-
VIDEO
Fitoi Bashkinë Vorë, Blerim Shera për Report Tv: Vlerësim! Nisim punën, prioritet rindërtimi! Rama ende s'më ka uruar
TIRANË- Në Vorë kanë filluar festimet. Kryetari i ri i Bashkisë së Vorës, Blerim Shera në një komunikim për Report Tv e ka cilësuar këtë fitore si një vlerësim nga ana e qytetarëve, e ndërsa tha se do të nisë nga puna pa humbur kohë dhe prioritet do të jetë rindërtimi. Në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga, Shera tha se procesi i votimit ka që shumë i qetë dhe me qytetari.
-
VIDEO
Zgjidhet kryetar i Vorës, kandidati i PS: Falenderoj qytetarët, do vijojmë projektet
Blerim Shera ka folur pasi u shpall fitues për bashkinë Vorë, duke falënderuar qytetarët që e votuan.
“ Falenderoj qytetarët s’na ngelet asgjë tjetër veçse të vijojmë projektet dhe me rindërtimin”, tha Shera.
-
VIDEO
Celibashi: Rezultati do dalë para orën 22:00 të së hënës
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se rezultati do të dalë para orën 22:00 të së hënës.
"Brenda ditës së nesërme, ndoshta në orët e vona do kemi rezultatin për numrin më të madh të Bashkive, para orës 22:00 të mbrëmjes", tha Celibashi.
-
VIDEO
Zgjedhjet, mbyllet votimi, pjesëmarrja 30.33%! Celibashi: S'regjistrohen problematika domethënëse! Pelinku: Në 99 % e qendrave të votimit ka pasur identifikim elektronik
Në Shkodër, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë, Durrës dhe Vorë ka përfunduar procesi i votimit, ku në total pjesëmarrja ka qenë 30.33%. Qytetarët e Dibrës kanë qenë më të interesuar për të votuar, ku pjesëmarrja është më e lartë, 43.35 % dhe Durrësi me pjesëmarrjen më të ulët 26.27 %.
-
VIDEO
Mbyllet votimi/ Gjiknuri: Pjesëmarrje e ulët, shkak edhe përçarja e opozitës! Komisionerët të mos intimidohen në numërim nga partitë! Do pranojmë çdo rezultat
Në mbyllje të procesit të votimit, Sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri është shprehur se nuk është i kënaqur me pjesëmarrjen, por për këtë renditi një sërë arsyesh, mes tyre edhe përçarjen e opozitës.
-
VIDEO
Mbyllet votimi në Durrës! Procesi pati disa incidente, militanti i 'Shtëpisë së Lirisë' qëlloi komisionerin e Bashës
Mbyllet votimi në Durrës! Në këtë bashki ka pasur disa tensione, ku një komisioner në një qendër votimi në Durrës është qëlluar një militant i 'Shtëpisë së Lirisë' të Sali Berishës. Komisioneri është i Partisë Demokratike. Procesi u pezullua për pak minuta dhe më pas ka rifilluar.
-
VIDEO
Mbyllet votimi në Rrogozhinë! Procesi pa probleme, votojnë edhe të burgosurit, refuzoi vetëm njëri prej tyre
Mbyllet votimi në Bashkinë e Rrogozhinës! Procesi i votimit nisi që në orën 07:00 pa vonesa dhe vijoi i një proces i rregullt dhe pa probleme deri në orën 19.00 kur u mbyll. Qytetarët iu drejtuan kutive të votimit, duke zgjedhur mes kandidatit socialist, Edison Memolla, atij të PD, Ferdinand Saraçi dhe të koalicionit Shtëpia e Lirisë Hekuran Xhani. Pjesëmarrja në votime në këtë bashki ishte 30.92 %.
-
VIDEO
Mbyllet votimi në Lushnje! Procesi i votimit u zhvillua pa problematika
Mbyllet votimi në bashkinë Lushnje! Procesi i votimit në këtë bashki nisi me vështirësi mëngjesin e sotëm, për shkak të disa problematikave që kanë patur komisionerët me pajisjen e identifikimit elektronik, por që çdo gjë më pas vijoi pa probleme dhe një proces i rregullt. Pjesëmarrja në votime në këtë bashki ka qenë 35.96 %.
-
VIDEO
Tabaku akuzoi PS dhe Shtëpinë e Lirisë se po intimidojnë PD në Vorë, Noka: Duhet të jesh i pafytyrë dhe përfaqësues i bravës që të thuash këtë
Flamur Noka, pjesë grupit të Sali Berishës i është përgjigjur akuzave të Jorida Tabakut nga Vora. Tabaku theu heshtjen zgjedhore dhe tha se PS dhe Shtëpia e lirisë po intimidojnë PD duke mos pranuar komisionerët e saj në Vorë. Për këtë Noka e cilësoi si paturpësi e përfaqësuesve të Bravës.
-
VIDEO
Pelinku nga Vora: 99 % e qendrave të votimit ka pasur identifikim elektronik, janë zëvendësuar 15 pajisje elektronike
Nënkryetarja e KQZ, Lealba Pelinku tha se procesi i identifikimit elektronik është mbuluar në 99 % të qendrave të votimit. Ajo tha se ka pasur disa problematika në të gjithë vendin dhe se janë zëvendësuar 15 pajisje PEI të identifikimit elektronik.
-
VIDEO
Voltana Ademi nga Shkodra: Qytetarët të dalin të votojnë, e lumtur që po zgjedhin sot kryetarin e ri
Voltana Ademi pas votimit në Shkodër u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në votime dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre. Ajo foli edhe për faktin se në Shkodër 3 qendra votimi nuk janë hapur për shkak të motit të keq, ku tha se ajo e informoi KQZ po tashmë fatkeqësia ndodhi.
-
VIDEO
Vijon pa problematika domethënëse procesi i zgjedhjeve në 6 bashki, Celibashi: Problem përdorimi i pajisjeve të identifikimit elektronik
Procesi i votimit në 6 bashkitë në vend ka vijuar pa problematika domethënëse deri në orën 15:00. Në një deklaratë për mediat, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se problematika janë evidentuar kryesisht me kamerat e vëzhgimit dhe përdorimin e pajisjeve të identifikimit elektronik. Ai bëri me dije se në 5 qendra votimi, identifikimi është bërë manualisht dhe në 15 të tjera është bërë zëvendësimi i pajisjeve.