-
VIDEO
Tryezë me deputetët për bashkimin? Pd ende pa datë Mbledhja e pd, alibeaj hesht! Rithemelimi: e organizojmë ne!
Partia Demokratike nuk ka ende një datë për mbledhjen e grupit parlamentar nga Enkelejd Alibeaj. Ai refuzoi të jepte një koment, ndërsa për sekretarin e grupit parlamentar Arbi Agalliu mbledhja e përbashkët e deputetëve, duhet të vijë me një pikë axhende: Hapin pas të Berishës.
-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin, Çupi: Alqi Bllakon e ka stërvitur Meta për të vjedhur, PS s’duhet ta risillte në politikë! Topollaj: Mazhoranca përgjegjëse kryesore! Beqiri: Afera i bënte në favor të LSI-së
Alqi Bllako, i cili lajmëroi se do të dorëzojë nesër mandatin e deputetit, pas kërkesës së SPAK për ta ndaluar për aferën e inceneratorit të Fierit, për analistin Frrok Çupi është një i strëvitur nga Ilir Meta për të vjedhur. Nga ana tjetër, juristi Fabian Topollaj, u shpreh se mazhoranca është përgjegjsja kryesore, pasi rezulton se të gjithë personazhet e goditur nga SPAK, janë të lidhur me PS-në
-
VIDEO
Morën kontrollin e PD, Garo në Report Tv: S’ka shkarkime, hoqëm nga grupi whats app ato që s’janë pjesë e partisë! Janë liruar të gjitha zyrat në selinë blu! S’ka negociata, por jemi pro bashkimit
Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, të asaj që tashmë quhet PD-ja zyrtare, Floriana Garo ka hedhur poshtë të gjithë zërat se me ardhjen e Sali Berishës në krye të PD-së, (ndonëse jo zyrtarisht) nuk ka pasur shkarkime apo largime.
-
VIDEO
Gjiknuri: Ndryshimet në qeveri kompetencë e kryeministrit, pas Kongresit nisim zgjedhjet për kryetarët e rinj të degëve
Në një konferencë me gazetarët, sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i pyetur nëse do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, tha se kjo është një kompetencë e kryeministrit Edi Rama. Ai thekson se në Kongresin e 9 prillit do të miratohet statuti i ri i PS-së, ndërsa menjëherë pas mbajtjes së kongresit do të nisë puna për rizgjedhjen e të gjithë kryetarëve të degëve të PS në të gjitha qytetet.
“Një nga pikat e Kongresit do të jetë miratimi i Statutit të ri ku ne përshtatim shumë elementë të karakterit organizativ me ato çfarë kërkon koha me eksperiencat që ne kemi krijuar dhe mbi të gjitha me sfidat që ka Partia Socialiste në mandatin e tretë. Do të synohet rizgjedhja e të gjithë kryetarëve të partive në të gjithë Shqipërinë menjëherë pas Kongresit. Pra, për të rifreskuar të gjithë strukturën e Partisë menjëherë pas Kongresit. Do të thotë se do hyjmë në një proces rinovimi pasi janë plotësuar afatet. Njëkohësisht është momenti që një vit përpara zgjedhjeve vendore, edhe në kuadër të reflektimit të ecurisë së mandatit të tretë, Partia Socialiste të jetë një forcë elektorale fituese siç ka qenë. Një nga synimet e ndryshimit të statutit është pikërisht kjo gjë.
Nga ana tjetër Kongresi do të trajtojë edhe çështje të tjera politike dhe organizative të Partisë Socialiste. Platformën e re digjitale që ne kemi ngritur në komunikim me qytetarët dhe komunikim me anëtarësinë. Ky është një mjet dhe instrument shumë i nevojshëm për sfidat që çdo parti ka sidomos në kontekstin e sotëm përfshirë edhe mediat sociale”, tha Gjiknuri.
-
VIDEO
Reforma zgjedhore/ Gjiknuri: PS gati të ulet në tryezën e bisedimeve me PD, po presim qasjen që do ketë opozita
Partia Socialiste është e gatshme që të ulet në tryezë me opozitën për të diskutuar në lidhje me punën e dy komisioneve të posaçme parlamentare, atij për reformën zgjedhore dhe atë administrative-territoriale. Gjiknuri thotë se PS është e gatshme të nisë punën, por opozita është në gjendje kaotike. Ai thekson se PS është në pritje të strategjisë që do ndjekë opozita.
“Opozita ka qenë promotore e këtyre Komisioneve. Unë e thashë pak më parë që opozita është në një gjendje kaotike. Janë shumë flukse 'pa kokë' pa sjellë një drejtim të caktuar. Kjo mbase ka sjellë vështirësinë e tyre për t'u ulur në këto Komisione dhe për të pasur një qasje për këto Komisione. Nga kjo pikëpamje ne presim dhe kur ata të dëshirojnë ne jemi të gatshëm. Ne i ngritëm Komisionet. Unë e kam thënë edhe më parë që nuk rrezikohet mbarëvajtja e zgjedhjeve lokale apo funksionimi i pushtetit vendor nga mosfunksionimi i këtyre Komisioneve sepse në fund të fundit ne kemi një ligj për pushtetin vendor dhe kemi një pushtet vendor funksional. Mendoj se ka ardhur momenti që të shkohet te varianti me komisionerë jo politikë. Këto mund të jenë çështjet që do adresohen, por nuk kemi urgjencë. Ne jemi në pritje të qasjes që do ketë opozita. Kur ato të riformatojnë flukset e tyre dhe të kenë një strategji të qartë i mirëpresim në Komisione. Megjithatë nuk është se ka ndonjë panik”, tha Gjinkuri.
-
VIDEO
Gjiknuri: Presidenti i ri duhet të jetë mbi palët, nuk duhet të ketë si qëllim interesat personale! Ilir Meta ekstremi politik i kreut të shtetit
Socialistët e kanë të qartë qëndrimin e tyre për zgjedhjen e presidentit të ri, ai duhet të jetë ekstremisht i kundërt nga Ilir Meta. Damian Gjiknuri, pjesë e grupit të PS për zgjedhjen e presidentit thotë se në krye të shtetit duhet të vijë dikush që është mbi palët dhe nuk ka si qëllim ta kthejë zyrën e Presidencës në një laborator për interesa personale, njëjtë siç ka vepruar Ilir Meta.
-
VIDEO
Kërkohet arrestimi i Alqi Bllakos nga SPAK, PS: Nuk jemi avokati i askujt, nesër mblidhet Këshilli i Mandateve për të vendosur
Partia Socialiste nuk do të jetë avokatja e askujt që përballet me drejtësinë edhe pse është nga radhët e saj. Taulant Balla tha se kërkesa e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos do të shqyrtohet nesër në orën 18:00 nga Këshilli i Mandateve.
-
VIDEO
Kërkohet arrestimi Alqi Bllakos nga SPAK, PS: Nuk jemi avokati i askujt, nesër mblidhet Këshilli i Mandateve për të vendosur
Partia Socialiste nuk do të jetë avokatja e askujt që përballet me drejtësinë edhe pse ëhstë nga radhët e saj. Taulant Balla tha se kërkesa e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos do të shqyrtohet nesër në orën 18.00 nga këshilli i mandateve.
-
VIDEO
Ish-deputetja e PD në Report Tv: Njohja e Alibeajt në krye të Grupit Parlamentar, hapi jonë i parë për bashkim! Do t’i kthejmë shqiptarëve opozitën reale
Bashkim apo përçarje mes demokratëve?, kjo është pyetja! Kjo ishte edhe pyetja për anëtaren e Komisionit të Rithemelimit, Mimoza Hadarmataj e cila i dha përgjigje në Report Tv, duke thënë se “Rithemelimi” po i bën thirrje të gjithë demokratëve për bashkim, pasi sipas saj nuk është momenti për të humbur asnjë person.
-
VIDEO
Këlliçi nga selia blu: Deputetët demokratë të ulen me njeri-tjetrin, duhet të ecim përpara
Deputeti Belind Këlliçi tha për mediat nga selia blu se deputetët e Partisë Demokratike pas krizës më të madhe të përjetuar ndonjëherë, duhet të ulen me njeri-tjetrin në mënyrë që ecet përpara.
-
VIDEO
Arrestimet e SPAK për Inceneratorët, Kryemadhi: Klodian Zoto i përfshirë dhe në shumë afera të tjera! Ka marrë miliarda lekë nga Ministria e Mjedisit, Mirëqenies Sociale dhe Bashkia Rrogozhinë
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përshëndetur urdhër-arrestet e SPAK për Inceneratorët. Në një deklaratë për mediat, Kryamdhi tha se Klodian Zoto, i shpallur në kërkim rezulton i përfshirë edhe në shumë 'afera' të tjera. Sipas Kryemadhit, Zoto ka marrë miliarda lekë nga Ministria e Mjedisit, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe nga Bashkia e Rrogozhinës.
-
VIDEO
Këlliçi: SPAK ka arrestuar shërbëtorët e përgjegjësve të vërtetë! Votova kundër raportit të komisionit hetimor pasi nuk u bë transparencë
Për arrestimet e SPAK për aferën e inceneratorit të Fierit ka reaguar edhe Belind Këlliçi i Grupit të Rithemelimit. Ai tha se në fakt janë arrestuar shërbëtorët e përgjegjësve të vërtetë që sipas tij janë Rama, Veliaj, Ahmetaj dhe Agaçi.
“Përgëzojë punë e komisionit hetimor dhe bashkëpunimin me partitë opozitare në mënyrë të veçante LSI dhe çdo demokrat dhe çdo opozitar e deputete që ka ngritur zërin për këtë aferë. Sot SPAK ka lëshuar një seri urdhër arrestimesh, por për shërbëtorët e përfituesve të vërtetë nisin me Edi Ramën, Erion Veliaj, Arben Ahmetajn dhe Engjell Agacin, por kreu i vjedhjes është inceneratori i Tiranës me përgjegjës është Erion Veliaj. Afera e inceneratorëve na ka bërë të njohur me një vjedhje që ka thyer rekord botëror. Uroj që drejtësia të bej një herë të vetme drejtësi. Nuk është një lajm i gëzueshëm, është momenti për të ngritur zërin për të kërkuar që Rama, Veliaj, Ahmetajn, Agaçi të mbajnë përgjegjësi për aferën më të madhe të shekullit”, tha ai.
Këlliçi foli edhe për votën kundër të raportit të PD të Komisionit Hetimor për inceneratorët ku tha se kjo ndohdi pais atij nuk iu bë transparencë dhe nuk iu morr mendimi për raportin dhe pasqyruar gjetjet e tij.
“Kam votuar kundër. 100 herë i vendosur në atë situatë do të vendosja kundër. Nuk kishte transparencë dhe nuk më është dhënë mundësia të jepja mendimin tim’, shtoi ai.