-
VIDEO
Balliu në ‘5 pyetjet’: Pas dorëheqjes, Basha ka vetëm një mision me deklaratat e tij, shpreson të mos bashkohen demokratët! PD është në proces zgjedhor në bazë
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu thotë se Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë tagër ligjor për të ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila njohu ndryshimet e statutit të Sali Berishës. Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Balliu thotë se ky vendim nuk ankimohet pasi Alibeaj nuk ka qenë palë në çështje.
-
VIDEO
Ambasadorja Kim i shkon në zyrë Nikollës! Ja temat që u diskutuan
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua sot, në Kryesinë e Kuvendit, me Ambasadoren e ShBA, Yuri Kim.
Gjatë takimit u bisedua mbi rolin edhe kontributin e rëndësishëm të Kuvendit të Shqipërisë nën lidershipin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, në avancimin dhe thellimin e reformave të rëndësishme, jetike për jetën e vendit, fuqizimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; rëndësinë e avancimit të procesit të vetting-ut dhe ndërtimin e një sistemi drejtësie të ndershëm, në shërbim të qytetarëve; bashkëpunimin e suksesshëm midis ShBA dhe Shqipërisë në kuadrin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe NATO-s për dënimin e agresionit ushtarak të Rusisë dhe mbështetjen e Ukrainës; bashkëpunimin dypalësh për rritjen e sigurisë dhe forcimin e paqes në rajon e më gjerë; rritjen e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit Amerikan, edhe në kuadrin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve; nxitjen dhe mbështetjen e investimeve amerikane në Shqipëri dhe çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh.
-
VIDEO
Përfaqësuesi ligjor i ‘Rithemelimit’: Ankimimi i Alibeajt për statutin e Berishës jo legjitim, s’duhet të merret në konsideratë! Mandati jonë, s’ka skaduar
Përfaqësuesi ligjor i “Rithemelimit” Ledio Nuraj tha për Report TV se vendimi i kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj të ankimonte vendimin e Gjykatës së Tiranës që njohu statutin e Kuvendit të Berishës, në 11 dhjetor është jo legjitim dhe as që nuk duhet të merret në konsideratë.
-
VIDEO
Zgjedhja e presidentit të ri, PS i mbyll çdo derë Berishës: S'ka negociata me një të vdekur që nuk vdes
Partia Socialiste është e qartë në qëndrimin e saj, për zgjedhjen e president të ri nuk do të ketë asnjë negociatë me Sali Berishën. Elisa Spiropali, pjesë e grupit të PS për zgjedhjen e presidentit ka mohuar kategorikisht përfshirjen e Berishës për këtë proces, duke e thënë qartë se nuk kanë ndërmend të ulen në negociata me një të vdekur që nuk vdes.
-
VIDEO
Zbardhet drafti, PS ndryshon Statutin! Do të shkarkojë kryetarët në 61 bashkitë e vendit, rizgjidhen me rregullat e reja, në çdo degë shtohet Sekretari Ekzekutiv
Partia Socialiste do të shkarkojë kryetarët në 61 degët e saj në vend dhe do të bëjë rizgjedhjen e tyre sipas rregullave të reja. Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022. Gjithashtu degëve të PS do i shtohet edhe posti i Sekretarit Ekzekutiv.
-
VIDEO
Alqi Bllako u dorëhoq, KQZ i jep zyrtarisht mandatin Pandeli Majkos
Alqi Bllako u dorëhoq, KQZ i jep zyrtarisht mandatin Pandeli Majkos
-
VIDEO
Fati i PD në Gjykatën e Apelit! Alibeaj ankimon miratimin e Statutit të Berishës nga gjyqtari Zhukri! Kërkon prishjen e vendimit ose rishqyrtim me gjyqtar tjetër
Dhjetë ditë pasi Gjykata e Tiranës i dha të drejtë Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës të drejtojë Partinë Demokratike duke njohur ndryshimet në Statut më 11 dhjetor, PD ankimon vendimin e Agron Zhukrit. Vendimi është firmosur nga Enkelejd Alibeaj në cilësinë e nënkryetarit të partisë.
-
VIDEO
Dashnor Sula në Report Tv: S’kemi diskutuar për emra konkretë për zgjedhjen e presidentit! Kriza në PD vijon edhe pas largimit të Bashës! ‘Foltorja’ kërkon të tregojë ‘muskujt’
Partia Demokratike nuk ka diskutuar për një emër konkret për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Duke u ndalur tek zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike, deputeti Sula tha se edhe me largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, kriza nuk është zgjidhur. Sipas Sulës nuk ka një bashkim real mes demokratëve, ndërsa nënvizoi se më shumë është ndjerë një tregim ‘muskujsh’ nga ana e Foltores
-
VIDEO
A do shkojë në mbledhjet e grupit të PD? Basha: Deputetët të çlirohen nga ai që e sheh partinë si pronë private
Lulzim Basha nuk mori pjesë në mbledhjen e grupit që u zhvillua disa ditë pas dorëheqjes së tij, ku i pranishëm ishte edhe Sali Berisha. I pyetur nëse do të marrë pjesë në mbledhjet e tjera, Basha tha se grupi duhet të çlirohet nga ai që e sheh partinë si pronë private.
“ Unë besoj se grupi parlamentar i PD duhet të ketë lirinë të vendosë i lirë pa trysni nga Berisha që e shikon PD si pronë private”, tha Basha.
-
VIDEO
A do rikandidoj për PD, Basha flet për herë të parë: S’jam këtu për veten time, por do mbaj fjalën e dhënë
Lulzim Basha ka folur për herë të parë nëse do të rikandidoj apo jo për kreun e PD, duke mos e lënë të qartë. Nga Shkodra, ai tha se nuk është këtu për të folur për veten por të ndihmojnë në ringritjen e demokratëve.
“ Jo nuk behet fjalë fare, nuk flas unë këtu as për kandidim as për rikandidim, unë po flas për shqiptarët dhe shkodranët. Nuk i jap luksin askujt që të përgjigjem për veten time, nuk jam këtu për veten time. Jam këtu për vlerat e shkodraneve, se të ishte për veten time kam vite që për fat te keq kam braktisur jetën familjare, prindërit e mi, dhe do kisha si ta shpenzoja kohën e lirë por jam këtu për t’i qëndruar fjalës së dhënë”, tha Basha
-
VIDEO
Takim me Berishën? Basha: Refuzoj veglat e regjimit të vjetër që të riciklohen edhe pas 30 vitesh
Basha ka bërë të qartë se nuk do të takohet me Berishën.
“Unë refuzoj propagandën dhe veglat e regjimit të vjetër që të riciklohen 30 vite pas shembjes së regjimit për hir të fatit të një personi apo në tjetëri”, tha Basha.
-
VIDEO
A do të kandidojë për President apo do krijojë parti të re? Basha: Mos u merrni me mashtrime
Lulzim Basha i ka cilësuar mashtrime fjalët se mund të krijojë parti të re. Ai tha se është i fokusuar vetëm në ringritjen e PD dhe demokratëve për të mposhtur regjimin. I pyetur nga mediat rreth deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, se ish-kryedemokrati do të ishte kandidat për president, Basha tha se refuzon gënjeshtrat.