-
VIDEO
Tabaku: Opozita duhet të ketë dy përfaqësues në Bordin e Bankës së Shqipërisë, fusni në rend dite kandidaturën tonë! Balla: Na shpëtoni nga leksioni i balancave
Ka nisur me debate seanca plenare në Kuvend, ku deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka kërkuar që të futet në rend dite kandidatura e tyre për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Tabaku tha se opozita duhet të ketë dy përfaqësues në Bordin e Bankës së Shqipërisë.
-
VIDEO
Alibeaj bënte thirrje për të ndalur gjuhën e linçimit, i ndërhyn Luan Baçi: Vetëm Bardhin ke me vete
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, kryetari Enkelejd Alibeaj bëri thirrje që të ndalej gjuha e linçimit, në mënyrë që demokratët të bashkohen. I pyetur nga gazetarët se sa deputetë mendonin si ai, pas shpinës së Alibeajt po kalonte deputeti i Fierit, Luan Baçi, i cili ndërhyri, duke thënë se ka me vete vetëm Gazmend Bardhin. Ndërhyrja e Baçit nuk ka kaluar pa ironi nga Alibeaj.
-
VIDEO
Dorëzoi mandatin pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar, Felaj: Shpallet vakanca pas dorëheqjes së Alqi Bllako
Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj i ka njoftuar deputetëve në seancën e sotme, se mandati i deputetit për Alqi Bllakon ka përfunduar pas kërkesës së tij për ta lënë mandatin, e për t’iu dorëzuar drejtësisë dhe se Kuvendi shpall vakancën e do ia njoftojë KQZ-së për plotësimin e saj.
“Ju njoftoj që deputeti Alqi Bllako ka dorëzuar në Kuvend deklaratën me të cilën vë në dijeni Kuvendin që me vullnet të plotë dorëzon mandatin. Kur deputeti heq dorë referuar nenit 71 të Kushtetutës mandati i tij mbaron. Kuvendi shpall vakancën e ia njofton vakancën KQZ për plotësimin e saj”, tha Felaj.
-
VIDEO
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, Alibeaj-Berishës: Prezanca juaj sinjal i brishtë për demokracinë! Ish-kryeministri: Pranoni realitetin, vendimi i Bashës, antistatutor
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj është shprehur se është plotësuar kuorumi për zhvillimin e saj, por ka theksuar se Sali Berisha është i paftuar. Ky i fundit është përgjigjur se vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin e tij ishte antistatutor.
Alibeaj: Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga grupi parlamentar dhe çdo forum.
Berisha: Alibeaj më vjen keq për këtë qëndrim, vendimi i Lulzim Bashës është anti-statutor, jua kam thënë edhe pak ditë më parë dhe po jua përsëris, unë ju respektoj si kryetar grupi, por çdo organ vendimarrës në këtë parti ka qenë ilegjitime pas 11 dhjetorit. I vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit.
-
VIDEO
Me çfarë parash po bëhen rregullimet në selinë e PD? Berisha: Nuk kam dijeni, do kërkoj të bëhet transparencë
Që prej vendimit të Gjykatës së Tiranës që i dha Komisionit të Rithemelimit Partinë Demokratike, në selinë blu kanë nisur punime, ku duket se po fshihet çdo gjurmë e Lulzim Bashës. I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, se me çfarë parash po bëhen këto punime dhe nëse ai ka marrë në dorë edhe financat e partisë, Berisha u përgjigj se nuk kishte dijeni dhe se do të kërkojë të bëjë transparencë.
"Nuk kam asnjë dijeni, por do të kërkoj që të bëhet transparenca. Nuk e di nëse po bëhet me financat e partisë, por si është gjendja e arkës në këtë parti, nuk e kam idenë. Zyra ime do të jetë një zyrë mes këtyre zyrave. Nuk ka zyrë kryetari, nuk ka kryetar. Tani çdo zyrë është zyrë", u përgjigj Berisha.
-
VIDEO
Mbledhja e Grupit, Berisha: Vendimi për përjashtimin tim s'ekziston! Hap pas? S'krahasohet fituesi me humbësin! Pyesni Bashën pse nuk erdhi, ne s'përjashtojmë njeri
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, Berisha tha se vendimi për përjashtimin e tij është nul. Për mediat, i pyetur nëse duhet të bëjë një hap pas që t'i hapë rrugë PD të bashkohet, Berisha tha se nuk mund të krahasohet fituesi me humbësin, duke iu referuar Lulzim Bashës. Ky i fundit nuk ishte sot i pranishëm në mbledhje, ndërsa Berisha tha se ata nuk kanë përjashtuar asnjë, as Bashën.
-
VIDEO
Përfundon mbledhja e grupit parlamentar, Alibeaj përsërit dy 'kushtet' për bashkimin: Të ndalet gjuha linçuese, Berisha të tërhiqet
Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kryetari i grupit Enkelejd Alibeaj tha për gazetarët se sinjalet e bashkimit nuk mund të jepen në mënyrë të dhunshme. Sipas Alibeajt për të gjetur një gjuhë të përbashkët duhet të bëhen disa akte; duhet të ndalet gjuha linçuese dhe procesi i Kuvendit të 30 prillit në PD dhe duhet që Sali Berisha të tërhiqet.
'Sinjalet nuk mundtë jepen duke pushtuar selinë duke ardhur në mënyrë të dhunshme në grupin parlamentar ndërkohë që Berisha nuk është pjesë e grupit parlamentar. Berisha nuk është pjesë që nga 9 shtatori. Për të gjetur gjuhën e përbashkët, ca akte të rëndësishme duhen bërë. Duhet të ndërpritet gjuha lincuese. Proceset paralele për të thelluar ndasinë nuk japin sinjale bashkimi. Të ndërpritet kjo gjuhë dhe këto procese të njëanshme. Duhet të shmanget gjuha e linçimit, kjo është një atmosferë pushtimi .Duke u ndërprerë këto është hapi i parë drejt bashkimit. Që të jemi fitues, duhet që Sali Berisha, jo si kusht por si nevojë, si një sinjal bashkimi edhe ai të tërhiqej. Ne kemi detyrimin që ta kërkojë gjithnjë e më tepër, pasi ja kemi detyrim demokratëve tanë. Ndërkohë, që ne të bëjmë këtë tollovi Edi Rama fërkon barkun. Po vendosëm sa na mbështesim celebrojmë ndarjen.’- tha Alibeaj.
-
VIDEO
Alibeaj mbledh Grupin e PD në selinë blu, i pranishëm edhe Sali Berisha, për herë të parë që pas përjashtimit pasi u shpall non grata
Partia Demokratike ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar, ku për herë të parë ka marrë pjesë edhe Sali Berisha, megjithëse është përjashtuar nga grupi që prej 9 shtatorit, pasi është shpallur ‘non gratat’ nga SHBA. Në mbledhjen e grupit parlamentar, kanë marrë pjesë edhe deputetët që u shkakruan nga ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha
-
VIDEO
Kreu i Komisionit të Jashtëm Parlamentar Italian flet për integrimin e Shqipërisë
Presidenti i Komisionit të Jashtëm Parlamentar Italian, Piero Fassino në një intervistë ekskluzive në Report Tv është shprehur se Shqipëria ka bërë përparim në reforma dhe sipas tij është gati për të çelura negociatat me Bashkimin Europian.
-
VIDEO
Artan Lame në Report Tv: Po përfundon regjistrimi i pronave të jugut! Durrësi ka më shumë probleme se Vlora, rreth 3 mijë familje kanë zaptuar tokat! Kemi arritur 250 mijë legalizime
Kreu i Kadastrës Artan Lame tha në Report Tv se po përfundon regjistrimi i pronave në jugun e vendit. Sipas Lames, Durrësi është një vend problematik me çështjen e regjistrimit të pronave, krahasuar me Vlorën. Ai veçoi zonën e plazhit në Spitallë, Lalëz dhe Kepin e Rodonit.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Presidenti i Komisionit të Jashtëm Parlamentar Italian: Shqipëria gati për konferencën e parë ndërqeveritare! BE të përshpejtojë procesin, të mos lejojë influencat e tjera në Ballkan
Presidenti i Komisionit të Jashtëm Parlamentar Italian, Piero Fassino në një intervistë ekskluzive në Report Tv është shprehur se Shqipëria ka bërë përparim në reforma dhe sipas tij është gati për të çelura negociatat me Bashkimin Europian.
-
VIDEO
Alibeaj thirri mbledhjen e grupit pa Berishën, Këlliçi në Report TV: Nuk ka tagër të vendosë se cilët deputetë do marrin pjesë! Kuvendi i 30 prillit i hap rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri
Enkelejd Alibeaj njoftoi mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së ditën e nesërme, por këtë njoftim nuk e ka marrë Sali Berisha i cili është i përjashtuar nga grupi. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi tha në Report TV se Alibeaj nuk ka asnjë tagër të caktojë se kush janë deputetët që do marrin pjesë në mbledhje.