-
VIDEO
Lufta në Ukrainë, Ralf Gjoni thirrje për bashkim në Report Tv: Të mblidhemi të premten në Tiranë për të dënuar agresionin rus
Përmes studios së Report Tv, Ralf Gjoni ka bërë një thirrje për t’u bashkuar në një manifestim ditën e premte kundër agresionit rus në Ukrainë.
Sipas ish-deputeti shqiptarët duhet të jenë më vokal lidhur me kauzën e Ukrainës, pasi është një kauzë shumë fisnike.
“Kjo është një iniciativë që mësa kam dijeni është marrë nga komuniteti Ukrainës në Tiranë. Kauza është shumë e rëndësishme. Rritja e çmimeve dhe pasiguria e krijuar në familjet shqiptare është pasojë e luftës në Ukrainë. Kjo nuk do të thotë që qeveria shqiptare nuk duhet të marrë masat e duhura, por kriza në Ukrainë është shumë e rëndësishme. Ne kemi një detyrim moral si shqiptar të jemi aty të premten për të mbështetur kauzën e popullit të Ukrainës, që është një kauzë fisnike. Ne e kemi kaluar edhe me Kosovën. Si shqiptarë duhet të jemi më vokal, kemi qenë më pak prezent se popujt e tjerë. Duhet të japim një mesazh që shqiptarët nuk janë një popull anti-rus, por që dënojnë fortë agresionin rus në Ukrainë. Në luftë ka rregulla! Ka ligje ndërkombëtare që duhet të merren parasysh.”, tha ai.
-
VIDEO
PS-PD sezon zgjedhjesh, ndryshojnë krerët e degëve! Socialistët mbajnë Kongresin, Berisha thërret Kuvendin Kombëtar
PS dhe PD gjatë muajit prill futen në procese zgjedhore brenda partisë. Socialistët mbledhin nesër online Asamblenë Kombëtare në prag të Kongresit të 9 prillit ku pritet të bëhet zyrtare shkarkimi i 61 krerëve të degëve. Edhe Grupi i rithemelimit në PD zgjedh krerët e rinj të 71 degëve në 20 prill.
-
VIDEO
Basha president? Ralf Gjoni shkrihet së qeshuri në studion e Report Tv: Humor! LSI nuk e kënaq oreksin politik të Metës, shpresa e tij një parti e re
Ish-deputeti Ralf Gjoni i ftuar në Report Tv për të folur rreth zhvillimeve të fundit brenda Partisë Demokratike, e cilësoi dorëheqjen e Lulzim Bashës shumë të vonuar, ndërsa theksoi se duhet të ishte larguar pas humbjes së tij të parë.
-
VIDEO
Deputeti socialist në Report Tv: PS ka aplikuar reformat më të guximshme ndonjëherë! Arrestimi i Bllakos? Përgjegjësia individuale, s’mund të dalë një parti përpara SPAK
Deputeti Lavdrim Krashi i cili është rikthyer në Shqipëri dhe në PS pas 30 vitesh në Britaninë e Madhe, tha në Report Tv se kjo është partia më moderne që ka aplikuar reformat më të guximshme ndonjëherë në vendin tonë.
-
VIDEO
Meta vizitë zyrtare në Bullgari, pritet nga homologu i tij me ceremoni zyrtare
Presidenti i vendit Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari. Kreu i shtetit është pritur atje me ceremoni zyrtare nga homologu i tij Rumen Radev. Një pjesë nga pritja zyrtare, kreu i shtetit e ka ndarë në rrjetet sociale
-
VIDEO
Lufta/ Deputeti britanik në Report Tv: Duhet të tregojmë që nuk jemi të varur nga gazi rus! Deputetja: Bota po solidarizohet me ukrainasit
Deputeti britanik Daniel Kawczynski tha në Report Tv se duhet të tregojmë që jemi jo vetëm kundër Vladimir Putin në këtë luftë, por edhe që nuk jemi të varur nga gazi rus. I dërguari i Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers thotë se kryeministri Boris Johnoson ka qenë i ashpër me sanksionet ndaj Rusisë. Ndërkohë, deputetja britanike Lisa Cameron se kjo situatë ka bërë bashkë komunitetin ndërkombëtar.
-
VIDEO
Shqiptarët në Londër, deputeti britanik për Report TV: Tani që jemi jashtë BE, po punojmë për t’u ofruar kushte sa më të mira
Deputeti britanik, Daniel Kawczynski thotë për Report Tv se tani që Britania e Madhe është jashtë Bashkimit Europian po punon për t'i ofruar shqiptarëve në Londër dhe Britani kushte sa më të mira. Deputetja Lisa Cameron thotë se Britania e Madhe do të punojë edhe sa i përket problemeve me vizat e shqiptarëve.
“Po ka lidhje shumë të forta. Kemi takuar shumë shqiptar që kanë ardhur në Britaninë e Madhe dhe kanë një arsimim fantastik, që vijnë ta zgjerojnë në Britaninë e Madhe, por edhe që duan të rikthehen përsëri këtu për të dhënë kontribut. Por, kemi patur edhe disa probleme të tjera në lidhje me vizat dhe kemi rënë dakord që ne si deputet kur të kthehemi do të flasim për këto çështje kur të kthehemi”, tha deputetja britanike Lisa Cameron për gazetarin Arbër Hitaj.
Unë kam ardhur bashkë më një asistenten time nga Rosburry që është Shqiptare, quhet Arlinda dhe është një sipërmarrëse. Ajo bën një punë të madhe në zonë time politike me komunitetin. Unë si deputet e kam parë në zonën time, kontributin e madh që shqiptarët japin në Britani. Tani që jemi jashtë Unionit Europian, ne duam që të krijojmë kushte sa më të mira për shqiptarët që jetojnë atje, apo duan të vijnë të jetojnë dhe punojnë në Britani. Por edhe e kundërta, ne duam sa më shumë shkëmbime kulturore dhe ekonomike mes Londrës dhe Tiranës dhe pse jo edhe britanikë që të vijnë të jetojnë këtu”, u shpreh Daniel Kawczynski.
-
VIDEO
Ekskluzive/ I Dërguari i Posaçëm i Britanisë për Tregtinë: Pas daljes nga BE do shtojë praninë në Ballkan! Deputeti: Shqipëria ka potencial për turizëm, s'kemi pse të shkojmë në Greqi apo Kroaci
Pas daljes nga Bashkimi Europian, Britania e Madhe do të forcojë marrëdhëniet me rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht me Shqipërinë, duke e cilësuar si një pikë strategjike në rajon. Forcimi i marrëdhënieve bëhet i qartë nga vizita e delegacionit britanik në Tiranë, të cilët kanë folur ekskluzivisht në Report Tv. I dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe për tregtinë në Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers tha se marrëdhëniet me Shqipërinë po shtrihen në disa fusha, ekonomi, turizëm, tregti, por edhe në arsim.
-
VIDEO
Ambasadori i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB: Bucha është një varrezë e hapur, fytyra e agresionit rus! Rusia ka nënshkruar memorandume që duhet t'i respektojë
Ambasadori i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit Ferit Hoxha tha se masakra në qytetin e Buchas tregon fytyrën e vërtetë të agresorit rus Vladimir Putin.
-
VIDEO
Kongresi i PS/ Petro Koçi: Të ndajmë partinë nga ‘konflikti i interesit’! Meta një zgjedhje ‘shah-mat’, presidenti i ardhshëm duhet t’i përkasë të majtës
Katër ditë përpara se të mbahet Kongresi i PS, deputeti Petro Koçi tha në Report Tv se i ndryshimit të statutit ka për qëllim të ndajë partinë nga “konflikti i interesit” dhe të krijojë mekanizma që garantojnë demokracinë.
-
VIDEO
Zgjedhja e presidentit të ri, kongresi i PS dhe situata politike, i ftuar Petro Koçi
-
VIDEO
Kriza energjitike, skandali i inceneratorëve dhe a do bashkohet PD?
Kreu i Kabinetit të LSI, Erjol Braimllari i cilësoi tre inceneratorët si afera korruptive që përmbajnë në vetvete shkelje legjislative dhe financiare. Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi e ka cilësuar një ide naive e kryeministrit Edi Rama që të pasurit të paguajnë më shumë për energjinë se sesa të varfrit, duke thënë se kjo nuk do të ishte një zgjidhje efektive. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu thotë se Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë tagër ligjor për të ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila njohu ndryshimet e statutit të Sali Berishës. Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Balliu thotë se ky vendim nuk ankimohet pasi Alibeaj nuk ka qenë palë në çështje.