-
VIDEO
Mblidhet Asambleja e PS vetëm 3 ditë përpara Kongresit, Rama: Nesër publikojmë të dhënat e Këshillimit Kombëtar
Mbledhja e Asmblesë së PS sapo ka nisur. Përveç kryeministrit Edi Rama, sekretarit të përgjithshëm Damian Gjiknuri dhe sekretarit organizativ Blendi Klosi, pjesa tjetër e socialistëve do të marrin pjesë online.
-
VIDEO
Do votonit Bashën për President? Berisha: A ka mundësi mos bëni shaka
Sali Berisha ka komentuar nëse do të votonte Luzlim Bashën për president.
"A ka mundësi mos bëni shaka, ai e përgënjeshtroi mos të merremi me gjëra të tilla", tha Berisha për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku.
-
VIDEO
A do të propozojë PD emër për Presidentin? Berisha: Nuk pranojmë asnjë emër të Ramës! Do ta vendosë Këshilli Kombëtar se çfarë qëndrimi mbajmë
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat foli pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit edhe për çështjen e Presidentit të Republikës.
“Se çfarë qëndrimi do të mbajmë do të përcaktohet nga Këshilli Kombëtar i PD i cili do të zgjidhët nga Kuvendi i 30 prillit. Nëse do të propozojë opozita për presidentin e ri dhe se cili do të jetë qëndrimi do merret vendimi nga organet më të larta. PD si opozitë e vërtetë nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës. Në se Rama vendos që presidentin ta propozojë PD ose opozita atëherë do të nisim konsultimet me institucionet e PD”, tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha: Yuri Kim ka shkelur Konventën e Vjenës! Nuk na e përcakton ajo as kryetarin dhe as Kryesinë
Ish-Kryeministri Sali Berisha në prononcimin për mediat pas takimit të Komisionit të Rithemelimit në Selinë blu, u pyet nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku për deklaratat e djeshme të Yuri Kim dhe nëse rrezikon PD të shpallet non grata me atë në krye.
"Kryetari i PD-së u shkarkua me datën 11 dhjetor me 4446 votat e delegatëve dhe 44 mijë votat e anëtarëve. Askush nuk ka tjetër tagër të caktojë kryetarin e PD. Një përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në shkelje flagrante të Konventës së Vjenës në sovranitetin e një force të lirë politike. E përsëris publikisht këtu se kurrë, as kryetarin dhe as Kryesinë, askush nuk do ta përcaktojë përveç anëtarëve të PD”, tha Berisha
-
VIDEO
Zgjedhjet për krerët e degëve, Berisha flet pas mbledhjes me 'Rithemelimin': Kemi marrë listat e zgjedhësve, do i depozitojmë në kryesi
Pas mbledhjes me Komisionin e Rithemelimit Sali Berisha tha se kanë marrë listat e zgjedhjeve të kaluara dhe do i dërgohet kryesisë.
"U diskutua gjerësisht për listat me të cilat do votohet me gjatë këtyre javëve për kryesitë për kryetarët dhe tani disponohet lista të vitit 2019, të qershorit të vutit 2021 dhe të referendumit të 18 dhjetorit 2022. Lista do u dërgohet kryesive të PD-së të cilat do jenë ato që do japin votën përfundimtare për listën me të cilët do votojnë anëtarët e PD-së. Kam besim të plotë se ekziston vendosmëri për të bërë gjithçka që çdo anëtar i PD të votojë për kryetarin e degës dhe për kryetarin e grup seksionet e me radhë. Në mbledhje u diskutuat probleme të tjera dhe me këtë rast edhe njëherë dua të garantoj cdo anëtar të PD se formulari i shpërndarë nuk ka asnjë qëllim përveç pajisje me dokumentet e PD dhe jo për qëllime votimi", tha Berisha.
-
VIDEO
Shqipëria merr 2 anije me qira për prodhim të energjisë, eksperti në Report Tv: Do punojnë me naftë, plotësojnë 15 % të nevojave të vendit
Vendimi i qeverisë për të marrë 2 anije me qira të cilat do të vendosen në Triportin e Vlorës dhe do të prodhojnë energji elektrike është cilësuar pozitiv nga eksperti i energjisë, Lorenc Gordani. Në një intervistë për Report Tv ai tha se këto anije kanë funksionin e termocentralit dhe punojnë me naftë. Ai tha se këto dy anije do të prodhojnë 114 Mw/h dhe do të mbulojë 15 % të kërkesës së vendit.
-
VIDEO
Zbardhet vendimi i paprecedentë i Agron Zhukrit që i dorëzoi PD-në Berishës: Depozitimi i firmave në zyrën e Palokës është i ligjshëm edhe pse nuk bazohet në statut
Gafat e rënda dhe të qëllimshme në vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri për legjitimin e Kuvendit të 11 dhjetorit, vendim bazuar në retorikën e Berishës, deklaron ligjshmërinë e dorëzimit të firmave të delegatëve në zyrën e Edi Palokës pasi thotë se nuk ka asnjë parashikim statusor për organin ku duhet të depozitoheshin firmat, ja si e justifikon drejtimin e Kuvendit nga anëtarët e komisionit që sipas statutit duhet t’i propozonte Basha.
-
VIDEO
Mblidhet në selinë e PD-së Komisioni i Rithemelimit! Berisha merr rolin e kryetarit
Komisioni i Rithemelimit është mbledhur sot në selinë e Partisë Demokratike, ku në fokus të mbledhjes do të jetë riorganizimi që po bën Komisioni i Rithemelimit, në bazë dhe zgjedhjen e strukturave të reja vendore nga anëtarët e kryesisë së degëve, deri te kryetarët e tyre. I pranishëm në mbledhje është edhe Sali Berisha, i cili siç duket dhe fotot brenda mbledhjes, ka marrë rolin e kryetarit.
Edhe pse Sali Berisha e quan të kryer faktin se ai ka marrë në dorë Partinë Demokratike pasi ka një vendim gjykate, Shtete e Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë shpallur ‘non grata’ për korrupsion, nuk mendojnë kështu.
-
VIDEO
Heqja e dyerve të blinduara në PD, Flamur Noka i shpjegon Berishës si janë pastruar
Pas marrjes së nga Komisioni i Rithemelimit, në selinë blu u hoqën dyert e blinduara. Sot deputeti Flamur Noka, në rolin e ekspertit i ka treguar me detaje Sali Berishës pastrimin e ambientit dhe hyrjeve brenda zyrave në PD nga dyert e blinduara.
-
VIDEO
Felaj në Report Tv: Presidenti të mos identifikohet me asnjë parti politike! Po punojmë më grupet parlamentare për të gjetur një emër konsensual
Mazhoranca nuk është e interesuar që presidenti i ri i vendit të jetë një figurë e identifikuar me një parti politike, thotë deputetja socialiste Ermonela Felaj. Duke u ndalur tek zhvillimet brenda Partisë Socialiste, Felaj tha se sot në mbledhjen e asamblesë pritet që të miratohet rendi i punës për Kongresin që do të mbahet 9 prill. Felaj tha se kryetarët e degëve të cilët do të shkarkohen mund të rikandidojnë sërish
-
VIDEO
SHBA: Nuk njohin PD-në e Berishës
Përçarja e Partisë Demokratike nuk duhet të shihet si një tragjedi, por duhet përdorur si një moment historik për të bashkimin e partisë. Kështu ka deklaruar anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Përparim Çaça në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Ai thotë se ka ardhur koha që në Partinë Demokratike të shihet përtej figurës së Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.
-
VIDEO
Përçarja PD, Çaça në Report Tv: Nuk duhet ta shohim si tragjedi, ta përdorim si moment historik për të bashkuar partinë! Elezi: Berisha duhet të hapë garë me debat me kandidatët
Përçarja e Partisë Demokratike nuk duhet të shihet si një tragjedi, por duhet përdorur si një moment historik për të bashkimin e partisë. Kështu ka deklaruar anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Përparim Çaça në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Ai thotë se ka ardhur koha që në Partinë Demokratike të shihet përtej figurës së Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.