• VIDEO

    Arrestimet e SPAK, Rama paralajmëron: Mësohuni t’i besoni, do shihni më tepër

    Kryeministri Edi Rama në një prononcim për gazetarët tha se persona që bëjnë punën e shtetit, e që më pas vjedhin për xhepat e tyre nuk kanë lidhje me programin e qeverisë, por me cenimin e ligjit.

    'Persona që përveçse bëjnë punën e Shtetit, bëjnë edhe punë të xhepit të tyre, kjo nuk ka lidhje me programin e qeverisë. Kjo ka lidhje me një cenim të ligjit. Në rast se drejtësia e nxjerr në pah do të thotë se jemi të gjithë shumë të kënaqur. Kush përdor detyrën shtetërore për një përfitim personal do të përfundojë aty ku askujt s'ja priste mendja se do të përfundonte. Do të shihni shumë më tepër akoma, mësoni që ti shihni këto ndryshime.'- tha Rama.

    •  
  • VIDEO

    Alibeaj thërret grupin parlamentar, bëhen bashkë deputetët e PD dhe të Rithemelimit! Berisha i panjoftuar se është i përjashtuar: Më thanë kolegët, do marr pjesë

    Kryetari i Komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj do të mbledh ditën e nesërme në orën 09:00 grupin parlamentar të PD, ku pjesë do të jenë edhe deputetët e Grupit të Rithemelimit. Kjo është mbledhja e parë që Alibeaj bën me grupin parlamentar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe mbledhja e parë e përbashkët e deputetëve pas përçarjes së madhe.

    • VIDEO

      Rama mohon riformatim të qeverisë: S’ka arsye për të bërë ndryshime

      S’ka arsye që të ketë ndryshime në qeveri. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë.

      “S’ka arsye pse të ketë”, iu përgjigja Rama pyetjes së bërë nga gazetari i Report Tv, Ermal Qori.

    • VIDEO

      A do të bashkëpunojë me Berishën nëse vjen në krye të PD? Rama: Unë flas për të gjallët e ju për të vdekurit

      Kryeministri Edi Rama në fund të mbledhjes së kryesisë, është pyetur nëse do të bashkëpunojë me Berishën nëse vjen në pushtet qoftë edhe për emrin e presidentit të ri.

      Kreu i qeverisë ka preferuar mos i përgjigjet, ndërsa me ironi është shprehur: “Unë flas për gjallët ju për të vdekurit”.

    • VIDEO

      SPAK kërkon arrestimin e Alqi Bllakos, reagon Rama: Përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë! S'ka mburoja politike në drejtësi

      Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të para pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos. Rama tha se përgjegjësia përpara ligjit është individuale dhe se tashmë Reforma në Drejtësi po tregon se ka ardhur dita që nuk ka mburoja politike përballë drejtësisë.

      'Deputetët janë të popullit individët janë të vetes dhe përpara ligjit nuk ka deputet nuk ka ministra nuk ka politikanë nuk ka të fortë nuk ka të privilegjuar janë të gjithë të barabartë. Habitem që ka nevojë për të tilla pyetje, ndërkohë që gjithçka po ndodh është përgjigja për të gjitha ata që nuk besonin se në Shqipëri do të bëhej një reformë në drejtësi, se do të vinte dita që edhe njerëz me imunitet, me pushtet do të shkonin para drejtësisë. U morëm me shumë vendosmëri, së bashku me PS e kemi udhëhequr dhe vazhdojmë të mbështesim reformën në Drejtësi. Reformimi i drejtësisë të bëjë të pamundur që të ketë një Shqipëri të drejtë për të gjithë. në nivelin personal dhe njerëzor jam shumë i keqardhur. Në nivelin e  detyrës i shoh këto që ndodhin si rezultat i asaj që kemi bërë.

      Nuk ka përgjegjësi kolektive në sistemin demokratik. Zgjedhjet e njerëzve në jetë, të njerëzve me të cilët lidh jetën, zgjedhjet e njerëzve bazohen mbi një sërë arsyesh dhe kriteresh, të cilat nuk prezumojnë për askënd se kush zgjedh është përgjegjës, nëse në një moment shkel ligjin. Për këtë arsye gjërat janë të ndara.'- tha kryeministri.

      •  
    • VIDEO

      Kushton 82 mijë dollarë? Belind Këlliçi zbulon në Report Tv sesa e ka blerë orën e dorës

      Pas lajmit që ka qarkulluar në media se ora e deputetit Belind Këlliçi kushton 82 mijë dollarë, ai ka treguar vlerën e orës në Report Tv. Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Këlliçi tha se ora kushton 400 dollarë dhe sipas tij këto shpifje janë sponsorizuar nga Bashkia e Tiranës.

      “Kjo ka ardhur pas një reagimi tim ditën e djeshme. Unë mund t’ia tregoj., Kam lexuar në media se sot kjo ora ime e dorës, e sponsorizuar nga qeveria dhe Veliaj se më vijnë informacionet, kushton  82 mijë e 400 dollarë. I duhet hequr vetëm 82 mijë se kushton vetëm 400 dollarë dhe nëse Veliaj është i gatshëm të më japë 40 dollarët ia jap dhuratë dhe vetëm të heq dorë nga mashtrimet me opinion publik, vjedhjeve që iu bën taksave të qytetarëve shqiptarë dhe keqtrajtimit që i bën qytetarëve të Tiranës. Këtë të bëjë Veliaj të mos merret me shpifje”, tha Këlliçi në Report Tv.

      •  
    • VIDEO

      Kuvendi anuloi mbledhjen e Këshillit të Mandateve pas dorëheqjes së Alqi Bllakos, PD: Anti kushtetuese, po bëhen pengesë e drejtësisë

      Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar si anti-kushtuetues dhe të padëgjuar më herët vendimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla,  për të anuluar mbledhjen e Këshillit të Mandateve, pas dorëheqjes së Alqi Bllakos. Nga Kuvendi, Alibeaj tha se vendimi nëse do i hiqet mandati Bllakos, duhet të merret nga ky Këshill.

      "SPAK ka kërkuar me shpresë ‘heqjen e imunitetit’ për Bllakon. SPAK në datë 29 mars këtë kërkesë për dhënie autorizimi për arrestimin e Bllakos. Kjo është një kërkesë Brenda kornizës procedurale, pas kësaj kërkesë ka pasur, nga kryetarja e Kuvendit për mbledhjen e Këshillit, sot ora 18:00, në mënyrë të habitshme, edhe për ne deputetët, anëtarë të Këshillit të Mandateve, në e-mail, erdhi një njoftim, sipas së cilit Kuvendi në mënyrën më anti- ligjore, u vendon anulimi I mbledhjes. E çuditshme, në shkelje të Kushtetutës e rregullore. Është Këshilli që vendos dhënien e autorizimit, ose jo, pra heqjen e imunitetit ose jo. Pa këtë përgjigje ka një mungesë, një mangësi. Nuk ishte e habitshme fakti që do anulohej mbledhja e Këshillit, duke iu bërë pengesë drejtësisë, se gelët pa përgjigje kërkesa e SPAK, është e drejta e tij që të japë dorëheqjen, por kjo nuk ndikon në detyrimin që kanë deputetët për t’u shprehur për kërkesën e SPAK. 5 deputetë të opozitës është paraqitur një kërkesë e protokolluar, që ka këtë objekt “kërkesë për thirrjen e Këshillit të mandateve”, tha Alibeaj

    • VIDEO

      Afera e inceneratorëve/ Alqi Bllako dorëzon zyrtarisht shkresën për lënien e mandatit! Kuvendi njofton SPAK! Hapet rruga për arrestimin

      Alqi Bllako ka dorëzuar zyrtarisht mandatin e deputeti, pasi Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka kërkuar arrestimin e tij, lidhur me aferën e inceneratorëve. Në Kuvend ka mbërritur letra e deputetit socialist që tashmë përballet me drejtësinë pa imunitet dhe ato kanë njoftuar SPAK-un, për rrjedhojë I hapet rruga arrestimit, që ditën e sotme.

      • VIDEO

        Nis mbledhja e Kryesisë së PS-së, fokus zgjedhjet vendore 2023

        Në selinë e Partisë Socialiste ka nisur mbledhja e kryesisë. Mbledhja e kryesisë u thirr një ditë më parë nga kryesocialisti Edi Rama.

      • VIDEO

        Nuk u thirr nga Alibeaj për mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha: Më njoftuan kolegët dhe do të marr pjesë

        Sali Berisha megjithëse është përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pasi u shpall 'non grata' nga SHBA, tha se do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar që ka thirrur Enkelejd Alibeaj, megjithëse nuk është ftuar nga ky i fundit.

        'Jo mbledhje të përbashkët. Mbledhje të grupit parlamentar nuk është i ndarë se e ndani ju nuk është i ndarë. Më kanë njoftuar kolegët e mi se ka mbledhje dhe unë do të shkoj.'- tha Berisha.

      • VIDEO

        Kriza energjetike, Rama: Do mbështesim familjet dhe fabrikat të investojnë në panelet diellore! Bizneset e mëdha të mendojnë vetëprodhimin e energjisë

        Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të ndihmojë familjet dhe fabrikat që të investojnë në panele diellore, si një mënyrë për t'u përballur me krizën energjetike. Kryeministri u shpreh se problemi më i madh nuk është çmimi i lartë i energjisë, por frika se mund të mos gjendet në treg. Për këtë ai theksoi se duhen marrë masa duke i nxitur bizneset e mëdha që të investojnë në vetëprodhim të energjisë elektrike.

         
      • VIDEO

        Një ditë më parë në studio me Spiropalin, si paralajmëroi Lorenc Vangjeli arrestime të bujshme nga SPAK

        Ditën e sotme, Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë kërkoi arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako.

        Lidhur me këtë, mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, analisti Lorenc Vangjeli, teksa kishte të ftuar ministren Elisa Spiropalin, foli për Reformën në Drejtësi ku paralajmëroi se brenda javës do të dëgjohet një lajm i tillë, me kryefjalë SPAK-un.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv