-
VIDEO
Inceneratorët, Berisha: Qeveria funksionon si një organizatë kriminale, vjedhja është bërë në bashkëpunim
Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha tha se qeveria funksionon si një organizatë kriminale, ndërsa shtoi se vjedhja te inceneratorët është bërë në bashkëpunim.
-
VIDEO
Sula: Mazhoranca ka humbur realitetin, as një bukë në ditë nuk i jepni pensionistëve! Manja: Turpin e ka opozita, i ka duart e lara me gjakun e shqiptarëve
Seanca e Kuvendit është shoqëruar me debate lidhur me krizën dhe rritjen e çmimeve në vend. Deputeti i PD, Dashnor Sula tha se qeveria ka humbur realitetin dhe nuk ka turp kur tallet me pensionistët që nuk u siguron dot as 1 bukë në ditë me bonusin prej 3000 lekësh. Akuzave i është përgjigjur ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili tha se turpin duhet ta ketë opozita që i ka duart e lyera me gjak nga vrasja e 4 protestuesve në bulevard dhe nuk ka kërkuar kurrë falje.
-
VIDEO
Ministrja e Energjisë-opozitës: Ju bëni propagandë sa të doni, por kriza sot është globale! Mbrojmë qytetarët përmes paketës së rezistencës sociale
Teksa opozita akuzon qeverinë si përgjegjësen kryesore për rritjen e çmimeve në vend, Ministrja e Transporteve dhe Energjisë, Belinda Balluku i është përgjigjur nga foltorja e Kuvendit se, pavarësisht propagandës së tyre, kjo krizë është globale, si pasojë e luftës në Ukrainë. Balluku tha se qeveria do të mbrojë qytetarët nëpërmjet paketës së rezistencës sociale, në mënyrë që të ulë impaktin e rritjes së çmimeve.
-
VIDEO
Berisha: Të miratohet një rezolutë që dënon gjuhën e dhunshme të Ramës ndaj vajzave
Pas përfundimit të fjalës së kryeministrit Edi Rama në Kuvend, Sali Berisha kërkoi të të replikonte, por nuk u lejua nga Ermonela Felaj. Jashtë Kuvendit, ai kërkoi miratimin e një rezolute që dënon sjelljen e kryeministrit Rama ndaj grave, duke ju referuar sjelljes së tij të mbrëmshme ku refuzoi t’i përgjigjej gazetares duke e çuar për riedukim.
-
VIDEO
Zgjedhja presidentit të ri, Berisha: Kanë nisur blerjen e deputetëve, do dështojnë me turp
Sali Berisha tha se mazhoranca ka nisur punën për blerjen e deputetëve për zgjedhjen e presidentit të ri.
Gazeari i Report Tv, Ermal Qori: Berisha ka nisur punë për zgjedhjen e presidentit, por nuk ka asnjë alternativë? Si e komentoni që s’ka asnjë emër për Presidentin?
Sali Berisha: Do dështojnë me turp, kanë nisur punën për të lerë deputetët, nuk njohin grupin dhe vazhduan praktikën e blerjes, do dështojnë me turp të madh
-
VIDEO
Basha: Po punoj për një PD të bashkuar, nuk mund të jenë alternativë ato që janë kundër SHBA-së
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se po punon që të Partia Demokratike të jetë një shpresë për qytetarët dhe se alternativa për bashkimin e demokratëve nuk mund të jetë kundër SHBA-së.
‘Po punoj dhe do punoj për një parti demokratike rreth vlerave që të jetë e bashkuar rreth vlerave. Heq dorë nga përgjegjësia ime, por PD duhet të kthehet në një alternativë dhe shpresë për njerzit. Do punoj çdo ditë. Alternativa nuk mund të jetë kundër aleatëve tanë siç është SHBA. Akti im ka tejkaluar interesat personale, dhe ato të diskutojnë dhe të vendosin dhe jo nën presion. Kjo ishte arsye pse nuk isha dhe në mbledhjen e grupit parlamentar.
Unë kam bërë dhe do të bëj gjithçka që PD të bashkohet rreth vlerave që është krijuar dhe një nga vlerat është orientimi euroatlantik. Unë e kam të qartë rrugën që do të përshkojë PD për tu kthyer në alternativë për qytetarët.’- tha Basha.
-
VIDEO
Debate për Bllakon/ Tabaku: Kërkoni ndjesë! Spiropali: Foli reforma në drejtësi! Alibeaj: Jeni në sëkëlldi, mbylleni gojën! Ahmetaj: Silleni si inkuizitor populist
Lënia e mandatit nga Alqi Ballko pas kërkesës për arrestimin e tij nga SPAK të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit, ka shkaktuar debate në kuvend. Deklaratat e Jorida Tabakut se SPAK zbuloi aferën e inceneratorëve dhe pritet të arrestojë Alqi Bllakon dhe se qeveria duhet të kërkonte ndjesë ka marrë përgjigje nga ministrja e Shtetit Elisa Spiropali tha se ajo është puna e reformës në drejtësi që u kundërshtuar me forcë nga PD. Por menjëherë foli Enkelejd Alibeaj ku tha se qeveria është në sëkëlldi nga kjo ngjarje dhe se pushteti bën mirë të mbyll gojën kur flet drejtësia. Por Ahmetaj i akuzoi se tha se PD po sillet si inkuizitor populist.
-
VIDEO
Tabaku: Nga skema e naftës përfitojnë vetëm socialistët! Me rastin Bllako e Koka, minimumi qeveria të kërkonte ndjesë
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se nga skema e naftës falas përfitojnë vetëm socialistët dhe asnjë qytetar apo ferme i thjeshtë. Ajo tha se bujqësia nuk është në fokus të qeverisë por bën vetëm propagandë.
“Nga skema e naftës përfitojnë vetëm socialistët. A ka ndonjë qytetarët e thjehstë të marrin përfitime nga këto skema se demokratë jo e jo. Zihen deputetët socialistë dhe ndajnë se kush do aplikojë ai i Fierit, Lushnjes apo Korçës. Bujqësia nuk ëhstë në fokus të qeverisë”, tha Tabaku.
Ajo foli edhe për kërkesën e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos për aferën e inceneratorit të Fierit, ku tha se minimumi kjo qeveri duhet të kishte kërkuar ndjesë.
“Sot para drejtësisë duhet të ishin edhe kryetar bashkie. Rama të kërkonte ndjesë për Bllakon dhe Kokën. Nëse do kishte normalitet ky parlament do të diskutonte se si ndryshon akti normativ duke shpenzuar më pak për inceneratorët dhe hequr 3 kontrata abuzive dhe sot nuk është akuzë në ajër por akuzë e SPAK.
-
VIDEO
Berisha: Felaj nuk më la të demaskoj Ramën! Do ja përplasja në fytyrë të gjitha, por ai ia mbathi
Deputeti Sali Berisha tha se Ermonela Felaj nuk i la fjalën pas kryeministrit Edi Rama, pasi e dinte se ai do ta demaskonte.
‘Unë po dilja që t’ja përplasja Edi Ramës të gjitha në fytyrë dhe ai iku ia mbathi. Dublikoi interpelancën e ministres dhe gjysmën e orës tjetër tha Putinizma. Felaj nuk më dha fjalën sepse e dinte që unë do të demaskoja atë.’- tha Berisha.
-
VIDEO
Rama: Familjet e pasura mund të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë
Kryeministri Edi Rama, tha se po bëhet një studim nga ministria e Energjisë që familjet e pasura të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë.
‘Nuk do e rrisim çmimin e energjisë elektrike. Ndërkohë ministria e Energjisë po bën një studim për familjet e pasura, jo për të rikthyer fashat e tmerrshme që na çuan në katastrofë totale dhe na lanë në buzë të humnerës në vitin 2013 për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në energjinë elektrike. Asnjë familje të mos ketë kosto rritje për çmimin e energjisë. Po shikojmë një mundësi, për një periudhë të përkohshme, ku ata që kanë më shumë, të paguajnë më shumë për faturën e energjisë.'- tha Rama.
-
VIDEO
Paketa e Rezistencës Sociale, Rama: Shton mbështetjen për naftë falas për fermerët, 14 mln dollarë për financimin
Kryeministri Edi Rama tha se me Paketën e Rezistencës Sociale, e cila pritet që të miratohet sot në Kuvend, tha se kjo paketë shton mbështetjen për naftë falas për fermerët.
‘E ndoqa me vëmendje interpelancën. Nafta për fermerët e cila qysh prej vitit të shkuar, është një produkt i subvencionuar nga qeveria në funksion të mbështetjes së fermerëve përmes një skeme që e bën të pamundur devijimin që për fat të keq ka ndodhur në të shkuarën ku janë provuar skema të subvencionimit të naftës për fermerët. Kemi mbështetur drejtpërdrejt fermerët, prodhimin dhe transportin. Kjo paketë e rezistencës sociale, shton mbështetjen për fermerët me naftë falas duke bërë kompensimin e plot të të gjithë pjesës së taksave që ata paguajnë për atë sasi nafte që konsumojnë jashtë mbështetjes dhe bën të mundur që për këtë skemë të financohen 14 mln dollarë. Është një shumë domethenëse e cila adreson nevojat e parashtruara përmes aplikimeve të fermerëve. Skema ka dhe një tjetër efekt pozitiv, po rrit në mënyrë të ndjeshme formalizimin dhe po ndihmon që të zgjerohet i gjithë kapaciteti i inventarit të shtetit për tokat fermerët dhe fermat.’- tha Rama.
-
VIDEO
Interpelanca/ PD: Kultivuesit e duhanit po i nënshtroni te grumbulluesi! Ministrja e Bujqësisë: Në Shkodër, kultivimi, informal, po bëhet evazion! Në këtë qark, 4 mijë fermerë morën naftë falas
Deputeti i PD-së, Zef Hila ka thirrur në interpelancë ministren e Bujqësisë, Frida Krifca lidhur me fermerët në Shkodër. Hila tha se fermerët në qarkun Shkodër janë pa asnjë mbështetje dhe se ato nuk mund të plotësojnë kriteret për të përfituar nga mbështetja dhe subvencionimi i qeverisë. Një tjetër problem që Hila ngriti ishte edhe për kultivuesit e duhanit ku tha se ato po detyrohen të nënshtrohen tek pikat e grumbullimeve. Nga ana tjetër ministrja Krifca tha se në Shkodër kultivimi i duhanit është informal dhe bëhet pa kontratë duke u shitur ne treg te lirë . Kjo tha ajo shkakton probleme me evazioni por edhe me shëndetin e njerëzve. Në lidhje me fermerët, Krifca tha se ato janë mbështetur me naftë falas.