-
VIDEO
Bordi i Administrimit të Karburanteve vendos: Nafta 217 lekë deri më 15 mars! Pikat e karburanteve zbatojnë vendimin (Vëzhgimi i Report Tv)
Deri me datë 15 mars, çmimi i naftës në vend do të jetë 217 lekë, nga 223 që tregonin pikat e karburanteve mëngjesin e kësaj të shtune, ai i benzinës 217, ndërsa gazi 93 lekë për litër. Ky vendim u mor sot, në mbledhjen e parë të Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit me furnizuesit e naftës në vend.
-
VIDEO
Rama prezanton paketën e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës energjetike: Më vjen turp që Shqipëria si pjesë NATO protetson për pasojat e luftës
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë për t'i dhënë 'dorën e fundit' planit të masave anti-krizë. Ky plan është një paketë e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet, ku në vendin tonë kanë pësuar një rritje të lartë. Rama në një komunikim për mediat po prezanton pikat e planit.
-
VIDEO
Linda Rama mesazh gruas së presidentit ukrainas, Olana Zelenskyy
Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, mesazh gruas së presidentit Ukrainës, Olana Zelenskyy.
-
VIDEO
Të besuarit i kërkojnë dorëheqjen, Bardhi, Tabaku dhe Alibeaj: Ti dhe Berisha bëni një hap pas që demokratët të bashkohen! Basha: I gatshëm, por të jetë qëndrim i përbashkët i të gjithë strukturave të PD
Lulzim Bashës i kanë kërkuar dorëheqjen dhe të besuarit e tij. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, deputetët Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj i kanë kërkuar Bashës, por edhe Sali Berishës që të bëjnë një hap pas si e vetmja mundësi për të bashkuar demokratët, që sot janë më të përçarë se kurrë.
-
VIDEO
Braçe nis denoncimet e tregtarëve që kanë abuzuar me çmimet: Vaji 'floriol' nga 145 lekë para 25 ditësh, sot 345 lekë litri! A ka moral ky fitim?
Sikurse paralajmëroi një ditë më parë, deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar tregtarët që kanë abuzuar me rritjen e çmimeve. Me një postim në Facebook, Braçe përmend vajin e markës "floriol", teksa shkruan se nga 145 lekë para 25 ditës, sot shitet me 345 lekë litri.
Braçe i drejton edhe disa pyetje pronarëve të kësaj marke, ku thotë: "çfarë ka ndodhur me produktin tënd? Me magazinën tënde? Kur e ke sjellë furnizimin e fundit? Me çfarë çmimi? Cila është norma jote e fitimit? A ka moral ky fitim?"
-
VIDEO
Kriza e çmimeve, Shqipëria në protestë
-
VIDEO
PD në krizë të thellë/ Hajdari: Basha nuk ka shpëtim, duhet tavolinë e përbashkët! Gështenja: Hapi i parë duhet të vijë nga kryetari, të tërhiqet! Cara: Berisha ka përgjegjësi
Kriza e madhe që ka përfshirë Partinë Demokratike kërkon zgjidhje dhe në studion e 'Pa Protokoll' ish-deputetët Rudina Hajdari e Igli Cara si dhe deputeti aktual, Lefter Gështenja kanë dhënë recetat e tyre.
-
VIDEO
Protestat në vend, Zusi në Report Tv: Çmimet pritet të rriten sërish! Gështenja: Produktet e shportës të papërballueshme! Aktivisjta:Qeveria të heq dorë nga shpenzimet e luksit
Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve Alban Zusi tha në Report Tv tha se ekonomia e vendit është në koma dhe çmimet pritet të rriten në vazhdim, megjithatë nuk është një situatë pa zgjidhje.
-
VIDEO
Raporti i PD për inceneratorët u rrëzua më shumicë të cilësuar, kush janë deputetët e opozitës që s'e miratuan! Edhe Belind Këlliçi, anëtar i Komisionit, votoi kundër
Kaluan 4-muaj hetime në Kuvend dhe raporti i Partisë Demokratike për tre kontratat koncesionare të inceneratorëve, që u shndërruan në kalin e betejës opozitare kundër qeveris, u braktis në momentin e votimit nga një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të opozitës. Raporti përfundimtar i pakicës mori 84 vota kundër dhe 27 vota pro, kundrejt raportit të mazhorancës që mori 76 vota pro dhe 34 vota kundër.
-
VIDEO
Postzgjedhjet, Shqipëria zgjedh protestat
-
VIDEO
Qytetarët zhvendosin protestën tek ‘Zogu i Zi’, bllokojnë rrethrrotullimin
Nga kryeministria qytetarët kanë marshuar në këmbë në sheshin ‘Skëndërbej’ e më pas drejt rrugës së Durrësit. Ata kanë mbërritur në zonën e quajtura ‘Zogu i Zi’, ndërsa kanë bllokuar rreth rrotullimin. Ndërkohë, policia u ka bërë thirrje qytetarëve me megafon të lirojnë rrugën, pais bllokimi i saj është vepër penale.
-
VIDEO
Protestat/ Ish-ministri Lleshaj në 'Kontrast': Krizës ndërkombëtare të mos i shtojmë një të brendshme, s'mund ta pësojë vetëm një shtresë e shoqërisë, të gjithë do të humbim diçka
I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV, ish-ministri Sandër Lleshaj tha se krizës ndërkombëtare që ka prekur edhe Shqipërinë nuk i duhet mbivendosur një krizë e dytë, e brendshme. Lleshaj u shpreh se kostot që prodhon kriza nuk mund të shkarkohen në supet e një shtrese të vetme të shoqërisë ndaj të gjithë duhet të përgatiten për të humbur diçka nga ‘portofoli’ i tyre.