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri.
-
VIDEO
Gjiknuri në Report Tv: S'kemi nisur negociatat për presidentin e ri! Në Kongres reflektojmë edhe pse jemi fitues, partia ka nevojë për ripërtëritje
Partia Socialiste nuk ka zhvilluar asnjë negociatë me grupet parlamentare sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri. Kështu ka pohuar Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri në një intervistë për Report TV.
-
VIDEO
Lufta në Ukrainë, diplomati Mal Berisha për ‘Report Tv’: Sanksionet po duken si ‘shaka’ për Putinin! Perëndimi nuk po vepron konkretisht
Sanksionet po i duken si ‘shaka’ Vladimir Putinit edhe për arsyen se perëndimi nuk po vepron konkretisht. Ky është qëndrimi i diplomatit Mal Berisha, ish-ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv.
-
VIDEO
Rama: Jam kundër zgjedhjes së presidentit nga populli! Nëse do të ndodhte duhet t’i jepnin më shumë pushtet dhe do të kërkonte ndryshime kushtetuese
Kryeministri Edi Rama tha se është kundër zgjedhjes së presidenti nga populli në një republike parlamentare si e jona. Ai tha se presidenti në republikën tonë nuk ka pushtet dhe nëse do të duhej të zgjidhje nga populli atëherë duhet t’i jemi këtij posti një rol më të madh dhe kjo do të kërkonte ndryshime kushtuese që shkon përtej vendimit të qeverisë.
-
VIDEO
Prezantohen rezultatet e Këshillimit Kombëtar, Rama: Pyetësorin e kanë plotësuar 563.195 qytetarë!
Kryeministri Edi Rama se bashku me drejtoren e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano, po prezantojnë rezultatet e Këshillimit Kombëtar. Kreu i qeverisë tha se për Këshillimin Kombëtar kanë marrë pjesë mbi gjysëm milioni qytetarë.
-
VIDEO
Presidenti, me kë po negocion PS?
Në një kohë kur procesi për presidentin e ri pritet të fillojë, gazetari Flogert Muça tha në Report Tv se Sali Berisha me “Rithemelimi” nuk do të ulet në tavolinën e negociatave me Edi Ramën lidhur me një emër të mundshëm. Kjo pasi sipas tij Sali Berisha nuk po mundet as të bashkojë demokratët dhe të diskutojë me ta dhe jo më me kryesocialistin Rama.
-
VIDEO
Negociata për presidentin, Muça në ‘Repolitix’: Berisha s’po ulet me demokratët e jo me Ramën! Karaj: Kryeministri ka luksin të zgjedh me ke do bisedojë nga PD
Në një kohë kur procesi për presidentin e ri pritet të fillojë, gazetari Flogert Muça tha në Report Tv se Sali Berisha me “Rithemelimi” nuk do të ulet në tavolinën e negociatave me Edi Ramën lidhur me një emër të mundshëm. Kjo pasi sipas tij Sali Berisha nuk po mundet as të bashkojë demokratët dhe të diskutojë me ta dhe jo më me kryesocialistin Rama.
-
VIDEO
Logu në Report Tv: Basha ka ende hapësirë në PD, mbështetësit po e presin në bazë! Axhami: 'Rithemelimi' drejton partinë, grupi parlamentar ka zbutur tonet
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar, Besard Logu tha se Lulzim Basha ka ende hapësirë në Partinë Demokratike dhe kjo tregohet qartë nga takimet që po bën me mbështetësit në bazë. I ftuar në Report Tv, Logu tha se zgjedhja e një kryetari të ri nuk është zgjidhja e Partisë Demokratike për momentin.
-
VIDEO
Rama: Kundërshtarët nuk ekzistojnë, Presidentin e bisedojmë me copat dhe me çikat e opozitës! I kemi numrat për ta zgjedhur edhe vetëm
Duke e nënvizuar se I ka numrat për ta zgjedhur edhe vetëm Presidentin e Republikës, Kryeministri Rama u shpreh sot se negociatat do të bëhen me çdo individ, apo ‘copë dhe çikë’ siç e quajti nga pala tjetër, opozita.
“Do të jetë një kongres me një kontekst të jashtëzakonshme., ndryshe nga çdo kongres tjetër në funksion të një hapjeje të gjerë dhe të një adresimi të atyre që janë çështjet më të rëndësishme të këtij momenti të vështirë. Do të kemi jo vetëm ata që do të flasin në emër të lidershipit të partisë por të gjithë deponimin dhe po bëjmë atë qe duhet për të pasur të ftuar dhe të përfshihen në debatet tona në kërkim të një gjallërimi të debatit jo vetëm brenda familjes tonë politike.
Problemi ynë më i madh vetvetja, kundërshtarët janë një problem që të paktën për momentin nuk ekziston. Kemi një skuadër të mandatuar për të hapur një kanal komunikimi me forca grupe dhe individë në parlamentin e Shqipërisë që përfaqësojnë anën tjetër, që është me copa dhe çika. Kemi hapur një proces të brendshme, kemi për herë të parë që PS i ka votat dhe nuk jemi të varur nga të tjera”, tha Rama.
-
VIDEO
Veliaj: E fituam betejën për futbollin në Tiranë, fond shtesë për të mbështetur klubet e kryeqytetit
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, ku u shqyrtuan dhe miratuan projekt-vendime të rëndësishme për transformimin e kryeqytetit, por edhe për t’i dhënë impuls programit ambicioz të Tiranës si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e mirë se do të ketë një shtesë fondi për të mbështetur klubet sportive Tirana, Partizani dhe Studenti.
-
VIDEO
Rama nga Asambleja e PS: Kongresi jo një paraqitje informuese, qëllimi autokritika
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, tha se Kongresi i cili pritet të zhvillohet më 9 prill nuk do të jetë vetëm një paraqitje informuese, por do të ketë brenda edhe shpirtin kritik dhe autokritik. Ai tha se qëllimi i të gjithëve është bashkimi për të “luftuar” këtë moment të vështirë që po përjetojmë.
-
VIDEO
Gjiknuri hap mbledhjen e Asamblesë: PS në mandatin e tretë, momenti për inovacion! Ditën e Kongresit do të ‘shkrihemi’ me grupe qytetarësh
Mbledhjen e Asamblesë së PS e hapi sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri i cili prezantoi agjendën e diskutimeve të takimit të sotëm. Gjatë fjalës hyrëse të tij ai theksoi se mandati i tretë i PS duhet të jetë inovativë dhe në nivelet që presin qytetarët nga mazhoranca.
Gjiknuri tha se Kongresi i cili pritet të mbahet më 9 prill do të fokusohet jo vetëm në aspektin organizativ, pro edhe në të tjera, duke theksuar se do të kenë diskutime me grupe të ndryshme qytetarësh.
“Një nga temat e Kongresit janë edhe tematikat që po kalon Shqipëria, me atë çfarë po bën Shqipëria dhe prioritetet e mazhorancës. Do të kemi edhe votëbesimin e Sekretariatit. Kryetarët e degëve kanë të drejtë të rikandidojnë, të gjithë kanë të dejtë, të gjitha do të vlerësohen. Ne do të përgatisnim aktet e reja ku do të mirëorganizojmë procedurat për zgjedhjen e kryetarit të degëve. Një grup pune u ngrit për të riparë statutin, ka pasur mbledhje dhe diskutime në kryesi, kemi reflektuar. Partitë politike janë institucione për të konkurruar. Fakti që PS është në pushtet është edhe për shkak të forcës sonë politike, ka trashëgimi në pikëpamjen organizative. Jemi në mandatit e tretë, kjo sjellë sfida më të mëdha për PS. Erdhi momenti për t’u bërë më inovativë, duke adoptuar me kërkesat që kërkon koha dhe nivelin e mazhorancës që pret shoqëria. Hapim programin e kongresit, kem tematikën organizative, por kemi edhe tematika të tjera që do të mbahen rreth godinave të ndërtesës. Duke u shkrirë me grupe interesi dhe qytetarëve.”, tha ai.