-
VIDEO
Bunkerizimi i PD, Basha: Ishte e nevojshme për të mbrojtur demokratë nga dhuna fizike që nxitit Berisha
Lulzim Basha ka folur edhe për dyert e blinduara që vendosi në PD para protestës së dhunshme të 8 janarit, ku tha se ato ishin masa të nevojshme për të mbrojtur demokratët nga dhuna fizike që nxiti Berisha.
“Ai nxiti sulmin fizik ndaj PD. Ato ishin masa mbrojtëse ndaj konfliktit dhe dhunës së nxitur nga gjuha e një njeriu për interesat të familjes”, tha Basha.
-
VIDEO
Do të krijojë parti të re? Basha: Mos u merrni me mashtrime
Lulzim Basha i ka cilësuar mashtrime fjalët se mund të krijojë parti të re. Ai tha se është i fokusuar vetëm në ringritjen e PD dhe demokratëve për të mposhtur regjimin.
“Mos u merrni me mashtrimet e përditshme, mos humbni kohën tuaj. PD është sot në krizë të thellë pikërisht për shkak të propagandës dhe mashtrimeve”, tha Basha
-
VIDEO
Basha: Vendimi i gjykatës për statutin e Berishës ilegjitim, tregon korrupsionin në drejtësi
Lulzim Basha e quajti vendimin e Gjykatës i cili njohur statutin e Berishës si ilegjitim.
"PD është në një krizë për shkak të propogandës që po bëhet. E ardhmja ime është e ardhmja e përditshme e çdo shqiptari, të qëndrojmë fort për vlerat e parimet. Kam bërë shumë gabime por jo faj. Shqiptarët jetojnë në skllavëri moderne dhe mposhtja e sistemit është qëllimi kryesor", tha Basha
-
VIDEO
Salianji nga Korça: Bashkimi i demokratëve vetëm përmes votës dhe jo proceseve të njëanshme! PD s’ka ende propozim për Presidentin, kujt i është përmendur emri ta përgënjeshtrojë
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është takuar me strukturat e PD në Korçë ka theksuar se bashkimi i PD duhet të vijë përmes votës së lirë dhe jo proceseve të njëanshme. Lidhur me emrin e Presidentit të ardhshëm, Salianji tha se nuk ka pasur diskutim brenda grupit për këtë, ndërsa shtoi se çdo emër i hedhur në konsum nuk do i shërbente interesave të opozitës.
-
VIDEO
Basha takim me strukturat në Shkodër, pritet nga ish-kandidati për bashkinë dhe kreu i degës së PD-së
https://youtu.be/V6eE5n2GiMc
-
VIDEO
Masakra e 2 prillit nëpërmjet FOTOGALERISË! Pamjet e rralla nga ngjarja që tronditi vendin
Sot mbushen 31 vjet nga masakra e 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës, ku u vranë 4 dëshmorë të Demokracisë.
-
VIDEO
A do ta votoni Bashën për president? Ja si përgjigjet Berisha
I pyetur nëse do të votojë Lulzim Bashën, për president, Sali Berisha tha se nuk merret me propozimet e Edi Ramës. Një ditë më parë ish-kryeministri Berisha tha se Lulzim Basha do të jetë kandidat për president. Sipas tij ky informacion i ka ardhur nga rrethi i ngushtë i tij.
-
VIDEO
U prezantua nga organizatorët si subjekt politik dhe jo si kryetari i PD-së në ceremoninë e "2 prillit", flet Xhevdet Amuli: Kjo gjë nuk i shpërben bashkimit për përqarjes...
U prezantua nga organizatorët si subjekt politik dhe jo si kryetari i PD-së në ceremoninë e "2 prillit", flet Xhevdet Amuli: Kjo gjë nuk i shpërben bashkimit për përqarjes...
-
VIDEO
Zgjedhja e presidentit të ri, Berisha: Nuk votojmë asnjë emër të propozuar nga Edi Rama! Vuan nga kompleksi i vdekjes, dhe në gjumë i dal
Sali Berisha tha nga Shkodra se ai nuk do të votojë asnjë emër të propozuar nga mazhoranca për presidentin e ri të vendit.
‘Nuk merrem me propozimet e Edi Ramës. S’kemi një emër që të propozojmë për president. Nuk do të votojmë kandidatët e Edi Ramës. Ti votosh do të thotë ta replikash të kesh formën e tij. Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën. ai vuan nga kompleksi i vdekjes edhe në gjumë i dal.’- tha Berisha.
Ndërsa sa i përket bashkimit ndërmjet demokratëve tha se padyshim është koha që të bashkojmë forcat, ndërsa pohoi se ka komunikuar me deputetët e tjerë të grupit parlamentar, që më parë mbështesnin Lulzim Bashën.
'Nuk jam takuar sot për herë të parë, është padiskutim një bashkim i padikutueshëm me deputetët e Shkodrës. Është koha të bashkojmë forcat dhe energjitë tona përballë një regjimi, që përbën një organizatë të vërtetë kriminale nga aktet e plaçkitjes së këtij vendi.'- tha Berisha.
-
VIDEO
Sot 31 vite nga masakra e 2 prillit në Shkodër, Berisha merr pjesë në homazhet në nderim të dëshmoreve
Sot mbushen 31 vjet nga masakra e 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës, ku u vranë 4 dëshmorë të Demokracisë. Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka
-
VIDEO
PD bashkë apo të ndarë? Saga e arrestimit të Alqi Bllakos
Deputetja e PD, Albana Vokshi ka fajësuar Lulzim Bashën për përçarjen brenda Partisë Demokratike, ndërsa tani kur po bëhen sipas saj përpjekjet për bashkim ai është larguar.
-
VIDEO
Bashkë apo të ndarë? Vokshi në Report Tv: Basha na përçau dhe iku! Berisha me koalicionet e duhura rikthen PD në pushtet! Kryeredaktori i RD: Kriza në PD, e shëndetshme
Deputetja e PD, Albana Vokshi ka fajësuar Lulzim Bashën për përçarjen brenda Partisë Demokratike, ndërsa tani kur po bëhen sipas saj përpjekjet për bashkim ai është larguar.
E ftuar në studion e Report Tv, deputetja tha se Lulzim Basha si kryetar “i nxori mallin” e partisë komuniste, duke e paralelizuar me Enver Hoxhën për mënyrën sesi merrte vendimet brenda Partisë Demokratike.