-
VIDEO
Lufta në Ukrainë! Gogu në Report Tv: Koha kur liderët evropianë 'vallëzonin' me Putin ka mbaruar! Bogdani: Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, Shqipëria të rishikojë 'Open Balkan'
Koha kur drejtuesit europian vallëzonin me Putin ka mbaruar", kjo ishte deklarata e deputetit socialist, Toni Gogu në Report Tv lidhur me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga Perëndimi, pas agresionit të Putin në Ukrainë.
Duke folur lidhur me rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe SHAB, ku votoi pro më shumë se 2/3 e anëtarëve të OKB, Gogu tha se ajo ka të bëjë me izolim e Moskës dhe po shkakton dhimbje në ekonomisë e saj. Ai rreshtoi edhe masat shtrënguese që ka marrë vendi ynë ndaj Rusisë.
-
VIDEO
6 marsi/ Qendra Votimi në godina të amortizuara, nuk garantohet votimi në dukagjin të Shkodrës
Bashkia e Shkodrës kishte kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvendosjen e tre qendrave të votimit me argumentin se nuk sigurohet infrastruktura e nevojshme. KQZ-ja ka refuzuar dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjes së qendrave të votimit në njësive Shosh, Pult dhe Shalë drejt njësisë së Grudës. Madje, KQZ kërkoi që OSHEE të marrë masa për sigurimin e energjisë elektrike në këto zona të thella malore.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Basha mbyll fushatën në Dibër: Votoni me mend! Qeveria të sigurojë rezerva ushqimore për qytetarët e frikësuar nga konflikti Rusi-Ukrainë
Në mbyllje të fushatës nga Dibra, Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për kandidatin e PD. Fjalimin e tij kryedemokrati zgjodhi ta niste me ngjarjet në Ukrainë, duke u shprehur se zgjedhja për të qenë krah perëndimit, është rruga e duhur.
-
VIDEO
Dibra në kërkim të kryebashkiakut të katërt në vetëm 7 vite, pas një skandali e 2 dorëheqjeve! Çfarë pritet të ndodhë më 6 mars, beteja mes të djathtëve dhe PS
Qytetarët e Dibrës janë ftuar të votojnë të dielën për Kryetarin e Bashkisë, i cili do të mbajë mandatin vetëm 1 vit. Dibra nuk ka gjetur qetësi gjatë viteve të fundit për shkak të skandaleve dhe dorëheqjeve. Kronika na njeh me momentet më të rëndësishme dhe analizën e votave nga 2015 deri më sot.
-
VIDEO
Dita e shtatë e agresonit rus në Ukrainë
#repolitix #denisminga #reportTV Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Bisedimet për negociata mes Ukrainës dhe Rusisë janë shtyrë për ditën e nesërme. Delegacioni ukrainas është nisur nga Kievi, por do të arrijë në Bjellorusi për bisedime nesër në mëngjes, ndërsa trupa ruse po ofrojnë një korridor sigurie për delegatët. Kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, tha për mediat ruse se delegacioni ukrainas është larguar nga kryeqyteti i Kievit dhe se trupat ruse po ofrojnë një korridor sigurie për delegatët. Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për negociata do të përfaqësohen nga të njëjtët anëtarë të raundit të parë të bisedimeve. Kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, tha për mediat ruse se një nga pikat kryesore që do të diskutohet nesër në tryezën e bisedimeve do të jetë edhe një armëpushim mes dy shteteve.
-
VIDEO
Lufta në Ukrainë/ Mimi Kodheli në Report Tv: Shqipëria është e sigurt si anëtare e NATO-s! Gati të mirëpresim refugjatët! Sanksionet ndaj Rusisë të ishin marrë më parë
Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli thotë se Shqipëria është e sigurt nëse do të ketë një agravim të luftës. Në një intervistë për Report Tv, Kodheli thotë se vendi ynë është pjesë e NATO-s dhe duke iu referuar nenit 5 të traktatit të kësaj aleanca, ajo thekson se nëse preket territori i Shqipërisë do vinte reagimi i menjëhershëm nga aleanca.
-
VIDEO
Shqipëria ka furnizuar Ukrainën me municione, Rama: Jemi ndër të parët që e kemi ndihmuar , por se kemi bërë publike! Ministri i Mbrojtjes: Krenar që ndihmuam Forcat e Armatosura të Ukrainës
Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar deklaratat se Shqipëria nuk ka dhënë ndihmë konkrete ndaj Ukrainës, duke thënë se ato bëhen vetëm me qëllim për të sulmuar qeverinë. Në një postim në Twitter ai shkruan se Shqipëria e ka dhënë ndihmën ndër të parët, dhe kjo, jo për të luftuar me me ata që i quan gratanongratat e Tiranës. Report Tv mëson se qeveria shqiptare e ka furnizuar ushtrinë me municione.
“'Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t'u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës! Jam shumë krenar që pavarësisht se vend i vogël mes të mëdhenjve të botës kemi ditur të dëgjohemi me respekt në mbështetje të Ukrainës në OKB, kemi ditur të shikohemi me respekt në NATO, kemi ditur të trajtohemi me respekt nga SHBA dhe i jemi gjendur me shumë respekt Ukrainës.'- shkruan Rama.
-
VIDEO
Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit përkujton 578-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, Veliaj: Na duhet një Besëlidhje e Re e shqiptarëve drejt Europës
Nga Lezha, në ditën e 578-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, ku u mblodh Unioni i Bashkive shqiptare të Rajonit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri thirrje për një Besëlidhje të re dhe moderne, atë për integrimin e të gjithë shqiptarëve drejt Bashkimit Europian.
-
VIDEO
Rama në Lushnjë, ironizon Berishën e Bashën: Po tërheqin partinë prej hunde, njëri do që të kthehet, tjetri s’do të ikë
Kryeministri Edi Rama gjatë një takim me të rinjtë në Lushnjë ka kërkuar mbështetjen për kandidaten e PS në Lushnjë Eriselda Sefa, ndërsa ka ironizuar kandidatët e PD dhe të "Shtëpisë së Lirisë" se njëri është i bravës dhe tjetri i bishtit të varesë. Rama tha se Basha e Berisha janë gati të shkatërrojnë gjithçka për interesat e tyre personale.
-
VIDEO
Basha takim me fermerët: Tregu i juaj kontrollohet si burg i sigurisë së lartë nga bandat e Lushnjës, më 6 mars çlirojmë produktet, tregun dhe konsumatorët
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkë me kandidatin për kryebashkiak të PD-së në Lushnje, Indrit Sefa, zhvilluan një takim e me fermerët dhe drejtuesit e shoqatave të fermerëve të Lushnjes. Në fjalën e tij Basha tha se problemet e fermerëve lushnjarë sa vijnë dhe po bëhen më të mëdha. Sipas tij, edhe pse duhej të ishte sektori që duhej të kishte vëmendjen më të madhe, sot fermerët shqiptarë nuk krahasohen as me ato të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.
Basha tha se një problem madhor për fermerët e Lushnjës është edhe tregu i qytetit, që sipas tij edhe pse është ndërtuar me financim nga Banka Botërore, kontrollohet njësoj si inceneratorët, si burg i sigurisë së lartë nga banda e Lushnjës. Më tej kryedemokrati ngriti edhe shqetësimin se qeveria po përdor tollonat e naftës për të joshur fermerët dhe qytetarët disa ditë para zgjedhjeve të 6 Marsit.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi: Votimi elektronik në Vorë, 100% i sigurt, rezultati menjëherë pas votimit! Për bashkitë e tjera, brenda 48 orëve
Në Bashkinë e Vorës edhe votimi do të jetë elektronik, teksa kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi theksoi me bindje se ky sistem është 100% i sigurt. Ai theksoi se për Bashkinë e Vorës rezultati, të paktën ai paraprak, do të bëhet me dije menjëherë pas zgjedhjeve. Për pesë bashkitë e tjera, Celibashi u shpreh se rezultati do të dalë brenda 48 orëve.
-
VIDEO
Dita e 6 e luftës Rusi-Ukrainë, rezistenca ukrainase ndaj agresionit rus
Emisioni Repolitix trajtoi luftën Rusi-Ukrainë në ditën e gjashtë të agresionit rus. Të ftuar në studio Azgan Haklaj, Idajet Beqiri, Ervin Mici dhe Fatos Çoçoli.