• VIDEO

    Xhaçka: Sulmi rus mbi Ukrainën duhet të ndalet, Shqipëria e angazhuar për të ndihmuar ukrainasit, roli ynë i vlerësuar nga aleatët

    Ministrja e jashtme Olta Xhaçka e cila ishte e pranishme në mbledhjen e jashtëzakonshme të NATO-s, tha se Shqipëria mbete krahë Ukrainës dhe do e ndihmojë atë në çdo mënyrë që të mundet. Xhaçka tha se sulmi rus mbi Ukrainë është i pajustifikuar dhe se duhet të ndalet

     "Në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s sot u konfirmua sërish me forcë vendosmëria e aleatëve për të mbështetur popullin e Ukrainës në luftën  heroike që ka fituar admirimin dhe respektin e të gjithë botës. Shumë vende evropiane, vetë Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë masa në mbështetje të popullit ukrainas që do të kishin qenë të paimagjinueshme ndoshta edhe pak muaj më parë, duke i furnizuar me armatime, duke kaluar disa paketa sanksionesh  masive që po i japin një goditje shumë të rëndë Rusisë, duke ia rritur në mënyrë të jashtëzakonshme koston e këtij agresioni kriminal, që tashmë edhe me bashkëpunimin e Shqipërisë i është referuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të hetuar për krime lufte.Shqipëria ka luajtur një rol domethënës në këto përpjekje për të mbështetur Ukrainën, edhe me ndihmë materiale konkrete, por sidomos në fushën e diplomacisë, ku pardje siç keni pasur mundësinë ta ndiqni u arrit një fitore vërtet e rëndësishme duke miratuar me shumicë absolute votash një rezolutë të bashkësponsorizuar nga Shqipëria ku i kërkohej Rusisë t’i japë fund luftës.Theksova në takim se duhet bërë më shumë, të bëhet më shumë që të ndalet sulmi i pajustifikuar mbi Ukrainën dhe mbi sigurinë e sistemin ndërkombëtar.Unë dua t’i garantoj qytetarët shqiptarë, të cilët kanë treguar gjatë këtyre ditëve një solidaritet të jashtëzakonshëm me popullin ukrainas duke mbledhur ndihma, që roli që ka luajtur Shqipëria është vlerësuar maksimalisht nga aleatët dhe që bashkë me ta do të vazhdojmë punën e mirë që kemi bërë gjatë këtyre javëve në Këshillin e Sigurimit, në NATO, në OSBE, në Këshillin e Europës dhe në çdo forum ndërkombëtar ku mund të ofrojmë mbështetjen tonë për popullin ukrainas, lufta e të cilit nuk është thjesht një luftë për mbijetesën e Ukrainës por një luftë për paqen e sigurinë në kontinentin evropian", tha Xhaçka.

  • VIDEO

    Ministri i Jashtëm i Ukrainës thirrje NATO-s: Veproni tani ose do të jetë tepër vonë!

    "Veproni tani ose do të jetë shumë vonë." Ky është mesazhi i ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, gjatë takimit të NATO-s me homologët e vendeve të tjera të Aleancës. "Mos lejoni që Putini ta transformojë Ukrainën në Siri. Ne jemi gati të luftojmë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë. Por ne kemi nevojë për ndihmën konkrete dhe të vendosur të partnerëve tanë tani", shkroi ai në Twitter.

    •  
  • VIDEO

    Do të jetë Shkodra gara më e fortë? Rama, Basha, Berisha 'përplasen' nga kryeqendra e veriut! Mbyllet fushata, kryeministri: Votoni për të ardhmen! Kreu i PD: Të çajmë rrethimin e të keqes

    Edi Rama, Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë mbyllur pasditen e  sotme fushën elektorale të 6 marsit në Shkodër, një ndër bashkitë më të mëdha të vendit. Të tre zgjodhën që të shfaqeshin aty duke kërkuar mbështetjen e elektoratit të tyre, duke u paraqitur si e ardhmja dhe alternativa më e mirë e qytetit.

    • VIDEO

      Basha mbyll fushatën në Shkodrën: Më 6 mars të gjithë bashkë t’i japim shpresë qytetit

      SHKODËR- Kryedemokrati Lulzim Basha mbylli fushatën në qytetin e Shkodrës, nga ku iu bëri thirrje qytetarëve që më 6 mars ët votojnë për kandidatin e Partisë Demokratike, Xhemal Bushatin.

      “Është bërë zëri juaj, shpresa juaj, për të mos e lejuar Shkodrën të bjerë në errësirë, por për të qëndruar të gjithë sëbashku, për atë që Shkodra është sot dhe do të jetë nesër. Këtë energji që kemi mbledhur ta derdhni vrullshëm, mos qëndroni mënjanë, të gjithë bashkë për t’i dhënë Shkodrës shpresën dhe besimin. Të gjithë drejt kutive të votimit, për Xhemal Bushatin”, tha Basha.

    • VIDEO

      6 marsi mund të jetë historik në Shkodër, për herë të parë në 30 vite çarja e madhe e PD-së mund ta kalojë bashkinë në dorë të të majtëve

      Shkodra është një nga bashkitë e cila do të këtë mundësinë që në 6 Mars të zgjedh pasuesin e Voltana Ademit në krye të Bashkisë së Shkodrës. Pas 7 vitesh në drejtim, Voltana Ademi do të lejë këtë pozion, një nga 3 kandidatëve në garë.

      Majlinda Angoni nën siglën e PS, Xhemal Bushati nën siglën e PD dhe Bardh Spahia për “Shtëpinë e lirisë” janë tre kandidaturat mes të cilëve 169 mijë votuesit me të drejtë vote do të kenë mundësi të zgjedhin drejtuesin e ri edhe pse në një mandate ndryshe, të kufizuar në vetëm 1 vit.

    • VIDEO

      6 marsi i Durrësit, Emirjana Sako e socialistëve kërkon një mandat për investimet disa miliardëshe! Hoti dhe Muka vota nga i njëjti 'hambar'

      Durrësi është bashkia e dytë e vendit pas asaj të Tiranës. Kjo jo vetëm nga madhësia por edhe nga rëndësia ekonomike.

      Ndryshe nga votimet e shkuara, sivjet në garë janë 3 konkurrentë. Emirjana Sako,inxhinerja e ndërtimit 38 vjeçare,e diplomuar në Itali,është përfaqësuesja e PS. Punonjëse e bashkisë së Durrësit dhe për një periudhë 2 vjeçare është vënë në krye të bashkisë së Durrësit. Përballë saj janë Luan Hoti i PD me shkollim jurist, 51 vjeç dhe Ardian Muka i Shtëpisë së Lirisë  55 vjeç me profesion urbanist.

    • VIDEO

      NATO: Putin të largohet nga Ukraina! Rrezikon edhe Bosnjen dhe Gjeorgjinë! Ne s'futemi në luftë, kemi përgjegjësi për 1 miliard njerëz! Finlanda dhe Suedia pjesë e çdo takimi tani e tutje

      Nga selia qendrore e Aleancës në Bruksel NATO i pati shumë të qarta mesazhet sot ndaj Putinit për luftën që ai po e bën në Ukrainë. Pjesë e takimit të jashtëzakonshëm sot ishin edhe BE, Finlanda dhe Suedia, me 2 kombet e fundit që Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg deklaroi se do të marrin pjesë në çdo takim tani e tutje.

      Teksa paralajmëroi se ditët në vazhdim "ka të ngjarë të jenë më keq" në Ukrainë, Stoltenberg i bëri thirrje Putinit të tërhiqet.

    • VIDEO

      6 marsi/ PS mbyll fushatën në Dibër, Gjiknuri: Zhvillimi s'vjen me bravën e anti-bravën! Balluku: Do mbështesim projekte të mëdha! Rrahim Spahiu: Do i rikthejmë Dibrës shpresën

      PS ka mbyllur sot në Dibër fushatën për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, që do të zhvillohen në 6 bashki në vend. Teka kërkoi votën për kandidatin socialist, Rahim Spahiu, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri tha se zhvillimi i zonës nuk mund të vijë me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.

    • VIDEO

      Raporti i DASH, Dashnor Sula: Shqipëria vend prodhues dhe tranzit i drogës! Korrupsioni ka shndërruar Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave

      Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, duke iu referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, thotë se Shqipëria është vend prodhues dhe tranzit i drogës. Me një deklaratë për mediat, Sula thotë se DASH e përcakton Shqipërinë edhe për vitin 2021 si një vend burim i kanabisit dhe një bazë lokale për grupet e krimit të organizuar.

    • VIDEO

      Dita 8 e agresionit rus. Intervista me gazetarin italian te luftes nga Kievi

      Emisioni Repolitix trajtoi ne pjesen e pare situaten ne Ukraine ne diten e 8 te agresionit rus. Itervista eksluzive me gazetarin italian te luftes Fausto Biloslavo nga Kievi i cili ndjek zhvillimet nga afer te luftes mes Rusise dhe Ukraines. Ne pjesen e dyte Repolitix trajtoi zgjedhjet e 6 marsit si test per Ramen, Bashen dhe Berishen. Te ftuar ne studio Xhemal Qefalia, Myslim Murrizi, Plator Nesturi dhe Altin Gjeta.

    • VIDEO

      6 marsi/ Kryetari më jetëgjatë ra në burg, gara e ethshme për Lushnjën

      Në 30 vite pluralizëm Bashkia e Lushnjës është drejtuar për 19 vite nga socialistët, ku më jetëgjati ka qenë Fatos Tushe, në burg tashmë për korrupsion. Ndërsa Partia Demokratike ka drejtuar këtë bashki për 12 vite.

    • VIDEO

      Rama nga Rrogozhina: Kandidatët e opozitës luftë mes tyre, ne e kemi të garantuar fitoren

      Kryeministri Rama ironizoi nga Rrogozhina dy kandidatët e opozitës, të cilat sipas tij janë në luftë mes tyre, edhe nga liderët që përfaqësojnë. Rama, duke kërkuar votën për kandidatin e PS, krahasoi dy kandidatët e opozitës me bravën dhe varenë.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv