-
VIDEO
Me Bashën dhe Berishën, 4 propozimet e Ina Zhupës për bashkimin e demokratëve: Detyrim moral ndaj votuesve tanë
Një thirrje e hapur për të reaguar si politikanë dhe pa tagër përfaqësimi është propozimi i Ina Zhupës për kolegët e saj demokratë. Ajo kërkon një mbledhje bashkimi të 52 deputetëve të zgjedhur nga shqiptarët, të shikojnë njëri tjetrin sy më sy për të nisur rrugën e zgjidhjes për situatën në PD.
-
VIDEO
'Si do e mposhtësh Ramën kur SHBA nuk të do?', Berisha: Në 1998 kam patur botën kundër dhe sërish kemi fituar
I pyetur nga një demokratë nëse mund të mposhtë Edi Ramën dhe të sjellë sërish PD në pushtet edhe pse ka kundër SHBA, Berisha tha se edhe në vitin 1998 ka patur kundër botën, por sërish fitoi.
"Me Sali Berishën në krye, PD shkon absolutisht drejt fitores. Në 1998 më vjen keq që më detyron ta them, por kam patur botën kundër dhe kemi fituar. Në 1998 qenë kundër, por fitova sepse besova te e drejta, nuk kam asnjë fuqi të veçantë unë. Kushdo që të vijë të garojë me mua është i mirëpritur. Nëse nuk fitoj, e respektoj. E zëmë se fitova, por nëse në zgjedhjet lokale humbas, do vij të votohem te ju. Po humba zgjedhjet e përgjithshme, largohem dhe jap dorëheqjen", tha ai.
-
VIDEO
Vendimi i Zhukrit ndryshimet e 'Foltores' në Statut, Çupi: I padrejtë, PD u la në dorë të gjyqtarit që ka qenë shofer dhe ‘dru me pre’ ! Nëse Berisha rikthehet në krye të PD-së, partia vdes në moment
Pasi gjykata regjistroi satutin e Sali Berishës të miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit, ish-kreu i PD-së nxitoi që të shkonte në selinë blu, ndërsa dje anëtarë të Komisionit të Rithemelimit hoqën letrat adeziv nga dyert dhe xhamat. I ftuar në Report Tv, analisti Frrok Çupi e shikon këtë nxitim të Sali Berishës, si manifestim për të treguar forcën ndaj SHBA-së dhe vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri e cilësoi si të padrejtë. Madje, Çupi thotë se vite më parë, Zhukri ka qenë shofer tek PD dhe rrinte punë aty për shkak të bashkëshortes.
-
VIDEO
Berisha në Tepelenë: PD ka nevojë për bashkim! Të lëmë pas çdo zemërthyerje dhe të mobilizojmë energjitë për betejën kundër Ramës
Pasi Gjykata i dha Grupit të Rithemelimit të drejtën për të drejtuar Partinë Demokratike, Sali Berisha vijon me takimet e 'Foltores' duke kërkuar bashkimin e demokratëve. Nga Tepelena ai tha se pikërisht bashkimi është ajo për të cilën PD ka nevojë sot, duke bërë thirrje që të lihen pas zemërthyrjet.
Ndryshe nga 'Foltoret' e mëparshme, në këtë të sotmen në Tepelenë, Berisha u përqendrua te sulmet ndaj qeverisë dhe jo më ndaj Lulzim Bashës, ku tha se energjitë e të gjithë demokratëve duhet të përqendrohen pikërisht në këtë betejë.
"Sot PD ka nevojë për bashkimin e saj, që çdo anëtar e mbështetës të lërë mënjanë çdo zemërthyerje dhe të bashkojmë energjitë tona për një betejë të rëndësishme që na pret përpara, atë me regjimin më të rrezikshëm që bazon veprimtarinë e tij në vjedhjen dhe krimin. Vendi ndodhet në një situatë të vështirë. Lufta në Ukrainë ka krijuar ndryshime të pamohueshme në treg, por në Shqipëri janë bërë më të zeza se kudo. Pse ne çdo situatë e vështirë na bëhet shumë herë më e rëndë? Pandemia e COVID në Shqipëri i mori jetën mbi 20 mijë qytetarëve dhe qeveria thotë 3 mijë", tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha: Alibeaj më kërkoi të jap dorëheqjen se 'PD s' fiton me një non grata'! I kujtova '97, edhe atëherë askush nuk besonte se do fitonim!
Sali Berisha ka zbardhur sot detaje nga bisedimet që zhvilloi me Enkelejd Alibeajn, në përpjekjet për bashkimine PD-së. Nga Tepelena, ai tha se Alibeaj i kishte kërkuar dorëheqjen sepse 'PD nuk mund të fitojë me një non grata', por shtoi se i kishte kujtuar atij vitin 1997 "kur edhe atëherë askush nuk besonte se do fitonim".
-
VIDEO
Tritoli në dy bizneset në Shkodër, reagon Ademi: Jemi të tronditur, kërkojmë që të zbardhet ngjarja
Kryetarja në detyrë e Bashkise Shkodër Voltana Ademi ka kërkuar nga autoritetet zbardhjen e ngjarjes se rëndë të shpërthimeve me eksploziv mëngjesin e së shtunës në Shkodër. Ajo tha se në bashki është investuar me kamerat e sigurisë në akset kryesore dhe policia duhet të zbardhë ngjarjen e të kapë autorët.
-
VIDEO
Berisha fiton betejën, rikthehet në PD
-
VIDEO
Rithemelimi 'inspekton' dyert e blinduara në seli! Noka pranon se gjyqtari Zhukri u takua me ‘Foltoren’ para vendimit: Ku qëndron problemi, ai është takuar dhe me njerëz të Bashës! Javën tjetër mbledhje grupi PD-Foltore
Këtë të shtunë në Partinë Demokratike mbërritën përfaqësues të grupit të Rithemelimit, të cilët nuk gjetën në seli, as Enkeleid Alibeaj, të cilin nuk e njohin si kryetar të komanduar, dhe as deputetë të tjerë. Një ditë pas regjistrimit në gjykatë të statutit të Kuvendit të Berishës, Rithemelimi e konsideron selinë blu shtëpinë e demokratëve, me aspiratën që 2 kampet të bashkohen nën negociatat e udhëhequra nga “Foltorja” ku ftesën ia drejtojnë edhe Bashës si deputet i PD-së.
-
VIDEO
Gjyqtari Zhukri u takua me përfaqësues të Rithemelimit para vendimit? Noka: Ai është takuar edhe me njerëz të Bashës, por ne s’po akuzojmë
Flamur Noka teksa ka inspektuar heqjen e dyerve te blinduara në PD ka komentuar para gazetarëve dhe vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili miratoi statutin e Berishës. Ndaj tij Gazmend Bardhi vetëm pak orë para vendimit hodhi akuza se gjyqtari është takuar me përfaqësues të Rithemelimit që ka ndikuar në marrjen e vendimit dhe fakti se vetë Zhukri ishte në konflikt interesi me Sali Berishën. Por për Nokën kjo nuk ka asnjë lidhje, ndërsa bëri të ditur se edhe njerëz të Bashës janë takuar me Zhukrin.
‘Në rast se zoti Zhukri është takuar me një kriminel të rrezikshme është tjetër gjë, drejtësia duhet të hetojë, nëse është takuar me një qytetar të lirë unë nuk e shoh ku qëndron problemi, shantazhi që i bë gjyqtarit 12 orë para se të merrte vendin, ajo është vepër penale në bazë të ligjit. Sot jemi për të përcjellë mesazhin e bashkimit. Zhukri është takuar edhe me njerëzit e afërt të Bashës, por për ne nuk ka asnjë rëndësi ajo’, tha Noka
-
VIDEO
A e ka pranuar Alibeaj dhe Bardhi vendimin e gjykatës? Noka: Më 6 mars foli populli opozitar, më 25 mars foli drejtësia
Një përfaqësi e grupit të Rithemelimit ka vajtur për të inspektuar dyert e blinduara në PD, ku dhe janë pyetur nëse Enkelejd Alibeja dhe Gazmned Bardhi kanë pranuar në heshtje vendimin e gjykatës për regjistrimin e statutit të Berishës. Noka tha se drejtësia foli më 25 mars dhe kjo nuk diskutohet dhe se populli opozitar foli më 6 mars.
“Një gjë është universale, vendimet e gjykatave nuk diskutohen dhe komentohen, ato zbatohen, më 11 dhjetor folën delegatët, më 18 dhjetor foli anëtarësia, më 6 mars foli populli opozita dhe më 25 mars foli drejtësia”, tha Noka.
-
VIDEO
Noka: Javën tjetër mblidhet Grupi Parlamentar i PD, përcaktojmë axhendën parlamentare
Flamur Noka ka deklaruar se tashmë Partia Demokratike do t'i kthehet normalitetit. Për mediat, nga selia e PD ku inspektoi dyert e blinduara, Noka u shpreh se javën e ardhshme do të mblidhet edhe Grupi Parlamentar për të përcaktuar axhendën parlamentare.
"Kemi rënë dje dakord për të vijuar me mbledhjen e grupit dhe absolutisht që grupi parlamentar do mblidhet. Javën tjetër mbledhja e grupit parlamentar për axhendën parlamentare", tha Noka.
-
VIDEO
Çfarë ndryshon në Statutin e PD: Berisha rehabilitohet, ''non gratat' s'përjashtohen nga grupi
Çfarë ndryshon në Statutin e PD: Berisha rehabilitohet, ''non gratat' s'përjashtohen nga grupi